Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Në kujtim të ditës së parë të shkollës dhe të mësuesit tim të parë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Ishte vera e vitit 1955. Tre kushërinjtë në lagjen Vodaj, dy djem e një vajzë, [Lirija, Tomori dhe Lamia], kishin plotësuar moshën e regjistrimit për në klasën e parë. Atëherë shkolla fillonte më 1 shtator dhe mosha e pranimit ishte 7 vjeç…

Do të linim lodrat me gracka, cingla, topa lecke e gurmac, çapkënllëqet e një fëmije fshati, e do të merrnim rrugën e shkollës, rrugën e jetës. Pra, “rrugën e dritës”, siç na thoshin shpesh nënat tona, sa herë që binte fjala për të vajtur në shkollë, – “Lumë si ju,- na thoshin. Do t’u hapen sytë, do mësoni shkrim e këndim. Ne të zezat, mbetëm qorre. Edhe ato dy germa të shkreta që mësuam në kurset e natës, i harruam”. Ky merak e dëshirë e parealizuar ishte një nxitje e inkurajim për ne.

Baballarët tanë në moshë madhore, me fëmijërinë e kaluar nën sundimin turk, ku “lulet e verës” sa kishin filluar të çelnin “petalet e para”, dhe aroma e tyre kish mbërritur edhe në fshatin tonë, Corrogunj- [Krahina Deshnic-Permet], ishin një tjetër burim nxitjeje e frymëzimi për shkollim. Dulja,..[i ati i Lirisë], kur fillonte recitimet e vjershave të Naim Frashërit, “Qorrbelanë”, ose “Ervehenë”, donte 20-30 minuta të mbaronte së ligjëruari [pa ditur aspak shkrim, e këndim..!!]. Ndërsa im atë, kish mësuar në moshën 50-vjeçare shkrim e lexim, në stanet e malit të Trebeshinës, duke ruajtur bagëtitë, së bashku me Lalush Selfon, e Doke Shehun. Edhe në moshën 90-vjecare, ishte në gjendje të mbante ndonjë shënim që i duhej. Ndërsa Muharremi, [i ati i Lames], rreth 20 vite më i ri se ata, si autodidakt kishte mësuar shumë mirë të shkruante e të lexonte rrjedhshëm, madje edhe libra e romane.
Një shtatori po afronte. Krahas nxitjes e urimit, nuk harronin të na e përdornin shkollën edhe si vënd frike e kërcënimi, sidomos mua kur bëja prapësi, “Ta tregon qejfin mësusi, atje do ma gjesh kokën e kandiles!”. Tregonin, sidomos për mësuset e viteve 30 e 40, që në tavolinë, krahas regjistrit, fletores e shkumësit, mbanin edhe 2-3 lloje vizoresh e thuprash prej thane. Ata i porositnin thuprat t’i sillnin vetë nxënësit e ua përdornin kur ata vinin të papërgatitur për mësim, kur harronin të bënin detyrat e shtëpisë, kur bënin zhurmë në klasë, grindeshin me njëri-tjetrin, ose vinin në shkollë me vonesë. Sipas shkallës fajit, në varësi dhe sa herë ishe përsëritës, kishe edhe shkallën e ndëshkimit me thupër, vizore, ose duke qëndruar me një këmbë para klasës.

Tregimet me këto histori e nga njerëz të ndryshëm, [ku e linte njëri, ja priste tjetri], më krijuan mendim jo të mirë për mësuesin dhe shkollën. Kështu, ditën e parë për në shkollë jam nisur duke më rrahur. Atë mëngjes, megjithëse ime më dhe dy kushërinjtë më luteshin, mua më ishte fiksuar të mos shkoja në shkollë. U desh ndërhyrja e xhaxhait të vogël, Isait, me nja dy tre shuplaka, e duke më ndjekur me fjalë nga pas, deri tek lagja fqinje.
Ishim fëmijë të padalë. Them se duhet të ketë qenë hera e parë që zbrisja në mes të fshatit. Kur dolëm në breg të Pelivorit , për herë të parë, në krah të fushës Pades, pashë edhe ndërtesën e shkollës së re. Ajo, edhe shumë vite më vonë thirrej “Shkolla e Re”. Deri atëherë, si shollë kishte shërbyer ndërtesa e hershme, nën bregun e lagjes Mataj. Nga ajo kohë e deri vonë, edhe kur u kthye në Vatër Kultute, ajo thirrej ”shkolla e vjetër”. Të dyja këto objekte, deri në fllim të viteve 90-të shërbyen për edukimin e fëmijëve dhe brezave të rinisë në fshatin tonë. Pas 90-ës, ajo pjesë e fshatit është braktisur.

