Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

Mund te shikoja ne syte e saj shpirtin e thyer si nje pasqyre ne dysheme, copzat e qenies se saj dhe serish ajo buzeqeshte! Ne ate moment e kuptova cdo te thote te jesh Femer.
 
Te kam harruar e di?
Nga korniza e hoqa fotografine tende dhe nga kuleta. I grisa te gjitha poezite e tua bashke me letrat, qe me dergoje. Rrobat e tua i mora dhe i futa ne nje qese te zeze dhe i dhurova.
Kam hedhur e grisur cdo gje qe me lidh me ty. Dhe mbremjeve kur koken ve ne jastek mendoj se si te kam harruar, se buzeqeshja jote s'me kujtohet, se zeri yt nuk me tingellon me ne mendje, se ledhatimi yt neper lekure eshte harruar tashme e s'ma dritheron me trupin.
E teksa te mendoj cdo nate e bind veten se te kam harruar!
 
Ndonjehere kur ti mungon, me mjafton te mendoj imazhin tend ulur ne nje karrige teksa kreh floket e lagur, qafen e holle te veshur me buzla te vogla uji, menyren si heq syte nga Netedy.com dhe me shikon vetem per pak, me pas me buzeqesh dhe ndihem i kenaqur me kete jete.
 
Duhet te buzeqeshesh ndonjehere, me tha, Jeta eshte e bukur. Por si mund ta beja, ate gjen, te buzeqesh, kur ne fakt jeta nuk ishte e bukur, te pakten per mua.
Si mund te buzeqesh njeriu, kur buzeqeshja nuk eshte dicka qe ti e ben sepse do, por sepse ke arsye.
U mundova, per hir te saj buzeqesha dhe pash reflektimin tim ne xhamin e barit ku ishim ulur. Dhe nuk pash asgje te vecante ne ate reflektim, vecse nje te mjere me mjekerr te parruar, sy te trishte e te skuqur dhe nje lakim buzesh qe i ngjante nje vizore te perkulur deri ne ate pike sa nga momenti ne moment mund te thyhej.
 
Jam gjithmon Vetvetja! Ky eshte celsi i suksesit tim! E ndoshta deshtimi yt!;)
 
Nuk mund t'i hedhesh njerezit si nje shami, te cilen kushedi c'udhetare do e shkelin ne rruge, do e grisin e do e coptojne!
Nuk mund t'i fshish njerzit nga zemra aq leht, si nje pikture ne avullin e xhamit!
Nuk mundesh kaq lehte ti heqesh nga mendja kujtimet, si te heqesh kepucet e ti hedhesh tutje!
C'njerez te pa shpirt!
C'njerez te pa zemer!
C'u be keshtu kjo bote? Ne c'kanal e hodhen dashurine?
Ku e mbyten meshiren?
Ku e vrane miqesine?
Ku vdiq njerzia?
E c'dreqin jane keto qenie qe ecin mbi toke? Me pelerina te zeza veshur ne shpirt?
Aq te zinj, sa dhe djalli ka marr arratine.
 
Kush e di c'tmerr ke perjetuar!Sa keq me vjen per ty... vertet e them!:)
Nejse gezuar per ditet ne vazhdim:p
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Nuk e di ne ja vlen ta bej, as nese do vish, por po te pres.
Kisha degjuar te thonin se pritja eshte therse, eshte si nje metal qe te ngulet ne mish, ndersa pritja ngulet ne shpirt. Nuk e dija se te presesh ishte kaq e veshtire dhe e dhimbshme.
Shpesh here me vjen te mbledh cdo gje, rroba, letra, kujtime, momente, e te largohem, por pastaj hedh syte nga dritarja, nga ku pertej shtrihet e gjate rruga dhe mendoj te pres edhe pak, se mos dukesh ti. Pres disa ore, me pas behen dite, jave, muaj dhe une kam frike se mos te pres vite.
Duroj ende pritjen qe pergjak shpirtin, krijon plage, deperton cdo here e me thelle... Edhe pak, do pres edhe pak.
Keshtu ditet mbushen me pritje, me shprese se dera do trokas dhe perballe do te shoh ty, me floket e kapur bisht, fytyren pa tualet, me nje cant ne dore dhe pastaj do me perqafosh.
Imagjonoj shume, fantazi plot shprese qe behet e pashprese ne cdo ore qe kalon.
Megjithate serish rri e pres, sepse e di qe edhe po te largohem, kudo qe te shkoj, serish do pres. E di se cdo trokitje ne dere do me ngjasoje me trokitjen tende, se cdo zile telefoni do mendoj se vjen nga ty, se letrat me poste mbajne adresen tende dhe ne to ke shkruar "Me prit, po vij".
Ndaj te pres ketu, pa shkuar larg.
Te pres, edhe pse ndonjehere i pashpres, por serish, pres.
 
