Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nela

17.


"Dua te kerkoj falje per cdo here qe te kam merzitur dhe qe te kam bere te ndihesh e harruar"

-"Ke kerkuar disa here falje dhe nuk ka ndryshuar gje"

-"Dua te perqafoj" thote Elis

Luiza cuditet dhe rrudh vetullat -"Ti te perqafosh? Duket e cuditshme"

-"Po. Mos leviz qe aty" thote Elis dhe del jashte... Dritaret ishin te mbyllura me hekura dhe nuk kishte nga futej, dera ishte teper e forte per t'u thyer keshtuqe zgjedh te futet nga catia. Do bente nje cmenduri, kishte nevoje ta bente nje te tille sepse jeta i ishte bere teper monotone. Futet ne tavan dhe duke shkuar drejt daljes se emergjences, atij i rreshqet kemba dhe bie mbi derrasat e holla te tavanit, te cilat u thyen dhe bashke me Elis rane m'u ne mes te guzhines. Luiza degjon zurme dhe vrapon per ne guzhine, aty ku sheh Elis te shtrire dhe gjak qe kishte ngjyrosur pllakat.

Kur Luiza hap deren e guzhines, ve re se Elis ishte shtrire perdhe dhe nje rrele e holle gjaku kishte ngjyrosur me te kuqe pllakat.

Ajo vrapoi tek ai dhe u ul ne gjunje duke u munduar qe ta levizte, por Elis ktheht perballe dhe shikon fytyren e bukur te Luizez, e cila ishte trembur jashtzakonisht shume kur pa gjakun qe ndodhej ne dysheme.

-"Je mire?" e pyet ajo

-"Nuk e di" pergjigjet Elis dhe vuri doren ne faqe, ku ndjeu se dicka po i levizte... Ishte gjaku qe po i rridhte deri tek qafa...
Luiza ngrihet ne kembe dhe vrapon te marri alkool dhe nje lecke me te cilen te fshinte gjakun. Ajo gris nje kemishe te Elis dhe me pas, me shishen e alkolit ne dore vrapon per ne guzhine.

Elis ishte ngritur dhe ishte ulur ne kolltukun e mbuluar nga pluhuri i suvas se rene... Ajo u ul prane tij dhe mbasi lagu lecken me alkool filloi te pastronte fytyren e Elis, te cilit, kur kishte rene mbi kolltuk, fytyra e tij ishte perplasur mbi te dhe si pasoje kishte dal gjak nga hundet.

Ai shikonte fytyren e saj nderkohe qe ajo e pastronte, ndersa ajo bente sikur nuk po e vinte re veshtrimin e tij, qe dukej sikur kerkonte falje.

-"Te dhemb gje?" e pyet ajo nderkohe qe fshinte mjekren e tij.

-"Koka me teper" pergjigjet ai duke ngritur syte nga tavani -"Goxha vrime eshte bere e?" shtoi Elis

-"Keshtu eshte kur ben budalliqe" ia kthen ajo

-"Doja vetem te perqafoja Luiz, duhet te ma kishe hapur deren" flet Elis nderkohe ajo po i ferkonte faqen.

-Pra qenka faji im edhe per kete gje?" e pyet ajo dhe ndaloi se fshiri gjakun ne pjesen e mjekres.

-"Eshte faji i Robert, ai me tha qe femrat vdesin kur ben cmenduri per to, dreqin, me duket se kam thyer hunden" ia kthen ai duke prekur hunden ku ndiente me teper dhimbje.

-"Robert? Kush eshte Robert?"

-"Robert eshte nje plak i lezetshem dhe eshte arsyeja pse kam filluar te vij vone ne shtepi, po me tregon nje pjes te jetes se tij, madje neser mund te vij ketu" thote Elis

-"Nje plak? Ke filluar te shoqerohesh me te rritur Elis?" ja kthen Luiza duke mos e mbajtur me te qeshuren.

-"Mos qesh ok? Dhe une jam i rritur vete" shtoi ai pas saj.

-"Dakort Elis si te thuash ti" tha ajo

-"Elis, po ai muhabeti i perqafimit si ishte?" vazhdoi ajo duke e shikuar drejt e ne sy.

Elis buzeqeshi dhe e veshtroi per pak sekonda, me pas e terhoqi duke ja futur duart pas belit dhe e perqafoi duke mbeshtetur koken ne kraharorin e saj, ndersa ajo e shtrengoi fort dhe filloi t'i ledhatonte koken.

-"Te dua shume Luiz, shume" tha Elis me gjysem zeri sepse buzet i kishte mbi trupin e saj.

-"Edhe une te dua shume ty, me shume se cdo gje, s'dua te humbas, s'dua te humbas ate qe kemi mes njeri tjetrit. Nuk dua qe kujtimet qe kemi me njeri tjetrin te kthehen ne arsyen pse une qaj, nuk dua te behen tmerruese momentet kur mbyll syte dhe sjell ndermend kohen tone, jo, dua t'i shtojme ato, kujtimet, momentet, fotografite" thote ajo duke e shtrenguar edhe me fort.

- "Do shtohen ta premtoj, ta premtoj qe s'do heq dore kurre sado veshtire qe te behet, nuk do heq dore nga ty, sepse ti je ajo qe i jep ngjyre dhe shije jetes time, je ajo qe ma vesh shpirtin me lumturi dhe dashuri" vazhdoi te thoshte Elis. Me pas e merr ate ne preher dhe fillojne te puthen dhe te ledhatohen deri ne piken kur fillojne te heqin cdo rrobe dhe me pas, shkojne ne dhomen e gjumit ku, rrobat nuk duheshin me sepse kishin veshur rrobat e dashurise.

