Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndërron jetë aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ndërron jetë aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima​

52910012_1300088486814965_362107674818510848_n-e1616758112543-780x439.jpg

Gjatë ditës së sotme (e premte) ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima në moshën 71 vjeçare.
Lajmin e trishtë për audiencën e kanë bërë të ditur burime afër aktorit, duke theksuar se kishte ndërlikime me virusin.

Ai për disa ditë kishte vuajtur nga COVID-19, ndërsa ishte i shtrirë në Klinikën infektive.
Screenshot_1-21.jpg

Rasim Thaçi- Cima ishte tejet i njohur për publikun shqiptar, duke kujtuar një sërë role komike.
Përndryshe, aktori gjithmonë do të mbahet mend në kujtesën e kinematografisë shqiptare.

/Telegrafi/
 
Politikanët shprehin ngushëllime pas vdekjes së aktorit Rasim Thaçi-Cima​

Untitled-design-1-10-780x439.jpg

Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë sot (e premte) për shkak të ndërlikimeve që pati më COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të tij, duke treguar se aktori nuk mundi t’i mbijetonte virusit.

Për një humbje të tillë sigurisht që menjëherë kanë reaguar figura të njohura publike, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të ndjerit.
165376599_283207489834816_1926796282646529321_o.jpg

Njëra prej tyre është Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Citaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përkujtoi aktorin.

“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima”, ishte edhe postimi i Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim ka ngushëlluar familjarët e aktorit.

Po ashtu, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një shkrim ka në Facebook ka shprehur dhimbje për humbjen e artistit shqiptar.

Theksojmë se Rasim Thaçi-Cima ka qëndruar për 37 vite në skenë, duke bërë çdo shikues të ketë buzëqeshje në fytyrë përmes humorit dhe mimikave interesante. /Telegrafi/
 
CIMA (RASIM THAQI)
  • Emri i Vërtetë:
  • Rasim Thaqi
  • Vendlindja:
  • Vukovc
    Kosovë
  • Mosha:
  • 71 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 13 Korrik 1949
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja

Cima (Rasim Thaqi) është këngëtar i njohur.