Tepër të ndrojtur e plot kureshtje po i afroheshim shkollës nga lart, nga pjesa e mbrapme. Në të djathtë, afër një lisi, nën rrezet e diellit të atij mëngjezi, mësues Dinia me një buzqeshje të pambarimtë, na shikonte që larg kur afroheshim. Mirmëngjesi, na tha i pari sapo u afruam. Kurse buzëgas, kërkoi të afroheshim pranë tij e t’i thoshim “mirëmëngjes”. Por ne gdhiu e ngrysu rrëzë Trebeshinës, nuk kishim dëgjuar përshëndetjen “mirëmengjes”, por “si u gdhive zotrote”, ndonjë herë edhe me shtojcën mbrapa “aga”, “agabe”, “hanko zonja” e “hanko xhikua”, apo ”hanko hallua”. Në krahë apo në kurriz pas njëri-tjetrit, të skuqur e shpesh kokëulur u përgjigjeshim pyetjeve se si e kishim emrin dhe të kujt ishim.

Ja kështu, plot kureshtje e emocione kaloi ajo ditë, ku për herë të parë pamë mësues Abedinin, abetaren, librat e fletoret në tavolinen e mësuesit, e pastaj ato në duart e çantat tona të përditëshme. Shkolla kishte vetëm një dhomë [klasë] për mësim dhe një dhomë me një koridor të vogël për mësuesin që kishte shtëpinë larg. Pra, në të njëjtën klasë [ambient], mësues Dinia do të bënte mësim me të 4 klasat, nga e para tek e katërta. E distancuar, mbrapa dhe disi larg shkollës ishte banjat, ndërsa për të pirë ujë duhet të shkonim tek kroi i Belenës, që rridhte shumë pak ujë, tek pusi i lagjes Shehaj, kur gjenim njeri që mbushte ujë, ose tek çezma “Kroi i Gjanës”, nën shtëpitë e Mehmet Zanes. Oborri i shkollës ishte i kufizuar në lindje me një mur të vogël guri, ndërsa anët e tjera me gardh. Ai ishte i mjaftushëm që fëmijët të luanin lodrat e asoj kohe.

Që ditën e parë mësues Dinia na njohu me këto ambiente dhe rregullat dhe për kujdesin që duhet të tregonim. Mënyra si komunikoi mësuesi me ne, kujdesi dhe porosite e tij, të cilat i dëgjoim me shumë vëmëndje, na çliruan nga ai ankth e frikë që na ishte krijuar për mësuesin. Dita e parë na dha zëmër. Kthimin nga shkolla në shtëpi e bëmë duke qeshur e gëzuar, duke përsëritur me njëri-tjetrin porositë e mësues Dines. Ne shtëpi nuk pushonim se treguari se çfarë e si na foli mësuesi.

Por, edhe prindërit tanë mbetën shumë të kënaqur që do të kishim për mësues birin, e djalin e fshatit, mësues Abedinin. Ata filluan të na flisnin gjithnjë e me shumë respekt për figurën e tij . Kështu, në mëndjen tonë na u skalit gradualisht jo më figura e frikshme e një mësuesi dosido, por porteti i një mësuesi, si një hero lufte i gjallë. Prej tyre ndëgjuam se si mësusi jonë, fare i ri, ishte rreshtuar në radhët partizane për çlirimin e Atdheut. Se si ai ishte kapur e internuar në kampin nazist të Prishtinës, nga forcat gjermane dhe për shumë kohë nuk dihej asgjë për fatin e tij. Nëna ime me thoshte që e kemi qarë si djalin tonë, si njeri që s’kthehej më kurrë,… e të tjera e të tjera që ne i ndëgjonim me shumë kureshtje. Nuk dinim sa të vërteta ishin të gjitha ato, sepse edhe mësuesi jonë, megjithëse na kishte folur për shumë tregime me heroj të luftës, por asnjëherë për veten e tij. Mësues Dine shfaqej çdo ditë para nesh me atë buzëqeshjen e lehtë, thjeshtësinë e modestinë që e karakterizonte, me qetësinë e mënyrën e njëtrajtshme të komunikimit, pa lënë kurrë përshtypjen e një luftëtari, ose heroi mburravec, apo të një mësuesi e edukatori të ashpër. Atij i kishte lezet edhe nevrikosja, sepse brënda saj gjeje qortimin, keqardhjen dhe këshillën për t’u koregjuar.