Kishte kaluar aq shume kohe qe nuk benin dashuri ne ate menyre, aq te rrembyer dhe te perhumbur ne puthje dhe perqafime shtrenguese, kishte kaluar shume kohe qekur klithjet e kenaqsise nuk ishin te tilla dhe kishte kaluar aq shume kohe qekur nuk kishin fjetur ashtu perqafuar ne menyren me mbeshtjellese te mundeshme.
Ishte mengjes.
Elis ndihej si i ndar ne dysh, i dhimbte cdo pjese e trupit, por me teper hunda, e cila ishte bere e kuqe dhe pak e enjtur.

Ora shenonte 11 e mengjesit. Ne oren 10 kishte lene me Robertit qe te shkonte ta merrte.
 
Qesha se luledielli i shkruan aq te gjata tregimet, saqe mund te te zere gjumi pa vajtur ne gjysem??
Për një që është mësuar të lexojë nuk janë aspak të gjata ?

Ps.nuk janë tregime,por është një histori e ndarë në pjesë
 
18.



Del nga shtepia. Merr makinen dhe niset per ne drejtim te lagjes se Robert. Kur arrin atje ai ve re se Robert kishte dale dhe po rrinte ne qoshen e murit. Kushedi sa ka qe pret, mendoi Elis kur e pa.

Pavarsisht dhimbjes qe ndiente, ai kishte nevoje te degjonte me teper nga Robert dhe sidomos ne ate pike te historise ku vazhdonte edhe pjesa kur Nela shfaqej ne jeten e tij.

Elis parkoi pak me larg Roberit dhe me pas shkoi tek ai per ta marre.

Robert ishte mbeshtetur ne mur dhe po priste ate prej 40 minutash. Ishte nervrikosur aq shume sa kishte vendosur qe ta godiste Elis me grusht kur ai te vinte.

-"Pershendetje Robert, me fal per vonesen" thote Elis kur u afrua tek ai.

-"Kushedi sa shpulla ke marr nga femrat vetem se nuk je i perpikte thote Robert duke vene buzen ne gaz.

-"Vetem nje Robert" tha Elis dhe e ndihmoi ate te ecte deri ne vendin ku ishte makina, me pas u nisen per ne shtepine e tij, ku Luiza po pergatiste nje dreke.

Elis ve doren mbi dorezen e dores dhe me pas shtyn deren, e cila hapet dhe perballe saj qendronte Luiza.

-"Mireserdhe zoti Robert" u degjua zeri saj i embel.


-"Duhet te jete gruaja jote" tha Robert dhe zgjati doren, te cilen e shtrengoi lehte dora e bute e Luizes

-"Duart e ftohta tregojne sinqeritet" shtoi ai duke buzeqeshur...

Luiza buzeqeshi dhe pa ne sy Elisin si per t'i treguar qe ndjeu simpati per Robert.
Mbasi hengren dreke dhe po pinin nga nje gote vere, Luiza donte te shuante nje kuriozitet.

-"Mund ta di shkakun e verberise tuaj?" e pyet ajo me mirsjellje.

Robert ve buzen ne gaz trishtueshem dhe qendron ashtu afersisht per pese sekonda.

-"Ke degjuar ndonjehere se dashuria te verbon?" thote ai "Mua me verboi" shtoi Robert.

Luiza shikon serish nga Elis si per t'i thene (Sa gjynah)

-"Te lutem, vetem me meshire nuk dua te me shikoni, e urrej meshiren" tha Robert, sepse e kuptoi menyren se si ato po e shikonin qe nga heshtja qe u krijua.

-"Aspak Robert" nderhyri Elis dhe me pas u ngrit ne kembe -"Shkojme ne studio te flasim me gjate nderkohe qe Luiza pastron tavolinen" shtoi Elis duke e drejtuar Robertin per nga studio e tij e punes, aty ku u rehatuan te dy dhe qetesia mbizotronte.

Ai i mbushi nje gote Robertit dhe u ul prane tij.
Syte e Robert ishin te hirte si rete ne ditet me shi, si ngjyra e zjarrit mbasi fiket, si ngjyra e betonit. Ai te jepte pershtypjen e nje njeriu pa ndienja, por ai ishte nje njeri qe ndjente ndoshta me teper se cdo njeri tjeter, por kishte ne sy ngjyren e trishtimit.

-"Kishin kaluar plot 6 jet te tjera qe nga vdekja e Belmes. Ato vite kishin brenda momentet me te veshtira qe kisha jetuar qe atehere. Ato 6 vite nuk guxova dot te shoh femer me sy, nuk i mbaja dot afer sepse kisha frike se mos beja pis kujtimin e saj, me dukej sikur e tradhetoja kupton?
Kisha mundesi te isha me shume vajza te bukura, por qendroja vetem dhe jetoja akoma me kujtime...

Ato 6 vite u ben edhe me te renda kur humba babain dhe mbas nje viti edhe nenen. Mbeta i vetem dhe me pak te ardhura ekonomike. Cdo gje u be e veshtire, me teper se e veshtire. Cdo gje me dukej e paarritshme, isha pensimist per cdo gje dhe me dukej sikur jeta me kishte denuar qe te mos isha kurre i lumtur per shume kohe.

