Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

Flas gjuhen time.
Veshtir te me kuptosh o njeri i thesht.
E di kur jam ne mesin tend thua cfare eshte ky.
Po e vertet.
Dua te mesoj nga gabimet e tua qe mos te gaboj dhe une.
Pse thua ti se me te zgjuar jam cdo dite, me te thjeshtet me bie pak te jem vec ketu ne Forum.
Kur nje dite me tako aty ku ti ke nevoj thua!
Me fal njifemi gje, normal do kthej koken e do them ste njof.
Dhe ti do thuash sa mendjemadh paska kapur veten!
Por ne fakt se ke ditur asnjehere kush isha, thjesht mendoje qe isha si ti.
Jo o njeri i bukur jo, nuk jam si ti, koka mu ka thartuar ne Libra kur ti po merrej me thashetheme, dhe shpesh ne vend te lexoja libra veshtroja ty, te flisja ty dhe ti mendoje qe isha si ti , se dije qe thjesht ishe nje pasqyre qe nuk shifej nga larg, prandaj te ofrohesha.
Ska gje njeri i thjesht mesova shume nga ty.
Je i mire beso je i mire se je vetja!
Te keshilloj te lexosh me shume dhe mos genjehesh nga llafet por te mendohesh me shume!
E gjuha ime ku ishte?
Aty ke i thjeshti .
Pershtatu , provokoje, qe te mesosh me shume nga i dobeti qe kurr mos te behesh i tille.
 
A desha të flisja me ju, që keni përdorur, irrituar dhe provuar të bëni një njeri të qajë, të lëndohet e të vuajëgjer në palcë të shpirtit, për të vetmenarsye se ashtu të pëlqen apo të intereson.
A keni mësuar diçka nga dhimbja e tjetrit? Vendos veten në këpucët e tij?
A mësuat të jeni njerëzor?
Nëse po, ky është një fillim i mirë për ju.
Por, për vuajtjet e shkaktuara, duhet të dini se një ditë do ti merrni të gjitha mbrapa.
Duke bërë padrejtësi por do merrni dënim prej Zotit me të drejtë.
Zoti nuk mbanë borxhe të lutjeve nga zemrat e vrara pabesisht.
Pikërisht duke mbajtur Zotin në zemer e ndjej sa herë zërin e tij, duke më mësuar dhe bërë më të mirë dhe pse mirësia nuk më ka munguar kurrë.
Mbi gjithcka tjetër, njeriu duhet të dijë se nuk duhet ti bëj keq askujt.
Duke ndjerë dhe menduar sikur për veten.
Kjo është jeta, e gjatë për me vujt dhe e pakët për me qenë të lumtur.
Ndaj mirëkupto me mirësjellje, para se Zoti ta tregojë me mënyren e Tij gabimin që bën dhe nuk e sheh nga egoizmi që të verbon për tu dukur, apo se ashtu të pëlqen!
Të kujtosh Zotin është diçka, e ta kesh frikë kur gabon është gjithçka. Elhamdulilah ?
 