Kendo edhe nese te thone se ke ze te shemtuar.
Shkruaj edhe nese te thone se shkruan tmerresisht keq dhe me gabime.
Kerce edhe kur te thone se nuk di ta besh.
Bej ate qe do pavarsisht sesi e ben, beje per vete sepse e ndjen dhe te jep kenaqesi, mos e bej per te bindur te tjeret.
 
Mbaj mend kur mora valixhet, i mbusha plot me rroba. I hodha brenda tyre ashtu rremuje sic i kapa. I mbylla dhe dola jashte. Terhoqa deren me force dhe me pas fillova te eci plot revolte drejt stacionit.
Ne njeren prej valixheve varej nje corape e ne tjetren nje menge trikoje.
Nuk ishin te renda. Te renda ishin ato qe mbaja brenda vetes, valixhe plot kujtime, plot premtime te thyera.
U ula ne vendin tim ne tren dhe mbeshteta koken ne xham.
Bah, dashuria... Cfryva i lodhur.
Nje perralle e vjeter. Jo nuk largohesh nga njeriu qe do, jo nuk mund te jetosh pa ate, jo nuk e harron kurre, bla bla bla, te gjitha traplliqe te shkrimtarve te deshperuar... Shtova i nervozuar...
Ja do me shikosh si do jetoj pa ty, si do te harroj dhe sa mire do jem. I lumtur, keshtu do jem. Keshtu posi... Fola serish dhe e ngrita zerin pak si teper. Nje grua po me shikonte e cuditur dhe e friksuar. Epo dukesha si i cmendur qe flet me vete. ti me bere te flas me vete, e poshter.
Treni filloi te ecte dhe per dreq s'e di pse mu mblodh nje lemsh ne gryk, qe edhe pse mundohesha, nuk e kaperdija dot poshte.
Vendosa te iki larg, te harroj, te le pas gjithcka. Isha lodhur aq shume sa vec zoti e di.
Dhoma e hotelit ishte teper e bukur.
Tavani prej druri.
Disa orendi te vjetra.
Nje ambazhur me poca te thyer, por megjithate bukur.
Fillova te bind veten se cdo gje ishte mire dhe se kisha filluar te harroja, madje une s'te mendova fare edhe pse te mendoja duke menduar se s'po te mendoja.
Dola jashte, duke u munduar te shijoja ate dite te bukur me diell.
Dikush thirri emrin tend dhe si i cmendur fillova te shikoj mes njerzve se mos te dalloja. Mendova se me kishe ndjekur. Me pas vura re se nje grua po terhiqte prej krahu nje femije, qe ishte vajza e vogel qe mbante emrin tend. E mallkova ate gruan qe i kishte vendosur emrin tend dhe pse bertiti aq shume kur e thirri, pse? Sikur e beri per inat, une sapo kisha nisur te harroja, kisha tre ore qe nuk po me merrte malli.
U ktheva ne hotel. Mora valixhet ashtu sic ishin me corape te varura jashte. Thyva dhe pocin e fundit te ambazhurit te lodhur dhe dola jashte.
Mora trenin dhe u ktheva serish.
Njeren valixhe e harrova ne tren, nga nxitimi per tu kthyer ne shtepi, e lash atje dhe kushedi c'u be me corapen time te varur ne valixhe.
Hapa deren dhe te pash ty te shtrire ne divan, me nje cigare ne dore, floket e leshuar poshte sa gati nuk preknin dyshemen dhe kembet e ngritura ne mur.
He erdhe? ... me pyete plot shperfillje, madje as nuk me hodhe syte.
Jo nuk erdha, ta ktheva vrazhde dhe hodha valixhen ne qoshe te dhomes.
Po ti cdo ketu njeher? te pyeta dhe ti qeshe nderkohe qe thithe cigaren.
Po te prisja ty. Ti nga ishe? ... Me pyete dhe me shikove drejt e ne sy.
Ika te harroj ty... ta ktheva duke te shikuar me inat dhe me vinte kaq inat qe isha plot inat dhe ti po ma zbusje inatin me ate shikimin e embel.
Dhe?
Dhe lesht. Nuk ishte vendi i duhur. Duhet te gjej nje vend me te posatshem. Te them une dhe ti qesh nderkohe qe ngrihesh ne kembe...
E di qe te dua shume apo jo nevrik i poshter. Me the dhe hape kembet duke u ul ne prehrin tim.
Mos e thuaj ate.
Ke?
Qe me do!
Pse?
Se une filloj e besoj dhe me ikin nervat me iken inati me iken edhe ndjenja se te kam harruar pak...
Ti qeshe dhe fillove te me perserisje disa here se me doje dhe me kapje nga faqet dhe e dije qe e urreja te me kapin faqet, e beje me kast qe te nervozohesha dhe kur nervozohesha, kisha ate nevojen te puthja egersisht, te shtrengoja fort...
Me mungove. Te thashe dhe ula koken i lodhur, u lodha duke u munduar se harruari ty, tre ore perpjekje te cuara dem.
Edhe ti mua... peshperite ne veshin tim, gje qe e dije dhe per kete se me cmendte. Njihje cdo ane timen, dije cdo gje per mua, gjera qe askush nuk i dinte dhe une te doja aq shume atehere dhe te dua edhe me teper sot.
 