Gjatë karrierës time si ushtarak, e kam kujtuar shpesh-herë mësuesin tim të parë Dinen, si mësimdhënës me 4 klasa njëherësh. Jo vetëm në vitet e mia të para, ku natyra e mësimdhënies time ngjante shumë me atë të një mësuesi me shumë klasa, por edhe më vonë kur trajnoja mësimdhënësit nga ana metodike, se si duhet të punonin njëherësh [paralel] me disa grupe mësimore.

Diçka për humor. Një herë mësuesi, kur ishim në klasën e dytë po na pyeste per ca vargje të vjershave të Naim Frashërit. Ndërkohë, shkëputet nga grupi jonë dhe shpejt e shpejt vuri në punë edhe grupin e klasës katërt dhe u kthye përsëri tek ne. Përpara bangës së parë, pa disa thërrime buke dhe pyeti; “Hëë.., kush i ka bërë këto thërrime?!”. Unë që se ndëgjova mirë çfarë pyeti, por duke e pasur të fiksuar më parë në mëndje përgjigjen e mëparëshme, ngrita dorën menjëherë dhe u përgjigja pa e zgjatur ; -Naim Frashëri. E gjithë klasa qeshi. Unë u turpërova, sepse u bëra objekt humori, pa e kuptuar pse. Por mësues Dine me një humor më të hollë, më tha se Naimi sot, nuk e ka ngrënë bukën akoma. E ka lënë për më vonë.

Një ngjarje, kur shteti grek fuste diversantë e hidhte fletushka me avion, edhe në Corrogunj. Duhet të ketë qënë fillimi i majit të vitit 1956, ose 57-të. Kishte 2-3 ditë që burra të fshatit si Refati, Veseli, Hamdiu, mbase edhe të tjerë që kishin leje për mbajtjen e pushkës në shtëpi, dilnin e bënin roje natën, duke zënë qafat. Një ndër to ishte edhe “Qafa e Kroit” [Agait], nën “Lisin e Brahos”. Dyshohej se ishin parë të kalonin “diversantë”. Graët u lajmëruan të mbushnin ujë pa u errur, po kështu edhe mbyllja e bagëtive. Njerëzit nuk duhet të qarkullonin natën .
Në mëngjes herët, Xha Nuro [Selfo] dhe Hamdiu [Hoxha], në rolin e korrierit [kacatorit], njoftuan që “fëmijët e shkollës sot të marin bukë me vete, se kanë shëtitje [piknik]”. Kur mbërritëm tek shkolla, dikush na tha se mos prisni, por shkoni në fushë se u pret mësues Dine tek shtëpia e tij. U gëzuam që atë ditë s’kishim shkolle. Grupe, grupe, zbritëm tek shtëpitë e mësuesit, ose siç thirreshin “shtëpitë e Sefer Kasos”.

U grumbulluam aty tek sheshi, ku mësues Dine më vonë ndërtonte shtëpitë e tij. Ajo pjesë që nga pusi, shtëpitë e Ali Shehut dhe i gjithë kreu i fushës ishte mbushur me fletushka të hedhura gjatë natës me aeroplan. Ishin fletushka propogandistike që flisnin për rrëzimin e pushtetit të atëhershëm. Na porositën të mos lexojmë asgjë, duke i grumbulluar në vënde të caktuara. Por kurioziteti më shtyu, tinëzisht të shikoja nja dy a tre copë. Ishin në madhësinë e rreth një gjysëm flete formati, kishte edhe më të vogla. Tekstet ishin jo më shumë se 5-6 rreshta. Shkrimi kishte ngjyrë afërsisht si të lapsit kopjativ. Mbas 2 orësh punë, lëvizëm në drejtim të një livadhi në fshatit Dervishas. Aty u bashkuam dhe bëmë piknik të përbashkët. Luajtëm lodra e bëmë gara me nxënësit e shkollës Rodenj.

