Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

U thashe se jam semure me ty,
i permenda edhe emrin tend,
por me thane se nuk kishin
degjuar per kete lloj
semundje! Mjeksia nuk dinte
gje per ty, por dikush jashte
spitalit me tha se njeh nje
doktor te mire, quhej Kohe!
 
Nga pertej dritareve te ngjyera me boje te bardhe vaji, dukej debora qe ngadale vishte horizontin me bardhesi. Perdet ngjyre kremi ishin lidhur me nga nje fjongo ne mes dhe dukeshin si nuse me bel te holle.
Isha ulur ne nje nga karriget ngjyre kaf te salles dhe qendroja perballe skenes, mbi te cilen qendronte e heshtur nje piano e zeze.
Pres. Vazhdoj pres nderkohe qe akrepat perkedhelnin kohen dhe e linin pas si treni shinat e tij.
Ajo vjen duke shkelur ngadale ne derrasat e skenes me kepucet e saj te zeza me shkelqim.
Corapet e bardha i mbulonin kycet me dantellen e tyre.
Nje fustan i fryre mbulonte kofshet e saj nga gjuri deri ne gjoksin e vogel e te shtrire.
Floket i ka shtrire aq drejte thua te jene te perbere nga plumbi me cdo maje te tyren.
Nderkohe qe duartrokas ajo perulet ne shenje perzemersie dhe me pas shkon drekt pianos, ku mbasi ulet kercet gishtat e holle duke i lidhur me njeri-tjetrin.
Qetesi totale, ne salle nuk pipetinte as miza.
Me pas ajo filloi te luaj nje melodi melankolike dhe debora binte jashte, ferkohej neper xham, vishte kodrat dhe deget e portokallve te eger.
Ajo qendronte perballe dritares dhe luante ne pianon e zeze me gishtat e saj te holle, duke krijuar nje melodi te tille qe dukej sikur nxirrte shpirtin jashte ne cdo note.
Me pas duartrokitje. Duart me digjnin duke i perplasur fort.
Por me pas qetesia mbreteroi serish.
Jehonte nje heshtje varri.
Ktheva koken dhe pash se salla ishte totalisht bosh, karriget ishin te veshura me pluhur.
Ne salle nuk gjendej askush dhe piano ashtu si karriget qe e veshur me pluhur thua sikur kishin kaluar vite qe aty nuk kishte luajtur me askush.
Hoqa pluhurin me dore nga piano dhe mbi te ra reflektimi im, vura re se isha plakur, koha kishte kaluar, vitet kishin ikur. Me pas ngrita koken lart ne murin e larte dhe pash fotografine e saj, me nje shirit te zi ne qoshe te kornizes.
Eh, mendja, ndonjehere ben shaka te hidhura me ndjenjat.
 
Hapa syte dhe gjeja e pare qe pash ishte ai tavan i veshur me dru, i lyer me llak qe ndriconte nga rrezet e pata te diellit, qe mes perdeve kishin gjetur nje rruge per tu futur brenda ne dhome! Per nje moment kisha frike te ktheja koken ne anen e djatht, po sikur ajo te mos ishte aty? Po sikur te kish qene vetem nje enderr? Me pas, shtriva doren dhe preka gishtat e saj, te cilet instiktivisht me shtrenguan! Ktheva koken pa frike dhe e pash. Floket i qene ngaterruar neper fytyre, i ishin ngjitur tek buzet e trasha dhe te kuqe, ishin shtrire ne qafen e saj dhe zbrisnin deri poshte ne gjoksin e vogel!
Serish pata frike, mund te isha akoma ne enderr, ndonjehere mendja ben shaka me ne kur jemi ne gjume, na vendos prane njerezve qe duam shume dhe kur zgjohemi qesh me ne sikur na tregon me gisht se ishte vetem nje enderr! Po ajo, mund te ishte enderr valle? Mund te ishte shaka e mendjes? Duket kaq reale, e prekshme, e bukur!
Me pas hap syte e saj te medhenj dhe me shikon duke buzeqeshur me buzet e saj aq te puthshme!
Largon floket nga fytyra dhe duke mermeritur e pergjumur me afrohet dhe mbas nje puthje ne qafe, me mbeshtet koken ne kraharor. Floket e saj shtrihen mbi trupin tim dhe ndjej freskine dhe butesine e tyre! Endrrat nuk jane kaq reale, ose une e kam gjumin e thelle!
Duket si nje enderr!, i them dhe i friksuar se mos zhduket kur une ta prek, ngadale fus gishtat neper floket e saj te rrjedhshem!
E tille eshte!, me thote... Eshte endrra me e bukur, do jetoja pergjithmone brenda kesaj endrre!, shtoi ajo, me pas u shtri e tera mbi mua! Me perqafoi fort, aq sa gjoksi i'u shtyp ne kraharorin tim dhe me pas me pershperiti ne vesh, - Je ti enderr valle?
Jo, kam frike se mos je ti!, i pergjigjem!
Jo, e shikon? Nuk jemi enderr!
Ngrihet nga shtrati dhe ashtu e zhveshur, shkon ne guzhine!
- Kafe apo caj?, me pyet duke me shikuar!
E pash teksa qendronte e mbeshtetur ne kundrabufen e vjeter, me syte e medhenj jeshil ne kaf, me buzeqeshte dhe priste duke luajtur me floket e gjate qe i vareshin deri mes gjoksit!
- Ty, te dua ty!.
 
