Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

PËRVJETOR KUJTIMESH

Sërish vjen ndërrimi i motmotit

Në imagjinatë do të kujtoj

S’ta njoha ftyrën ti ishe e vogël

31 dhjetori , zi pikllim lëshoi!

Sa herë fundvitit thuhet urimi , për jetëgjatësi

Më pikojnë lotët në lutjen me vaj

Bari mbi varr të ka mbi

S’të harroj, Ty motër për sa të jem gjallë .. !
I paharruar kujtimi i saj te rroni dhe ta kujtoni ?
 
Lotet sonte ishin te ftohte,pothuajse te akullt.
Kjo tregon se shpirti nuk digjet më.
Thjeshte hesht...e nuk me jep asnje fjale.
Ndoshta nuk ndjen më as mungese dhe as mall
Por vetem merr fryme dhe mban veten gjallë.
 
Me doli gjumi, me nuk mund te fle
Mendjen tek ti, a thua valle ku je
cben? Si je? Ate zemer si ma ke?
Shfaqu para meje, te lutem mos u fsheh
 
Deep

Nuk kam shok kur kam probleme

Por kur gjerat shkojn mir te gjith duan tme shoqerojn

Nuk u ndjeva ndonjiher bosh kur skisha lek

Por shpirti mu coptua kur harrova indetitetin

I huaj nuk u ndjeva kur nuk me than mirmengjes ne emigrim

Por kur nuk e gjeta dot gjuhen ne gjuhen time

Nuk pata asgje thoja kur kisha gjithcka

Do jem me sic kam qen them tani qe kam ate qe kerkoja

Por ndo1 her gjithcka qe ki nuk eshte haq sa duhet

Dhe kur ke gjithcka cfar duhet nuk ke ate qe do

Te them te drejten me shum me eshte sheruan shpirti ne vetmi se sa duke u hapur me shoqerin

Sa do doja te isha si toka nji sfer gjigande qe mbas cdo demi nga asteroide , plasje vullkane dit te erta , e ka gjetur rrugen prap per tu lulezuar.

Por un nuk jam ashtu se bashku me shum njerez dhe un them se jam i fort dhe te tjeret me njohin per personalitet te ftoht.

Cdo dit duke ndihmuar te tjeret dhe duke dhen motivim kurse cdo nat duke dhegjuar muzik shpirterore dhe humbur oret e gjumit.
 
Vetmise i trembem, sepse me kujton cdo gje qe ndanim
Kenget e tua si ndegjoje, dikur ato zemren ne dysh ma ndanin
Nuk me sheh e s'te shoh, s'di ku je, c'ben apo si kalon
Pyes veten, valle? Kur naten je ne vetmi, sa m'kujton?
Thone plaget sherohen, por shenjat mbesin
Dashurite e verteta jetojne pergjithmone, ato nuk vdesin
 
Vetmise i trembem, sepse me kujton cdo gje qe ndanim
Kenget e tua si ndegjoje, dikur ato zemren ne dysh ma ndanin
Nuk me sheh e s'te shoh, s'di ku je, c'ben apo si kalon
Pyes veten, valle? Kur naten je ne vetmi, sa m'kujton?
Thone plaget sherohen, por shenjat mbesin
Dashurite e verteta jetojne pergjithmone, ato nuk vdesin
Të paskan lëndu e ty ?
 
Kur erdhi kirurgu ne salle te operacionit dhe infermieria po me bente anesthesia fli gjume tani tha shiko endrra te bukura, qesha dhe i thashe i pame ne jet ne dhe na mbeti ti shohim ne gjume, por pergjigjen se degjova, aq ishte.
Kur u zgjova pas disa oresh nuk po qaja si dikur, as po thoja gje si dikur.
Thjeshte ndjehesha gezueshem,se di pse, ndoshta pse ishte fundi nje dhimbje te madhe.
Falenderojme Zotin?
 
Kur erdhi kirurgu ne salle te operacionit dhe infermieria po me bente anesthesia fli gjume tani tha shiko endrra te bukura, qesha dhe i thashe i pame ne jet ne dhe na mbeti ti shohim ne gjume, por pergjigjen se degjova, aq ishte.
Kur u zgjova pas disa oresh nuk po qaja si dikur, as po thoja gje si dikur.
Thjeshte ndjehesha gezueshem,se di pse, ndoshta pse ishte fundi nje dhimbje te madhe.
Falenderojme Zotin?
Ishalla nuk shkon më në atë derë ?
 
Kur erdhi kirurgu ne salle te operacionit dhe infermieria po me bente anesthesia fli gjume tani tha shiko endrra te bukura, qesha dhe i thashe i pame ne jet ne dhe na mbeti ti shohim ne gjume, por pergjigjen se degjova, aq ishte.
Kur u zgjova pas disa oresh nuk po qaja si dikur, as po thoja gje si dikur.
Thjeshte ndjehesha gezueshem,se di pse, ndoshta pse ishte fundi nje dhimbje te madhe.
Falenderojme Zotin?
Zoti të ndimofte e të dhënte shëndet e buzëqeshje përballë çdo sfide..
 
