Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

Po ne mengjes, kur hap syte dhe sheh se xhami i dritares eshte lagur nga shiu, kur kthehesh ne anen e djatht te shtratit dhe nuk jam aty, a te mungoj?
Besoj se i mbledh krahet kryq, shtrengon kraharorin dhe nis qan, njesoj si ate dite kur te thashe me shaka se s'dua te te perqafoj me dhe ti me zerin plot ngasherima the se di ta perqafosh dhe vete veten!
A te mungojne perpjekjet e mia te deshtuara per t'u treguar romantik? Si atehere kur te kisha vendos nje trendafil mbi jastek dhe ne vend qe te qeshje fillove te qash se t'u mbush qafa plot gjemba! Apo ai rasti kur te solla mengjesin e djegur ne shtrat dhe padashje te ra ne trup gota me leng frutash! Apo kur u trembe ate nate qe isha futur fshehurazi ne shtepine tende qe te beja suprize per ditlindjen dhe ne vend qe te beja te qeshje e te lumturoheshe, te tremba per vdekje aty ne erresire sa te ra te fiket dhe u deshen 30 minuta per te te sjell ne vete.
Doja te thoja vetem se mua me mungon. Me mungon te bej budalliqet qe s'i bej me asnje njeri
Te deshtoj si romantik
Te rrezohem nga shtrati vetem per te bere ty te qeshesh
Per te rreshqitur nga shkallet
Per te trokitur ne dyert e te gjithe hyrjeve te pallatit dhe te ikim me vrap si femije
E cmendur, me mungon cmendurisht.
 
Pasi i perkedheli fytyren me gishta dhe e pa embelsisht ne sy, ajo buzeqeshi dhe pastaj u perqendrua tek ai duke ngritur koken e duke mbeshtetur faqen ne doren e saj!
C'me shikon?... e pyet ai dhe i hodhi tymin e cigares ne fytyre! Ajo nuk e largoi buzeqeshjen nga fytyra, madje e shtoi me teper!
Po mendoj se e tille duhet te jete edhe parajssa! ... tha ajo dhe mbeshteti koken ne gjoksin e tij!
Nuk mendoj se do jete kaq e bukur, pastaj ti e di mendimin tim ne lidhje me parajsen! ... tha ai dhe filloi te ngaterroi floket e saj neper gishtat e tij!
Qe parajssa jetohet mbi toke me ate qe do?... e pyet ajo duke ngritur koken lart qe te shikonte ate!
Te kesh dike qe ta ben jeten mbi toke parajse... tha ai... Une te kam gjetur ty dhe nuk kam ndermend te le te ikesh... shtoi dhe e mbeshtolli ne krahet e tij sikur ajo te ishte nje vogelushe!
 
- Dashuria? E c'eshte kjo? - e pyeti ajo duke e veshtruar ne sy.
Ai qeshi me koken ulur teksa po rremonte me nje cop derrase pluhurin mbi dyshemen e kamioncines dhe me pas ngriti koken!
- Dashuria je ti, kur me buzeqesh, kur me perqafon e me peshperin afer veshit se me ke xhan! Dashuria ishim ne kur ishim te vegjel e kapnim xixellonja, kur ziheshim duke ndar cokollaten e duke i dhene njeri tjetrit copen me te madhe. Dashuria je ti kur me shikon tani e ma ben zemren te rrah si e trebuar, me mbush cdo vene te shpirtit me ndjenja!
Dashuria eshte nje ndjenje qe te ben te shkosh drejt vdekjes me deshire vetem qe personi qe dashuron te buzeqeshi- tha ai dhe uli serish koken!
Pra ti do shkoje drejt vdekjes vetem qe une te buzeqeshja? - e pyet ajo nderkohe qe shikonte emrin e saj te shkruar mbi pluhur!
Pa e menduar dy here! - tha ai duke buzeqeshur
 
"Eja, me puth po munde" tha duke buzeqeshur, e pastaj nxitoi te vraponte! Era luante embelsisht me floket e saj, futej ne cdo fije dhe e bente te dukej si ato fragmentet romantike te filmave! Fundi i saj me pala e me trendafila te qendisur ne te ulej e ngrihej ne cdo hap qe ajo bente! Klithte me ate zerin e saj te cilter qe percillte pafajsi, klithte e lumtur dhe vraponte buze detit. Bulzat e ujit te jodizuar binin mbi kofshet dhe kmbet e saj te bardha debore, e rreshqisnin ne cdo centimeter te lekures se saj. Ndersa une afrohesha cdo here e me shume tek ajo, duke ndjere aromen qe ajo linte pas, arome qe ajri i jodizuar i detit nuk e mbyste dot, e kushedi ndoshta deti nuk donte ta mbyste ate arome sepse vete ai kenaqej me te! Ajo rrezohet dhe rrotullohet neper rere! Dallget i perplasen ne trup duke lagur te teren! Une u gjenda mbi te, me gishtat e gershetuar me gishtat e saj, kofshet e saj te bardha, te buta e te lagura rreth belit tim! Buzet i qene kuqur e i qene lare me uje deti, dukeshin aq te bukura, aq te embla, njesoj si nje trendafil i lagur ne mengjes nga vesa! Mbylla syte dhe ngjesha buzet fort ne buzet e saj! Buze qe me perqafuan buzet, me lidhen shpirtin me zinxhiret e dashurise, me roberuan ne zemren e saj. Buze qe elektrizonin dashuri, ndienja te cmendura! E putha aq fort sa ndjva dhimbje ne buze, e prap nuk ngopesha, nuk doja te merrja fryme, nuk kisha nevoje te merrja me fryme.
 
