Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ngjarja e rëndë në Uzinën e Gramshit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Tre shtetas me pasaporta ruse tentuan…

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Ngjarja e rëndë në Uzinën e Gramshit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Tre shtetas me pasaporta ruse tentuan…​



cd911080-1353-417c-81ef-1c691755084c.jpg



Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Uzinën e Gramshit.

Reagimi:
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.






Top Channel
 

“Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura”/ Çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pasi u arrestuan nga policia për incidentin në Gramsh​



11-3.jpg



“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”. Kështu janë shprehur para autoriteteve shqiptare 3 personat e ndaluar pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se pavarësisht pretendimit të tyre, sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, 2 prej tyre rus nga Moska dhe një ukrainas janë çuar në laboratorin shkencor për ekzaminim.
Top Channel ka zbuluar blogun që menaxhohej nga 33 vjeçarja Svetlana Valerneva Timofoeva. Në faqen e saj të instagramit 33 vjeçarja ka postuar foto vetëm disa minuta para ndalimit nga policia. Në këtë blog në njërin nga postimet ajo shkruan se ka 15 vite që e ndjek këtë hob.

Grupi shihet se ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

blogdsf.jpg



Top Channel
 
Kjo ja ben mu qe ne pamje qe ka personalitet konfident dhe element HPI. Zakonisht keto femra skane kohe me u marr me veten, jane natyrale, pa thonj t gjat, pa manykyr, jo ekspresive, etj. Kesaj i bo derman vec Ujku i Shijakut ?
 

Open Ballkan”, Ngjarja e Gramshit, rusi pohon: Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete​




Shtetasi rus që u konfrontua me dy efektivët e Forcave të Aarmatosura në uzinën ushtarake të Cekinit në Gramsh ka pranuar se ishte udhëzuar nga shërbimi i brendshëm rus për të fotografuar uzina dhe objekte ushtarake në Ballkan.

Rusi 24-vjeçar Mikhail Zorin ka treguar se kishte hyre me biçikletë në vendin tonë, ku ishte takuar më pas me dy të tjerët. “Nuk jam paguar për këtë detyrë dhe nuk më kanë premtuar para”, është shprehur.

Me shumë gjasë ai bën pjesë në kontingjentin që shërbimi i brendshëm rus i përgatit duke u dhënë detyra të lehta për të kryer dhe më pas, personi që tregon më tepër zotësi vijon karrierën, ndërkohë që të tjerët “eliminohen” rrugës, si në rastin konkret.

Deri më tani, sipas burimeve, nuk ka patur asnjë interesim nga ambasada ruse. Dy shtetasit rusë Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofoeva si dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit, në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.

Më 20 gusht tre personat e arrestuar, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, ishin përballur duke i lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.