Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nëse ndihesh në depresion, lexoje këtë material…

U

Universal

Guest

Një nga sëmundjet më të shpeshta që keqdiagnostikohet, është edhe depresioni. Dikush mund të shkojë i mërzitur tek një mjek, ka qenë i mërzitur për një kohë të gjatë dhe mjeku i thotë: “Ti vuan nga depresioni. Duhet të marrësh këto ilaçe”. Por të tillëpacientë nuk janë të sëmurë “kimikisht”, thjesht kanë qenë tëmërzitur për njëfarë kohe. Ndryshimi midis depresionit dhe mërzitjes, është se depresioni ka të bëjë me një disbalancë midis përbërësve kimikë (neurotransmetuesve) në tru. Për të rregulluar balancën e tyre, normalisht lind nevoja e përdorimit të barnave. Ndërsa mërzitja nuk ka nevojë për ilaçe, ajo mund të kalojëvetëm duke ndryshuar mendimet që ke.
Unë kam njohur plot njerëz të keqdiagnostikuar me depresion, tëcilët kanë marrë ilaçe për një kohë të gjatë dhe vetëm pasi kanëndryshuar mënyrën e të menduarit të tyre, kanë kuptuar se nuk kishin më nevojë për ato ilaçe. Pra, ata thjesht kishin mërzitje tëzgjatur në kohë. Por kam njohur edhe nga ata që, edhe pasi kanëmenduar pozitivisht, sërish janë ndjerë të mërzitur dhe kanëpasur nevojë të merrnin barna kundër depresionit. Ajo që dua t’ju them, është se në momentin që ndiheni të mërzitur dhe kjo gjë zgjat me ditë të tëra, është koha të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Nisni të mendoni pozitivisht, bëni gjëra që ju bëjnë tëlumtur dhe vetëm pasi të shihni se këto nuk rezultojnë efektive për ju, atëherë mund të shkoni për t’u konsultuar me një mjek psikiatër.
Ajo që shpesh na mërzit, është se ne nuk e mendojmë shumëthellë se sa të mira kemi në jetë. Ne mërzitemi se mendojmë vetëm gjërat sipërfaqësore. Nuk jemi aspak mirënjohës se jemi tepër me fat që kemi ushqim, kemi veshje, që nuk vuajmë nga sëmundjet, apo që kemi pranë njerëz, të cilët na duan. Po sikur të zgjohesh një ditë mirënjohës duke menduar për këto gjëra, në vend që të mendosh për gjëra që nuk i ke, apo që i ke humbur. Sepse janë pikërisht këto të fundit që na mërzisin më tepër. Ndaj, është momenti që ti të hedhësh një hap pas dhe të mendosh edhe një herë për çdo gjë në jetën tënde, jo vetëm për gjërat negative. Vetëm duke qenë mirënjohës për gjithë të mirat që ke dhe sërish duke ndenjur i mërzitur, mund të kuptosh nëse vërtet vuan nga depresioni apo jo. Shumë njerëz keqdiagnostikohen me depresion, sepse nuk mendojnë në mënyrën e duhur. Duhet të ndryshosh të menduarin për të ndryshuar edhe gjendjen emocionale, në të cilën gjendesh…
 
Depressioni eshte faze momentale, asgje nuk eshte e perjetshme as edhe Depressioni :)
me kalimin e kohes vet njeriu e gjen metoden si te perballoje situacione te caktuara, dhe si te dale nga rethi i shejtani.
Pas lindjes vet u konfrontova me kte Problem kisha Depression postnatale dhe panickattacks mirpo askund nuk e gjeta kurimin as te psikologu dhe as te medikacioni perdeisa u konfrontova me Fobit qe kisha dhe prej aty fillova te shoh gjerat nga nje kendveshtrim tjeter.
Duhet te perkujdesemi per veten sepse edhe truri eshte Organ dhe lodhet, edhe pse trupi funksionon deri sa hargjon cdo energji rezerv dhe vje nje moment qe Truri thot STOP per ta mbrojtur trupin nga ndonje smundje tjeter qe paraqet stresi shembull sulm kardiak, paralize (Schlaganfall), tremor etc
vet njeriu duhet te njohe limitet e veta deri ktu dhe kaq!
Njerzit qe vuajn nga kjo smundje nje gje duhet ta din perderisa Depressioni nuk vjen me ndonje smundje tjeter bashkangjitese sic eshte shembull kanceri dhe domosdoshmerisht shkakton Depression eshte dicka tjeter. Mirpo kto qe vuajn se shembull eshte Dimer dhe rriziko te paraqitet Depressioni dyfishohet ose kan ndonje krize jetesore per x arsye, kurimi me i mire eshte qe ta kuptojn se nuk zgjate tere jeten!!
E shumta mund te zgjase disa jave ose muaj....ne raste te ralla deri ne 2 vite!!!
Mirpo nuk duhet te meret ne krahe te lehte sepse sipas statistikave aktuale 35% ato qe jan te prekur nga Depressioni perfundojn suicidal, nuk e di tani a bejn pjes edhe kto qe vuajn nga ndonje smundje te pasherushme sic e ceka me siper kancerin.
Mendoj se perkujdesi per veten dhe shmangia e stresit jan 50% kurimi i terapis 30% eshte te punosh me te menduarin dhe ato 20% thjesht duhet kohe ti japesh vetes dhe smundjes.
Pastaj vje nje moment qe cdo gje rregullohet, ka Probleme edhe sa te coptosh trurin ti rregullosh eshte e kote, cdo gje ne kohen e vet.
 
Nga jeta ime personale.
Cdo njeri ka probleme,edhe njerezit qe duken sikur nuk kane.
Depresioni eshte nje semundje qe sherohet,por ka nevoje per kohe.
Mos ki turp te kerkosh ndihme,nuk ka pse te te vije turp.
Jeta eshte shume e shkurter te qash,vuash apo te izolohesh nga bota.
Nese ke frike te flasesh me dike,mbaj ditar ose dil flit para pasqyres.
Nuk je vetem,eshte dikush qe lutet cdo nate per ty,i flet henes per ty,vuan per ty.
Eshte kalimtare,cdo e keqe e ka nje te mire.
Edhe natyra vuan termetet,tcunamet,shirat jane dhimbje natyres.
Por,serish del dielli;);)
Keshtu jemi edhe ne qajme,por serish qeshim.
Edhe une kam qare,jam izoluar dhe kam nenvleresuar veten.
Edh une njeri si te tjeret jam,kam ndjenja edhe pse i fsheh.
Ndonjehere dhimbja sherohet kur qan.
Lotet jane ilac,te lehtesojne dhimbjen.
Por mbasi te qash,vendosi nje buzeqeshje fytyres.
Do dukesh me e bukur.
Mos u dorezo.
Ti je forte.
Njerezit e forte vuajne,qajne por rikthehen serish sic ishin.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Dhe un vazhdoj te derdh lot sa her lexoj histori ... sa trishte kjo bote ??
 
Sa e trishte kjo bote kur disa njerez kane bythen ne vend te kokes.
Me dhimbsen njerezit e tille.
 
0*QCoLlusulB5mjhG1.jpg

Merre se te nevojitet......
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.