Isha 25 vjec dhe endesha si nje i humbur, rrija pa rruajtur dhe gjate gjithe kohes i dehur... Mendoja se nuk do behesha me njeri, deri diten kur njoha ate, Nelen" tha Robert duke u futur drejt e ne teme.

-"Te kuptoj persa i perket humbjes se prinderve, nena dhe babai im kan humbur jeten kur une isha ne gjimnaz dhe ishte teper e dhimbshme" tha Elis si per te ngushelluar Robert dhe qe t'ia bente te ditur se nuk ishte i vetem ne disa vuajtje, se dikush e kuptonte.

-"Familja dhe dashuria jane dy gjera te cmuara, te cilat po i humbe jeta nuk ta rikthen me buzeqeshjen ne shpirt." Shtoi Robert -"Por ne ato momente kur ndihesha aq poshte, i rene ne rrugen e jetes, duke u terhequr zvarre nga ajo ndodhi dicka" vazhdoi ai dhe heshti

-"Cfare ndodhi?" e pyet Elis

-"Ndodhi gjeja me e bukur dhe me e keqe qe mund te me ndodhte ndonjehere, ndjeva prekjen e dashurise, dy duar qe me moren fytyren mes tyre dhe ma perkedhelen. Ishte nate. Kisha pire aq shume sa stomaku me ishte mbushur vetem me alkool dhe po me digjte, me dukej sikur kisha zjarr brenda ne bark. Po shkoja per ne shtepi, por dhimbja e barkut u be aq e madhe sa u shtriva ne trotuar dhe u mblodha duke u shtrenguar fort. Alkooli po bente punen e tij, po me dehte cdo minute edhe me teper, por edhe po me shkatrronte barkun, ndejta per 30 minuta i shtrire dhe askush nuk po me afrohej te me ndihmonte edhe pse kalonin prane meje, ndoshta mendonin se isha ndonje endacak, ndoshta nuk donin tja dinin, pervec dikujt."
 
19.


Neles apo jo?"

-"Po, Neles. Njerezit ndaluan se qarkulluari sepse ishte vertete vone, tek tuk degjoja ndonje hap, por me teper u habita kur ndjeva dy duar qe me preken fytyren, sepse nuk ndjeva dhe as nuk degjova hapa te afroheshin tek une, ajo kishte nje ecje te lehte, njesoj sic hidhet flutura lule mbi lule.

Je mire? Me pyeti dhe me ferkoi fytyren me doren e saj te bute duke me larguar djerset. Mohova me koke dhe me pas me gjysem zeri i thashe se kisha pire shume.

Ne ate kohe isha i deshperuar dhe pija per te harruar, per t'u ndjer i vdekur. Ajo me shtrin permbys dhe me fut dy gishtat e saj ne goje, te cilet me shkaktuan te vjella dhe nxirrja vetem alkool...

Me pas me pyeti se ku e kisha shtepine, por isha aq tap sa nuk orientohesha dot dhe nuk dija ku ndodhesha. Ashtu duke u mbajtur tek ajo arritem tek pallati i saj dhe me futi poshte shkalleve, me vone me solli nje batanije dhe nje pije te gazuar dhe qendroi duke me fshire djerset deri kur me zuri gjumi...

Ndjeja floket e saj qe me binin mbi fytyre, ishin floke te perdredhur, kacurela dhe mbanin arome te mire... Ajo erdhi tek une si dikush, qe te kap doren ne momentin qe je duke rene ne gremine"

Nderkohe qe Robert po pinte nje gllenjke nga gota, ne dhome futet edhe Luiza, te ciles Elis i kerkon me shenja qe te mos bente zhurme ne menyre qe Robert te mos e diktonte se ajo ndodhej aty.

Luiza u ul ne kolltuk duke u munduar te mos bente zhurme dhe u rehatua, ndersa Elis po priste qe Robert te vazhdonte serish.

-''E di cfare me ka bere pershtypje gjate gjithe jetes? Se njerezit qe ti ke ndihmuar, njerezit e aferm, miq dhe shoqeri, kur ke nevoje largohen te gjithe ose fillojne ankohen ne menyre qe mos t'u kerkosh gje, ndersa nje njeri i huaj te ndihmon pa e menduar dy here, e tille ishte edhe ajo.'' Tha Robert mbasi uli goten ne tryeze...

-''Ate nate ndejti aty me mua deri ne oret e para kur zbardh dita. E ndieja aty prane vetes trupin e saj te ngrohte, kacurrelat qe me binin ne fytyre dhe me ledhatonin me butesine e tyre, doren e saj te bute dhe te lemuar qe me fshinte fytyren time nga djerset. Ajo nuk me njihte, ndoshta une mund te isha nje njeri i keq, nje perdhunues apo vrases, ndoshta nje hajdut apo rrembyes, por ajo nuk me la aty ne mes te rruges sic ben te tjeret. Ate nate mund te kisha vdekur, por fale saj nuk ndodhi.'' Shtoi ai dhe mori serish goten per te pire...

Elis ve re se duart e Robert kishin fillluar te dridheshin, se ai nuk ishte ne te njejten gjendje sic ishte kur tregonte per vajzat e tjera, Nela kishte nje rendesi tjeter ne jeten e tij dhe ajo rendesi akoma nuk ishte shuar, sepse e bente ate akoma te dridhej.

