Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani​



59beb6c5-3bcc-4bc2-b280-5d2ac14ffb61.jpg



Arti shqiptar në zi! Artisti i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Ai ka qenë edhe i dënuar në kohën e diktaturës, pasi bëri 16 vite burg pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa kolegë të tij.

Disa nga këngët e tij:
Kartolina
A do vish sivjet në plazh
Duart e tua (kënduar në festivalin e 11)
Se kënduam “Let it be”
Simfonia e nënës
Shokë të pandarë
Takim pas vitesh
Sot ora shtatë

WhatsApp-Image-2021-08-29-at-19.29.22-652x450.jpeg



Top Channel
 

Veliaj: Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë​


4242-1.png



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

Veliaj e ka quajtur humbjen e artistit që vuajti gjatë edhe nga regjimi diktatorial, një humbje për artin dhe muzikën shqiptare.
“Me ikjen e Sherif Merdanit, kënga shqiptare humbi një nga zërat e saj më të mirë. Ai ishte një simbol i rezistencës kundër regjimit diktatorial dhe një shpirt i lirë. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shprehet në mesazhin e tij kryebashkiaku Veliaj.


Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.



Top Channel
 

Kryetari i Kuvendit mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani​



sherif-merdani-752x440-1.jpg



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

“Sherif Merdani ishte një këngëtar dhe artist i madh, që i këndoi me dashuri jetës, dashurisë, nënës dhe gjithçkaje të bukur te njerëzit, shpirti dhe ndjenjat e tyre. Repertori i Sherif Merdanit është një simfoni e dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Me artin e tij Sherif Merdani emancipoi artin, këngën dhe muzikën shqiptare. Për këtë kontribut emancipues, ky artist i madh vuajti dënime e sakrifikoi vite të tëra nga jeta e tij. Por këto vuajtje nuk ia ndrydhën talentin dhe nuk ia pakësuan fisnikërinë. Me këngët e Sherif Merdanit jemi rritur dhe ato do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Top Channel
 

Ndarja nga jeta e artistit Sherif Merdani – Rama, Basha dhe Meta mesazh ngushëllimi​



WhatsApp-Image-2021-08-29-at-19.29.22.jpeg



Kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe Presidenti Meta kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Sherif Merdani.


Kryeministri Rama bashkangjitur fotos së artisti shkruan: “LAMTUMIRË SHERIF MERDANI”.
Ndërkaq, kryedemokrati Basha përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet për miqtë dhe të afërmit e artisti Merdani.


“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.

Presidenti Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit shkruan:
“Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.
I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.
Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!
I paharruar kujtimi i Sherif Merdanit!
“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,
‘Let it be’, kam për të kënduar”.”.



Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.