Në përfundim të klasës së dytë, mësuesi kishte menduar që dëftesat t’i ndante me ceremoni, me pjesëmarrje edhe të prindërve. Për këtë, 3 javë para kishte caktuar këngët që do këndonim, por kishte zgjedhur edhe disa skeçe e pjesë humori që do t’i interpertonim po ne. Çdo 2-3 ditë bënim prova. Pjesën që më kishin dhënë të interpretoja e mësova shpejt të gjithë përmendësh. Ajo që më bëri për ta kujtuar sot në këto mbresa për mësusin tim të parë ishte se teksti im kishte një fjalë shumë të vështirë në të mbajturit mënd, por edhe në shqiptimin e saj. Ndërsa përmbajtjen e asaj fjale, edhe sot s’jam i sigurt se a ia di drejt kuptimin. Mesa kujtoj ishte fjala “Autosugjestion”. Ndoshta jo shumë e përshtatëshme për një fëmijë 8-9 vjeç të asaj kohe. Por tekstet vinin të miratuara. Rrija tërë kohën duke përseritur, në prova përsëri e harroja. Shfaqjen e dhamë me sukses para prindërve dhe morëm duartrokitjet e tyre. Por, ndroja dhe emocionet nuk na lanë të hidhnim sytë asnjëherë nga shikuesi. Ai rol me 7-8 rreshta, u bë më vonë për mua si shkëndijë nxitëse në vitet e mëvonëshme, për t’u aktivizuar në skeçe e shfaqje më serioze, duke ëndërruar për të ndjekur edhe artet.

Mësues Dinia kishte mbetur shumë i kënaqur. Por, kur pa se akoma nga fytyra jonë s’kishte ikur skuqja e emocioneve, me përkëdheli na ra nga një shpullë të lehtë faqeve, duke na fërkuar dhe kokën. Ajo ishte shfaqia e ndarjes me mësuesin tonë të dashur. Me mësues Abedinin, që na mësoi ABC…Na dha çelësin, na hapi dritaren dhe dritën e diturisë, për të vijuar më tej në rrugët jo pa vështirësi të jetës. Mirënjohje të thellë për mësusin tim të parë, për mësuesin e parë të fshatit tim, që nuk u kursye të ndihmonte e jepte pëvojën brezit të mësuesëve të rinj që do të vijonin pas tij.
Ish-nxënësi në vitet 1955-1957
Tomor Voda

NY-USA
 
Me bo nje tregim per ate dite
perparese e zeze
jake e bardhe
dy xhepa anash
e nje pal opinga kallçuku tip llastiku i forte jeshile. :D :(


Mesuesi ish shembulli ma.i mire per mua. :)

Kur e takova heren e fundit para nja dy muajsh
ish bere si i.leshte. :(

Fliste kot kot :(
 
Me bo nje tregim per ate dite
perparese e zeze
jake e bardhe
dy xhepa anash
e nje pal opinga kallçuku tip llastiku i forte jeshile. :D :(


Mesuesi ish shembulli ma.i mire per mua. :)

Kur e takova heren e fundit para nja dy muajsh
ish bere si i.leshte. :(

Fliste kot kot :(
E imja kishte doren e rende 5kg,syte xixa me benin.
 
Vallahi e maj men shum mir
E kom pas komshie ke shpia vjeter un kat1 ajo kat 2
Gocen ne at koh e kishte qyrrse dhe diten qe kena shku nshkoll i kom shkul floket
Goca tani o bo super pjeshk dhe prap kur mtako thot jam qyrrsja qe i ke shkul floket
Edhe pse mamit vet sja harroj kur mshkulte cullufet qe raft nga shkallet ishalla
 
Vallahi e maj men shum mir
E kom pas komshie ke shpia vjeter un kat1 ajo kat 2
Gocen ne at koh e kishte qyrrse dhe diten qe kena shku nshkoll i kom shkul floket
Goca tani o bo super pjeshk dhe prap kur mtako thot jam qyrrsja qe i ke shkul floket
Edhe pse mamit vet sja harroj kur mshkulte cullufet qe raft nga shkallet ishalla
??????????Sa mir ta paska bo ???
 
Diten e pare se mbaj mend fare,por mesuesen e klases se pare po,mennje buzeqeshje te embel gjithmon ne fytyre.
Patjeter qe kur hgabonim edhe denime kishte,ai qe mka mbet mua ne mend ka qen shkulja flokeve afer veshit phuuu sa shum.qe dhembi.por jo nga e njejta mesuese.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.