-''Si ishte ajo Robert?'' e pyet ai

-''Ma pershkruaj pak''

-''Po Nela nuk ishte si gjithe vajzat e tjera, kishte dicka ndryshe tek ajo, syte e saj ishin te medhenj dhe dukeshin sikur mbanin brenda vetes nje det te tere, jeshil i kishte syte, plot bote, si nje det i thelle, te cilit nuk ja di fundin. Ne trup ishte normale, as e shendoshe dhe as e dobet, as e gjate dhe as e shkurter, floket i kishte kacurela ngjyre druri, lekure te bardhe si debora, faqe te kuqe, buzet i merrnin formen e zambaku te bardhe, i cili mbasi rritet shume fillon te perdridhet.

Kishte nje prekje te embel sikur te thonte: Dua te jesh mire.'' Pergjigjet Robert...

-''Kur hapa syte ne mengjes, e pash prane meje, e ulur kembkryq dhe po me shikonte.
Me buzeqeshi sapo hapa syte dhe nuk kishte pamje me te bukur sesa te shikoje ate buzeqeshe sa hapje syte, u ndjeva sikur isha ne parajse dhe po shikoja vete perendine.

-Mirmengjes,-me tha dhe u ngrit ne gjunje,.Syte i kishte te fryre pasi gjithe naten kishte qendruar pa gjume. -Mirmengjes,-ia ktheva dhe fillova te shikoja rreth e perqark, gjendeshim poshte shkallve te nje pallati ndersa jashte sapo kishte filluar te zbardhte.

Me zgjati doren dhe me shikoi ne sy (Une jam Nela, po ju?) me pyeti ajo.

Pash doren e saj per nje moment, me pas u perqendrova tek syte e saj

(Robert) i them duke i mbeshtjell doren e saj te vogel dhe te bute.

Ne fytyre ishte e embel, e qeshur, nuk kishte asnje pike trishtimi ne syte e saj, dukej porsi nje engjell, pa mekate dhe pa djallzi. Me shpjegoi gjithcka dhe me pas me kerkoi falje qe do largohej, sepse prinderit e saj do e vrisnin nese nuk e gjenin ne mengjes ne shtrat, Ashtu i hutuar sic isha, e lash te shkonte pa e falenderuar. U ngrita ne kembe dhe dola jashte, u nisa per ne shtepi, por koken e mbaja mbrapa dhe nuk e di pse.''

-''Po me pas cfare ndodhi? E takove me Nelen?'' e pyet Elis, i cili here pas here hidhte syte nga Luiza e cila po buzeqeshte.

-''Per nje muaj nuk e pash me, sepse nuk merrja dot guximin te shkoja ta kerkoja......
 
20.



Ajo mu be e perditshme, hapja syte ne mengjes dhe me dukej sikur e kisha perballe duke me buzeqeshur, me kumbonte zeri saj ne koke (Une jam Nela) dhe dukej sikur e kisha perballe duke me folur. Mbaja mend akoma butesine e prekjes saj, aromen, shikimin e embel, po cmendesha, ne fakt kisha rene ne dashuri por nuk doja ta pranoja, sepse me dukej sikur po tradhetoja Belmen, sikur po i beja keq asaj, por vjen nje moment ne jete kur njeriu llogjikon, Belma nuk do kthehej me dhe ajo kurresesi nuk do donte qe une te jetoja ne ate menyre qe po jetoja.

Nela ishte ndienja me e fuqishme qe me goditi zemren, me pushtoi cdo qelize te trupit, Nela u be deshire ne mbremje, epsh, pasion, dashuri, mikeshe, moter, u be vete familja ime.'' Tha Robert dhe mori fryme thelle, pastaj piu goten me nje te kthyer dhe u kollit disa here.

-''Pra ti kishe aq vjet qe nuk lejoje asnje femer qe te afrohej dhe pakuptuar erdhi dikush qe te rrembeu pa deshiren tende? Nje njeri i tille vertet behet i rendesishem shume'' tha Elis duke hedhur shikimin serish nga Luiza, si per t'i thene asaj qe edhe ajo e tille ishte.

-''U be gjeja me e rendesishme ne bote, u be dielli ndersa une isha toka, qe rrotullohej rreth saj dhe po te mos ishte ajo, une bija poshte dhe do isha pa drite, pa ngrohtesi, do isha nje gje e vdekur.'' Ia kthen Robert

-"C'ndodhi kur e takove Nelen heren tjeter?" e pyet Elis dhe ja mbush goten Roberit. Nderkohe Luiza ishte mberthyer nga historia dhe me zor priste vazhdimin e saj, per te ditur edhe shkakun pse ai kishte mbetur i verber.

Mbas nje heshtje te shkurter, Robert ngre koken lart i menduar me pas flet.

-''Ishte dite me shi, dimri kishte filluar te largohej dhe shirat pranverore kishin filluar. Nuk e di pse e kerkova ate dite, kishte gjasa qe mos ta gjeja sepse binte shi dhe nuk dilte jashte, por shkova tek lagja ne te cilin ndodhej pallati saj dhe po prisja perballe pallatit. Ne njeren dore mbaja nje cader te zeze, ndersa ne tjetren cigaren qe digjej.
Po prisja dhe sinqerisht me dukej sikur dicka po me grryente brenda vetes, ishte ankthi i pritjes apo dicka tjeter nuk e di, por di qe zemra nuk me kishte goditur kurre aq fort sa ne ate momen kur ajo del nga pallati dhe duke vrapuar hap cadren dhe del ne rruge. E ndoqa deri kur u fut ne nje dyqan, me pas po prisja qe te dilte. Nuk kisha asnje qellim me te, nuk mendoja ta beja per vete apo gjera te tilla, jo, doja vetem ta shikoja edhe nje here dhe ta falenderoja.

