• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Nitroglicerina

Vinjol

Vergees es nie....
VIP i Forumit
Mesazhe
4,247
Likes
5,354
#1
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Nitroglicerina është vazodilatator i grupit të nitrateve, që gjen përdorim të veçantë në trajtimin e angina pektoris.
•Nitroglicerina sublingual vazhdon të jetë bar i zgjedhur për trajtimin akut të anginës (krizës anginoze), pasi veprimi fillon shpejt, efikasiteti është i provuar dhe kushton pak.
•Nitratet nëpërmjet vazodilatacionit rritin kapacitancën venoze dhe ulin rezistencën arteriolare dhe, për pasojë, pakësojnë kërkesën e miokardit për oksigjen. Tek të sëmurët me anginë, nitroglicerina nuk e rrit fluksin koronar të gjakut, por bën një rishpërndarje të tij, në favor të zonave ishemike.
INDIKIMET
•Angina pektoris, trajtim i krizës
•Angina pektoris, profilaksi
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Nitroglicerina kundërindikohet tek pacientët me hipertension kranial (p.sh nga trauma e kokës) apo me hemorragji intrakraniale.
•Nitroglicerina kundërindikohet tek pacientët me hypovolemi (rrezik për hypotension) dhe me anemi të formës së rëndë (për shkak të methemoglobinemisë).
•Administrimi IV është i kundërindikuar tek pacientët me perikardit konstriktiv ose me likid në perikard.
•Gjatë mjekimit me nitroglicerinë përdorimi i sildenafilit (Viagra) është i kundërindikuar.
•Hipertiroidizmi përbën kundërindikacion relativ.
•Nitroglicerina duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët me glaukomë.
•Nitroglicerina duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët me infarkt miokardi të freskët, pasi hypotensioni dhe takikardia reflektore mund të përkeqësojnë isheminë.
•Efikasiteti dhe siguria e nitroglicerinës tek fëmijët nuk është përcaktuar përfundimisht.
EFEKTET ANESORE
•Gjatë trajtimit me nitroglicerinë, shpesh, vërehet dhimbje pulsuese persistente e kokës. Ndonëse dhimbja e kokës kalon vetë, kur është e nevojshme për ta qetësuar, mund të përdoret aspirinë.
•Përdorimi i dozave të mëdha, ose marrja në pozicionin “në këmbë” mund të shkatojë hypotension dhe takikardi sinusale reflektore. Në këto raste i sëmuri duhet vënë në pozicion Trendelenburg.
•Më rrallë mund të vërehen nauze, të vjella, tharje goje, therje (djegje) nën gjuhë.
•Methemoglobinemia është një efekt anësor i rrallë, që vërehet sidomos gjatë mbidozimit, dhe mund të shfaqet me cianozë, nauze, të vjella, shok dhe koma.
•Përdorimi i dozave të mëdha, ose në intervale të shkurtëra mund të shkaktojë tolerancë ndaj veprimit të nitroglicerinës.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Nitroglicerina mund të shtojë klirensin hepatik të alteplazës dhe të pakësojë efektin trombolitik të saj.
•Nitroglicerina, kur përdoret njëkohësisht me antihipertensivët, vazodilatatorët, antidepresantët, fenotiazinat, benzodiazepinat, agonistët e opiateve, mund të shtojë efektin hypotensiv të tyre.
•Teorikisht përdorimi i alkoolit gjatë mjekimit me nitroglicerinë mund të shtojë veprimin vazodilatator.
•Alkaloidet e ergotit mund të kundërshtojnë efektin vazodilatator të nitroglicerinës.
•Simpatomimetikët mund të antagonizojnë efektin antianginoz të nitroglicerinës.
•Acetilkolina, noradrenalina dhe histamina janë antagonistë funksionalë të nitroglicerinës.
•Gjatë mjekimit me nitroglicerinë përdorimi i sildenafilit (Viagra) është i kundërindikuar.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi (Kategoria C).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Mund të përdoret.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Për profilaksinë dhe trajtimin e atakut të anginës, nitroglicerina jepet me rrugë sublinguale me dozë 0.3-1 mg, që mund të përsëritet sipas nevojës.
•Në rastet e rënda, ajo mund të administrohet edhe me infuzion IV, me dozë 10-200 mikrogram/ditë.
PREPARATET E REGJISTRUARA
tabletë 2,6 mgNITRODYL
tabletë 6,5 mgNITRODYL
sistem 25, 50, 75 mgNITRODERM TTS