Kane kaluar plot 50 vite qe nga dita kur e pash, te mbeshtetur ne nje shtylle tek stacioni i trenit!
Floket e saj plot onde e te dallgezuara i shtriheshin mbi supe, i'a mbulonin te gjithe shpinen! Dukeshin si nje kurore e madhe dhe mes asaj kurore ishte lulja me e bukur, fytyra e saj!
Me xhinsat e ngritura deri ne kerthize, te ngushta, blu e hapur.
Cizmet e saj te gjata shkonin deri tek gjunjet e holle, qe dilnin me teper ne pah nga xhinsat e ngushta!
Te jepte pershtypjen e nje vajze te tipit rock! E tille dukej, si nje melodi hard rock, e here te tjera kur e shikoja ne sy dukej si njr rock balad!
Ishte ajo dita kur i thashe vetes: Ajo vajze eshte lindur per te qene e jotja! Dhe e besova kete gje qe thashe, e besova aq shume dhe e deshirova aq shume, sa nuk kisha asnje dyshim se ajo vertete kishte lindur per mua!
Treni arriti dhe dyert e tij te ndryshkura u hapen! Ajo shtyu trupin duke u shkeputur nga shtylla dhe u drejtua drejt trenit! Hodhi njehere syte nga une nese do ngjitesha ne tren apo jo dhe me pas duke hedhur floket ne njeren ane u fut brenda!
Te gjithe vendet ishin te zena, pervec vendit prane saj! Ishin 2 burra dhe 3 djem qe po qendronin ne kembe, pa e marr guximin qe te shkonin e te uleshin me te! Eshte gjithmone siklet te shkosh e te ulesh prane nje vajze te bukur, sidomos prane saj, por nese ajo kishte lindur per mua s'do te thoshte se nuk duhej te beja asgje qe ta kisha timen! Edhe hoxha qe bente mekate me njeren nga banoret e fshatit ra nga minarja, por nuk ishte per shkak te fatit dhe se zoti e denoi, u desh edhe shtyrja e burrit te fshatares qe hoxha te denohej!
U ula prane saj dhe e ndjeva si nxehtesia ne trup me ndryshoi menjehere kur syte e saj me shikuan nga koka te kembet, me pas pa ata qe rrinin ne kembe dhe buzeqeshi!
Aq u desh, qe ajo te buzeqeshte dhe une te dashurohesha kokekembe si i thone ne zhagllon!
Filloi te me fliste per kengen qe ishte vene ne sfond nga nje magnetafon me kasete! Me tregonte se si kishte qene tek koncerti i atij grupi, se sa ishte dehur ate nate, e me pas me tregoi te gjithe grupet e saj te preferuar, ndersa une beja sikur merrja vesh dhe tregoja se sa me pelqente muzika rock! Me pelqente vertete ajo muzike, por nuk njihja asnje grup, megjithate nuk me pengonte te ndjeja gjithcka qe ajo ndjente per ate muzike!
Tani jam ketu, ulur ne kolltukun e vjeter. Tymos nje cigare duke e mbajtur mes gishtave te rrudhur dhe buzeve te plasaritura, nderkohe ajo eshte perballe meje, duke hapur pete per te bere byrek! Ajo rrokeria e cmendur di te bej byreq te mrekullueshem!
Floket i jane zbardhur.
Trupi i eshte fryre.
Lekura i eshte rrudhur.
Syte jeshil i jane kuqur.
Sa ka ndryshuar. Sa kemi ndryshuar, e megjithate e dua njesoj si dikur!
E dua sepse ajo buzeqesh po njesoj, perqafon po njesoj dhe po njesoj cdo mengjes me thote sa shume me do!
S'ka lumturi me te bukur dhe me te embel sesa te kalosh vitet me ate qe do, te tymosesh nje cigare e te presesh niprat dhe mbesat te kthehen nga shkolla!
 
Ne sfond degjohet tingulli rock i kitares elektronike te scorpions, ndersa ne dy jemi shtrire ne shtratin ku mbulesat jane rrudhosur dhe zhvendosur!
Floket e tu te gjate e te zinj varen poshte shtratit, syte i ke drejtuar per nga ambazhuri qe gjendet ne tavan, buza te qesh tmerresisht embel edhe pse mes tyre gjendet cigarja e pergjysmuar, qe tymin e sjell drejt meje! Qafa te ka dal e gjitha ne pah dhe duket sikur me thote eja me puth edhe pse gjate ketyre dy oreve vetem e kam puthur, te kam puthur ty, te gjithen dhe do te puthja serish pa u lodhur, por dua te shijoj kete moment heshtje me scorpions ne sfond e duke te shikuar ty!
Rrobat tona jane hedhur neper dhome e te dy gjendemi plotesisht te zhveshur me nga nje cigare ne dore!
Ti, e bukur si gjithmone, e magjishme, mrekulli te cilen e shijoj vetem une! Eshte e cuditeshme, jemi ketu ne kete dhome te vogel, me grila te ulura, perde te mbyllura dhe sapo kemi ndaluar se beri cmendurisht dashuri, kur deri para dy oresh po grindeshim aq fort sa me vinte te godisja, te kapja prej flokesh dhe te hidhja jashte, por ti e di qe inatin e nxjerr vetem duke te puthur ty! Keshtu nisi, buzet i perplasem fort plot nerva, e me pas perfunduam duke gervishtur trupat e njeri tjetrit derisa kembet e tua u kryqzuan ne belin tim dhe harresa mori me vete cdo inat, dashuria mbyti me esencen e saj shpirtrat tane!
Tani te shoh dhe them me vete se si ka mundesi qe te dua kaq shume? Si mund te duhet dikush kaq fort? Dhe teksa pyes veten ti me shikon dhe me cigaren mes buzesh me buzeqesh "Te dua, mire?" me thua dhe shikimin e perqendron serish nga tavani, je kaq e bukur, kaq djallzore kaq engjellore njekohesisht! Ndoshta prandaj te dua kaq shume, sepse te dy dashurojme tek njeri tjetri ate anen e erret, djallzoren, jo eshte me e veshtira per tu dashuruar dhe ne kemi arritur ta bejme.
 