Ajo del nga dyqani dhe sa hapi cadren syte e saj u perplasen me syte e mi, per nje moment ngriu dhe po me shikonte, pastaj e skuqur ne fytyre uli koken dhe filloi te ecte ngadale. U afrova tek ajo dhe e ndalova. Me pa ne sy dhe me pas me buzeqeshi me buzen e saj te zambakte. I thashe se doja vetem ta falenderoja dhe se ndihesha keq qe nuk e kisha bere me perpara. Nderkohe ecnim ngadale me cadrat qe ishin bashkuar me njera tjetren. Nuk e di pse kur ndaluam afer pallatit, u ndjeva keq, ndoshta sepse ajo do ikte dhe une nuk do kisha me nje justifikim per ta takuar serish, por ajo me dha siguri me buzeqeshjen dhe shikimin e saj, sikur me thonte: Eja serish sepse dua te shoh.''

-''Vajte ta takoje?''

-''Shume here. Shkoja cdo dite dhe e shikoja kur dilte nga shtepia, me canten ne kurriz dhe ikte ne shkolle. Nje capkene, me e bukura mes shoqeve. Buzeqeshja e saj fitonte perhere ne sfide me trupat e bukur dhe perfekt qe kishin shoqet e saj, ajo buzeqeshje, pervec vemendjes time terhiqte edhe rrezet e diellit, dukej sikur kishte nje diell ne fytyre.

Ajo nuk e kishte vene re se une isha aty, gati cdo dite duke e adhuruar cdo here e me teper, duke u dashuruar ne cdo buzeqeshje qe bente. Por nje dite, kur po dilte nga shkolla, kalova aty rastesisht dhe ajo me pa. Me pas, nje dite, kur po ecja si hije mbrapa saj, ajo ndahet nga shoqet dhe fillon te ecte e vetme ne nje rrugice te ngushte... Une as qe e prisja ate moment dhe u tremba shume'' tha Robert duke buzeqeshur.

-''Cilin moment?''

-''Kur futeshe tek nje kthese e thyer fare, ajo po me priste aty dhe sa dola nga kthesa e kisha mu perballe, nje meter larg meje. Ajo qendronte aty, me nje fytyre te nervozuar dhe plot inat me flet (Pse me ndjek?) me thote ajo plot nerva por me butesine qe kishte ne shikim fjalet e saj dukeshin mjaft te shtirura, sepse po i pelqente fakti qe po e ndiqja. Ne ate moment nuk dija si te pergjigjsha dhe ne fakt qesha kur e pash fytyren e saj plot nerva, behej aq qesharake kur ishte e nervozuar sa edhe kur grindeshim per gjera serioze me vite per te qeshur kur e shikoja. I tregova gjithcka, se kisha dite qe e ndiqja dhe nuk doja ti beja keq, thjesht ta njihja sepse e kisha marr teper perzemer......
 
21.


Ajo u qetesua dhe me pas filloi te ecte duke me dhene muhabet, me tregoi se ishte 20 vjece ,se kishte dy motra, dy prinder teper fanatik qe nuk e linin te dilte apo te kishte shok. Cdo dite takoheshim aty dhe e benim rrugen per tek pallati bashke, nuk i tham njeri tjetrit per tu takuar, thjesht une dilja aty dhe ajo gezohej kur me shikonte dhe u be e perditshme

Kaloi nje muaj tjeter dhe cdo gje po shkonte me se miri. Kisha filluar te ndjeja per te, ishte nje dashuri e forte, e madhe, dashuri nga ato qe i perjeton vetem nje here ne jete, te cilat ose te bejne te lumtur ose te shkaterrojne per gjithe jeten.

Takimet u ben te zakonshme, por jo vetem kaq, ajo sa here me shikonte vraponte drejt meje dhe m,e hidhej ne qaf, me perqafonte fort ndersa une e mbaja ashtu ne ajer per disa sekonda duke e perqafuar, me pas qendronim duke biseduar dhe ecnim sa me ngadale qe mundeshim per te ndejtur sa me shume bashke.

-Cfare ndjeje kur ishe me ate? Sepse ju ishit si dy miq, silleshit si te tille dhe benit gjera qe i bejne miqt''

-''E di qe ka me shume dashuri te fshehura nen petkun e miqesise se sa dashuri te bera publike te cilat jane per interes dhe jo per dashuri? Ka plot njerez qe jane te dashuruar, por kane frike ta pranojne sepse kane frike te humbasin ate mardhenie qe kane bashke'' thote Robert

-''Domethene Nela ishte nje nga keto dashuri? Qe nuk u shpreh kurre dhe qe mbeti e mbuluar nen petkun e miqesise?''

-''Nela ishte dashuri e perzier me miqesi, me pasion, epsh, deshire. Ishte nete pa gjume, mendim qe te pushtonte mendjen, ndienje qe te mbeshtillte zemren, e keqe, e mire, lot, shkatrrim, rilindje, Nela ishte gjithcka, ishte si ajri qe thithim, ishte kudo ku une isha dhe eshte kudo ku une jam, eshte ketu mes nesh, eshte ne cdo gote alkooli, ne cdo cigare, eshte me e madhe deshira per ta pasur prane edhe nje here si dikur se deshira qe une te shoh serish, sepse pa te une jam si nje gur qe ecen dhe flet, nuk jetoj thjesht ekzistoj.'' Tha Robert dhe lotet i rrodhen neper fytyre..