-Ja ku u be dhe kjo pune, thashe me vete teksa sistemoja cigaret qe sapo drodha dhe ndermend me erdhi ajo.
Ajo gjithmone ankohej se nuk dija t'i dridhja mire cigaret, se i beja te shtrembera, se i lija bosh vende-vende dhe se hapeshin gjithmone. "Ti s'je per asgje Çarl, Henku po qe dinte te dridhte cigare" me thoshte dhe me pas ulte koken dhe fillonte te dridhte ndonje cigare. Ashtu i nervrikosur i merrja cigaret dhe i flakeroja nga dritarja dhe me pas i thoja te shkonte te pirdhej te Henku bashke me cigaret. Merrja qeset e zeza te plehrave i mbushja me rrobat e saj, sigurohesha te lija ndonje kemishe nate dhe ndonje pale breke qe ajo te kishte nje justifikim te kthehej te nesermen dhe i kerkoja te dilte jashte e te shporrej se ma kishte sjelle ne maje te hundes. "Do pirdhem o ti shkerdhate e ndyre do pirdhem, do shkoj te Henku dhe do dredh ndonje cigare me te e me pas ku i dihet ndoshta c'ndodh tjeter" Ne te semes shkofsh, i thoja dhe i perplasja deren ne fytyre, e me pas qendroja pas saj duke mbajtur vesh te degjoja zhurmen e hapave te saj qe kercisnin ne shkallet e hekurit. Mbasi kalonin disa minuta degjohej zeri i saj nga mbrapa deres "He mor pall te rane nervat? Te futem brenda se me rane thonjt nga i ftohti" Vitet kalonin dhe tani kam mesuar t'i dredh cigaret edhe pse duart me dridhen i dredh drejte dhe i mbush plot dhe pres te degjoj ankesat e saj, por vitet kur shkojne marrin njerez me vete dhe lene mbrapa kujtime. Tanime cigaret i pi buze parkut, me bastunin qe e le ne qoshe te stolit bashke me kapelen dhe pres plaken ***** vdekjen, te vi e te me fus ne letren e saj te cigares, te me dredh e te me djeg mes gishtave te saj.
 
Era me solli ndermend imazhin tend kur floket t'i perkedhelte me puhizen e saj dhe gjethe te arta te ngaterronte neper fytyre.
Atehere isha anonim per ty, dikush qe frymonte diku pa rendesi, ndersa ti ishe gjithcka e imja edhe pse nuk te kisha.
Cdo dite ne park, ne te njejtin stol te prisja, perballe stolit ku uleshe gjithmone ti dhe shfletoje librat e tu te vjeter me nje cigare qe te digjej neper gishta e buze.
Atehere i urreja floket e tu te zi si netet pa hene, kur te binin perballe fytyres kur ulje koken dhe me pengonin te sodisja fytyren tende me quka, buzet qe kushedi sa e sa here i imagjinoja ne minutat e paragjumit sikur i puthja, syte e medhenj qe shpresoja te perqafonin shikimin tim te pakten per nje fragment sekondi, por, ne te njejten kohe kisha dhe deshiren per te ngaterruar gishtat neper ato floke, te fusja fytyren mes tyre e te merrja fryme thelle.
Tentova disa here te pyesja se c'po lexoje edhe pse nuk isha tip i librave do beja sikur merrja vesh e do qendroja e te sodisja buzet e tua teksa flisje pee librat per ore te tera, por kurre nuk e bera sepse isha frikacak dhe shpesh here i humbim gjerat dhe njerzit nga frika edhe pse nuk i kemi pasur kurre tonat.
Mendoja se neser do ishte momenti i duhur per te hedhur hapin e pare dhe keshtu te nesermet kalonin dhe vjeshta shkoi. Gjethet u kalben nga shirat e Nentorit dhe stoli ku ti uleshe cdo mengjes qendronte bosh.
Ka kaluar kohe tashme dhe gjethet kane rene mbi njera tjetren e vitet gjithashtu, ty ne stol nuk te pash me edhe pse cdo dite vjeshte e kam kaluar ulur ne te njejtin stol, duke pritur se mos ndoshta Vjeshta edhe nje here do te sjell serish te une.
Vjeshta u zemrua me mua sepse kushedi, ndoshta kishte pergatitur dica te vecante kur na uli te dy perballe ate dite e per dite te tjera me radhe, por une fajtori nuk e zgjata doren te marr ate qe ajo ofroi dhe te lash te shkosh serish me vjeshten.
Tashme gishtat me jane rrudhur dhe thonjte me jane zverdhur nga tymi i duhanit me te dredhur, floket me jane zbardhur dhe duhet te mbahem ne nje shkop qe cdo dite vjeshte te vij ne te njejtin stol per te pritur ty derisa te kalbem me gjethet e ketij parku qe vjeshta te sjell edhe nje here ty.
 
I ndjej akoma duart e saj te ftohta e te lagura qe me shtrengonin neper qafe, thonjte qe depertonin ne lekure.
Arrij ende te degjoj psheretimen e zerit te saj rreze veshit qe betohej se s'do me harronte kurre.
Ishte nate, nga ato net kur shiu varet litar nga qielli dhe zbret poshte ne trotuar, rreshqet neper tjergullat kaf, kur poshte nje strehe te erret floket i qene ngaterruar neper fytyre dhe shtrengoheshin fort me lotet e saj.
''Lamtumire'' belbezoi dhe u largua duke vrapuar neper shi.
Per pak sekonda degjova kepucet e saj qe trokisnin fort ne asfalt dhe hidhnin ujin tutje, me pas zhurma e shiut mbi kanapen e llamarines qe kisha mbi koke mbizotroi serish.
Dhe qe atehere, qe nga ai moment ne shpirt degjoj vetem nje ulerime qe s'ndalon kurre, por bucet ne menyre te cmendur.
 
Jane disa njerez qe do te mungojne pergjithmone...
Do te mungoj e qeshura e tyre... Menyra se si buzet i lakohen duke krijuar buzeqeshjen...
Aroma e flokve... Aroma e trupit...
Butesia e prekjes, lekures.
Menyra si shtrengojne ne perqafim.
Disa njerez do te mungojne pergjithmone
Disa njerez nuk mund t'i harrosh dot kurre.
 
