Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Në cilën derë do të hynit? Zgjedhja që bëni tregon shumë për personalitetin tuaj

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
-640-0-5d700eae4b9e3.jpg

Nëse herë pas here hidhni fraza të tilla “Duhet të gjej çelësin e jetës”, le ta fillojmë nga kjo lojë e vogël. Zgjidhni njërën prej këtyre dyerve dhe ne do t’ju tregojmë gjëra interesante për personalitetin tuaj:

1-Ju jeni një person argëtues, me zemër të butë që vlerëson gjërat e thjeshta në jetë - nga era e bukës së pjekur tek një dush i ngrohtë. Ju pëlqeni të udhëtoni dhe të mësoni kultura të reja. Ju kurrë nuk jeni më të lumtur sesa kur mbështetni njerëzit e tjerë dhe krijoni një atmosferë mikpritëse. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani mend që të gjeni kohë për nevojat tuaja, teksa u jepni kohë të tjerëve.

2-Ju jeni njeri perfeksionist: shtëpia juaj duhet të jetë e pastër. Luftoni shumë për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Mendja ju punon vetëm për punë. Merrni kohë për të planifikuar aventura që do t'ju heqin nga rutina e rregullt dhe do të rrethoheni me ngjyra. Këto ndryshime të vogla mund të ndikojnë shumë në jetën tuaj.

3-Ju jeni një individ krijues, mirëpo keni frikë t’i realizoni idetë që ju vijnë në mendje. Jetoni në ëndrra, por nuk guxoni të dilni prej tyre. Tentoni të guxoni ndonjëherë, sepse me mendjen që keni do t’i sillni jetës suaj shumë gjëra pozitive.

4-Ju pëlqen ta shprehni veten përmes shkrimit, muzikës dhe artit. Ju jeni një person i hapur dhe mjaft miqësor, mirëpo njerëzit ndonjëherë mendojnë se ju po flirtoni me ta. Nëse nuk keni interes për personin më të cilin po komunikoni, mundohuni të jeni më të rezervuar.

5-Të jeni produktiv dhe i dobishëm është thelbësore për veten, por edhe për njerëzit që ju rrethojnë. Njerëzit mbështeten gjithmonë tek ju kur kanë një problem. Sigurohuni të punoni njësoj me veten tuaj, ashtu siç punoni me të tjerët.

6-Ju jeni një person i sigurt që jeton sipas rregullave tuaja. Në njërën anë, mund të jeni të përkushtuar në mënyrë të përsosur me veshje trendy, ndërsa nga ana tjetër dhoma juaj e rrëmujshme mund të lërë shumë për të dëshiruar. Keni dy anë të ndryshme personaliteti që njerëzit bëhen konfuzë kur ju takojnë për herë të parë.

7-Familja dhe miqtë janë gjithçka për ju dhe do të bënit çdo gjë për t'i mbështetur ata. Ju jeni gjithashtu shumë sentimental dhe doni të jeni të rrethuar nga objekte që mbajnë kujtime të veçanta për ju. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të shikoni më shumë dëshirat që keni ju si individ dhe të mos jetoni vetëm për të lumturuar të tjerët.

8-Ju keni një personalitet lozonjar që ju mban gjithmonë të ri. Mirëpo, edhe pse dukeni një njeri gazmor, ju shqetësoheni për gjëra specifike në jetën tuaj. Kërkoni ndihmë dhe mos kini frikë të flisni me të tjerët për shqetësimet që mund të keni.
9-Ju jeni një zgjidhës problemesh, i cili menjëherë di se si të bëjë më të mirën në çdo situatë. Për ju jeta ka të bëjë me sfida dhe ju jetoni pa bujë dhe shfaqje të kota.

10- Ju jeni një person i besueshëm që vlerëson stabilitetin dhe sigurinë. Ju pëlqen të zgjidhni problemet e të tjerëve, sepse kjo ju bën të ndiheni më mirë. Jeni njeri kreativ, por duhet të keni guxim për të lëvizur nga zona juaj e rehatisë.

Revista/Class
 
-Ju pëlqen ta shprehni veten përmes shkrimit, muzikës dhe artit. Ju jeni një person i hapur dhe mjaft miqësor, mirëpo njerëzit ndonjëherë mendojnë se ju po flirtoni me ta. Nëse nuk keni interes për personin më të cilin po komunikoni, mundohuni të jeni më të rezervuar.
 
2-Ju jeni njeri perfeksionist: shtëpia juaj duhet të jetë e pastër. Luftoni shumë për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Mendja ju punon vetëm për punë. Merrni kohë për të planifikuar aventura që do t'ju heqin nga rutina e rregullt dhe do të rrethoheni me ngjyra. Këto ndryshime të vogla mund të ndikojnë shumë në jetën tuaj.

6-Ju jeni një person i sigurt që jeton sipas rregullave tuaja. Në njërën anë, mund të jeni të përkushtuar në mënyrë të përsosur me veshje trendy, ndërsa nga ana tjetër dhoma juaj e rrëmujshme mund të lërë shumë për të dëshiruar. Keni dy anë të ndryshme personaliteti që njerëzit bëhen konfuzë kur ju takojnë për herë të parë.

Dhe te dyja kundershtojn njera tjetren ?
 
Mos u kushtoni shume rendesi,se une nga interneti e mora.
Edhe une 2 zgjodha por nr6 me pershkruan me se miri.
;):)
 
7
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.