Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ne dhe bota antifashiste / Në 77 vjetorin e Konferencës së Pezës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Prof. Xhelal Gjeçovi

Është një e vërtetë e dhimbshme që edhe pas afër tetë dekadave ka një ngulmim të paparë për të zhbërë luftën antifashiste nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe për të njollosur gjakun e dëshmorëve të atdheut. Paradoksalisht ky agresivitet ka ardhur duke u shtuar vitet e fundit, për të kulmuar në këtë jubile të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Ka filluar me rehabilitimin dhe dekorimin e një sërë kriminelësh të luftës, vazhdoi me ngritjen e memorialit të kryeballistit dhe kryekolaboracionistit shqiptar Mit’hat Frashëri, ndërsa këtë vit sulmi qe edhe më i egër, me projektet e Institutit të Studimit të Krimeve dhe pasojave të Komunizmit për ta zhbërë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për t’i shpallur gjithë udhëheqësit e lavdishëm të asaj lufte si dhe dëshmorët dhe heronjtë e saj “kriminelë”. Më tej doli në dritë projekti i Akademisë së Shkencave për mbajtjen e një konference shkencore ndërkombëtare për “antifashizmin pa armë dhe pa uniformë” me rastin e 75 vjetorit të çlirimit.

E gjithë kjo fushatë agresive është një strategji e hapur për ta fshirë nga faqja e dheut gjithë luftën tonë antifashiste nacionalçlirimtare dhe për të ngritur në piedestalet e historisë kolaboracionistët dhe gjithë ata që punuan me mish e me shpirt kundër interesave të vendit dhe çlirimit të tij.

Mirëpo që të arrihet ky qëllim i mbrapshtë duhet hequr themeli dhe pastaj vetvetiu rrëzohet e gjithë ngrehina e luftës sonë antifashiste. Dhe themeli i kësaj lufte është 16 shtatori i vitit 1942, është Konferenca historike e Pezës, me parullën e saj për bashkim në luftë kundër okupatorit me parullën gjithnjë aktuale “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

Neoballistët dhe neofashistët e sotëm nuk e fshehin aspak këtë synim dhe bëjnë çmos me të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta hedhur në erë Pezën dhe Konferencën që mban emrin e saj, ashtu sikurse i vunë dinamitin disa vite më parë memorialit që përkujton ngjarjen e madhe.

A do t’ia arrijnë këtij qëllimi? Është e pabesueshme, pasi në anën e Pezës janë shumica e popullit, janë historianët seriozë, intelektualët e shquar e patriotë, por edhe forcat progresiste të shoqërisë shqiptare që nuk do të lejojnë asnjëherë zhbërjen e Pezës, themelit të palëkundur të margaritarit të historisë sonë kombëtare, Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Peza dhe 16 shtatori 1942, një binom i pandarë, madhështor, janë gdhendur me gërma të arta në historinë e vendit, si simbole të Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare, njëra ndër ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhën e në rezultatet e saj, të cilat do të ishin shpëtimtare për vendin, pasi do t’i japin fund pushtimit, e bashkë me të dhe copëtimit e shkombëtarizimit, që ishin prezente në planet e okupatorëve nazi-fashistë.

E vërteta historike

Në Pezë do të hidheshin themelet e bashkimit të popullit në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, me devizën e rilindasve të mëdhenj se ”feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ky bashkim do të bëhej faktor vendimtar i fitores së luftës dhe vetë ajo, qe nga ky moment do të marrë tiparet e një lufte të organizuar, mbarëpopullore e do të udhëhiqej nga Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, organizatë, në të cilën do të bënin pjesë patriotë e antifashistë nga i gjithë vendi, pavarësisht dallimeve, për shkak të përkatësive ideologjike, pasurore, krahinore apo fetare, që ishin të gatshëm të ngriheshin në luftë për çlirimin e shpëtimin e atdheut.