Do rrish? Me pyeti me zerin e saj te trishte qe dilte plot vibrim nga kordat e zerit te saj.
Do iki, sa te mbaroj edhe kete cigare, ja ktheva. Syte i hodha per nga cigaria qe ishte djegur me teper se gjysma.
Ajo qe ulur perdhe, ne pllakat e ftohta ngjyre kafe te hapur dhe shikimin e mbante perdhe, por vetem per pak, sepse syte e saj te trishte e te perlotur e ngulen shikimin ne syte e mi, qe i kthyen te njejtin shikim.
Cigaria po shkonte drejt fundit. Ato fare pak minuta nuk nxorrem gjysem fjale nga goja.
Pije dhe nje tjeter dhe pastaj ik!, tha ajo me nje ton zeri sikur donte te thoshte "E di qe e bastardova kete here dhe nuk dua te te mbaj me zor, por dua te qendrosh" dhe me drejtoi paketen me cigaren e fundit qe gjendej ne te.
Jo. Nuk dua te pi me. Fola ftohte dhe po mundohesha te gjeja forcen per t'u ngritur dhe te ikja, por e dija se po te largohesha qe aty, nuk do kthehesha me kurre dhe kjo me bente me teper te tutesha per t'u larguar edhe pse kisha te gjitha arsyet e botes qe ta beja.
Ma jep aate cakamak, fola dhe vendosa cigaren e fundit ne buze. Ajo shpejtoi te me jepte cakmakun dhe u ngrit ne kembe.
-Po shkoj te ble nje pakete tjeter, foli nderkohe qe ecte. Dhe une buzeqesha, sepse ishte e gatshme te me helmonte me cigare vetem qe te me mbante aty sa me gjate dhe me e bukura ishte se, dhe une deshiroja te helmohesha vetem qe te qendroja edhe me gjate.
- Mos ik, mire?, shtoi duke zgjatur koken te dera.
E ne ate moment e kuptova se ajo tashme ishte bere graviteti qe mbante shpirtin tim ne ekuiliber, mbushte jeten time me substance lumturie, i jepte asaj kuptim.
Kuptova se tashme isha i pashprese, nuk i perkisja me vetes, por dikujt tjeter, prej te cilit nuk largohesha dot e do qendroja me justifikimin se cigaria nuk ka mbaruar e kur te mbaronte, do e pija edhe nje tjeter.
 