Jam serish ne rruget e ketij qyteti, te cilin e urrej me shume cdo gje tjeter, e urrej sepse me mori shume edhe pse i dhashe shume, me mori gjysmen e fytyres, me mori jeten time, fytyren e embel te vajzes time, perqafimin e ngrohte ne mbremje pas pune te gruas, me mori buzeqeshjen dhe konceptimin e jetes plot ngjyra.
E urrej kete qytet, sepse urrej njerezit qe mban brenda tij, urrej kurvat qe bredhin kapur perkrahu me dashnoret e mbuluar nga dhjami, por edhe nga paraja, femrat qe jane mbeshtjellur nga materializmi. Meshkujt qe nuk jane te zote te bejne nje femer per vete me mencuri, por me forcen dhe bukurine e paras, deshtake te pasur.
Urrej cdo njeri qe shikon nje njeri ne nevoje dhe nuk e ndihmon vetem sepse eshte i varfer.
Urrej njerezit, qe shoqerine kane filluar ta ndajne ne kategori, ata qe kane interes dhe ata qe nuk kane asgje per t'i shtrydhur. Njerezit kane filluar te qendrojne larg njerezve qe nuk vishen bukur, qe nuk kane parfume te shtrenjta, rrobe te shtrenjta, ore te shtrenjte, celular te shtrenjte, makine te shtrenjte, duke harruar cmimin e larte te nje shprti te paster.
E urrej kete bote te ndyre, qe i ka bere kafshe njerezit, i ka bere sende qe ecin, ka shemtuar shpirtin e ketij qyteti dikur te bukur.
I urrej kaq shume njerezit.
Nuk eshte bardh e zi ky qytet per mua, jo, eshte i zi terr, sikur uji i pusetave te jashqitjeve u ka rene njerezve mbi koke dhe i ka mbuluar shpirtin me pisllek. Jane bere te gjithe krimba qe shtypen per pak sukses, per pak fame, per pak lek.
Me vjen te vjell kur i shoh teksa shqyhen duke u shkerdhyer moralisht per disa lek, i urrej kur i shoh tek shkerdhehen moralisht per nje pune, mikut, ministrit, mikut te ministrit, dashnorit te gruas, dashnorit te vajzes, pse? Per pak lek.
Bote e nxire, njerez te dhjere.
Bote e mykur.
Megjithate ka edhe njerez te mire, por jane ne fund te garrumbullit, nuk bejne dot ze, por edhe nese bejne askush nuk mund t'i degjoj sepse zeri nuk arrin tek veshet e...!!! Oh por s'ka ku arrin zeri tyre jo, nuk ka kush kush i degjon, sepse nuk ekziston askush qe te degjoi hallet e tyre, jane te gjithe te zene duke u mbytur ne egoizmin e tyre, duke u mbytur ne erresiren e botes moderne.
Njerezit e mire sot jane si ajo bleta, e cila ka nevoje per lule qe te ushqehet, por nuk ka me lule, nuk ka me gjelberim, ka vetem gjemba, asfalt, pallate qe te marrin mendjen dhe te pengojne diellin te te ngrohi pak shpirtin.
Ndonjehere me duket sikur ferri ka zbritur ne toke, ndonjehere sikur kemi qene gjithmone ne ferr dhe here te tjera sikur ferri eshte ne nivel me te ulet se bota jone.
Mes ketyre njerezve jam edhe une, ndoshta jo i mire, ndoshta jo shenjtor, ndoshta jo engjell, por s'jam i lyer me te njejten balte te zeze si ata, si ata njerezit me kollare, si ata me kostume, s'jam si ata, qe kane duart deri ne fyt me gjakun e virgjereshve te derguara per prostituta jashte vendit, te cilat fillojne punen me pahir qe 13 vjece.
S'jam i dehur nga korrupsioni, as nga pushteti.
S'jam shenjtor, por as shkerdhate si keta nuk jam, qe kane miq qe i quajn vellezer dhe nga ana tjeter i pallojne gruan kur nuk jane ne shtepi.
Dhe une gjendem ketu, ne mes te llumit dhe te erresires, ne kete qytet ku gjenden edhe njerezit qe me moren esencen e jetes, dy buzeqeshjet me te bukura, qe me jepnin shprese se kjo bote kishte dicka te bukur, ndersa sot jam i humbur ne terr.
Ne cdo hap qe bej, me uket sikur ka sy qe me vezhgojne, qe me ruajne, jo se me duan te miren, por se duan te me bejne keq. Ndoshta jam bere me fiksime, shoh dhe mendoj gjera qe nuk ekzistoj, por keshtu me duket, sikur me cdo tarace te shtepive eshte dikush qe po pret momentin e duhur per te me kafshuar shpirtin.
Megjithate frike nuk kam, dikur kisha frike sepse kisha cfare te humbisja, sot jo, sot nuk kam frike, sot jam aq i pameshirshem dhe i patrembur sa do pija gjakun e atyre qe me vrane vajzen dhe gruan, do i gatuaja ne tave dhe do i haja duke pire vere te kuqe.
Kam urrejtje brenda vetes, urrejtje qe perzihet me dhimbjen dhe krijojne djallin brenda meje.
Une jam Zhak, nje detektiv qe beri buje per 5 vite rresht ne zbardhjen e shume ceshtjeve, por ne fund te vitit te 5 ne karriere rash, u rrezova aq keq sa nuk e gjeta dot me fuqine per t'u ringritur.
Ishte 17 Nentor, kur une vdiqa, po po vdiqa! Vdiqa ne shpirt, ne qenien time kur pash nje vrime plumbi ne ballin e vajzes time 6 vjecare, e cila qe drite ne syte e mi. Ajo ishte si nje parajse brenda shtepise, me mbushte me jete kur e degjoja teksa qeshte dhe vraponte drejt meje me krahet e hapura duke m'u hedhur ne qafe.
Me tutje, ne deren e guzhines, gruaja ime qe mbeshtetur ne dere dhe qendronte ne kembe, e heshtur, e bardhe ne fytyre, duart i kishte te lodhura dhe i mbante varur, ndersa floket te zhubruitura. Dy thika guzhine e mbanin fort pas deres, dy thika qe kishin depertuar ne trupin e saj. Ne dore mbante nje leter te lyer me gjak "Dhurate per festat e fundvitit" shkruante ne letren e perlyer me gjak.
Une jam Zhak, nje detektiv i deshtuar, dikur i gjalle, sot i vdekur.



