• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

MOTOSPORT

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
15,844
Likes
13,529
Age
25
#1
Paqe mes pilotëve të Red Bull
Paqe mes Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen. Gara e radhës e Formula 1, në pistën Hungarisë rezervoi një surprizë të pakëndshme për pilotin australian, Ricciardo, i cili pas një kontakti me shokun e tij të skuadrës së Red Bull, Max Verstappen, u detyrua të braktiste garën që në xhiron e parë, pasi i dëmtoi pjesën e radiatorit.
Australiani është nxehur shumë për atë cka ndodhi, madje ai i ka kërkuar Verstappen që t’i kërkojë ndjesë për dëmin e shkaktuar. Një verpim i tillë nuk ka munguar ana e belgut, gjest të cilin e ka konfirmuar dhe Daniel Ricciardo në profilin e tij në Twitter, ku thekson se Max i ka kërkuar ndjesë për këtë incident të ndodhur.
 
Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
15,844
Likes
13,529
Age
25
#2
Valentino Rossi: Në Ceki kam si objektiv të ngjitem në pod
Valentino Rossi në pistën e Cekisë kërkon të ngjitet në pod. Piloit i Yammaha, në konferencën e tij për shtyp përpara mediave, ka folur për rinisjen e kampionatit të Moto Gran Pree, me ndalesën e radhës që do të jetë në pistën e Brno të Cekisë. Doktori u shpreh se është se tani më do të nisë pjesa e dyte e sezonit dhe në garë për titullin kampion janë pesë pilotë. Rossi gjithashtu deklaroi se është i lumtur në lidhje me pozicioninim që ai mban në tabelën e klasifikimit.

“Është një botëror interesant dhe përsonalisht jam i kënaqur me pozicionin që kam në klasifikim. Në garë për titull kampion janë pesë pilotë dhe tashmë që do të nisë pjesa e dytë e sezonit, rivaliteti do të jetë i ashpër dhe akoma edhe më i madh. Në pistën Brno si objektiv personal kam të ngjitem në pod dhe per ta arritur një gjë të tillë duhet të jem i përgatitur për cdo të papritur. Sezonin e kaluar me pak fat ia dola, shpresoj të ndodh sërish e njëjta histori”

Momentalisht Yammaha është 10 prapa ndaj pilotit të Honda, Marc Marquez dhe në Brno Rossi do të tentojë të shkurtojë disi këtë distancë të krijuar mes tij dhe spanjollit.
 
Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
15,844
Likes
13,529
Age
25
#3
1504440888_954974_1504446792_noticia_normal-658x370.jpg

Lewis Hamilton “mbret” në Monza
Në shtëpinë e Ferrarit, feston Mercedes. Cmimi i Madh i Italisë në Formula 1 u dominua nga skuadra gjermane me Lewis Hamilton që regjistroi fitoren e 6-sht sezonale, ndërsa pas tij u pozicionua shoku i skuadrës Valteri Bottas i ndjekur nga Sebastian Vettel i cili kompletoi podiumin duke u ngjitur në shkallën më të ulët. Ishte një fundjavë fantastike ajo mbi pistën e Monzas për Lewis Hamilton i cili pasi vendosi një rekord absolut duke u bërë piloti që ka regjistruar më shumë pole-position gjatë të gjitha kohërave në Formula 1, arriti të bënte një paraqitje të shkëlqyer edhe në garën e kësaj të Diele duke dominuar nga fillimi në fund. Fitorja në Monza merr përmasa edhe më të mëdha për britanikun i cili falë këtij suksesi parakaloi në klasfikimin e përgjithshëm gjermanin Vettel. 7 gara përpara fundit të sezonit, Hamilton kryeson me 3 pikë avantazh ndaj gjermanit të Ferrarit dhe tanimë objektivi i 3-herë kampionit të Botës do të jetë të ruajë dhe pse jo ta thellojë më tepër këtë avantazh deri në fund të kampionatit Botëror. I 4-ti në Monza u rendit Daniel Ricciardo protagonisti një i garë spektakolare me australianin e Red Bullit që arriti të rikuperonte plot 12 pozicione pasi u nis nga vendi i 16-të. Nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të, Kimi Raikkonen, ndërsa për tu përmendur paraqitja e francezit Esteban Ocon, me Force India që e mbylli garën i 6-shti i ndjekur nga dy Williams-it e Lance Stroll e Felipe Massës që lanë pas Force Indian tjetër atë të Sergio Perez. Zhgënjeu Max Verstappen që pas kontakti me Massën u detyrua të hynte në bokse duke humbur shumë kohë dhe duke e mbyllur garën vetëm i 10-ti. Ishte hera e parë në këtë sezon që Hamilton fiton dy gara rradhazi, me britanikun që do të tentojë të bëjë tris në Singapore në një pistë ku parashikohet që skuadra favorite për të fituar të jetë Ferrari.
 
TheDevil

Nuk flas,nuk shikoj,nuk Degjoj.
I Rregjistruar/e
Mesazhe
3,279
Likes
875
Age
31
Location
Ne te Arushes
#4
View attachment 656

Ky Esht Fenomenal! :D
 
Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
15,844
Likes
13,529
Age
25
#7
rossi.jpg

Rossi gati, drejt Spanjës për të zbritur në pistën e Aragon
Lajm i madh për Yamahan dhe për të apasionuarit e Moto GP. Velentino Rossi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe niset menjëherë drejt Spanjës për provat e lira në pistën e Aragon. Yamaha ka konfirmuar riaftësimin e pabesueshëm të “Doktorit” nëpërmjet një komunikate për shtyp, 18 ditë nga aksiedenti që i shkaktoi frakturë në këmbë.

Rossi u dëmtua gjatë stërvitjes më 31 gusht, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale e për rrjedhojë hubmi Cmimin e madh të Misanos, që u zhvillua më 10 shtator. Gjithsesi para se të zbresë në pistë për provat e lira të së premtes, 38-vjecari duhet të marrë miratimin e mjekut përgjegjës të këtij cirkuiti.

Riaftësimi kaq i shpejtë i pilotit italian të Yamahas konisderohet një mrekulli, që i dedikohet vullnetit të tij të hekurt. Dicka e jashtëzkonshme nëse i referohesh moshës së Rossit. Pritej që shtatë herë kampioni i botës të kthehej në Motegi, në cmimin e madh të Japonisë, por të gjitha gjasat janë që të marrë miratimin për të garuar që në pistën e Aragon.

Aktualisht Valentino Rossi renditet në vendin e katërt me 157 pikë, 42 më pak se kryesuesi Marc Marques.