Një pjesë të fëmijërisë e kam kaluar në fshat, periudhë të cilën e kujtoj me nostalgji. Fshati më mungon shumë dhe jeta në qytet më duket shumë e mërzitshme. Këtu do të flas për fëmijërinë time dhe ju keni rast të dini më shumë për mua. Kam lindur në Llapushnik të Drenicës. Babai Rrustemi dhe nëna Habibja na kanë marue tre djem e dy vajza. Nënës sime i kanë vdekur 5 fëmijë, kur ishin shumë të vegjël - për njërin që i ka vdekë jam gëzuar, se po të ishte ai, unë sot nuk do të isha fare! Deri në moshën nëntë vjeçare kam jetuar në Vukovc edhe jam shkolluar në Komoran. Aty kam luajtur pit pidak, kliqka, guxhaz, fsheftas dhe jam larë në lumin Drenicë! Poashtu i kam ruajtur 'bullicat', lopët, delet etj. Në fëmijëri kam qenë shumë i gëzuar, derisa nuk erdhëm në Prishtinë! Më mungonte natyra, lumi, oda, çaji, bullicat, të gjitha sepse në qytet filloi dinamizmi dhe jeta u vështirësua! U deshtë ta lë shkollën në Komoran (filloren) dhe të vazhdojë në Prishtinë. Pasi e kreva filloren u regjistrova në shkollën e mesme të teknikës dega - ndërtimtari, por nuk e doja sepse në matematikë e kisha (1).
E kreva disi shkollën e mesme. Me dëshirën e babait, u regjistrova në fakultet të Ndërtimtarisë. Por isha edhe futbollist dhe të dyjat nuk shkonin, prandaj u deshtë të konkuroj në Fakultetin e Kulturës Fizike, pa e ditur baba. Edhe e kreva me sukses sepse isha talent në këtë lëmi (fiskullturë). Baba mendonte se jam bërë inxhinier i ndërtimtarisë. Kur i thashë se jam bërë inxhinier i fiskullturës, ai më tha: "inxhinier i dreqit"! Gjatë viteve 1980-1998 isha mësimdhënës dhe në të njëjtën kohë luaja edhe futboll! Po atëherë fillova edhe humorin në Radiotelevizionin e Prishtinës me 'Treshin Përsheshin'. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me Lecin dhe Qumilin! Ato ishin vitet e paharruara! Në të njëjtën kohë filluan edhe kasetat, gjë që ishin edhe shkaktarë të ndarjes së 'Treshit'. Por ndarja jonë ishte 'ndarje sportive', pa u hidhëruar njëri me tjetrin. Kështu unë dhe Leci filluam të gjironim me regji të Agim Sopit. Kështu edhe unë u dëshmova si skenarist, duke i gjiruar 2 kaseta që sipas disa 'kasetagjive' ishin të mira. Pra edhe unë u dëshmova si skenarist ose regjisor, por pa diplomë!
Unë e kam grua Shukrijen, që e dua shumë. Ajo më ka ndihmuar shumë që unë të jem Cimë! Bija ime është Adelina, djemtë janë: Burimi dhe Artani! Për Adelinën e dini edhe vet, e ka kryer akademinë e solo këndimit, Burimi është duke studjuar në Tetovë, në Universitetin e 'Shtulit' shkencat kompjuterike, ndërsa Artani është në shkollën e mesme dhe është futbollist i mirë. Artani më ka ngjarë mua. E kam edhe një qen, por atij t'i thuash qen është gjynah sepse e ka emrin Pino dhe është më i mençur se disa njerëz. Prandaj për fund: Kur bie në gjumë, më kujtohet Drenica, lumi, 'bullicat', delet, lopët, lojërat e ndryshme. Më mungojnë sepse ky modernizëm i egër dhe i shpejtë nuk më pëlqen. Iu don R.Thaçi - Cima!

Më datë 30 Janar 2013, Cima publikon videoklipin "Emine", në bashkëpunim me Shota.

Më datë 23 Mars 2013, Cima (Rasim Thaqi) publikon videoklipin "Nusja E Diaspores".

Më datë 31 Dhjetor 2020, Remi Jakupi publikon videoklipin "O Hajdar", në bashkëpunim me Cima (Rasim Thaqi).
 
Sot e kuptova nga erdha prej xhamise. Zoti e meshirofte
Gjenerata ime eshte rrite me kasetat humoristike te Cimës, Lecit te ndjere dhe Qumilit qe eshte i gjalle akoma.
 
Familjarët e Cimës bëjnë të ditur se varrimi i aktorit do të bëhet të shtunën​

Aktori i ndjerë, Rasim Thaçi-Cima Foto: Instagram

Aktori i ndjerë, Rasim Thaçi-Cima

Dita e sotme (e premte) i ka gjetur art-artdashësit me një lajm të hidhur.
Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçari, pasi nuk mund t’i bënte ballë luftës me COVID-19.

Derisa qëndroi për disa kohë në Klinikën infektive, familjarët e tij bënë të ditur se aktori ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, familjari i tij, Bardhyl Meta, ka bërë të ditur varrimin e të ndjerit.

“Të dashur familjarë, miq, shok e dashamirës të Rasim Thaçit-Cima. Ju njoftojmë se sot, më 26 mars, ndërroi jetë familjari ynë. Varrimi bëhet nesër (e shtunë) në fshatin e lindjes- në Vukovc”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë se Cima ka qenë njëri nga aktorët komik më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Krijimtaria e të ndjerit do të mbahet gjithmonë mend nga audienca, që gjithmonë treguan dashuri ndaj skeçeve të tij. /Telegrafi/
 
sinqerisht me ka pelqy shume
e gjyynaf po me vjen
 
Zoti e paste meshiru,te zotit jena te aj do kthehna te gjith.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.