Shume njerez vene doren ne zjarr se me njohin me mire se askush tjeter, por ne fakt thjesht mendojne se me njohin, ndonjehere edhe vete dyshoj nese e njoh veten!
Eshte e pamundur ta njohesh nje njeri ashtu si c'eshte ne te vertete, mund te njohesh vetem ate qe ai te shfaq, nderkohe qe brenda fsheh nje univers te tere me mistere.
 
Mos lejo askend te thote se je gabim.
Mos lejo askend te te ndryshoje.
Ti je perbere me pluhur yjesh, nga perberes universi dhe askush nuk mund te te gjykoje per menyren si je.
 
DIL NGA ËNDRRA E MYKUR

Jemi dy.
Ti vdes pa shpirtin tim.
Të lus të mendohesh.
Mos e kërko vetëm lumturinë tënde!
Pa mua nuk do të jesh.
Tani për tani ta mbaj frymën unë.
Që të jesh,
jeto me shpirtin tim.
Dil nga ëndrra e mykur!
 
Mori xhiboksin e mershinit dhe e hodhi mbi supe, fiku driten dhe u derdh jashte ne erresire e cila kishte pushtuar te gjithe horizontin.
Nga aty lart, ne kodren te cilen po e zbriste nderkohe qe dridhte nje cigare qyteti dukej si nje zjarr me prush qe ziente perbrenda, dritat e makinave qe iknin e vinin, dritat e pallateve dhe shtepive perdhese, te jepnin pershtypjen e nje zjarri te madh qe bubulonte ne qytet.
E teksa capitej ne rrepiren e kodres se veshur me kalldrem dhe zhavorr, shllungat e tymit se cigares mbeteshin mbrapa si nje oxhak ne netet e ftohta te dimrit me qiell te paster kristal, qe te japin ndjesine per t'u strukur nen nje batanije dhe te thithesh ajrin e ftohte.
Nje ndjesi vetmie ja kishte mberthyer shpirtin si kthetrat e shqiponjes lekuren e lepurit.
"C'trishtim" shfryu ai.
Me ne fund u derdh ne rrugen e madhe te qytetit, u ul ne ndenjsen e stacionit dhe po mbante syte nga rruga duke pritur urbanin.
Cigarja mes gishtave ishte shuar me kohe dhe ai ende nuk e kishte kuptuar, kishte humbur ne mendime edhe pse veshtrimin e mbante per nga rruga ku priste urbanin, tjeter gje bluante ne mullirin e mendjes se tij.
"Qendra, kush eshte per qender" u degjua zeri i fatorinos, qe ja nderpreu mendimet.
U ul dhe mbeshteti koken ne xham dhe serish filloi te mendonte te njejtat gjera qe po bluante me pare.
I vinin ndermend perendimet buze detit, kur djelli lyente me portokalli mat horizontin dhe rete e bardha, me pas ishte ajo, qe duke qeshur, kembezbathur vraponte ne reren e njome e te ngjeshur, ndersa ai e shikonte dhe buzeqeshte si kurre ndonjehere.
Me pas netet prane zjarrit, nen aromen e rreshires se pishave, duart e saj te ftohta mundoheshin te shterngonin krahun e tij, e ndersa ai fort ngjeshte koken e saj ne kraharor.
Sa shume gjera i kalonin neper mend dhe te gjitha i kishte me imazh, si te ishin te gjalla ato kujtime.
Gjate gjithe rruges nuk i hoqi syte nga xhami, vetem kalonte neper mend kujtime, qe dukeshin si nje film qe i kalonte fragmentet me shpejtesi te madhe...
Urbani ndaloi dhe u boshatis, ndersa ai akoma nuk e kishte kuptuar. Stacion me tutje nuk kishte me e as mbrapa nuk kthehej sepse ishte urbani i mesnates, rruga e fundit.
Zbriti poshte dhe nuk dinte ku te shkonte, sepse nuk kishte asnje destinacion ku ishte nisur per te arritur. Beri pak hapa dhe u ul ne trotuar poshte nje peme te madhe, qe kuroren e kishte ngaterruar me kuroren e pemes se trotuarit perballe.
Nxorri bllokun nga xhepi i xhaketes, lapsin pothuajse ne mbarim dhe mbasi ndezi nje cigare nisi te shkruaj, aty gjente shpetim shpesh here, ne fletet e bardha qe ngjyroseshin me plumbin e lapsit dhe me esencen e shpirtit.
Shkruajti gjate, pa e kuptuar se cfare, pa e kuptuar sensin e kohes, vetem shkruajti dhe nuk ndalonte dot sepse ishte mbushur aq shume ne shpirt sa i qahej por nuk qante dot dhe e vetmja menyre per t'u zbrasur ishte ajo, te shkruante.
Shkruajti per netet e ftohta, per momente te largeta, per ndjesi kocke therese, per harresen, ndjesine e trishtimit dhe lumturise, me pas ndaloi dhe pa majtas e me pas djathtas, ngriti koken larte dhe i buzeqeshi yjeve, me pas me shkronja shtypi ledhatoi fleten me majen e lapsit "UNE NUK JAM VETEM"
Mbylli bllokun, e futi ne xhep dhe u ngrit te ikte ne kembe ne shtepi dhe kurre nuk ishte ndjere aq vetem sa ne ate moment, e ndjente vetmine deri ne palce te shpirtit, aq sa dhe kockat e gishtave te medhenj i thernin dhe ai e dinte se ajo therje kockash ndodhte gjithmone kur ndihej keq, por prap e genjente veten duke u munduar te bindte vetedijen e tij se nuk ishte vetem.
 
