Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

NASA thotë se përtej sistemit diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
lg.php

NASA thotë se përtej sistemit diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë​


Kr Planeti I Ri Frame 512 1024x576



NASA deklaron se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 planetë. Të hënën, Agjencia Hapësinore Amerikane zbuloi 65 ekzoplanetë të tjerë, duke deklaruar kështu arritjen e këtij rekordi.

“Kjo nuk është vetëm një shifër”, tha Jessie Christiansen, një prej shkencëtareve kryesore në Institutin e Ekzoplanetëve të NASA-s, të vendosur pranë Universitetit të Teknologjisë në Kaliforni.

“Secili prej tyre është një botë e re, një planet i ri. Jam e emocionuar sepse nuk dimë asgjë për ta”.

Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor është diçka e përmendur shpesh në filmat e vjetër fantastiko-shkencorë, planeti i parë u zbulua vetëm në fillim të viteve 1990.
lg.php

Në këto botë të tjera përfshihen planetë që janë shumë më të mëdhenj se Toka, shpesh të pakrahasueshëm me asnjë prej planetëve të sistemit tonë diellor. Deri tani, NASA ka mundur t’i kategorizojë këto planetë, 30% janë gjigantë gazi, 31% janë më të mëdhenj se Toka, dhe 35% janë të ngjashëm me Neptunin. Vetëm 4% janë planetë të ngjashëm me Tokën apo Marsin.

“Nga 5000 ekzoplanetë, 4900 janë vetëm pak mijëra vite dritë larg nesh”, tha Christiansen. “Por ne jemi 30 mijë vite dritë larg qendrës së galaksisë, nëse eksplorojmë më shumë rreth nesh, mund të gjejmë shumë planetë të tjerë, mendoj se kjo shifër mund të arrijë deri në 200 miliardë”.



"Balkanweb
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.