Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ngrënia e thonjëve , shprehi e keqe apo çrregullim ?

TinkerBell

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 22, 2017
Mesazhe
856
Ngrënia e thonjëve e quajtur ndryshe si " Onychophaghia " është e shprehur tek të gjitha moshat. Zakonisht fillohet rreth moshës 10 vjeç deri 18-20 , por dhe mund të vazhdoj gjithë jetën. Shpesh ky " ves " vjen si pasojë e stresit , ankthit , por edhe duke punuar , kur jemi të uritur apo thjeshtë duke ndenjur dhe parë Tv.
Arsyet pse duhet t'i them stop ngrënies së thonjëve janë :

1. Bakterjet e shumta qëndrojnë nën thonjë - pa marrë parasysh i lajmë duart ose jo , është shumë e vështirë të hiqen të gjitha mikrobet dhe papastërtitë e tjera nga thonjtë.
As nuk mund të imagjinohet se çfarë mundësie u japim këtyre bakterieve në këto kushte.
2. Rreziku nga infeksionet - është shumë e njohur Paronchia që shoqërohet me skuqje ënjtje dhe dhembje , nëse shkaktari është bakterial , shfaqen dhe fluska të mbushura me qelb. Ja sesi duket si infeksion <


View attachment 14889
3. Dëmtimi i dhëmbëve - ngrënia e rregulltë e tyre , bën që dhëmbët të zhvendosen , si pasojë vijnë në shprehje protezat , ndodh thyerja dhe dëmtimi i smaltit.
4. Mosrritja e thonjëve - duken goxha shëmtuar për të parë , jo higjienike , dhe dhemb.
5. Rrezik nga helmet toksike - nëse lyeni thonjtë , duhet urgjent të ndaloni ngrënien e tyre ! Pasojat mund të mos jenë të menjëhershme , por mund të shfaqen çrregullime të mëvonshme.

Edhe pse duket e thjeshtë për të thënë , për t'i ikur këtij vesi duhet shumë vullnet , vendosmëri , durim dhe vetë disiplinë.
Ndihmojnë :
- mbajtja e duarve gjithmonë të zënë , duke bërë aktivitete të ndryshme
- prerja e tyre shumë shkurtë në formë ovale
- ngrënia e shpeshtë e çamçakëzit

View attachment 14890

View attachment 14891
 
Eshte nje nder veset me te shemtuara!!
Personalisht me shkakton tip neverie nje ves i tille kur e shikoj qe manifestohet tek nje individ!
Duhet rreptesisht ti kontrollojme tek vetja disa vese,qe sjane as higjenike as etike.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.