Qe nga ajo dite kishin kaluar dy dite dhe Robert nuk ishte bere i gjalle ne lokalin ku shkonte cdo nate. Elis shkon ne mbremje ne shtepine e Robert. Aty gjen Pamelen, e cila po kujdesej per Robert, i cili dergjej ne shtrat me nje lecke te bardhe ne koke.

-"Cfare ka?" e pyet Elis Pamelen, e cila po lante dyshemen e dhomes. Ajo kishte fshire dhe kishte lare te gjithe dhomen, te cilen e kishte bere te paster akull.

-"Eshte semure, ka qe dje qe thote se do vdesi" pergjigjet Pamela...

Robert degjon zerin e Elis dhe i therret qe te afrohej tek ai.

Elis afrohet tek Robert, ulet prane tij dhe e pyet sesi ndihej. Robert u kollit disa here dhe me pas buzeqeshi -"Po vjen" tha ai

-"Kush po vjen?" e pyet Elis i cuditur

-"Vdekja, po vjen te me marri

Mbreme pash Belmen ne enderr, ishte e lumtur, me tha se e kishte marre malli per mua." Tha Robert dhe i kerkoi Elis qe te afrohej edhe me teper. -"Po vjen" shtoi ai me ze te ulet.

-"Robert ti je i forte, do beshesh me mire dhe do shkojme te pijme nga nje gote bashke, qeras une" ia kthen Elis duke e shtrenguar doren e Robert.

-"Duhet ta tregoj historine para se te jete vone"

-Ma trego kur te jesh me mire, mos u mundo

-"Nuk do jem me mire djalosh, e ndjej trupin qe po dorzohet, eshte fundi. Dua te tregoj gjithcka deri ne fund." Thote Robert me ngulm.

-"Kishte kaluar nje vit qe nga puthja jone e pare dhe ne vazhdonim te ishim te lumtur si para nje viti. Ate vit, ne ditet e para te tij, dikush na kishte pare bashke, nje kusheri i saj dhe i kishte treguar familjes se saj, e cila ishte teper e rrepte me keto lloj gjerash, dashuria per to ishte nje mekat dhe poshterim per familjen

Ate e dhunuan per dite me rradhe, e rrahen aq shume sa me zor levizte, por nuk dinin se kush ishte djali me te cilin ajo shoqerohej... Kur takoheshim naten vone, e ndieja si renkonte kur e perqafoja, kur shtrengoja trupin e saj te nxire, kur drita i binte ne sy dallohej fytyra e nxire nga goditjet..

Me tregoi sesi i ati e kishte rrahur aq shume sa ksihte filluar te villte gjak, e rrihte me rrip, me grushta si te ishte nje qenie qe nuk ndiente dhimbje... Atehere mori fund edhe durimi im. Mbas asaj mbremje, ne dalje te pallatit takova te atin e saj, te cilit i tregova gjithcka ne lidhje me mardhenien qe kishim dhe isha i gatshem te merrja pergjegjsite e mia, ai ra dakort dhe dukej sikur gjithcka po shkonte mire. Kur i tregova njerezve te mij se kisha nevoje per ta per te kerkuar Nelen, ata mu kthyen te gjithe kundra kur moren vesh se ajo ishte rome, madje me thane se nese do merrja ate per nuse ata do me mohonin dhe s'do me quanin me njeriun e tyre. Kur i ati saj mori vesh kete gje, u step dhe mohoi te linte Nelen me mua. Me kerkoi ta lija te qete dhe te hiqja dore prej saj, por kurre nuk mund te hiqja dore prej Neles

Takoheshim naten vone sepse diten nuk e lejonin te dilte edhe kur dilte kishte perhere dike mbrapa. Kishim bere plan te iknim bashke, por dicka nuk shkoi mire. Tha Robert duke u ngjirur

-"Cfare ndodhi?"
 
22.


-"Po e prisja poshte pallatit ate nate. Ishte shume erresire dhe po qendroja ulur tek shkallet. Ora mund te ishte rreth 02:00 e mengjesit...

Nela po vonohej, e kishim lene te takoheshim qe ne 01:30. Dikush po vinte qe nga rruga. Ne fakt ishin disa njerez. Kusherira e Neles ja kishte thene te gjitha te emes dhe e ema saj ja kishte thene te motres qe do iknim. Ate nate me rrahen paq, ishin rreth 5 veta.
Mbasi me rrahen, dikush mu afrua dhe mbasi me goditi disa here ne bark me shqelm nxorri nje cakmak dhe me te me dogji syte, te cilet mbas dy ditesh u verbuan plotesisht, drita e atij cakmaku ishte drita e fundit qe pane syte e mi.

Mbas ca kohesh, kur u ktheva ne kete qytet, mora vesh se ajo ishte fejuar dhe kishte nje femije, e kishin fejuar duke e genjyer se une kisha vdekur dhe qe nga ajo dite une mbeta i tille, i vdekur per te, sepse nuk doja t'ia prishja ate qetesi qe kishte zene jeta e saj, e doja aq shume sa isha i lumtur qe ishte e lumtur me dike tjeter. Qe atehere kam jetuar i vetem, pa asnje njeri prane, njerezit e mi i shava dhe i mohova te gjithe dhe u largova prej tyre" Tha Robert duke qare.