- Ajo mbeshteti faqen ne siperfaqen e xhamit te dritares dhe me nje shikim te perhumbur shikonte shiun, qe plot dembelizem, shtruar dhe qete njomte siperfaqen e tokes, rridhte ne xham, cukiste gjethet e njoma te sheges, shplante pluhurin nga gjethet e pjergulles ne krye te oborrit.
Vjeshta po afrohej ngadale, e kjo dukej qe ne veshjen me ar te gjetheve te pemeve te pyllit, ngjyre e cila sa vinte dhe theksohej edhe me shume.
Ne dhome, tingujt e kitares elektronike te kenges se Scorpions - Always Somewhere grisnin qetesine.
-Je kaq e bukur! fola qe nga krevati ne anen tjeter te dhomes, ku tymosja nje cigare, e cila po shijonte aq shume, si c'shijon nje cigare mbasi ke bere dashuri.
Tymi shkonte dredha-dredha mbas rrymes se ajrit, e here i drejte e i qete si nje liqen kur nuk leviz as vala me e vogel. Mes transparences se tymit, ishte ajo, qe ktheu koken, beri nje buzeqeshje dhe nuk m'i ndau syte per disa sekonda.
Floket e zi jo shume te gjate, qe ndriconin pakez prej drites se zbehte te dites me shi, i shkonin deri ne kerciqet e qafes.
Trupi saj i lakuriqosur, i mbuluar me bulzat e djerses se mbas-dashurise vazhdonte ende te ishte i nxehte.
-Kam frike ndonjehere, me tha pa e shkeputur shikimin nga shiu qe binte jashte. - Frike se mos nje dite s'do jesh duke me veshtruar nga aty ku je, shtoi dhe ktheu koken per te me shikuar.
I bera vend duke u shtyre dhe ajo nuk vonoi erdhi u shtri. E vendosi koken ne kraharor butesisht, me vendosi doren ne bark e nisi te luante me gishtat e saj te holle.
-Ndoshta, s'e di kete e nuk te bej premtime qe do jem gjithmone ketu, sepse e nesermja eshte gjithmone mister, por di dicka tjeter, se une dua te jem ketu edhe neser. Gjithashtu di se kudo qe te jem, do dua te jem ketu me ty, fola nderkohe qe tymi cigares me dilte nga goja dhe hundet.
-Une te perkas ty tani, shtova dhe i vendosa cigaren ne buzet e saj te pergjumura.
-Une te kam, foli plot ledhe dhe me shtrengoi fort lekuren e barkut.
Qesha. I shkova floket neper gishtat e mi, i preka faqet, buzet, qafen, e me pas e shtrengova fort qafen e saj ne krahet e mi, duke e ngjeshur pas vetes.
-Ti me ke, ja ktheva.
 
I varnim prej oresh kembet poshte taraces se nje prej pallateve te vjeter te ndertuar nga Italianet, nuk ishte me teper se 5 kate, megjithate nga aty dukej teper i larte.
Xixellonjat sapo kishin filluar te mbushnin qoshkat e errta te lagjeve. Anes mureve rrethues te shtepive gjeje me shume prej tyre, te cilat qe nga atje lart, te jepnin pershtypjen sikur qendroje mbi yje.
Floket e saj jo teper te gjate perkedheleshin embelsisht nga ajo pulize e lehte ere, qe frynte me dashje per ta perkedhelur per inatin tim, dukej sikur era me thoshte "Une mund ta perkedhel, ndersa ti jo sepse je teper frikacak".
Nga inati, jo rastesisht vendosa doren mbi doren e saj te bute, me gishta te holle, thonje te prere e te bardhe te pa lyer, dore e ftohte. Ktheu koken nga une dhe hena ja ndricoi pakez fytyren sa per t'i dalluar buzeqeshjen qe i kish pushtuar fytyren. Ndersa une, teksa shikoja syte e saj ne te cilet zbukurohej vezullimi i henes, lutesha qe rrahjet e forta te zemres te mos degjoheshin deri te ajo.
"Ke ftohte?" me pyet me zerin qe i dridhej!
"Pak" pergjigjem teksa e shoh qe ferkonte krahet me duar. "Merre xhaketen time" shtova bderkohe qe hiqja xhaketen. E vendosa ne supet e saj dhe ajo nuk voni te buzeqeshte serish dhe serish hena nuk e humbi mundesine te perlyente driten e saj me ate buzeqeshje.
"Mund te mbeshtetem te ti?" me thote si e pergjumur. Nuk priti sa te pergjigjesha une dhe u ngjesh ne supin tim.
"Gjithe jeten" thashe neper dhembe.
"Cfare the?"
"Thashe qe mund te mbeshtesh" shtova nxitimthi. Ajo qeshi dhe me pas hodhi syte per nga qielli.
"Ej Çarl, si quhet ai grumbuj yjesh atje tej" me pyet teksa mbante gishtin ne drejtim nga qielli.
"Ajo eshte Yjesia e Kasiopeas, te kam treguar per te nuk mban mend?"
"Po, tani m'u kujtua. Po ajo atjesi quhet?"
"Ajo eshte arusha e madhe, atje tej eshte e vogla, ndersa ajo eshte yjesia e Dragoit" fola teksa drejtoja gishtin ne secilen prej tyre, ndersa ajo nuk e di sa kohe kishte qe me shikonte mua dhe sa ktheva koken, shekputi shikimin dhe e hodhi poshte pingul fundit te pallatit!
"Qenka Zonja Sofi me Zotin Andre, shikoi ato dy pleq te lezetshem Çarl!" Foli duke e finalizuar fjalen e fundit me nje te qeshur. "I dua ato dy pleq Çarl, jane shembulli i dashurise" Shtoi dhe ne cdo fjale qe thoshte behej edhe me serioze.
I adhuroja buzet e saj si perpeliteshin me njera-tjetren, me jepnin nje deshire te pamase per ta puthur, ndonjehere mbushesha plot guxim sa ta kapja nga floket e ta ngjeshja fort ne buzet e mia, me pas gjithe guximi pluskonte si nje flluske sapuni kur me shikonte drejt e ne sy.
"Jane vertete te lezetshem" shtova duke vene buzen ne gaz.
Ne ate moment nje fantazi me pushtoi mendjen dhe ndjeva nje deshire te madhe ta merrja nga dora, te zbrisnim shkallet me shpejtesi dhe te derdheshim poshte ne rruge plot vrull, me pas te iknim per nga deti e te lagnim kembet bregut, aty te putheshim e te perkedheleshim per shume gjate.
"Ej Çarl pergjigju!" therret ajo duke qeshur.
"Cfare?"
"Te pyeta nese ke ftohte dhe ti rrije si matuf me shikimin nga erresira dhe kishe marre nje ngerdheshje qesharake ne fytyre"
"Ah, jo jo nuk kam ftohte" Pergjigjem, por ne fakt me ishte bere lekura si lekure korkodili.
"Cfare po mendoje?"
"Gjera qe nuk arrihen"
"Pse thua keshtu? Asgje nuk eshte e pa'arritshme Çarl"
"Eshte aq e pa'arritshme sa yjet"
"Atehere ti bej keshtu, syno yjet, qe te pakten te kesh Henen" me thote e ne fund me kapi doren si per te me dhene shprese.
Ne ate moment, nga fjalet qe me tha, nga menyra si u ndjeva nga ato fjale, plot vetbesim dhe me nje adrenaline te madhe qe me pushtoi, e kapa nga floket dhe i dhashe nje te puthur sa ja mora frymen. Ne nje moment ndesha shtytjen e duarve te saj ne kraharor, por mbasi e mbeshtolla me krahe, u dorzua e tera ne puthje.
"Te dua" i thashe me nje fryme sa c'me kishte mbetur!
Nje shuplake me erdhi ne faqen e djathte, aq e forte sa yjet me shfaqeshin kudo.
"Idiot" me tha plot inat teksa ngrihej te largohej.
"E shikon qe nuk eshte e vertete qe mund te fitosh henen nese nuk arrin yjet! Vetem nje shuplake qe jep nje djegie te keqe" thashe nderkohe qe ferkoja faqen me dore, ndersa ajo largohej me nxitim.
"Dhe xhaketen ta harrosh. Shkerdhate, me vodhe puthjen e pare" u degjua zeri i saj qe kumbonte qe nga brenda korridorit te katit te fundit.
 