Gjithcka ndodhi per shkak te detyres time. Nje detyre qe me kushtoi shume, tre jete, timen dhe te familjes time.
Ajo me eshte lutur shume qe te heq dore, te distancohesha nga ajo pune, sepse telefonatat me kercenime ishin shtuar shume kohet e fundit, por kjo eshte e keqa ime, jam teper kokderr per te hequr dore. Ndoshta nese do kisha hequr dore sot bota nuk do me dukej kaq e erret dhe e ftohte, pavarsisht se ben ngrohte, pavarsisht se dielli del cdo dite, ben ftohte brenda meje, aty dielli nuk mund te futet dot kurre me.
Policia hetoi plot 2 vite per te gjetur fajtoret, por pa asnje sukses. Jam i sigurte se aty fshihet nje dore e madhe, e fuqishme, qe mbulon cdo shteg qe te dergon drejt fytyres se vrasesit, ose vrasesve. Nje dore e fuqishme, e cila komandohet nga nje njeri me maske, nuk mund t'ia gjesh dot fytyren, sepse eshte si mjergulla, qe sapo zbardh mengjesi largohet.
Pas 5 vitesh ne psikiatri sot gjendem serish ne kete qytet, me pallate te larte, me kisha dhe xhamia, ku brenda mbajne hajdute dhe mekataret me te medhenj te botes.
Jam ne kete qytet ku njerezit votojne per te zgjedhur se kush do i rrjepi lekuren per 4 vitet e ardhme, votojne per te zgjedhur njeriun qe do ia marri shpirtin dhe do i vjedhi sa te mundet.
Ne kete qytet ku shpresa ka humbur, rina eshte perulur perpara pertacise, dembelizmit, rehatllikut. Ku femrat nuk shikohen me si dicka e paster, por si objekte seksi, te cilat i shohin si prezevativet, i perdorin nje here dhe i hedhin tutje, por ka edhe nga ato femra, te cilat besojne akoma tek dashuria dhe genjehen, me pas perfundojne si prezevativat.
Nuk ka mundesi, ose zoti ka vdekur, ose ka hequr dore nga njerzimi.
Kane kaluar plot 5 vite qe atehere dhe ky qytet eshte tjetersuar. Atehere njerezit nuk ishin te gjithe te tille. Mbizotronte e mira tek ata, ndersa sot e keqa eshte ne pushtet dhe ka mbuluar driten me pelerinen e saj.
Po eci.
Gjithcka qe shoh duket bardh e zi.
Rruga duke e gjate. Disa neona ndricojne disa jo, ndersa disa te tjere here po e here jo, njesoj si ato skenat e filmave horror.
Nen driten e neonit shikoj oren, e cila shenon 02:30 minuta. Eshte vone, njerezit flene, djajt kane dal jashte. Edhe une.
Nje makine eshte parkuar ne qoshen e rruges. Stopat i ka te ndezur dhe jashte eshte dikush qe po qendron ne kembe.
Po eci paralel me makinen. Nje vajze rreth te 17-tave ka mbeshtetur fytyren ne xhamin e mbrapem te makines dhe shikimi saj duket sikur po therret per ndihme. Duart i ka mbeshtetur ne xham dhe here pas here mbyll syte fort.
Ndaloj, kthehem per nga makina dhe fus doren ne brez ku eshte pistoleta ime, e cila ka vite qe me ben shoqeri.
Dikush tjeter eshte brenda ne makine.
Ben mire ta leshosh ndryshe t'i plasa trute ne xham, i them burrit qe ishte mbi te. Ai e leshon dhe del jashte makines duke ngritur pantallonat.
Idiot, do me heqesh buken nga goja, po me thote ajo e acaruar duke m'u drejtuar me gisht. Duket teper e revoltuar.
Bej dy hapa mbrapa dhe me pas shikoj tipin tjeter qe po qendronte jashte, i cili po hiqte gjysmen e lekve qe kishte me dore dhe ja dha asaj.
Bej disa hapa mbrapa dhe filoj te largohem, nderkohe ajo vazhdon te me mallkoj duke me share me fjale nga me te ndyrat.
Po eci serish.
Ndermend me vjen vajza ime mbeshtetur pas nje xhami makine dhe po renkon. Me vjen te vjell por nuk di se ku, eshte gjithandej pis.
Bie ne gjunje ne asfalt dhe nxjerr c'ka kam brenda. Nga syte me dolen lot.
Nuk do lejoja kurre qe ajo te behej e tille, ndoshta do e bente nga nevoja? Nga halli! Jo, nuk do e lejoja deri ne ate pike.
Ngrihem serish dhe filloj te eci. Eshte gati per shi, ne qiell degjohen bubullima. Shkrepimat duken sikur po me fotografojne. Pikat e para me bien ne fytyre. Ngre koken lart dhe lejoj qe te lagem, te lahem nga ai shi dhe shpresoj qe shiu te laj edhe zemrat e njerezve, shpirtin dhe mendjet e tyre.
Po eci neper shi. Jam lagur aq shume sa po me duket vetja i rende. Ne fund te rruges shikoj nje tabele me drite te kuqe qe fiket dhe ndizet here pas here. Nje vend i mire per te pritur qe shiu te pushoi.
Ndaloi poshte tendes dhe pres, por shiu duket sikur nuk ka ndermend te ndaloi me per sonte.
Folket i kam qull dhe jo vetem floket, jam lagur kudo. Ndiej bulzat e ujit qe me rreshqasin neper fytyre dhe bien poshte.
Ndermend me vjen ajo, gruaja ime, e shtrenjta ime kur me buzeqeshte sa here kthehesha nga puna shendosh e mire, i ndriconin syte.
Me vjen ndermend e qeshura e saj kur nje mbremje erdha i lagur ne shtepi, ajo qeshte dhe me thoshte se dukesha si nje gjel i lagur dhe nuk pushonte se qeshuri edhe pse une mundohesha t'ia mbyllja gojen me dore, as kur e shtrengoja fort, por vetem kur e puthja dhe pastaj ajo lagej ne trupin tim duke bere dashuri mbi divan.
Mes bulzave te ujit, ne fytyre ndiej edhe lot, dallojn nga pikat e shiut sepse jane te nxehte dhe jane te kripur kur me bien ne buze.
Eshte e tmerreshme, nuk e duroj dot kete realitet, nuk isha gati per te dal nga spitali ku isha, por dikush kishte kerkuar me kembngulje qe une te dilja, ndoshta sepse me donte prane, ose ndoshta sepse kerkon koken time ne pjate.


Shiu pushoi. Nxjerr koken nga tenda dhe drejtoj shikimin per nga qielli. Eshte i erret, me shllunga resh qe duken si tym i zi, thua mos valle eshte pasqyrimi i botes tone? Mos qielli eshte nje pasqyre gjigande dhe tani po pasqyrohemi? Duket sikur po.
Po shkund floket nga uji dhe po vazhdoj te eci perpara, nje rruge e gjate me pret, te jetoj nje jete pa deshiren time, leshtu eshte kur je frikacak dhe ke frike ta shkrepesh kur ja ke drejtuar vetes, te kesh frike te fusesh koken ne litarin qe tundet ne mes te dhomes. Eshte kaq e veshtire ndonjehere te jetosh jeten kur nuk e do, si dicka qe ta japin ta hash pa deshiren tende, sepse ty nuk te haet me, nuk do te hash me sepse ke ngren boll, por je i detyruar te hash edhe pak.
Po shikoj makinat qe kembehen me njera tjetren ne kryqzimin perballe. Nuk eshte larg zhurma e zemres se qytetit, mund ta ndiej aromen e naftes dhe benzines, e cila perzihet me eren e pusetave te hapura duke krijuar nje ajer asfiksues. E ndiej kete ajer cdo here e me shume qe i afrohem qenders se qytetit, jam vetem pak hapa larg, ajri behet me i rende, zhurma makinash, muzike e larte qe vjen nga diskot qe jane nje ne cdo dy hapa.
Dal nga ajo rrugice e zeze dhe futem ne nje qytet te ndricuar, por me i zi se ajo rrugice e erret.
Shoh njerez, qe kane mbushur rruget plot, ne fakt me ngjan si nje parade prostitutash. Kudo femra te zhveshura, sepse nuk mund t'i quaj kurresesi te veshura kur me teper kane nxjerre sesa kane mbuluar.
Gjoksi gati sa nuk po u shperthen nga rripat e holle me te cilat i kane lidhur, po t'i shohesh me kujdes ve re se nuk kane mbathje te veshura, te pakten shumica prej tyre, ndoshta ben vap, ose ndoshta ky vend eshte djegur.
Po eci mes tyre dhe ndersa e bej kete gje, me behet te shtrij ndonjeren ne mes te trotuarit, nuk kam faj, kam 5 vite pa prekur nje femer dhe keto duken sikur po me ofrohen me keto veshje.
Eci dhe mundohem te permbahem nga shperthimet seksuale, eshte kaq e veshtire te jesh i drejte ne kete vend me gjera te shtrembura moralisht.
Eci dhe shoh njerez, te cilet me duken te vdekur shpirterisht, por nuk kundermojne era ngordhesire, por era injorance. I shoh diten teksa flasin per vlerat e moralit, edukates ndersa naten dalin dhe i shkelin te dyja me kembe, jo sepse dalin per t'u argetuar, por sepse duken sikur po shkojne ne nje origji te madhe. Megjithate e drejta e tyre per t'u ndjere pak "*****" naten, sepse i ka lodhur ndershmeria e shtirur e dites, por me vjen inat kur ankohen se askush nuk te do per shpirtin qe ke, kur ne fakt nuk ekspozojne shpirtin por bythen dhe nuk po flas vetem per femrat.
Shpejtoj hapat per t'u larguar sa me shpejt nga ky bastardim i lirise se tepruar per t'u argetuar.
Ngadalsoj hapat sepse tashme jam larg asaj zhurmes se madhe, tani tek tuk mund te degjoj ndonje muzike qe vejn nga nentoka, ku ndodhen edhe vendet e mbyllura ku argetohet sot rinia.
Teksa eci paralelisht para nje bari, me shkojne syte tek dy vajza, njera prej te cilave po qan dhe po ankohet sepse ai sapo e la per dike tjeter, ndersa vajza tjeter i hiqte floket nga fytyra dhe i thoshte se do gjente nje tjeter me te mire se ai.
- C'ke qe shikon, manjak i ndyre! Me thote njera prej tyre dhe shpejtojne te futen brenda!
Leviz edhe une, por as disa metra me tutje, ne erresiren e qoshes se nje bari shoh nje djale, i cili sapo kishte filluar te ngulte shiringen ne damaret e krahut.
Largohem me shpejtesi dhe nuk dua te shikoj me, pash boll, qe tani i kam zili te verbrit.
Mbyll syte dhe eci drejt rruges, me shpresen se mos ndoshta ndonje njeri do behej zemermire dhe do me perplasi ne asfalt me makine, por per dreq askush nuk kalon.
Jam ne anen tjeter te rruges.
Eshte qetesi, me ne fund pak qetesi.
Sa bej disa hapa degjoj britmat e nje femre, :Mjaft te lutem, nuk duroj dot me, po bertet ajo, por dikush ja mbylli gojen, kushedi me ndonje shpulle, apo me ndonje grusht.
*****, ja sec je, nje ***** e ndyre, me vjen nje ze mashkulli nga nje tjeter hyrje ne anen tjeter te rruges.
Mos te lutem mos e bej, nuk kam dal fare nga shtepia, degjohet nje ze vajze dhe me pas nje zhurme shuplake qe degjohet me teper nga zeri saj i pafajshem.
Ti me ate kurre, degjove? Kurre!, degjohet nje ze i rende mashkulli, e me pas nje e shtene arme. Tmerr, per nje moment doja te isha edhe i verber, por edhe i shurdher. Kjo nuk ishte bota qe lash para 5 vitesh, terri nuk ishte ngjitur kaq larte, ndersa tani qendron mbi fron.
Cdo gje me duket bardh e zi, besoj se djalli eshte denuar te jetoj ne toke, ferri eshte shkatrruar jam teper i sigurt.