Nderkohe Elis ishte perlotur.

Mbasi ndejti me Robert per disa ore, Elis kthehet ne shgtepi, ku i tregon te gjithe histrone Luizes.

Tek Robert ai u kthye te nesermen ne dreke sapo doli nga puna.

Pamela nuk kishte levizur qe aty, ajo kujdesej me teper per Robertin. Gjendja e Robert ishte perkeqsuar, ai me zor fliste dhe syte i mbante mbyllurr.

Elis kishte bere nje dhurate per Robertin ate dite.

Robert po i dorzohej vdekjes cdo minute qe kalonte dhe ai ishte i vetedijshem per kete gje. Nuk kishte frike, madje me zor po priste.

Nje makine ndaloi perpara shtepise se Robert, nga e cila zbriti Luiza dhe nje plake, e cila me zor ecte. Kur u futen brenda ajo nisi te qaj, lotet ja mbuluan fytyren e rrudhur kur pa Robert te shtrire ne krevat.

Lotet mbuluan fytyren e Robert, i cili ishte kthyer mbrapa ne kohe, ne ate kohen kur shpirti tij u lumturua dhe u vra aq keq sa kurre ndnjehere me pare, ishte kthyer ne kohen kur ne fytyren e tij kishte vetem buzeqeshje, lumturi. Ndonjehere gjerat e bukura dhembin shume kur i kujton pas shume kohesh, sidomos ato momente te cilat i ke kaluar me njerez te cilet nuk jane me prane teje.

-"E doje Nelen me teper se Belmen?" e pyet Elis, por me pas kuptoi se kishte bere nje pyetje idiote.

-"Dashurite nuk mund t'i krahasosh me njera tjetren, jane te vecanta ne menyren e vet, por mund te them se po, e desha Nelen me teper se cdo femer tjeter, e desha fort sa veten time" pergjigjet Robert...

-"E mban mend puthjen e pare?"

-"Po. Ka qene dite me shi, binte aq shume shi sa dukej sikur po shembej qielli, sikur botes i kish ardhur fundi... Une dhe ajo gjendeshim tek hyrja e pallatit, ulur tek shkallet e katit pare dhe po prisnim qe shiu te mbaronte ne menyre qe dhe une te largohesha. Nela ishte ngjitur me mua. Ne momentin kur fjalet mbaruan dhe po shikoheshim ne sy iken dritat, por e ndjeja qe ajo mbante akoma koken drejt meje, ndieja frymen e saj te ngrohte qe perplasej ne fytyren time... I gjeta faqen me dore dhe e afrova drejt buzeve te mia. E putha dhe dreqin kurre nuk isha ndjere ne ate menyre, aq i humbur ne ndienja, i larguar nga bota, nga cdo gje qe me rrethonte... Ndieja buzet e saj te buta, te cilat perkedhelnin buzet e mia... Ate nate ishte momenti kur i shpreha ndienjat e mia dhe nuk ka gje me te bukur se sa te degjosh te njejatat fjale nga personi qe do..."

-"Me pas cfare ndodhi me ju?"

-"Kishim 1 muaj qe ishim bashke si te dashuruar dhe nje dite kur po ecnim se bashku ajo me thote se ndihet keq qe nuk me kishte treguar dicka qe ishte teper e rendesishme" tha Robert dhe heshti

-"Cfare?"

-"Filloi te qante dhe me kerkoi falje disa here, ndersa une e pyesja pse me kerkonte falje. Ndaloi dhe mbasi me puthi fort, (jam rome) me tha dhe lotet i vershuan neper fytyre (E di qe s'do me duash me afer tani dhe se do me urresh, por dije se te dua shume) me tha pastaj dhe tentoi te ikte"

-"Ti cfare bere? E le te ikte sepse ishte Rome?"

-"Jo. E kapa nga krahu dhe e terhoqa duke e mbeshtet ne mur.

Pash syte e saj jeshil dhe te cilter, buzen e kuqe, faqet e bardha dhe nuk me ngjante si Rome, megjithate nuk me interesonte se cfare rrace kishte, ajo ishte vajza qe doja me teper, ishte shpetimi im dhe asgje tjeter nuk kishte me rendesi. I thash te dua dhe e perqafova fort. Me pas i tregova se as nuk e quaja problem dicka te tille, se dashuria qe kisha per te nuk kishte ngjyre"

-"Po ajo cfare beri?"

-"Ajo me perqafoi dhe qau edhe me teper dhe ate dite me premtoi se kurre nuk do me linte vetem, per asnje arsye ne bote."

-"Cfare ndodhi me ju Robert?"

-"Gjithcka dhe asgje"

-"Cdo te thuash?"

-"Do ta them nje here tjeter. Tani me dergo ne shtepi, nuk ndihem mire" tha Robert dhe u ngrit ne kembe....
 
23.


Elis nuk kembnguli ta mbante edhe me teper sepse Robert dukej i lodhur.

Nderkohe qe ecnin me makine, Robertin e zuri gjumi. Trupi i tij po dorzohej ne vitet e jetes, ashtu sic edhe gjethet vyshken edhe Robert po po vyshkej, vjeshta po vinte per ta marre.