Kur te humba ty, i grisa te gjitha shkrimet e mia, i laga me alkool dhe u vura flaken. Me flaken e tyre ngroha duart dhe me duar ferkova fytyren e ftohte, por shpirtin ende e kisha akull, acar.
Kur te humba ty, i boshatisa shishet e Vodkas, shishen e drurit te mbushur me Rum, Rakine e kumbulles qe ma kish dhene Nena me vete kur te me zinte gripi dhe, e shterova shishen e Uzos Sambuka, por prap shpirtin e ndjeva bosh.
Kur te humba ty, vrapova si i marre naten vone neper rrugica, duke te kerkuar, i dehur dhe i deshperuar shikoja dhe poshte gurve se mos ishe fshehur. Dhe kur pija me dilte e gjeja veten te mbledhur struk neper qoshkat e avllive te vjetra. Duke te kerkuar ty, humba veten.
 
Ishte dite gri, nga ato ditet e ftohta dimri kur thonjte e gishtave dhembin nga i ftohti, kur perplasja e shikimit me syte e tu shkaktoi vetetima ne shpirt.
Per nje moment i ndjeva gjunjet te pafuqishem, i ndjeva te dridheshin e te thernin thelle deri ne palce te kockes.
Kishin kaluar aq shume vite sa dhe kujtimet kishin gjetur qetesi e flinin te qeta te shtrira neper cipen e holle te harreses. Por ne ate moment e ndjeva kercitjen e asaj cite te thyhej si nje qelq i holle dhe delikat qe perplaset ne dysheme e therrmohet ne qindra copeza.
Mjaftoi vetem nje fragment sekondi te shikoja syte e tu qe kujtimet te vershonin si nje lume i fryre dhe i terbuar.
Si eshte e mundur? Qe per nje sekond te behet nje lemsh i madh ne mendje duke shkatrruar sistemimin e e kujtimeve dhe mendimeve qe i ke stivuar ne rregull per vite me radhe.
Kembet nuk bindeshin, asnje hap nuk merrte forme, asnje kontur i fytyres nuk reagonte, dukej sikur koha kishte ngecur brenda atij sekondi dhe nje kaos kujtimesh mbyste cdo hapsire.
Ti buzeqeshe dhe ai ishte momenti kur trupin ma perfshiu nje i ftohte theres, duke ma rreqethur shpirtin.
Me pas, nje pershendetje e heshtur me sy dhe koha filloi te rrjedhe serish ne shtratin e saj dhe ti humbe serish mes njerzish qe nxitonin neper trotuar.
Ishe po e njejta si atehere, me te njejten peshe ne jeten time, qe te mjaftonte nje sekond te shkaktoje kaos ne jeten time.
Nje fllad i lehte fryu duke keputur gjethet nga deget e pemve njesoj si stuhite qe ti fryn ne shpirtin tim.
Ti, mbretereshe e mbreterise se lumturise dhe trishtimit tim.
 