Kushedi, ndoshta nje dite rastesia mbret do t'i bashkoje te dyja rruget tona ne te njejten rruge.
Ti me siguri do jesh nje zonje e larte, qe veshtrimin ralle-here e hedh perdhe, e njera nga ato here do te jete kur te me shohesh te lengosur e te leckosur ne shpirt, fytyre e rroba! Te dehur aty ne qoshe te rruges, mbeshtetur tne shkallet e ndonje pallati buze rruges.
Ndoshta s'do me njohesh, do me lesh ndonje lemoshe e do thuash sa i gjore, do veshtrosh syte e mi e do te turbullojne memorien. Do mendosh se diku, dikur ata sy i ke pare, por s'do i njohesh sepse s'do kene te njejtin shkelqim!
Pastaj me takat e tua do trokasesh trotuarin ne cdo hap, koken do e kthesh edhe nje here mbrapa, si per te gjetur ndonje cifel kujtimi qe te sjell ndermend dashurine e rinise se shkuar.
Ndersa une, shpirt leckosur do kthej edhe nje here shishen e do e gelltis me etje alkoolin, do buzeqesh e do peshperis: Te kam dashur fort dikur! Me pas do te shoh te shkosh, si atehere kur more trenin e mesnates dhe nxitimthi u largove! Do vdes serish per te disaten here, por kete here nuk do e zgjas doren te lutem qe te mos shkosh, por do te shoh deri kur silueta jote te humbas neper muzg, deri atehere kur te ngaterrohesh mes njerzve!
Serish do e kthej shishen, e serish do peshperis: Sa fort te paskam dashur.
Me pas do ngrihem e do shkoj edhe une, ne anen tjeter te rruges, e ndersa shkoj, me shishen mik e cigaren shok, do u tregoj, se sa fort akoma te dua.
 
Vrapuam vrullshem neper reren e fresket te asaj nate dimri.
Hena ndriconte e plote lart ne qiell dhe yjsite dukeshin aq qarte.
Fare pak larg bregut, ku uji i kripur i detit vdiste ne formen e dallges dhe me pas terhiqej serish mbrapsht, gjendeshim ne me kembet e zbathura.
Koken e kishim mbeshtetur ne nje cop druri te madh qe deti e kishte sjelle me dallget e furishme te disa diteve me pare.
I tregova per yjsine e Kasiopeas, per Arushen e madhe, Centaurin, Kryqin e jugut, Kurora boreale, Mjellma!
Ajo buzeqeshi dhe ktheu koken per nga une duke me veshtruar me syte e saj kaf gjysem te mbyllur prej pagjumsise.
Ora pa frike mund te ishte 2 e mengjesit.
Dallget dalngadale shtriheshin ne breg cdo here e me te qeta.
Ate nate, para se te ceknim reren kishim bredhur kudo neper qytet. Ne katin e fundit te nderteses me te larte, kishim varur kembet poshte qe nga taraca dhe po tymosnim nga nje cigare, nderkohe qe poshte makinat leviznin dhe krijonin nje pamje te bukur dritash kur i shikoje qe nga atje larte. Ajo kishte buzqeshur edhe lart ne tarace, edhe kur dolem me bicikleta para se te erresohej, kur vodhem nje arush nga nje dyqan dhe ja futem vrapit, deri kur u gjendem ne bregun e detit, ku hodhem bicikletat perdhe dhe vrapuam drejt ujit.
E adhuroja kur buzeqeshte, kur buzet e saj merrnin forme lumturie, buzeqeshje qe shkrihej me shkelqimin e syve te saj.
E kisha pritur gjate nje vajze te tille, qe te me ndizte shpirtin e te me zgjonte nga gjumi i rende i trishtimit.
Nuk e dashurova kur e pash, por e kisha dashuruar shume kohe me pare, kur nuk e njihja pervecse ne endrrat e mia.
Sa e gjate pati qene pritja. Por eshte bukur kur pret dhe shperblehesh per pritjen tende.
Ajo ishte shperblimi me i mire qe mund te merrja.
Ajo koke krisura, me floket e shkurter, me thonjt e zinj, fytyren e patrukuar, me floket e zinj, me arome femre klasi.
Dhe une e di, e ndjeva qe kur e njoha, zoti tha: Urdhero, ji i lumtur tani.
 