Elis e dergoi deri ne shtepine e tij te vogel, e cila kishte vetem nje dhome dhe nje banjo, dhome e cila gjendej ne gjendje te keqe higjenike, kudo kishte shishe te thyera dhe bidona te hedhur, vetem nje pjes e dhomes ishte sadopak e paster, ishte na e dhomes ne te cilen gjendej faqa e murit ku ne korniza druri vareshin foto te nje cifti te rinjsh. Elis i veshtroi per pak kohe dhe vriste mendjen nese ishte Nela dhe Robert. Robert u shtri ne krevatin e tij dhe i kerkoi Elis qe te largohej sepse kishte nevoje per qetesi.

Ajo mundohej te hidhte hapat drejt Robert, ndersa Robert mbante vesh duke degjuar ato trokitje te ngadalta mbi parmak. Mjekra i qe rritur dhe i ish bere e bardhe, floket i ishin shtrire menjane ndersa duart i mbante mbi shtresat me te cilat ishte mbuluar.

-"Kush eshte?" pyet Robert, por askush nuk dha pergjigje, askush nuk hapi dot gojen per te folur.

-"Kush eshte?" pyeti serish Robert me zerin e ngjirur. E njejta gje, askush nuk beri as me te voglin ze.

Ajo u afrua dhe u ul prane tij, ne nje hapsire te shtratit ku ishte bosh. Me pas, me doren qe dridhej preku doren e Robert.

Kur dora saj e preku ai u tremb dhe levizi pak, me pas po lejonte qe ajo dore ta prekte te gjithe doren e tij, fytyren, ballin e rrudhur, buzet e plasaritura dhe floket e thinjur...

-"Kush jeni ju qe keni kete prekje kaq te ngrohte?" e pyeti Robert me gjysem zeri.

-"Jam une Robert" tha ajo -"Jam Nela" shtoi ajo duke belbezuar 3

-"Nela? C'shaka eshte kjo? Mos me tortutroni me, mjaft e keni bere gjithe jeten!" flet Robert duke u munduar te ngrinte zerin per te treguar se s'po i pelqente kjo shaka.

-"Jam vertete une Robert, Nela jote e vogel" tha ajo dhe Robertit i ndryshoi pamja e fytyres.

Ajo i merr doren atij dhe ja vendos mes duarve te saj te fishkura. -" E mban mend kur ecnim kapur perdore dhe une te shtrengoja gishtin tregues?" thote ajo dhe i mbeshtjell gishtin tregues...

Nga syte e mbyllur te Robert gjeten hapsire disa pika lot, te cilat u munduan te rridhnin neper fytyren e tij, por ajo i ndaloi duke i marr me duart e saj, njesoj si dikur, kur ja fshini lotet njeri tjetrit sepse nuk mund te ishin dot bashke.

-"Je vertete ti?" e pyet ai duke qare

-"Une jam, Nela jote" pergjigjet ajo dhe ve koken ne duart e tij duke qare -"Me fal per te gjitha, me fal qe nuk isha me ty, me thane se te kishin vrare dhe gjeja pare qe kam bere ate dite, eshte se jam hedhur nga pallati, por per dreq thyva vetem kembet dhe jo koken, ndersa ti paske qene gjalle. E gjithe jeta ime ka kaluar prane nje njeriu qe nuk e doja, qe sa here me puthte me shfaqeshe ti kur buzeqeshje lumturisht pas cdo puthje tonen. Me fal qe te shkaterrova jeten Roberti im, me fal" shtoi ajo me pas puthi disa here duart e tij. +

-"Ti nuk me ke shkaterruar asgje, ti ishe gjeja me e bukur e jetes time dhe je akoma, ke qene perhere. Une kam vdekur ate dite kur te humba ty dhe jam ringjallur sot qe ndjej serish ngrohtesine e duarve te tua, ndiej aromen tende, oh sa i lumtur jam, jam ne prag te vdekjes dhe jam i lumtur, sikur te jetoja edhe nje dite me ty prane meje, sikur vdekja te tregoi pak meshire" tha Robert dhe shtrengoi sa mundi koken e saj ne kraharorin e tij.

Ajo qante dhe puthte duart e tij, te cilat po e humbisnin cdo here e me shume fuqine...

Elis dhe Luiza u larguan duke i lene vetem, te jetonin bashke pak nga ajo jete qe kishin enderruar gjate gjithe jetes, pak vetmi, pak jete se bashku ne nje shtepi, si nje familje e vetme.

Ishte shume vone, erresira kishte rene mbi qytet. Ne nje shtepize ne qender te qytetit, perqafuar ishin dy pleq, nje plak i ftohte dhe nje plake e ngrohte, e cila qante mbi te duke e perqafuar, i lutej qe te mos shkonte, se ajo copez jete qe jetuan bashke ishte pak per nje dashuri aq te madhe, por nuk eshte e thene se dashurite vdesin atehere kur nuk jane me bashke, dashurite e verteta nuk vdesin as kur trupi behet i ftohte, as kur syte mbyllen per te fundit here, dashurite e vertata jetojne brenda ne zemer per vite, jetojne ne libra ne perjetesi.

Ai dhe Ajo ishin dashur dhe u deshten ashtu sic ja kishin premtuar njeri tjetrit, pergjithmone.

Fund.
 
@Luledielli me ke ber kurjoze por skam patur kohe te lexoj.
Kete fundjave medoemos do filloj nga kapitulli 1 deri ne fund.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.