Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nëse trupi juaj dridhet papritur gjatë gjumit, ja çfarë do të thotë

U

Universal

Guest


A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni duke u dridhur, sikur t’ju kenë hedhur nga shtrati? Apo sikur kenir ënë nga një lartësi e madhe mbi shtratin tuaj? Pothuaj 70 përqind e njerëzve i përjetojnë këto që njihen si “start i gjumit”. Kjo parasomnia ndodh vetëm gjatë gjendjes hipnagogjike, që është periudha tranzitore mes zgjimit dhe gjumit.

Atëherë, pse ndodh kjo?

Ky fenomen është tejet i zakonshëm, por çuditërisht, shkencëtarët vetëm tani po fillojnë të kuptojnë se çfarë e shkakton atë. Ju mund të mendoni se ndoshta diçka e zhurmshme ka ndodhur në dhomë dhe që ajo ju zgjoi, por nuk është domosdoshmërisht kështu.

Shkencëtarët kanë vërejtur se “dridhja hipnike” ndodh më së shpeshti kur bini në gjumë shumë shpejt, pas një lodhje të madhe. Në fazat fillestare të gjumit, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja juaj ngadalësohen shpejt. Por nganjëherë kur jeni tepër të lodhur, truri ecën shumë shpejt përmes kësaj faze të gjumit, duke e ngatërruar vetveten dhe duke menduar se trupi dhe sistemet e tij kryesore dështojnë dhe se po vdisni.

Trupi reagon shpejt duke ju tronditur fort që të zgjoheni, me një shpërthim kimikatesj, një që truri mund ta interpretojë, dhe pastaj të ndërtojë një ëndërr të projektuar për t’ju zgjuar, gjë që është premisa themelore prapa teorisë së ‘dridhjes hipnike’.

Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se disa faktorë, siç janë stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe privimi i gjumit, mund të rrisin frekuencën ose forcën e dridhjeve hipnagogjike. Për fat të mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse nuk janë asgjë serioze. Nëse zgjoheni, thjesht rrotullohuni dhe bini sërish në gjumë. / Bota.al
 
Ehe..
 
E vertet me ka ndodhur shpesh kur kam pasur mbi ngarkes nga puna
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.