Ne djall te shkosh, me tha, e une nuk dija c'te beja, ku te shkoja, sepse i vetmi ferr zot dhe djall qe kam, eshte ajo.
 
Eh ajo, nuk kisha hasur me pare te tille femer, capkene, e embel, e brishte, me nje shikim qe kerkon ndihme, me nje buzqeshje te bukur, por gjithashtu kokekrisur, guximtare, rebele. Nje nga ato femra qe mund t'i shohesh me libra mbeshtjellur ne kraharor, me nje cant ne kurriz, duke ecur e perhumbur neper rruget e qytetit, por ajo ishte edhe e kunderta e vetes, ajo e poshtra, kucka, ajo qe s'ja hedh dot askush, ajo e dehura, e mbytur me nikotine cigaresh.
Me mjaftoi vetem ta shikoja per t'ju dorzuar i teri, me pas e njoha dhe dashuria e mbeshtolli brenda qenies time. Ne fillim nje filize e vogel, me pas u rrit edhe u be nje peme e madhe, e tani nuk di si ta shkul, sepse i ka ngulur rrenjet fort thelle dhe dhemb, dhemb shume sa here tentoj ta shkul.
Jam mallkuar mrekullisht ta mbart brenda vetes, si dicka qe s'mund ta largoj dot me, sepse edhe po e largova, do krijoje nje boshllik aq te madh sa vete do bie ne te.
Heh, femer kokekrisur, sa fort dashurohen te tilla femra.
 
  • Pëlqej
Reactions: .
U ula te shkallet e pallatit tend, ndeza nje cigare dhe po te prisja.
Po mbaja vesh se mos degjoja trokitjet e kepucve te tua me sholle te forte, qe te trokisnin cdo dy shkalle, shpejt dhe fort. Degjova vetem heshtjen qe kumbonte. Ti nuk do zbrisje me ashtu si dikur, duke fluturuar nga lumturia.
Nderkohe qe nikotina me trulloste mendjen, ashtu si neper tym me erdhen qindra kujtime ndermend. Ishe ti, vetem ti, ne cdo kujtim. Ti kur zbrisje nga shkallet dhe m'u hidhje ne krah, e me pas une te rrotulloja dhe ti qeshje e qeshje papushim.
m'u kujtua ajo mbremja kur binte shi. Ne ishim zene, ishim zene keq ate here, madje ishim share dhe une provova per here te pare se sa shume dhemb shuplaka e nje femre, sidomos e personit qe do. E shtrengova dhe une doren, e cila ndaloi pa e prekur fytyren tende, u afrua aq afer fytyres tende sa ti mbylle syte dhe ishte pamja e fytyres tende qe me beri te ndaloja, ti e di qe do kisha vdekur nese do te kisha prekur. Megjithate, qendronim te dy ne shi ate nate, edhe pse ishte ftohte. Ti ne njeren ane te rruges dhe une ne anen tjeter. Makinat na nderprisnin shikimet, qe ishin plot nerva te perziera me dashuri. Bente vertete ftohte, por as une dhe as ti nuk merrnim guximin per t'u larguar.
Ka kaluar kohe qe atehere dhe rruget ku bashke kemi shkelur mbartin vetem kujtime dhe trishtim.
Jam ketu sonte, poshte pallatit tend dhe po pres te zbresesh, jo nga shkallet, por nga yjet.
Gjithcka zoti e beri perfekte, por harroi te bente shkalle nga ******* ne toke.
 
Do me duash serish?... Me pyeti nderkohe qe me veshtronte tmerresisht plot trishtim dhe ankth!
Te te dua serish? Une s'kam reshtur se dashuri ty edhe atehere kur me beje keq, edhe atehere kur me shaje, kur me godisje fort ne gjoks e ne fytyre duke bertitur se isha nje shkerdhate, egoist dhe mosperfilles ndjenjash.
Gjate gjithe kesaj kohe, ne heshtje, ashtu si dikur une te kam dashur fort, te kam dashur dhe te kam ndjere si gjakun nen lekure.
Ndaj mos me pyet nese do te dua serish, por me pyet nese do te dua me shume dhe pergjigja do te jete po.
 
