Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Në Gjirokastër shfrenojnë fantazinë....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Në Gjirokastër shfrenojnë fantazinë, koktejle me emrin e Enver Hoxhës, Bimbashit, Ali Pashës e Çerçiz Topullit​


remi-gega-1024x521.jpg


Përgjatë këtij sezoni veror Gjirokastra ka qenë një ndër qytetet më të vizituara nga turistët. Bizneset përpiqen vazhdimisht të rrisin standardin e shërbimit, të jenë konkurrues me çmimet, por edhe të jenë inovativë e të tërheqin vëmendjen. Së fundi një prej lokaleve në zonën e Pazarit shfrenon fantazinë dhe prezanton për klientët e tij koktejlje që mbajnë emra interesantë e që lidhen me Gjirokastrën. Lista me 9 koktejlje mban keto emra:

Diktatori Enver Hoxha

Bimbashi

Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra

Sokaku i të Marrëve

Princesha Argjiro

Ali Pashë Tepelena

Çerçiz Topulli

7 Penxhere

Kronikë në Gur

Duket se kjo është një mënyrë për të përmbledhur historinë e Gjirokastrës në 9 koktejle, pa fshehur natyrisht edhe faktin që kuriozon njerëzit dhe tërheq vëmendjen. Përbërja e koktejljeve është e ndryshme dhe secili ka elementët e tij të veçantë.
Për shembull nëse i referohemi koktejlit që mban emrin e burgut famëkeq në kalanë e Gjirokastrës, “7 Penxheret”, ai është i përbërë nga whiskey, rumi, vodka, amaro, soda etj. Për diktatorin Enver Hoxha përbërësi kryesor është gin hendrix dhe mente, ndërsa për koktejlin me emrin e heroit “Çerçiz Topulli” përbërëi kryesor është pija tradicionale shqiptare, rakia.
“Bimbashi” të cilin sipas historisë Çeçua me çetën e tij e vranë në kalldrëm, ka për bazë tekilan, birrën, limonin etj. Për një bukuri si “Princesa Argjiro”, koktejli përgatitet me bazë lulen jasemin, vodka, ananas etj. Për koktejlin që ka marrë emrin nga shprehja emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, përbërësit janë vodka, borronica dhe limoni.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.