Partia Komuniste, si ideatore dhe organizatore e Konferencës dhe e Frontit do të kishte padyshim një vend e një rol te veçantë në Front e në organizmat që do të ngriheshin, për të organizuar e udhëhequr luftën. Konferenca e pajisi luftën me gjithçka që i duhej për të dalë fituese në ballafaqimin me forcat okupatore e kolaboracioniste; një program të qartë e të plotë, jo partiak, por kombëtar, që parashikonte dy detyra, çlirimin e vendit dhe rivendosjen e pavarësisë dhe ndërtimin pas lufte të një rendi demokratik, një program që do ta dëshironte e pranonte çdo forcë patriotike, për rrjedhojë do të bëhej faktor bashkimi ose bashkëpunimi me to. Konferenca i dha luftës dhe një udhëheqje të aftë, që do t’u prijë shqiptarëve në luftë, që me besnikërinë, përkushtimin e zbatimin korrekt të programit, do të arrijë të çlirojë vendin e të rivendosë pavarësinë. Këshilli i Përgjithshëm që zgjodhi Konferenca, si organ drejtues i Frontit, përbëhej nga tetë veta, nga këta pesë ishin nacionalistë të rrymave të ndryshme dhe tre anëtarë të partisë komuniste. Kurse në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, pas një viti, shtator 43, ky raport do të përmirësohej më tej, me 16 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, nga të cilët, 11 do të ishin nga radhët e nacionalistëve, një trend që fliste e premtonte shumë.

Protagonistët

Protagonistët e Pezës, ata që shkruan historinë e kësaj ngjarjeje ishin figura të njohura, patriotë e antifashistë, nga të gjitha krahinat, besimet dhe orientimet. Duke marrë rrugën drejt Pezës, drejt shtëpisë së bekuar të Babë Myslimit, në ato kohë të vështira, ata kërkonin t’u jepnin shqiptarëve mesazhin e shpresës, t’i paralajmëronin për ndryshimin që po vinte, që do të sillte kjo ngjarje. Shqiptarët të rënduar nga hallet e shtuara dhe për shkak të krizës që kish mbërthyer vendin nën pushtim dhe të deziluzionuar nga politikanet e vjetër, që u pajtuan me pushtimin dhe vrapuan të merrnin poste e privilegje që u ofroi okupatori, kishin nevoje për ringritje morale, për besim e shpresë, se shpejt gjendja do të ndryshoje, pasi fatet e vendit do t’i marrë në dorë një klasë e re politikanësh të dalë nga vegjëlia, nga gjiri i popullit, që do t’i printe në luftë për të çliruar e shpëtuar vendin. Në Pezë dhe pas saj, shqiptarëve nuk iu premtua se pas lufte do të hanë me luge floriri, siç është shprehur ndonjë historian. Shqiptarët duhet ta dinin se udhëtimi që po ndërmerrej drejt Pezës, nuk ishte fundi, por fillimi i një rruge të vështirë, por të domosdoshme, që do të kërkonte sakrifica, por qe do të na çojë e do të na sigurojë një Shqipëri të lire, të pavarur e demokratike.

Shqipëria ndodhej në udhëkryq. Që më 7 prill 39, ajo kishte humbur pavarësinë dhe qe shndërruar në një provincë e shtetit fashist italian. Me masat që nisi të zbatojë okupatori, synohej arritja e disa objektivave strategjike të rrezikshme, që synonin përjetësimin e pushtimit, përmes italianizimit e fashistizimit të vendit, me dhunë e terror, duke mbajtur popullatën nën trysni të vazhdueshme e duke goditur, që ne vezë çdo lëvizje rezistence. Ndërkohë që vazhdonte shfrytëzimi barbar i pasurive të vendit, për t’i vënë ato në shërbim të makinerisë së luftës. E, më në fund, sikur të mos mjaftonin këto, një program i posaçëm, iniciative e drejtpërdrejtë e kreut të fashizmit B. Musolini, si shprehje e dashurisë dhe e kujdesit për Shqipërinë, parashikonte ndryshimin, brenda disa dhjetë vjeçarëve, të fytyrës etnike të popullsisë, përmes kolonizimit, mbushjes së vendit me kolonë italianë dhe rrënimit e asimilimit gradual të popullsisë autoktone vendase.