Last edited:
Pjesa nr 1
"Nen yjet e fund gushtit"

Burri i vogel dhe gruaja e vogel... Keshtu na quanin kur ishim te vegjel.
Per arsyen se ne qendronim perhere bashke, cfardo qe benim ne ishim bashke, edhe ne prapsirat trazavace kishim gjithmone gisht te dy, por edhe kur njeri ishte pafaj, tjetri do perlyhej me faj vetem per te mos len tjetrin fajtor te vetem.
Prinderit tane ishin aq te afert me njeri tjetrin, sa c'mund te jene dy vellezer dhe dy motra se bashku.
Nina...
Nina e vogel.
Ajo fytyrbardha si sheshet e mbuluara nga debora...
Me faqet e mbushura.
Buzet e kuqe si qershite kur piqen se tepermi.
Me hunden perfekte, te vogel dhe te rrumbullaket.
Me floket e zi, te gjate e te dalllgezuar nga ondet.
Nina... Keshtu quhej ajo "Gruaja ime e vogel"
Nina kishte fytyre te embel, engjellore, si nje kotele e vogel dhe e pafashjme... Por Nina nuk ishte e tille... Te tjeret e njihnin per embelsine qe e karakterizonte, por vetem kaq. Njihnin Ninen ne siperfaqe... Ate vajzen e brishte, te thyeshme, delikate dhe te ndjeshme... Askush pervec meje nuk e njihte Ninen ne thellesi.
Askush nuk njihte erresiren e saj
Frikerat e saj
Forcen e saj
Deshirat dhe cmendurine qe kishte brenda vetes...
Ajo ishte nje vullkan... Nje bombe qe duronte shume ne nxehtesi, por kur shperthente e tejkalonte forcen e nje uragani... Ajo duronte shume, deri ne nje fare pike... Pastaj ishte e afte edhe te "vriste".
Nina ishte vajza qe me shtrengoi doren ne moshen 6 vjecare, kur ishte dita e pare e shkolles.
Nina ishte ajo qe hodhi canten ne toke ne mes te ores se mesimit, se donin te na ndanin nga banga dhe nuk lejoi te ndodhte kjo gje.
Nina ishte ajo qe me jepte gjysmen e cokollates se saj dhe pastaj kur mbaronte gjysmen e vet me kerkonte nga gjysma qe me dha.
Nina ishte ajo qe arushit te saj i kishte vene emrin Carli, emrin tim.
Nina ishte ajo qe para se te flinte, me merrte ne telefonin e shtepise dhe me uronte naten e mire.
Ndaj te gjithe na quanin burri dhe gruaja e vogel.
Nina ishte tipi i vajzes qe kur donte dicka, e merrte me hir apo me pahir.
Ajo nuk kerkonte gje. Ajo jepte urdher te kishte ate gje qe donte.
Ishte si nje diktatore e embel dhe e vogel.
Ndersa une, Carli, nje djal i shkurter, me floket e kthyera ne ane te djathte.
Paksa i llastuar.
I mbyllur ne vetvete.
I heshtur gjithe kohes.
Me mike te vetme Ninen.
Ne diten e pare te shkolles, kur te gjithe ishin me nenen dhe babain, une isha me Ninen. Te kapur perdore prisnim ne oborrin e shkolles.
Ajo kishte veshur nje fustan te bardhe, me flutura dhe trendafila shumngjyreshe te pikturuar mbi te.
Floket e hedhura mbi sup.
Trup i shkurter dhe topolake ne fytyre.
"Do ulemi bashke dhe nuk do kesh asnje shoqe dhe shok tjeter pervec meje" me tha ate dite duke m'u drejtuar me gishtin tregues. Dukej sikur po thoshte po ndejte me njeri tjeter te thyeva kembet.
Qe diten e pare u grind me nje vajze tjeter...
Te nesermen rrahu nje djale... Ajo, Nina e embel, e bute, e pafajshme dhe e brishte ne dukje te pare.
Kur ishim ne klas te kater Nina u be me nje moter... Pavarsisht kesaj ajo nuk me la pasdore, kohen e kalonte jashte me mua, duke bere figura me balte, duke vjedh fruta neper komshinj, duke u zene, sepse filluam te ziheshim si dreqi. Nuk kishte dite qe te mos ziheshim, madje edhe mbasi u pajtonim ziheshim serish...
Ajo filloi te me bente si veten.
Cdo dite qe kalonte ne thithnim huqet e njeri tjetrit.
Beheshim me te ngjashem ne cdo gje.
Me kohen qe kalonte, edhe ne rriteshim.
Ishim ne klas te 5 kur une pata zenken e pare ne shkolle.
Nuk isha zene ndonjehere. Isha tip i qete deri ne momentin kur me benin me nerva dhe nuk dija se c'beja!
Dikush e shau Ninen, e beri t'i dridheshin buzet nga ngasherimat.
Nuk e dija se ajo ishte aq e rendesishme per mua. Domethene e kisha shoqe, ishim rritur se bashku, por s'e dija se do behesha aq i keq vetem per nje fjale dhe per nje te shtyre qe i bene asaj.
Dikujt desh i nxorra syte me laps, por fatmirsisht ja ngula ne ball.
E pash veten perpara Nines, me krahet e hapur duke e mbrojtur, une, i turpshmi i klases, ai te cilit i dridhej zeri kur lexonte nje pjese nga libri.
Qe nga ajo dite nuk duroja dot qe nje njeri mund t'i bente keq asaj pervec meje.
Ne ziheshim, madje goditeshim, por asgje nuk zgjaste me teper se 1 ore, sepse ose do shkoja une te shtepia e saj, ose ajo do vinte ne shtepine time.
Nina ishte si nje mace, ishte e eger, e keqe, por edhe teper e bute dhe e mire!
Ishte dimer, akull, por edhe pranvere, lule, ngrohtesi qeshori.
Nina ishte vullkan, uragan, por edhe liqen i qete, qiell i paster.
Askush nuk e njihte sic e njihja une, as prinderit e saj, askush.
Cdo vit qe rriteshim, e njihja dhe me teper, njihja dobsite e saj, friken, forcen qe kishte, endrrat qe kishin filluar t'i thureshin ne mendje! Ajo donte te behej kengetare, ndersa une kitaristi i saj!

