Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndërtoni ura lidhëse dhe jo mure ndarëse

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,164
Dy vëllezër e donin shumë njëri-tjetrin dhe s’kishin ndonjë mospajtim. Punonin bashkërisht në kopshtet e tyre dhe çdo gjë e ndanin përgjysmë mes tyre. Një ditë ndodhi një grindje mes tyre, për një keqkuptim, por dalëngadalë keqkuptimi u shtua, u inatosën. Më pas, një heshtje e dhimbshme që vazhdoi për disa javë derisa u shtua edhe më tepër boshllëku mes tyre dhe u shkëputën lidhjet tërësisht. Një ditë një burrë i panjohur trokiti derën e vëllait të madh. Ishte punëtor i zoti dhe kërkonte punë. Vëllai i madh iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke i thënë: Po, mund të punosh te unë. A e sheh anën tjetër të lumit, ajo është e vëllait tim të vogël. Ai më bëri keq, më nënçmoi dhe u prishën të gjitha lidhjet mes nesh. Do të të tregoj se unë mund të hakmerrem ndaj tij. A sheh këto gurë afër shtëpisë? Me këto gurë dua të ndërtosh një mur të lartë, sepse nuk dua ta shoh atë më.
Punëtori iu përgjigj: Po, e kuptova situatën.
Vëllai i madh i dha punëtorit të gjitha mjetet e nevojshme për punë, pastaj udhëtoi duke e lënë punëtorin një javë të plotë. Pasi u kthye, punëtori kishte mbaruar punën e vet. Mirëpo çfarë befasie!
Në vend se të ndërtonte murin, ai kishte ndërtuar një urë që lidhte dy anët e lumit. Në ato momente doli vëllai i vogël nga shtëpia e tij, vrapoi drejt vëllait të tij duke i thënë: Sa vëlla të mirë që kam! Po ndërton urë mes nesh, përkundër gjithë asaj që të kam bërë! Unë me të vërtetë krenohem me ty. Përderisa vëllezërit festonin bashkërisht pajtesën mes tyre, punëtori po i grumbullonte mjetet e punës për të shkuar. Të dy vëllezërit njëzëshëm i thanë: Mos shko, prit. Kemi akoma punë për ty.
Mirëpo, ai iu përgjigj: Do doja të qëndroj akoma me ju, mirëpo duhet ndërtuar ura tjera!!
Ndërtoni ura lidhëse mes njerëzve dhe mos ndërtoni mure ndarëse asnjëherë. Bëhuni nga ata që i bashkojnë njerëzit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.