Efektet e një politikë të tillë kolonialiste kishin filluar të ndjeheshin, që në muajt e parë të okupacionit, në të gjithë lëmenjtë e jetës ekonomike, shoqërore e kulturore. Rreziku ishte eminent, e ndaj tij duhej reaguar e vepruar, sa nuk ishte vonë. Në rrethana të tilla, Partia Komuniste, e vetmja forcë e organizuar në vend dhe Enver Hoxha, udhëheqësi i saj, morën iniciativën për organizimin e një konference kombëtare, me pjesëmarrjen e forcave patriotike, pa dallim, për të diskutuar, si partnerë të barabartë mbi gjendjen në vend dhe masat që duheshin marrë e zbatuar së bashku, për t’u bërë ballë rreziqeve që e kërcënonin. Figura të njohura e me influencë në zona e krahina të ndryshme, të vetëdijshëm për momentet që kalonte vendi dhe për kontributet që kërkoheshin prej tyre për daljen nga kjo situatë, do t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së organizatorëve. Me këtë akt qytetërues e të përgjegjshëm, ata u jenin shqiptarëve dhe një mesazh tjetër të fortë, qe mbetet aktual dhe në ditët tona, se vetëm të bashkuar do të mund të sjellim ndryshimin që kërkohet e se ky bashkim do të nisë të marrë jetë, pikërisht aty, në Pezën e Babë Myslimit. Në këtë rast, ata çmonin e nderonin kontributin e këtij patrioti të njohur, themeluesit të çetës së parë antifashiste në vend, që rezulton të jetë dhe ndër çetat e para në Europë, që e kish kthyer Pezën, në një zonë problematike, në zemër të Shqipërisë, ngjitur me kryeqytetin, në një vatër të ndezur qëndrese, shembull frymëzimi për të gjithë vendin, duke krijuar panik e pasiguri në radhët e administratës kuislinge dhe forcave ushtarake e policore të instaluara në kryeqytet.

Duke e vlerësuar, siç e meritonin, momentet historike në të cilat po mblidhej konferenca, e mbi të gjitha çfarë pritej e synohej përmes saj, forcat pjesëmarrëse do të përfaqësoheshin në nivelet më të larta, me figura të njohura, me autoritet e ndikim në zona e krahina të ndryshme të vendit. Partia Komuniste, organizatore e Konferencës, përfaqësohej me Enver Hoxhën, udhëheqës i saj dhe i Luftës. Atij i bashkoheshin në përbërje të delegacionit figura të tjera të njohura komuniste, si Y. Dishnica, M. Gjinishi, K. Tashko, R. Çitaku, N. Spiru, një tjetër figure e njohur, udhëheqës i BRASH-it, përfaqësonte Rininë Antifashiste, N.Xhuglini Gruan Antifashiste. Myslim Peza, që ishte dhe mikpritës dhe nikoqir i mbledhjes, bashkë me H. Lleshin e M. Xhanin, përfaqësonin nacionalistët që qenë lidhur me komunistët, pasi tek partia që ata kishin krijuar, shikonin një forcë serioze, tek e cila, mund të mbështeteshin, për të realizuar qëllimet e jetës së tyre, çlirimin e atdheut e rivendosjen e pavarësisë. Të tjerë nacionalistë, si R. Jarani, I. Petrela; zogistët A. Kupi e Ndoc Çoba; H. Begeja, përfaqësues i rinisë nacionaliste,etj. do të zinin gjithashtu vendet e rezervuara për ta. Të gjithë këta, pavarësisht dallimeve ekzistuese, që për momentin kalonin në plan të dytë, si dhe faktit që me disa prej tyre, në proces, ato do të thelloheshin, meritojnë respekt, nderim e mirënjohje, për hapin e ndërmarrë, për kurajon e përgjegjshmërinë e treguar, duke u ngritur mbi mentalitet, thashethemet e paragjykimet e një kohe, që i kishte mbajtur të ndarë e të përçarë, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e vendit e në raportet në mes tyre.