Me vjen keq, qe dashuria paska vdekur. Nuk po shikoj nje cift te kapur perdore, nje cift te puthen fshehurazi te tjerve, jo, pash vetem njerez qe bejne seks si qent mbrapa kazanave, neper sendilje makinash, neper qoshe te errta. Sa gjynah, dashuria paska vdekur, po tani cdo behet? Kjo bote pa dashuri me duket i nje pranvere pa lule, si nje bote pa ngjyra, pa shi, pa ylber, pa diell, vetem gri qe te merr frymen.
Shtepia nuk eshte larg, dua te futem aty dhe te mos dal me kurre, kam frike te jetoj, ndihem kaq shume vetem, sikur jam ne mes te erresires, sikur me kane braktisur diku ku nuk ka me njerez.
Sa kohe pa shkelur ne oborrin e pallatit, i cili dikur ishte me lule, ndersa sot qenka betonizuar.
Pallati duket i shkrete, asnje drite ndezur, pervec nje llambushke qe mundohet te bej pakez drite tek shkallet, duket njesoj si shprese ajo drite, e venitur, por jo e shuar.
Ngjis shkallet i lodhur dhe teksa ngjitem lart degjoj te qara femijesh qe vijne nga njera ane, renkime kenaqsie nga ana tjeter, britma ndihme nga ana tjeter, gra qe rrihen, perdhunohen, vriten dhe askush nuk eshte aty per ndihme.
Ngjis shkallet me shpejtesi sepse nuk i duroj dot keto zera, ah sa qete isha mes te cmendurve ne spital.
Mundohem te hap deren me celsin e vjeter, por eshte e veshtire sepse u be kohe pa u hapur kjo dere. Me ne fund celsi kerciti dhe dera u hap, futem brenda dhe per nje moment po prisja, po prisja qe ajo, vogelushja ime te vraponte drejt meje, une te hidhja canten ne toke dhe ta merrja mes krahesh duke e perqafuar, me pas te puthja faqet e saj te mbushura, duart e buta dhe ta perkedhelja tek koka sic beja gjithmone.
Po prisja qe zeri embel i sime shoqe te me terhiqte vemendjen drejt guzhines :Erdhe i dashur? u lodhe? Je mire? Ke ngrene? Do te ferkoj pak qafen? Do me perqafosh? Me mori malli.
Por asnje ze, vetem qetesia mbytese dhe erresira mbizotronin.
Ngrita celsin e drites dhe perpara m'u shfaq shtepia ime, kolltuku ku uleshim te tre, ajo ne prehrin tim ndersa vajza ne prehrin e saj dhe shikonim televizor. Tryeza, ne te cilen kishim bere aq shume here dashuri sa nuk mbahet mend. Me pas syte me shkuan tek qoshja ku ajo gjendej e mbeshtetur, me nje plumb ne koke dhe me fytyren e mbuluar me gjak.
Bie ne gjunj, lotet po me djegin syte, bien mbi parmak duke shtyre tutje pluhurin.
Me fal qe te vrava, me fal, ulerij dhe godas fort dyshemen duke e shkundur nga pluhuri qe e kishte mbytur. Ngre serish koken dhe ajo eshte po aty, e gjakosur, me duart e shtrira ne dysheme, aq e vogel dhe e pafajshme. Mbas nje perpelitje sysh ajo zhduket dhe jam serish vetem, ne nje shtepi ku dikur kishte te qeshura dhe zhurme pafund, ndersa tani heshtja te ha shpirtin me dhembet e saj te mprehte.
Drejtohem per ne banjo dhe shtyj deren, hap rubinetat e ujit dhe shtrihem ne vaksen e pluhrosur. Uji i ftohte po me mbulon trupin, me ben te ndihem gjalle dhe kjo eshte ajo qe me dhemb me teper, te ndihem gjalle.
Pak nga pak uji fillon te derdhet nga vaska, ndersa une shtrihem deri ne fund dhe per nje moment zhdukem nga kjo bote e ndyre.
Po mendoj se cdo bej, dikush duhet te paguaj per dhimbjen time, nuk dua hakmarrje, sepse asgje nuk ma kthen me jeten qe kisha, dua vetem te shikoj ne sy personin qe kishte djallin brenda vetes sa pati guximin te qellonte ne koke nje femije, e pranoj, me vjen ta shqyej nese e kam perballe, ta ha te gjalle, t'ia pi gjakun me gote vere, e me pas te ngre dolli per vdekjen, kete ***** plake qe nuk fal asnje, por ate dua ta shoh ne sy, te pakten nje here.
Mbyll syte dhe pak nga pak fryma po me mbarohet, nje gjendje e pergjumur po me ze, dua te rri ketu brenda derisa te vdes.
Babi, degjoj nje ze. :Ngrihu babi, bucet edhe me teper ne koken time dhe dal nga uji i trembur, hedh syte perreth, por askush nuk eshte, askush.
Dal nga vaska me rroba te laguara dhe ashtu duke kulluar shkoj drejt tek canta ime, nuk eshte hera e pare qe degjoj zera te tille, eshte zeri saj, i sime bije. Doktoret me thone se e kam psiqike, por eshte ze kaq real, megjithate duhet te pi ilacet, ndryshe kaloj serish ne depresion.
Kam veshur serish kemishen time te preferuar, me rri pak e madhe tani por prap mbetet e preferuara ime, ajo gjithmone me thoshte se me shkonte me teper se cdo kemishe tjeter dhe ndaj e vishja gjithmone, sepse asaj i dukesha i bukur.
Po me vjen gjume. Kisha kohe qe nuk shtrihesha ne shtrat kaq te bute, ne shtratin ku ngjizem vajzen tone, ku jemi perqafuar pas cdo grindje, kemi bere dashuri, kemi qeshur e kemi qare.
Dikush sapo hapi deren.
Po ja degjoj hapat teksa afrohet.
Ecen ngadale, pa frike, ka kepuc te zeza, arrij te shikoj majat e tyre poshte deres se dhomes.
Dera po hapet edhe me shume.
Nuk leviz dot, jam bllokuar.
Gryka e pistoletes del ne pah dhe dera shtyhet edhe me shume. Ne fytyre ka nje maske te bardhe, sy te erret, me te erret se netet pa hene.