Pjesa nr 2
"Nen yjet e fund gushtit"

Kur ishim ne klase te 7 gjerat ishin me ndryshe...
Nina kishte filluar te piqej nga ana fizike... Kishte filluar te merrte format e saj femerore...
Ajo ishte vajza me e bukur e shkolles, me nje trup te beshem ne krahasim nga moshataret e saj!
Aq e bukur ishte bere sa dhe mesuesit kishin filluar ta shikonin nga dy here!
Me kohen qe kalonte gjithcka ndryshonte, trupi saj, tiparet e fytyres beheshin me te bukura, floket i qene zgjatur shume, kishte zene nja dy shoqe, por mes meje dhe asaj asgje nuk kishte ndryshuar, madje ishin forcuar me shume ato ndjenjat e dashamirsise dhe miqesise.
Edhe ne ate moshe, kur une zihesha, nuk kisha asnje shok qe te me mbronte apo te me ndihmonte, ishte Nina qe futej gjithmone ne mes te sherrit!
Ne ishim bere sic behet pulla me komardaren e bicikletes, nje trup i vetem. Nese duhet te shqisnin pullen, atehere do shqitej me gjithe komardare.
Nuk luanim me me balt duke formuar figura, as me makina dhe arusha, as me gjerat qe luanin akoma bashkmoshataret tane! Pavarsisht se nuk kishim hequr dore nga vjedhjet e frutave tek komshinjt! Madje i kishim zgjeruar vjedhjet, shkonim edhe neper shtepi te tjera, ku pervec frutave, vidhnim edhe rrobat qe linin jashte dhe na dukeshin te bukura, ose atlete dhe kepuce... Rrobat qe nuk na binin ja falnim lypsave kur dilnim fshehurazi ne qytet!
Ishim ne klas te 8 kur provuam cigaren per here te pare.
Deshira per t'u dukur i madh, i kishte perfshire pothuajse te gjithe djemt e asaj moshe. Shpesh i shikoje duke tymosur cigare mbrapa banjave te shkolles, ose neper qoshet e mureve...
Ate dite, nen melodine e kengeve Hard Rock te nje kasete qe kishim vjedhur tek nje shtepi, bashke me magnetafonin e vogel dhe me disa libra te vjeter e te grisur.
Ishim tek nje ullishte ne dalje te fshatit, ku nje koder e larte shtrihej. Ne mengjes rrezet e diellit ishin teper te ngrohta ne faqen e asaj kodre.
Ate dite nuk kishim shkuar ne shkolle. Cantat i patem varur te dega e kalbur e nje ulliri te madh dhe ishim shtrire ne barin e njome e te shkurter!
Kisha mbeshtetur koken ne trungun e ullirit. Ajo kishte mbeshtetur koken ne barkun tim. Floket i qene shtrire neper bar, sepse ishin teper te gjate. Kemisha e kuqe me vija te zeza i rrinte aq ngushte ne trup, i cili ishte mbushur tashme nga gjoksi i saj i formuar... Lekura i qe tendosur kudo... E lemuar dhe e bute si nje lekure bebeje...
Aroma e flokve te saj, qe ngjasonte se tepermi me nje arome menteje dhe kamomili te perzier bashke.
Kishim marr nga nje liber ne dore dhe po lexonim, ndersa nga magnetofoni dilnin tingujt e kitares elektronike!
Atehere te gjithe ishin fiksuar pas kengve hiphop, ndersa ne preferonim Rock, sidomos baladat.
Nga xhepi me kishte rene paketa e cigareve dhe brryli i saj e kishte prekur kutine prej kartoni, i cili kushedi si i qe dukur!
"Po kjo?" me pyet duke ma treguar paketen!
"Jane cigare" i pergjigjem pasi i hodha syte nga paketa dhe pastaj serish mbi liber!
"E di se c'jane Carli, nuk jam aq idiote, por nuk e dija se kishe filluar te pije cigare" me thote me nje ton zeri paksa te ashper dhe pastaj mbeshtet koken serish ne barkun tim.
"Nuk kam pi ndonjehere, e mbaj kot" ia kthej.
Fillon ta hapi paketen dhe nxorri nje cigare! E vuri ne mes te buzve te kuqe e te trasha dhe duke u kthyer per nga une me pyet "Si dukem?" pastaj qesh dhe e merr mes gishtave duke bere sikur po nxirrte tym nga goja!
Une e shikoja dhe buzeqeshja duke tundur koken!
"C'liber po lexon Carl?" me pyet nderkohe qe po me fuste doren ne xhep!
"Djemt e rruges pal" i pergjigjem
"E kam lexuar." ma kthen dhe ngrihet ne gjunj "Ku e ke futur ate dreq shkrepse Carl?"
Gjen shkrepsen dhe prej aty nxjerr nje kunj. Duke ju dridhur duart e ndez cigaren dhe pastaj e thith duke shikuar nga une!
Mbasi u kollit disa here dhe fshiu lotet qe i dolen nga syte, tha se ishte e mire dhe ma vendosi ne buze!
Ate dite mbaruam gjysmen e paketes dhe filluan te na merreshin mendt. Qeshnim pa lidhje dhe mundoheshim te kendonim kenget rock me zerin tone qe cirrej nga te bertiturat.
Ajo nuk ishte me Nina e vogel, fytyr rrumbullakja dhe topolake. Ajo vajza me kordele te kuqe mbi koke, me duart e vogla dhe trupin e vogel. Ajo qe zgjatur me teper se une. Ajo po behej nje femer me kuptimin e plot te fjales.
Nina e vogel ishte rritur dhe une nuk e kisha ndjere kohen te kalonte, sepse ajo ishte njesoj ne syte e mi... Rritej bashke me mua, si te ishte nje pjese e trupit tim... Ajo ishte nje gjymtyre e shpirtit tim, ose me mire nje organ. Ajo ishte zemra e shpirtit tim dhe pa te do vdisja shpirterisht, do isha nje njeri pa ndjenja, prandaj nuk e ndjeja kohen te ikte, nuk i ndjeja vitet te shkonin, sepse ajo rritej brenda meje me mua cdo dite.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.