Duke vlerësuar, siç e meritojnë, qëndrimet e kontributet e këtyre figurave të njohura, është rasti që në këtë 75 vjetor të çlirimit, të çmojmë e nderojmë dhe Nexhmije Hoxhën, një vajzë e re, që pa mbushur ende të njëzetat rreshtohej me ta, duke u bërë kështu protagoniste e një ngjarjeje të madhe historike, nga e cila do të dilnin vendime që do të përcaktonin fatet e luftës e të vendit. Ajo vinte këtu, si përfaqësuese e grave dhe vajzave, që kishin përqafuar antifashizmin, natyrisht, jo pa armë e pa uniformë, pasi nuk po shkonin në dasmë apo pikniqe, por në rreshtat partizane, për të luftuar me një okupator të armatosur gjer në dhëmbë, për të mbajtur vendin nën pushtim. E, pikërisht ndaj saj, ndaj një antifashisteje të orëve të para, e vetmja femër pjesëmarrëse në Konferencë, janë ndërmarre në këto tre dekada, pas përmbysjes se sistemit, fushata të njëpasnjëshme sulmesh e shpifjesh, duke e identifikuar e ngarkuar me gjynahet e diktaturës, duke menduar se, në këtë mënyrë do të arrijnë të fshijnë kontributet e të fashitin respektin për të. Gjuetia e shtrigave që nisi regjimi i Berishës, nuk do të ndalej këtu. Kësisoj, njëherësh me to, u përgatit dhe u krye arrestimi dhe burgosja e saj, që nuk e realizuan as fashistët në kohën e luftës.

Ne dhe bota antifashiste

Aktivitetet e organizuara para pak ditësh në Varshavë me rastin e 80-vjetorit te fillimit të Luftës së Dytë Botërore, treguan edhe një herë se bota demokratike vazhdon të jetë e ndjeshme dhe e preokupuar që të ruhet i paprekur antifashizmi, që frymëzoi dhe mobilizoi popujt në luftë për fitoren mbi nazifashizmin dhe kolaboracionizmin. Europa e sotme çmon e nderon jo kolaboracionistët, bashkëpuntorët e nazifashizmit, siç është vepruar tek ne, por antifashistët, pasi në themelet e saj është gjaku i të rënëve dhe sakrificat e bëra në emër të lirisë e të pavarësisë, si garanci dhe për të ardhmen demokratike të njerëzimit. Mesazhet që u përcollën në këtë rast, duhet të lexohen mirë e mbi to, duhet reflektuar, të paktën në këtë 75 vjetor të çlirimit, në radhë të parë nga presidenti që mori pjesë në këto veprimtari, e nga kryeministri, qëndrimet e të cilëve në jo pak raste, kanë deziluzionuar opinionin, me përkëdheljen e kolaboracionistëve e me prononcimet e pa denja ndaj luftës, e sidomos atyre që udhëhoqën luftën. Nuk duhet harruar se pushteti që u është besuar të administrojnë i ka rrënjët tek lufta, e se ajo nuk mund të kuptohet, pasi dhe nuk mund të fitohej pa një udhëheqje të aftë e besnike, ndaj popullit dhe vendit, pasi ajo nuk ishte një lufte kaçakçe e disa çetave, si ato që vepronin në fillim të shekullit, por një luftë mbarëpopullore, që numëronte në radhët e saj rreth shtatëdhjetë mijë luftëtarë të organizuar në formacione të rregullta partizane, që komandoheshin nga shtabet e komandat e tyre dhe udhëhiqeshin nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Përgjithshëm. Pranimi i luftës pa rolin e tyre, është një pranim sa për të larë gojën, pa shkuar më tutje, atje ku duhet, tek vlerësimi dhe i udhëheqësve, në mënyrë të veçantë të Komandantit të Përgjithshëm, roli i të cilit është vlerësuar dhe nga aleatët, me të cilin ata patën një komunikim e bashkëpunim të dobishëm, gjatë gjithë viteve të luftës.

Vijon…




***

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.