Dhe kjo dite iku, ashtu si ajo e djeshmja e pardjeshmja dhe si ajo me perpara e me perpara.. Iken duke te pritur, duke menduar se do me kerkoje, .. Te me thoje me ke munguar.. Qe ajo qe ndjeje per mua ishte me e madhe se zhgenjimi.. Inati. Krenaria.. Te me thoje qe dashuria e vertete. Ajo e pastra nuk vdes kurre, I reziston koherave. Furtunave.. Dhimbjeve.. Doja vetem nje pershendetje te Vogel thjesht per te kuptuar qe sme ke harruar dhe me kujton akoma,, qe kujton cdo fjale tonen, qe nga fjalet me te bukura,, te dashuroj,, je e imja, ti me perket mua, je ndenja ime me e bukur,, deri te fjalet me te dhimshme. Te urrrej.. Zhduku ,, genjeshtar. E di jan fjale qe te vrasin shpirtin,, te thyejne zemren,, po njeriu per hir te dashurise,, per hir te emocioneve,, loteve, buzeqeshjet qe dhuruam meson te fali.. Ndoshta nuk eshte e lehte, ndoshta pret qe Krenaria te te japi leje te me falesh , ndoshta pret momentin,, castin e duhur, apo ndoshta ke vendosur te me fshish nga jeta, si dicka qe ska egzistuar kurre, ndoshta me te vertete Isha ashtu.. Isha asgje per ty, Isha vetem nje defrim I momentit , thjesht nje bast me veten qe zemra ime do te perkiste ty,, me siguri do ket qene keshtu,, se nje dashuri nuk mbaron keshtu.. Ska mundesi te mbaroj keshtu,, eshte e papranueshme,, smund te nxjerresh nga shpirti dike qe dikur I thoje te dua cmendurisht,, eshte e pamundur,.. se ne momentin qe e ben. bashke me te do te keputej nje pjese e shpirtit tend,, dhe do ndjeje dhimbje.. do te dukej sikur do vdisje. nuk do kishe me deshire per te ecur perpara, sepse do te mungonte frymarrja,.. mungonte deshira per te jetuar.. ,, te pakten mua me ndodhi keshtu,,, kurse ty jooo,,ti je i lumtur... Je i lumtur duke e ditur si ndihem.. Je i lumtur dhe menefregist pavaresisht cdo perpjekjeje qe kam bere per ty.. , per te pasur ne jeten time akoma,, ske vlersuar as germen me te vogel qe kam perdorur per ty... Asgje. Ste ben pertyshypje,, kam arritur ne nje konkluzion qe ti sme ke ndjere asnjehereeeeee. Kurre... Nejse po te them nje gje.. Tani as mua nuk me intereson me, jam e qete me veten sepse u perpoqa per ty me mijera here dhe nuk e fajsoj me veten qe Isha une aryeja qe u humbem. Ishte zgjedhja jote. Dhe une te betohem nga kjo dite e me tutje do jem indiferenca jote me e madhe.. heshtja jote me e gjate nga ketej e tutje ti do jesh vetem nje e shkuar.. Sot do jete nje dite e re.. Dita e lamtumires...


Sa me pelqej kur e lexova ....
 
U zgjova duke e pyet veten?si ndjehem sot ?u mundova me pa e me gjermu ne xhdo cep te qenies time! Cudi se nuk kisha pergjigje perkufizuese,vetem se mendova duke then,po ndihem mire ,shum mire ****,dhe me pas duke i then vetes,pranoji ndryshymet qofte edhe ne ndjenja,sepse xhdo gje ne jet mer rjedhen e ndryshymeve,shijoje ate cka ndjen ate cka don,jepu gjerave hapsir mos e ngushto veten,asgje ska pse na ben me ja veshtrisu vetes jeten me pyetje pafund.Sepse ndryshymet jan jeta vet,isha shum ndryshe vet me par,jam shum ndryshe tash,njeher isha ne pozit ku nuk doja me pranu veten qe lejoja me ndodh gjerat qe un vet nuk i kisha pas ne mendje as ne plane,por pastaj duke e meditu veten do thoja,arita ti shoh gjerat ndryshe e ti pranoj e **** te jem e knaqur per xhdo ndryshym ne jete,jeta esht me ngjyra ,sdua ta le bardh e zi,dhe padyshym se ne permbledhje te don te dish se sa shum ke mar nga ajo,e jo te kesh vetem nje rug me dy kthesa e kur mos me dal nga to,sepse te duket vetja se kshtu je me e sigurt,jo sje sepse nese ajo ruga qe ti e njeh te prishet sdin me rug tjera,po nese i ke ec ruget tjera ,do gjesh xhdo her kthesa apo vazhdime per me shku ku don.@JANA
 
Me kalimin e kohes
Do te kuptosh qe te tentosh te falesh,te thuash SE dashuron,te thuash qe te ka mar malli te thuash ke nevoje,te thuash qe do behemi Miq perpara nje varri,nuk blen me!
Njeriu plaket shpejt dhe mencurohet shume"
Tamam ateher ku; ska me koh!!
Do kuptosh qe gjerat qe ndodhin mos jen sic I pret,
Do mesosh eksperienca e jetuar me cdo person eshte e paperseritshme.
Do dhembin fjalet e then a ne nje moment dhimbje te lendojne
Ne ikjen tende,
Meson ai qe te do te do me tmeta e tmira
Miqte e vertet vlejne me shum sesa tufa parash
Do mesojm qe jeto sot neser eshte e paditur per kedo
Do mesojm qe dashuria per disa eshte thjesht seks no ndjenja
E kur kto I meson,,,,,,,,kur je rrezuar e ke pritur nga tjret
Mos prit kurr nga tjeret nese ste falin siguri te Len te ikesh e nuk thon te mbajne ik pa kthyer koken pas
Dashuria eshte ndjenj midis 2qenjeve jo detyrim
 
E dashur vetja ime.

Jam unë...ti!