Nate.
Shiu kishte marre per kot dhe dukej aq i zemeruar sa nuk kishte ndermend te ndalej per nje kohe te gjate.
Capitesha me kepucet e mia kafe me sholle te konsumuar e me lekure te rrjepur, ku here here ndjeja ujin e ftohte qe me futej neper hapsirat mes gishtave. I doja aq shume ato kepuce vetem dhe vetem prej faktit se ishin dhurate per ditlindje nga ty dhe per dreq ishin e vetnja dhurate qe kisha marre prej teje pavarsisht shume ditelindjeve qe kishin kaluar, e vetmja dhurate dhe tani qe e sjell ndermend te marr inat se si mund te jete njeriu aq egoist sa te te beje dhurate vetem nje pale kepuce per 5 ditelindje me rradhe.
Ne qytet ndihej atmosfera e festave, drita kudo, afeishe me ulje cmimesh per dhurata, njerez te veshur e te mbeshtjelle deri ne fyt me xhupa dhe xhaketa te trasha. Njerez qe ecnin neper trotuare duke u perplasur me njeri tjetrin. Lokale te tejmbushur me njerez qe konsumonin nga nje kafe apo nga nje kako te ngrohte. Te gjithe ecnin ngadale per te shijuar atmosferen dhe qytetin e zbukuruar me drita dhe lojra te cfardo lloj. Njerez qe te qete shijonin kafene apo ndonje cigare poshte ndonje strehe nga ku pikonin bulza uji te shiut. Njerez qe ndalonin perballe xhamave te dyqaneve dhe shikonin per ndonje placke dhurate per te dashurit e tyre, vetem une nxitoja me kembet e lagura e me gishtat e moire qe rreshqisnin me njeri tjetrin.
Kalova permes qendres se qytetit, permes tymit te qofteve dhe aromes se majas se birres qe perziheshin me njera tjetren dhe te ngecte ne fyt. U derdha ne rrugen drejt shtepise tende qe gjendej ne nje rrugice te erret dhe per nje moment mendja nisi te me bej lojra, te pash ty dhe veten ne ate lokalin e qoshes teksa qeshnim dhe pak me tutje poshte taraces se nje shtepie te vjeter teksa putheshim ne erresire.
Vazhdova te ecjen dhe mu kujtua kur te prisja ne mes acarit poshte shtepise tende qe ti te beheshe gati dhe te dilnim sepse kishe dite qe ankoheshe se s'dilnim shpesh, e nje dite me vone me mbyllje telefonin dhe per dreq nuk pergjigjeshe vetem se te mora dy minuta me vonese ne telefon pas mesazhit tend ''me le te pres me telefon ne dore'' pavarisht se ti rrije shtrire ne krevatin tend te ngrohte duke pritur, ndersa une mes acarit si shkerdhate derisa ti te kapje floket me modelin qe te shkonte me shume.
Dhe ja me ne fund, perballe deres tende me floket e lagur, me gishtat e mpire dhe kembet qe me dukeshin nga i ftohti si trup i huaj i ngjitur me trupin tim.
Kishim rreth dy jave qe nuk flisnim, pavarsisht se cdo dite kembeheshim ne shkallet e shkolles tende, me pas ne pune, me pas rruges kur te percillja per ne shtepi, pa thene gjysem fjale, as gek e as mek.
Por gjithsesi, pavarisht gjithckaje e dija se ti me doje, thjesht kishe frike ta tregoje prej asaj kokfortesise tende dhe krenarise se semure qe mos dukeshe me e dobet se c'duhej ne syte mi.
I perplasa nja dy a tre te troktiura ne deren tende te mbeshtjelle me dy kompesata te holla.
''kush eshte'' nuk vonoi gjate dhe u degjua zeri saj plot nerva dhe i pergjumur.
''jam une'' fola dhe provova te luaj dorezen.
''Cke? Nuk te ze gjumi as sonte prej atyre ideve te leshit se gjendet nje shpirt qe endet neper shtepine tende dhe ke ardhur te me cash trapin mua'' foli e per nje moment heshtje.
U degjua me pas celsi qe kerciti tre here neper mekanizmat e ndryshkur te asaj dere kompesate te zbutur e te deformuar nga lageshtia.
"
"Me thuaj" fole ti me ate zerin prej kryeneceje nderkohe qe mbaheshe pas deres.
Nga xhepi i xhaketes time te lagur, qe ja kisha bere vetes dhurate ate ditelindje te fundit, nxorra nje kuti te vogel ngjyre te zeze dhe u ula ne gjunje.
E pash qe per nje moment ju drodhen gjunjet dhe gishtat i shtrengoi fort pas deres.
Syte iu skuqen dhe mjekra filloi ti dridhej si zakonisht kur behej gati per te qare.
Sa me pelqeu ai moment, tek e shihja ashtu te dobet, aq te cenueshme perballe ndjenjave, ate qe kurre nuk e jepte veten perballe pavarisisht se e dija qe brenda saj ishte njeriu me i ndjeshem dhe me i bukur qe kisha njohur.
Keshtuqe qendrova sa me gjate te ishte e mundur ashtu i heshtur duke pare syte e saj qe shtrengoheshin fort te mbanin lotet derisa i leshoi dhe i rrodhen neper faqe.
Hapa ngadale kutine dhe me pas vura kemben ngjitur me deren.
"ah ti shkerdhte e ndyre do ma paguash shtrenjte kete" tha dhe tentoi te mbyllte deren.
'Cfare ka? Ty gjithmone te kane pelqyer guaskat, jam futur ne detderi ne gju ne mes te janarit per te gjetur nje guaske per ty dhe ma shperblen ne kete menyre" i them dhe ve re fytyren e saj qe u be flake e kuqe, madje arrija t'i degjoja dhe kercitjet e dhembeve.
"Do ma paguash, te betohem qe do ma paguash shtrenjte" me thote duke mermeritur me fjalet neper dhembet dhe nofullat qe sa nuk po i thyheshin.
"Pra nuk deshiron te martohesh me mua?" i thashe dhe hapa guacken ku ishte fshehur unaza me pas i mora doren per t'i vendosur unazen ne gisht.
Kurre nuk e kisha pare te me pergjerohej se me donte dhe te me puthte dhe perqafonte ne ate menyre, teksa i me thoshte rreze veshit se ishte njemije e nje qind here shumezim me yjet qe po.
 