I ndiej hapat qe afrohen cdo here e me shume drejt meje. Hapa te rende, te patrembur, te frikshem, te lig. Hap syte dhe shikoj serish fytyren e tij, ka nje maske te bardhe, pak te buzeqeshur, me vetulla te rrudhura dhe me ball poashtu. Pertej asaj maske, e vetmja gje qe duket e vertete jane syte, te zinj, sikur brenda tyre mbajne ferrin, si nje pus i thelle te cilit ke frike t'ia gjesh fundit, sepse ndoshta nuk do ja gjesh dot kurre.
Kush je?, e pyes me gjysem zeri.
Jam ai, qe ke kerkuar gjate gjithe kohes, erdha per ty... ma kthen dhe fillon te qeshi me ze te larte.
E pyes pse qesh por ai nuk pushon. Me pas hesht dhe u afrohet edhe me teper.
Sepse do te vras edhe ty, me thote i nervozuar, sikur ka nje urrejtje te tmerrshme brenda vetes.
Veshur ka nje kemishe te bardhe, te lyer me gjak, mbi te cilen gjendet nje gjurme dore e vogel, nje gjurme me gjak.
Babi, te dua shume! degjova zerin e vogelushes time. Hap syte dhe perballe meje po qendron nje grua, e mbeshtjellur me nje mbulese te bardhe dhe me floket vjeshtarak te derdhura mbi supe.
Kuptoj se pak me pare isha ne enderr, por endrra nuk eshte me e cuditeshme se gruaja qe po qendron ne kembe perballe meje.
Ka fytyre te embel, te ngrohte, te dashur, si nje petale luleje, qe s'mund te beje kurresesi keq.
Syte i ndricojne nga drita e jashtme e rruges, faqe pakez te mbushura dhe qafe te holle.
Kush jeni ju?, e pyes, ajo ngre pak supet, duart i ka te kryqzuara mbi gjoks, ndersa trupi saj i gjate rri drejt.
Jam Marina fqinja e re, mendova mos jane futur per te vjedhur sepse pash deren qe ishte e hapur, me thote me ato buze te holla.
Une jam Zhak, kjo eshte shtepia ime.
Te njoha sapo te pash, me kane treguar fqinjet per ju dhe kam pare shume shkrime neper gazeta me fytyren tuaj si personazh. Nuk kisha per qellim t'ju shqetesoja, po me thote ajo nderkohe ndermend me vijne gazetat qe lexoja ne spital, qe hidhnin dyshime se mos isha une qe kisha vrare familjen time!
Asnje shqetesim! i them dhe e shikoj ne sy, ndoshta per te arritur te dalloj ngjyren dhe shpirtin e tyre, njerezit dallohen lehte nga syte, por drita qe vinte nga rruga nuk ishte e mjaftueshme per te dalluar syte e saj, te cilet shkelqenin por nuk dalloheshin.
Naten e mire atehere Zhak.
Po largohet, shikoj kembet e saj te gjata dhe te zbuluara fare pak lart gjunjve. Dera u terhoq fort aq sa u shkund e gjithe shtepia.
Syte po me mbyllen serish, jane kaq shume te lodhur, pak nga pak po humbas ne pavetdije.
Eshte mengjes, te pakten keshtu duket nga drita qe deperton nga dritarja. Nje pellumb ka ndaluar ne telin e rrobave qe ndodhet ne ballkon, sa kohe kisha pa pare nje pellumb, me ne fund dicka e bukur qe syte mund te shikojne, dicka qe percjell paqe dhe qetesi ne shpirt.
Duhet te ngrihem, sepse do shkoj ne polici te marr detaje dhe raporte se deri ne c'pike jane hetimet per te zbardhur ceshtjen.
Ora shenon 08:23, vesh corapet qe gjej ne sirtarin e pare, ne te cilin ajo i vendoste gjithmone, kanatjere te bardhe, nje kemishe blu dhe kepucet e mbytura nga pluhuri.
Po zbres shkallet, ne duar kam canten time te zeze.
Mirmengjes, i thashe nje vajze te re qe po ngjiste shkallet, por me nje shikim te cuditur me beri te ndihem si i dale jashte mode, e njejta gje ndodhi edhe me nje djale! Jane po ata njerez qe para pak vitesh i lash femije dhe qe cdo mengjes me pershendesnin, por jo vetem ata, por edhe te medhenjte nuk pershendesnin me. Pershendetjet paksen dale jashte mode, dikur pershendeteshim me njerezit sa here i shikonim, ndersa sot qenka fyerje!
Jam ne mes te rruges, mes njerezve, te cilet ecin, por duken sikur nuk dijne se ku po shkojne.
Nuk e kuptoj kete gje, perballe kam nje vajze rreth 14 apo 15 vjece, ka te veshur nje pale geta te zeza dhe paksa te trasha, te cilat i jane futur mes bythve dhe nuk po e kuptoj qellimin e kesaj veshje! Duhet te jete me siguri moda, te vishesh me nje cope te holle lecke dhe pa mbathje, nuk po me zene syte nje femije me fund apo fustan.
Sapo u futa ne nje kafene, eshte plot me njerez, ne fakt plot me te rinj dhe te reja. Asnje i moshuar, vetem une, nje 36 vjecar, qe po ndihem i moshuar mes ketyre te rinjve.
I shoh te gjithe dhe duken kaq shume te buzeqeshur. Nje vajze me kacurela po i flet shoqes se saj, por ajo nderkohe po merret me celularin, por me koke pohon cdo gje qe shoqa e saj i thote, me pas shikoj nje tjeter tavoline dhe eshte e njejta gje dhe brenda pak sekondave shikoj se te gjithe kane nga nje celular neper duar dhe merren me te!
Po cmendem!
Me duket sikur kam ardhur ne nje tjeter bote, ne nje tjeter epoke! Dreqin, kane kaluar vetem 5 vite jo 100.
Cfare do merrni?, me nderpret mendimet pyetja e nje vajze te embel, e cila mbante ne dore nje bllok!
Nje kafe te lutem!
Patjeter.
Prita pak dhe vajza nuk vonoi te me sillte kafen.
I shtyre nga menyra sesi ajo ishte, e qeshur dhe shume e komunikushme ne pamje te pare, guxoj ta pyes
Kafeneja jote eshte?
Jo, me pergjigjet. :Jam kamariere, por kam studiuar per drejtesi! Shton dhe per pak desh u mbyta me kafen ne goje.