Si ke qënë këto kohë?
E di që të kam lënë pas dore kohët e fundit,prandaj vendosa të të shkruaj këtë letër,për të të rikujtuar momentet tona bashkë.
Të kujtohet sa herë kemi rënë me gjunjët përtokë?Sa herë kemi qarë me orë e orë të tëra deri sa lotët shteronin e thaheshin mbi faqe?
Sa herë jemi ulur në pllakën e dushit me ujin e ftohtë që na binte mbi trup e kemi ndenjtur aty deri sa stuhija e shpirtit të qetësohej?
Kemi qënë të humbura për një kohë të gjatë.Me raste jemi thyer duke bërë zgjedhje kundër dëshirave tona,e ndonjëherë zgjedhje të gabuara.Por mos u mërzit,të gjithë gabojnë.
Kam qenë me ty në cdo dëshirë tënden.
Të kam parë ty edhe të humbasësh,madje në disa raste dhe në një mënyrë tepër mizore.
E jeta nuk është një vijë e drejtë,ka uljet e ngritjet e saj.
Më vjen keq që ndonjëherë të kam lënë vetëm.Të kam lënë me kokën ulur.
Për të gjithë ato raste kur të kam lënë vetëm për shkak të pasigurive të mia e ti gjithsesi i'a ke dalë mbanë të fitosh.Më vjen keq që nuk isha mjaftueshëm e fortë për të të mbështetur e për të të dhënë kurajo.Për të të vlerësuar ashtu si ti e meriton.
E di që vitet e fundit jeta jote ka qenë goxha e vështirë,por kam parë që ti ke bërë një punë të fortë për të mbijetuar.
Faleminderit që nuk je dorëzuar,jam krenare për ty!
Ti je më e fortë nga c'ka mendon.E di që ka pasur raste të dhimbshme për ty.Ke pasur dyshime në aftësitë e tua.Por kam parë që edhe pse shpesh je djegur ke arritur nga hiri të ringrihesh e të ringjallesh sërisht,tamam si një feniks për të rinisur një jetë të re...një luftë të re...Edhe më e armatosur se më parë...Edhe më e fortë se më parë.E gatshme për të kapërcyer çdo pengesë që të del përpara.

Po të shkruaj këtë letër me bindjen e plotë se jeta jote ka për të ndryshuar për mirë.Por le të bëjmë një pakt.
Rilexoje letrën pas disa vitesh dhe shto në të cdo gjë që ke bërë kohët e fundit.Jam e sigurt që do t'a mbushësh atë me shumë arritje të tuat,e me shumë momente të lumtura.
Mos harro që përtej reve të zeza gjithmonë qëndron një diell që ndriçon.Një diell i cili pas largimit të tyre do të ndriçojë edhe më fuqishëm...do të ngrohë edhe më tepër.
Ke shkuar larg në këtë luftë.Vazhdo të qëndrosh e fortë.
Mos ndalo së dashuri...së kujdesuri...për veten tënde në rradhë të parë,e më pas për të gjithë ata që t'i i do fort.
E pavarësisht gjithçkaje qëndro e vërtetë me veten tënde,dëshirat e tua.

Me shumë dashuri...

Unë (vetja jote)


PS.Krijuar nga unë...
 
Mungon sonte në këtë natë
Ashtu si i mungon hëna një nate me shi.
Më mungon cdo ditë
E shpirti nuk më gjen qetësi.

Nuk e mendoja kurrë
Se një ditë do e ndjeja një të tillë dashuri.
Dicka që më sëmurë
E njëkohësisht një mrekulli.

Të dua...
Cdo ditë e më tepër.
Dua të jesh me mua
Në këtë jetë,e në jetën tjetër.
 
E humba veten në një lumë fjalësh
E dot nuk dola më prej aty.
Kur notin s'di normal do mbytesh
Ish sport i rëndë shumë për ty.

E humba veten në një botë mashtrimi
U bëra dhe vetë pjesë e saj.
Tani i vështirë qenka harrimi
Pale të kthehesh pas pastaj.

?
 