Ka peshe te rende malli per ty e di?
Per shpirtin eshte si nje xhakete titani qe rendon mbi supe.
Ka pesh te rende seriozisht dhe e ve re mengjeseve kur ana jote ne shtrat eshte bosh dhe ne jastek, nuk jane te shtrire floket e tu.
Gjate dites e ve re serish, kur akrepat e ores levizin ngadale sikur te pershkonin vite dhe jo sekonda, minuta dhe ore.
Ndersa mbremjeve, mbremjeve eshte akoma me keq.
Mbremjet jane te trishta dhe te qeta, mungon zhurma e cmendurive te tua, te britmave ne mes qytetit, kur i hap duart dhe me syte mbyllur mundohesh te mbeshtillesh nga ajri qe rrethon gjithesine.
Mbremjet jane tmerr me beso, nje ferr me i keq se ai i Dantes.
Tirana duket bosh pa ty, e qete edhe pse njerez ka plot, zhurma ka kudo, njerez qe bertasin, por prap eshte e qete si nje liqen ne mes te nates me hene.
Ja keshtu kalojne mengjeset, ditet, mbremjet, te qeta dhe te trishta.
Cigaret i djeg vete, shishet i thyej vete, filmat i shoh vete, gjithcka vete dhe eshte teper e merzitshme, aq e merzitshme sa nje radio qe nuk ben zhurme.
C'te te them, katrahure e qelbur jeta pa ty.
Keshtuqe mblidhi ato dreq plackash dhe nisu se te thashe e ka te rende peshen malli per ty dhe po nuk erdhe s'e di deri kur do duroj ta mbaj mbi supe e do vi te te marr nga floket.
 
Megjithate shiu bie serish njesoj, si me ty si pa ty, por ndjesia eshte e ndryshme ne dhomen e vogel, me rrobat e lagura te hedhura ne qoshe te dhomes, me filtrat e cigares qe bien njera pas tjetres ne dysheme, me kitaren elektronike te Scorpions, eshte krejtesisht ndryshe, sepse ti nuk je dhe shiu me ben kaq keq kur mungon ti
 
E pra, te dua
Dhe nuk ka me bukur te duash ty,.Te dashurosh thjeshtesine tende,
Menyren si buzeqesh, si luan me floket, si me shikon.
Eshte e mrekullueshme te dashurohesh me ty por ti nuk e di, prekjen tende, zerin tend, aromen tende.
Eshte dashuri qe pershkon shpirtin si nje shigjete e me pas ngulesh ne dyshemen e tij dhe lekundesh prej forces.
Vetem ty kam mundur te dua ne kete menyre kaq te vecante, kaq te dlire dhe me kaq force.
Por ti nuk e di si eshte te dashurosh ty, ti nuk e njeh parajsen qe mban ne supet e shpirtit.
E pra here tjeter mos me thuaj qe mos te dua sepse je gabim, sepse ti je dashuria me e bukur qe me ka perqafuar ndonjehere shpirtin.
 
E di, jam maskara!
Mekatova me ty.
Bera gabimin me te madh qe ekziston, te dashurova.
Ti meriton me teper sesa te dashurohesh.
 
Eshte privilegj te jesh mashkull,guardian i gjinise femerore,fatkeqsisht shumica nuk e kuptojne dhe behen ata prej te cileve femra ka nevoje te mbrohet.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.