E trishte? Jo, eshte e tmerrshme, te shikosh nje njeri me shkolle te punoje kamariere, ndersa neper gjykata, ministri dhe neper shume instutucione te tjera, shume njerez nuk kane as shkollen e mesme.
E pertyp edhe kete gje, fundja po mesohem pak nga pak me kete realitet, po me mbeshtjell edhe mua me mantelin e tij te embel por plot helm.
Syte me shkojne nga televizori, i cili gjendej i mbeshtetur ne faqen e murit. Ne titra pasqyrohet nje lajm "Nena vret vajzen e saj me pas veten" ndiej se kam nevoje te pi ilacet, ndryshe do kaloj ne depresion, marr dy kokrra dhe i pi me goten e ujit, me pas ngre syte serish nga televizori "Babai vret vajzen shtatzane, e vrava per ceshtje nderi dhe nuk jam penduar" tmerr, ilacet nuk me bejne efekt, truri mbrapa ka filluar te bej si nje lavatrice e dale nga kontrolli, nje tjeter lajm "Djali vret nenen me sopate" nje tjeter "Vret vajzen dhe e gropos para shtepise" nje tjeter "Burri vret gruan, babai perdhunon vajzen sistematikisht, babai le vajzen shtatzane, dhunohen seksualisht dy djem te vegjel nga nje i moshuar" mjaft, mjaft, eshte teper per mua! Perplas goten mbi tavoline. Mjaft, me ktheni ne psikiatri
Le nje shume parash, nuk e di sa, por le mjaftueshem sa te mos me vrasin pse nuk e paguajta dhe marr canten dal jashte.
Ilacet jane te pashpresa per te bere efekt.
Fryn ere.
Dikush po lag trotuarin me zorre uji.
Ndaloj dhe lag fytyren per te ardhur ne vete! Sapo heq duart nga syte degjoj nje ze mashkulli
Ca ke qe shef?, ngre koken dhe ve re dy meshkuj qe duken si dy gjela ne nje duel.
Pse eshte e ndaluar te shikosh ty?
A e di me ke po flet?
Po ti a e di kush jam une?
Kush je ti kush jam une, degjohet nje e shtene. Njeri prej tyre dergjet i shtrire ne mes trotuarit ne nje pellg gjaku ndersa tjetri vrapon duke u larguar.
Zhurme.
Njerez qe bertasin dhe vrapojne.
Askush nuk afrohet.
Nuk ka polici pa kaluar 20 minuta duket sikur duan te sigurohen mire qe ka vdekur, qe autori te jete larguar mjaftueshem pastaj te vijne.
Largohem qe aty dhe me duart ne koke drejtohem per tek komisariati i policise.
Futem brenda dhe ne momentin e pare qe ve kemben ne koridor, nje dore me mbeshtetet ne sup.
Zhak?
Eshte shoku im i ngushte. Qenka shendoshur kaq shume!
Ne kraharor mban graden e komisarit. Fundja e meriton, ka qene gjithmone besnik i partise ne pushtet.
Mbasi u pershendetem dhe u cmallem per pak minuta me tregon se dosja e ceshtjes se familjes time cuditerisht eshte zhdukur 3 vjet me pare, por ai me kerkon qe te mos shqetesohem sepse gjerat do behen me mire, me pas me shtrengon doren dhe largohet.
E cuditshme! Jo, do thoja normale me gjithe keto gjera qe me kane zene syte keto oret e fundit. Ta kisha ditur nuk do dilja kurre nga ai spital me te cmendur per te jetuar mes atyre qe jane vertete te cmendur dhe kete menyre jetese e quajn normale.
Dikush me pushtet ka arritur te fusi duart mbi dosjet e policise, megjithate me premtoi se do me ndihmonte.
Ndoshta per te tjeret vdekjet, vrasjet, vjedhjet jane bere normale, por jo per mua, jo per mua qe me dhemb vdekja e vajzes dhe e gruas time, nuk eshte aspak normale, s'mund te jete normale dicka anormale, kurresesi.
Dhe teksa drejtohem per ne restorantin me te afert shoh djem te rinj me koken gati te qethur, sikur te kene dale nga burgu, ose vertete kane dale nga burgu ose te dukesh si kriminel eshte bere mode!
Shtyj deren e restorantit dhe po futem brenda!
Me ne fund pak qetesi, pak njerez te edukuar dhe te rafinuar!
Po i shikoj te gjithe me rradhe, flasin me ze te ulet dhe qeshin lehte.
Nga dera futet nje burre rreth moshes 50 vjecare! Kostum i shtrenjte, kepucet po ashtu, celular i shtrenjte, ora e floririt i shkelqen ne dore, ndersa ne doren tjeter ka te mbeshtjellur doren e brishte te nje vajze rreth te 20-tave, e cila ka veshur nje pale taka te larta, fustan te ngushte dhe fytyren e ka te bastarduar nga truku, megjithate eshte bukur te shohesh at e bije te drekojne se bashku, une e kam enderruar gjithmone dicka te tille, qe te drekoja me Klejden time.
Ulen ne tavoline dhe i shikoj here pas here teksa qeshin! Buzeqesh dhe une me to, me behet qefi, gezohem, por me pas me ngrin buzeqeshja ne fytyre kur shoh doren e tij, qe nga poshte tavolines futet mes kofshave te saj! Per pak desha te vjell mbi tryeze, por gota e ujit e shtyn serish poshte te gjithe ushqimin qe kerkon te dal jashte. Nje dashnore 20 vjecare per nje 50 vjecar! Normale duhet te jete edhe kjo gje perderisa drekojne ne publik, ndoshta jam bere teper paragjykues, cdo njeri ka te drejte te shkerdhehet moralisht ne menyren me te piset qe ekziston. Po, jam bere teper paragjykues, turp te me vije.
Por mes gjithe atij bastardimi te moralit, vemendjen ma terheq nje zonje e cila sapo u fut ne restorant.
Trup i drejte dhe i formuar ne menyre perfekte, fustan i gjate qe gati sa nuk prek dyshemen, i hapur paksa mes kembeve, flok te drejte dhe te zinj, ndersa ne dysheme binin me shume ne sy takat e saj te kuqe, qe perplaseshin fort me pllakat dhe krijonin nje zhurme qe prishte qetesine, por zhurme plot melodi. Po ulet dy tavolina me tutje nga une dhe e kam perballe! Cuditerisht nuk po ja heq dot syte, ka nje shikim epshndjelles dhe duket teper e mistershme!
Eshte vetem, nuk ka mundesi qe nje zonje e tille te drekoj vetem, ose ndoshta eshte zonjushe, kushedi.
 