Pluhuri i jetës

Pyes veten tani, pasi ka kaluar kaq shumë kohë, nëse të njihja mjaftueshëm... Dhe mendimet e mia kthehen në gjithçka që mbeti e pazbuluar, si nje kopse nën pallton e ashpër të indiferencës... me shtresat e trasha të grimit, me një buzëqeshje prej porcelani. Aq i hollë sa të plasaritet nga një prekje.

Kam frikë nga çdo gjë që ndërtuam dikur, kur ishim te zhveshur në shpirtin tonë, kur endeshim te shkujdesur me mendimet tona... Unë dhe ti... në botën e gjithçkaje që nuk do të quhej vetëm besim ... se do të zhdukej në vetëm një moment ... si një flluskë sapuni.

Ndoshta brishtësia ime te solli deri këtu. Shfaqja ime e hiçit, se unë jam thjesht një njeri i vdekshëm i zakonshëm që të do pa kushte ... Ose skepticizmi yt në gjithçka që dikur besonit, dhe tani është thjesht bosh . Eh mendje e shëndoshë.

Mallkuar të thurren ëndrra e ëndrra bashkë dhe tani nuk je më këtu. Kujtimet që më kthejnë në atë kohë vetëm më bëjnë të ndihem më e ftohtë, më bëjnë të dëshiroj të vesh pallton dhe të largohem edhe një herë nga ky vend i mallkuar.
 
Nuk o jeta e shkurt, po qendrimi n'to
Ka momente kur insani nuk duron ma
Lodhet i shkreti, cdo sen i doket kot
Zhytet n'mendime t'thella, nuk del dot
Sot zgjohet me vullnet, i kesh pak ftyra
Naten bota i ndryshon, i bohet me 2 ngjyra
S'ka kah t'ja mbaj, Zotit i mbeshtetet
Se shoqnia e harron, i vetmuar mbetet
Dikur ndalet dhe e sheh, qe me merzi s'ja qet
Vet ec pa krah t'kerkujt, se i ka kraht e vet



K.S

1/27/2023
 
Ngulfatja e feniksit

Po ju shkruaj sërish edhe pse e di që fjalët e mia do të përpihen nga errësira e natës. Shpresoj se nuk do të lodheni nga historitë e mia para gjumit dhe nuk do ta zbuloni fundin. .. Që nga momenti kur pashë për herë të parë shkëndijën në sytë e tu, nuk e shuaj dot zjarrin në mua !! Ata sy zgjuan pasione të tmerrshme të zjarrta, më mjegulluan arsyen dhe më çuan në veprime të pahijshme, pasione të ulëta, monologje perverse… , arratisje të pasinqerta drejt teje, vetë-mashtrim……e çfarë jo.

Dhe ata ende po më ndjekin edhe pse unë tashmë kam gjetur një mënyrë për t'u shpëtuar, por nuk e di nëse do të gjej ndonjëherë një mënyrë për t'i parë drejtpërdrejt dhe për t'u përballur me ta.

Më kujtohen netët kur vinte dhe merrte gjithçka që i nevojitej. Gjatë atyre vizitave ju merrnit nga një pjesë te shpirtit tim për të lënë trupin tim, pa shpirt.

Tani shpirti im jehon qetësisht në nënvetëdijen tënde, sepse pasi më ke lënë pa të, ai është skllav atje. Më kujtohen edhe netët kur prisja në heshtje të vish, por pa qëllim. Pyesja veten ku ishe ato netë me kë? Dhe në ato momente, a menduat për mua? A ia vlente, heeej a ja vlejti?

Ngatërruar në labirintin e dashurisë sime të çoroditur, atëherë nuk e dija rrugëdaljen, as nuk mund ta merrja me mend se çfarë ishte më mirë a më keq në këtë çorroditje ?! Edhe sot nuk e di se cili vendim do të ishte më i miri për ne, sepse sot jam fizikisht shumë kilometra larg teje dhe shpirti im endet nëpër labirintet e nën ndërgjegjes tënde për të të treguar historinë e vërtetë të dashurisë sime për ty . . . Unë do të vazhdoj pritjen time ... Si të të quaj sot shpresa ime e shuar ne harresën e ngulfatur nga një zemër e pa besë!!!! ....@r
 
Ndjej neveri per njerezit qe nuk njohin veten.
Per ata qe shesin p@rdhe e cu duket vetja.
"Ec mor hamall me qira" do tu thosha atyre ae duan te poshterojne njerezit e thjeshte, njerezit e mire dhe qe punojne sipas mundesise dhe aftesise.
 
Me pelqen te dialogoj me njerezit pa folur,
Dua tua le ne dore kodiket e bashkebisedimit teresisht ultratingujve qe krijohen e perplasen mes nesh, e qe deshifrohen pa shkeputje nen rritmiken e gulceve te zemres.
Me kthejne ne nje instrument organik qe nuk ka partiture e as dirigjent qe ti beje karshillek bilbiblit qe diku me tej ne kopesht po shpreh talentin e tij.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.