Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ne mundsh - nga R. Kipling

Barnaba

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 4, 2018
Mesazhe
1,523
'If' eshte nje poezi stoike shkruar nga Rudyard Kipling ne fund te shekullit 19-te dhe botuar ne 1910. Nje nga poezite me te bukura qe kam lexuar. Vendosa t'a ndaj me ju kete perl te letersise.

Ne shqip:

Në mundsh

Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…

në mundsh t’mendosh por jo gjer në shkaterrim,
t’ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh…

në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe trutharët, kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurre të mos e zësh me gojë…

në i detyrofsh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë, “qëndro”, gjithnjë të thotë…

në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon, por veç aq sa meriton

në mundsh t’i mbushësh ti minutat
që të rënda me veprat që peshojnë
dije dhe mos ke asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda
dhe BURRE do t’jesh o biri im.

Perkthimi marre nga: Poezia “Në mundsh” e Rudyard Kipling, trashëgimia që çdo fëmijë duhet të marrë nga babai (e plotë)

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ne anglisht:

If

IF you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too;
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don't deal in lies,
Or being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise:

If you can dream - and not make dreams your master;
If you can think - and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same;
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build 'em up with worn-out tools:

If you can make one heap of all your winnings
And risk it on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breathe a word about your loss;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: 'Hold on!'

If you can talk with crowds and keep your virtue,
' Or walk with Kings - nor lose the common touch,
if neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much;
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that's in it,
And - which is more - you'll be a Man, my son!
 
Perkthimin e ka bere Robert Shvarc!
kjo poezi mbetet motoja ime :)

Dhe Kipling me kete, ka marr cmim Nobel ne poezi !
Ne fakt Rudiard Kipling njihet per libri “Libri i xhunlges” me Moglin e famshem !
 
Eshte thjeshte e magjishme. Çdo varg mbart nje peshe emocionale te jashtezakonshme. Eshte kaq inspiruese, kaq e ndjere dhe kaq njerezore. Me duhet te percillem sa here e lexoj. Faleminderit @Barnaba qe e solle ne fokus.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.