Last edited:
Ne nje dite te vrenjtur tetori, mendimet e mia vrapojne shkujdesshem per tek ti.
Nuk mundem ti ndal, kane dite qe jane c'orientuar.
Papritur ecjaket e shpeshta te eres pervijojne ne qiellin gri, fytyren tende.
Por era nuk t'i shquan dot te gjitha mimikat e tua.
Ka filluar te harroje se si te mbyllen syte kur qesh, apo se si melodia e zerit tend tingellon.
Por nuk te ka harruar ty.
Ashtu si une.
Perpiqem te te ngujoj ne skutat e ftohta e te erreta te mendjes,por mesa duket mendimet e mia tekanjoze nuk marrin dot urdhera.
Zeri i mbytur i arsyes fillon e venitet e ne fund i dorzohet realitetit.
Nuk te dua,jo.
Por me ka marre malli per ty.
Nje ndjenje qe nuk di c'emer ti ve.
A eshte dashuri?
Apo dicka me e keqe? Dua nje pergjigje.
E kerkoj me ngulm nje pergjigje.
E nderkohe do t'i mbush ditet e mia me nje fasade ngjyre lumturie derisa te vije e shumpritura dite.
E shumpritura pergjigje.
 
...dreqi ta marre! Me ke hyre thelle ne trup, rrjedh neper venat e mia si lum me rrembim. Mendimet perplasen si dallget e oqeanit mes nje stuhie tropikale...
 
20210418_122504.jpg
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Vlerat e dikujt per mua nuk jane menyra si ben para, si vishet apo duket ne sy te botes.
Por kuptimi qe i jep shikimit tim, zemres, shpirtit tim, mendjes time kur bisedojme bashke, diteve te mia dhe jetes time!
Eshte ndjenje e bukur dashuria, eshte unike, per ata qe kane zemer!
 
... syte me shohin turbullt, aq turbullt sa mendja u hap me imazhin tend.
Te kete qene e skaduar shishja e vodkes?
Mos do duhej te pija dhe nje tjeter?
Çfare duhet te bej qe te harroj?
Te fle?
Jo, edhe aty do pushtosh endrrat e mia.
 
Më dhemb fikja e papritur e meteorit që ndriçoi me copëza drite, univerzin tim të ëndërrave.
Por, çdo mbret vë flamurin e vet! - Në këtë betejë mizore dhe aq të dashur, nga shpirtëra që nuk gjejnë kurrë qetësi, në kërkim të së përsosurës.
E dhembja vazhdon .... Ec me këmbë zvarrë, duke e kërkuar, e kërkuar, ....
 
Ku mbaron dita?
Ku fillon nata?
Ku mbaron dita ku fillon ti?
Ku filloj unë dhe mbaroj unë vetë?
Është nostalgjia ime
rritur mbi degën e papranueshme
tërhequr nga pusi i ëndrrave të mia
është vizatimi hequr mbi një rreze dielli
është prania dhe mungesa,
është si drita në qoshen e rrugës
është xhelozia.. lumturia
është si rrezet e diellit që thyhen e kthehen.
Ajo që shkruajta është krejt një gënjeshtër
Ajo që shkruajta është krejt e vërtet...
 
Ndjenje e bukur, E ndaluar
Ndjenje qe te rremben gjithcka
Shpirt e mendje te trazuar
Shpetim kerkon, por shpetim ska

Ne mes enderrash gershetohet
Edhe dhimbjes i ben balle
Dhimbje rend, zor durohet

Ndjenje e forte, e pa lekundur
Perballe realitetit qendron pa fjale
Ndjenje e bukur, e ndaluar
Vrasese zemrash, fjale pak
 
Do më kërkosh e di?!
Unë e di!
Atëherë kur të kuptosh se më ke humbur vërtet do më kërkosh.
Atëherë kur të shohësh se dikujt tjetër do i përkas do më kujtosh.
Atëherë kur të ndihesh vetëm më shumë se kurrë do më mendosh...
Unë e di, gjithmonë do më kërkosh!
S'do kesh moment të vetëm kur s'do më mendosh...
Te çdo femër që do hasësh do kërkosh budallallikun tim, çmenduritë e mia, të sharrat e mia, imazhin tim...por s'do i gjesh.
Do kërkosh fytyrën e qeshur dhe të inatosur që vetëm unë di ta bëj.
Do kërkosh këto sytë e qeshur që aq shumë i dashuron edhe pse shkëlqimi iu ka humbur. Madje do të mungojë edhe gishti i mezit që vetëm unë guxoja të ta tregoj.
Sa shumë gjëra do të mungojnë te unë..!
Do të mungojnë mëngjeset dhe mbrëmjet e uruara me ato shkrimet e mia tipike.
Do të mungojnë shakatë e mia të pa numërta, madje dhe ankesat që kurrë nuk të mërziteshin.
Do të mungojnë edhe provokimet e mia që të drithëronin në largesi...
Do të mungojnë endrrat e treguara, fantazia ime e shfrenuar dhe planet e vogla të thurrura në kaq largësi...
Do të mungojë dhe zëri im, strofat e shkurtra të kënduara nga unë por të bëra lëmsh.
Do kalojë pak kohë... në fillim s'do të bëjë përshtypje. Për shkak të krenarisë do më urosh lumturi, por pastaj do të mungoj.
Atëherë kur të jetë shumë vonë do thuash e kisha por nuk e vlerësova, tani që se kam, e dua por nuk është e imja!!!
Do qash...
Do bërtasësh me të madhe: "Ku jeee? Kthehu!!! Por s'do jetë askush aty të të dëgjojë.
S'do jetë askush të degjojë problemet e tua dhe gjërat që të mundojnë.
Atëherë do e gjesh prehjen te alkoli.
Do përfundosh lokaleve të natës të mbytyra nga muzika e lartë.
Do shikosh femra të tjera dhe do të neveriten. Do i hipësh makinës apo motorrit me çfarëdo qofsh dhe do rritësh shpejtesinë.
Do lejosh erën të të sjellë imazhin tim, se vetëm unë mund të të qetësoj.
Pastaj do ndalosh buzë detit...
Do presësh të agojë, dhe ashtu i vetëm do kthehesh në shtëpi.
Do mbyllësh grillën e dhomës të gjumit që mos lejosh dritën të hyjë.
Errësira do të të kujtojë mua.
Do mendosh sërish për mua.
Do më kërkosh në tymin e cigares dhe më pas në ëndrrat e tua.
Kështu do kalojnë ditët për ty...
Prandaj do të mungoj unë e di, sepse askush tjetër nuk të njeh më mirë se sa unë ty!!!


Lina
 
  • Dashuri
Reactions: .
E di jam kokfort,ske ca me thua
Ndonjer me njeh aq shum
Saqe temben qe ne kaq pak koh
Ti me njeh...kupton pa folur ...kemi mesuar gjuhen e memceve ....gjestet tona kuptohen nga distanca ...e dreqi e mori si eshte e mundur ...te me kuptosh kur une asgje ste kam ofruar qe te ta bej te let karakterin e kush jam une .
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.