Toni Kroos ishte kërkuar nga Manchester United edhe në vitin 2014, por ai zgjodhi të transferohej te Real Madrid nga Bayern Munichu.
Jose Mourinho synon të bëjë ndryshime në mesfushë dhe sipas Don Balon ai e ka vënë në listën e prioriteteve reprezentuesin gjerman.
Kroos pëlqehet aq shumë nga Mourinho sa që portugezi është i gatshëm t’i ofrojë Real Madridit, Paul Pogban, në shkëmbim me Kroosin.
Gjithnjë sipas Don Balon, një ofertë e tillë do t’i pëlqente edhe presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili është një admirues i Pogbas.
Vetëm dy vite më parë Manchester United kishte thyer rekordin për blerjen më të shtrenjtë në histori, duke i paguar Juventusit 105 milionë euro për ta transferuar Pogban në Old Trafford.