Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nadal-Tsitsipas finalja e madhe e turneut të Barcelonës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Nadal-Tsitsipas finalja e madhe e turneut të Barcelonës​



q3-1.jpg



Rafael Nadal siguroi finalen e parë të sezonit, teksa mposhti në vetëm dy sete bashkëkombasin e tij Pablo Carreno Busta. Finalja e 12 në karrierë për “mbretin e fushave me dhe” në Barcelonë, e vlen të theksohet gjithashtu fakti se në kryeqendrën e Katalunjës Rafa krenohet me plot 11 tituj, pra në mënyrë të kuptueshme veterani spanjoll nuk ka humbur qoftë edhe një finale të vetme përsa i përket Trofeut Conde de Godo.

Herën e fundit që u zhvillua ky turne, pra në vitin 2019 Nadali u eliminua në vetëm dy sete pikërisht në këtë fazë nga Dominic Thiem, praktikisht nga tenisti që u kurorëzua edhe me titullin në përfundimin e edicionit të 67 të Turneut të Barcelonës, ndërsa këtë radhë Rafa mbylli gjithcka shpejt e shpejt ndaj numrit 13 të botës, Pablo Carreno Busta. 34-vjecari nga Majorka e fitoi takimin në vetëm dy sete, në më pak se një orë e gjysmë lojë, duke siguruar fitoren e tetë, në po kaq ndeshje në përballjet me 29-vjecarin nga Gijoni.

Në sfidën e fundit ndërmjet tyre në turneun indoor në Paris – Bercy, në sipërfaqe të shpejtë tenisti asturian ia doli mbanë për t’i shkëputur Nadalit vetëm setin e dytë në karrierë, në ndeshjet mes tyre, ndërsa këtë herë Rafa e theu në servis bashkëkombasin e tij që në game-n e dytë të takimit.
Numri 1 i turneut, që ka rrëshqitur në vendin e tretë, në klasifikimin e përgjithshëm botëror u shkëput menjëherë në shifrat 3-0, ndërsa në vazhdim dueli vijoi me break dhe kundërbreak, e numri 6 i turneut u afrua deri në 5-3, madje Carreno Busta pati rastin për t’ia rrëmbyer sërish shërbimet “mbretit të fushave me dhe”, teksa shpërdoroi plot 3 mundësi për break, sidoqoftë me set point-in e dytë në dispozicion Nadali fitoi game-n më të gjatë të sfidës, game që u mbyll pas plot 14 pikëve, për të marrë setin hapës në thjesht trecerek ore lojë. I demoralizuar, por ndoshta edhe i lodhur nga dueli i gjatë dhe tepër i fortë që pati në cerekfinalen e fundit, me argjentinasin Diego Schëartzman, ku Pablo Carreno Busta rekuperoi nga disavantazhi 2-5, tenisti asturian lëshoi ndjeshëm në lojë dhe nga kjo gjë përfitoi pikërisht Rafa që e theu dy herë në servis 29-vjecarin, për të fluturuar në shifrat 4-0.
Përfundimisht Rafael Nadal triumfoi 6-3, 6-2 dhe në finalen e ditës së dielë sportisti i famshëm spanjoll do të masë forcat me tenistin grek Stefanos Tsitsipas. Në gjysmëfinalen e parë, në fushën qendrore që mban emrin e sportistit të mirënjohur spanjoll, pra Pista Rafa Nadal, tenisti helen fitoi pa shumë vështirësi ndaj italianit Jannik Sinner, duke mbyllur gjithcka në vetëm dy sete. Dy tenistët zbritën në fushë me bilanc të barabartë, 1-1 në sfidat ndërmjet tyre, që të dyja ato ndeshje në clay court, në dy sezonet e fundit të Mastersit të Romës, sidoqoftë 22-vjecari nga Athina ia doli mbanë për ta thyer tre herë në shërbim adoleshentin italian, duke konfirmuar edhe një herë tjetër formën e shkëlqyer që është duke kaluar tenisti ballkanas.

Të dielën e kaluar Stefanos Tsitsipas mundi në vetëm dy sete në finalen e Montecarlos rusin Andrey Rublev, duke fituar në këtë mënyrë turneun e parë Masters. Triumfi në Principatë përfaqëson padyshim edhe suksesin më të madh në karrierë për tenistin grek, gjithsesi tenisti helen nuk u mjaftua me kaq por mori me radhë përpara në Barcelonë cdo kundërshtar që i doli përballë.
Maksimumi që arriti 19-vjecari nga Tiroli i Jugut, që në këtë aktivitet mbante numrin 11 të turneut ishin ato 4 mundësi për break, nga dy për çdo set, por sidoqoftë në fund numri 2 i turneut ia doli për ta mbyllur këtë takim pa u thyer asnjëherë në shërbim. Përfundimisht numri 5 i botës fitoi gjithë takimin 6-3, 6-3 në vetëm 83’ gjithsej, ndaj numrit 19 në rruzull, duke u bërë njëkohësisht edhe tenisti i parë që regjistron 3 finale në këto katër muajt e parë, përsa i përket vitit 2021. Kështu në Barcelonë do të përsëritet finalja e vitit 2018, edicion kur Rafa i dha një leksion të mirëfilltë tenistit helen, duke humbur në finale vetëm tre game në total.

Tani gjërat ndryshojnë në mënyrë rrënjësore, pasi Tsitsipas ka fituar 2 nga 9 sfidat ndërmjet tyre, në gjysmëfinalen e Madridit dy vjet më parë, po në fushë dheu, si dhe në shkurtin e këtij viti në Melbourne Park, ku 22-vjecari grek përmbysi disavantazhin e dy seteve, për ta eliminuar Rafën pas plot katër orëve lojë, që në fazën çerekfinale nga Australian Open, për më tepër numri 5 në planet është i vetmi që nuk njeh humbje në clay court në këtë sezon, madje deri tani tenisti helen i ka fituar që të nëntë takimet në fushat me dhe në Montecarlo dhe Barcelonë pa humbur qoftë edhe një set të vetëm.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.