Dhe mbas kohe heshtje u rigjetem perseri,, asgje nuk kishte ndryshuar asgje .. NE ishim akoma ata te dy qe dikur u deshen si te marr,, ata qe nuk rrinin dot as edhe nje cast pa u degjuar.. Ishim ne qe mengjeset I nisnim me te dua shume dashuri,, ishim ne qe nata na gjente duke kerkuar njeri tjerin si dy te cmendur qe kerkonin lirine.. Te kujtohet ajo kohe qe buzeqeshja jote ishte me e bukura ne bote? Kur te thoshja mos ndalo shpirt se qeshuri se lumturia jote me jep jete? Te kujtohet kur ne breg te detit te shkruajta me germa te medha te duaaaaaaa vetem ty?.. dhe ti gezoje si nje femije sepse dashuria Jon ishte e sinqerte si ajo e Tyre,, dashuri pa kushte.. pa interes,, e mbushur me xhelozi. perkedhelje cmenduri , pasterti..asgje e bukur nuk vdes te thoshja gjithmone sa here te mungoja apo sa here donim te rrinim bashke,, sa here donim te shkriheshim ne nje perqafim... dhe ashtu ndodhi me te vertete,, asgje nuk u harrua,, asgje nuk fshiu ate ndenje qe na lidhte shpirtrat,,, dashuria e vertete eshte keshtu. mund te humbasesh per pak,, mund te zhgenjehemi.. lendohemi por dim te falim per hir te asaj qe na lidh,, dim te japim vlere emocioneve te verteta ,, dim te duam pa u ndalur,, duke I uluritur botes qe ne jemi nje shpirt .. Nje dashuri qe vlen mijera jete....
 
Sa e trishte kur gjerat marrin fund dalengadale! Kur nje miqesi nuk eshte me e njejta si me pare; kur sheh se dikush fillon te humbase interesin per ty; kur e ndjen se bota jote gradualisht te rreshket neper duar, dhe ti thjesht e sheh, pa mundur ta shpetosh. Nis, asohere, t’i besh mijera pyetje vetes, zhbiron sjelljet e veprimet e tua, thua ku gabova; fajeson ate qe, tekefundit ndoshta, s’ka asnje faj: vetveten! Aty, te kujtohet se si ishte gjithçka ne fillim dhe si po therrmohet çast me çast..., gjith’çdo!
E zemra jote fillon te copetohet nga pak e nga pak...
 
Dikur pyeta babane ....cfare eshte te duash...ah moj lina ime " te duash fjale e madhe veshtire ta besh ...te duash eshte te kujtosh se ske fryme kur mendon pjesen tjeter. ...mezi te presesh te hapet dera e ta shikosh te tregosh dhe gjene me pa vlere ...te mos thuash une jam keshtu por ne jemi nje ....kur ta takosh ate person do mendosh se ske ze as as din te flasesh ...te duash dike eshte te dalin lotet nga malli dhe kur jeni ne mungese ...te duash eshte te humbesh ne shperetimen e tij ...te duash eshte mos te kesh asnje sekret dhe mbi te gjitha te duash eshte te humbesh ne syte e tij ....
Dhe sot mendoj shume e drejte babi im po sa ka ndryshuar ajo ndjenje me kalimin e kohes. ..sot te duash eshte thuash keshtu bej une se keshtu dua ....
 
Une sdi te shkruaj por di qe jeta seshte e njejte me te gjithe...di qe disa njeres zdine ca eshte vuajtja e disa te tjere rriten me vuajtjen...disa nuk dine ceshte te duash e disa behen martire te dashurise...disa sdine ceshte fjala e thyer e disa sdine ceshte besa e mbajtur...por te gjithe keto na mesojne qe jeta eshte e perbere me nje larmi gjallesash e speciesh te neveritshme...ku disa nga keto i kemi me pa dashur pjese te jetes tone...kjo zvjen nga naiviteti yne per ti pasur afer vetes por vjen nga zemergjeresia jone per ti menduar te gjithe si vetja.....ups u bera poet me duket ?
 
Uuune nuk dua te them se nuk do dua me askend si te kam dashur ty, ashtu fshehtazi si duan frikacaket, si duan te papjekurit, ato qe nuk dine te kontrollojne ndjenjat. Nuk jam e pjekur, jam nje femije, jam e pasigurt dhe e vogel, jam nje pike uje qe nuk gjen dot oqeanin e vet dhe kam frike. Kam frike sepse nese do avulloja askush nuk do ta vinte re, si mund te pretendoja te me doje? Ti qe mendon se je superior me nje si une qe ka frike nga ajo qe eshte? Une kam frike nga ajo qe jam, kaq e ngaterruar, e katranosur, une qe coj mesazhe dhe fik telefonin, une qe ndjej dashuri dhe me dridhet trupi nga frika, une qe terrorizohem nga ideja se mund te dua dike me shume se vetja, si mund te isha idealja per ty? Si mund te te mbaja ne krahet e mia, si mund te mbeshtesja koken ne shpatullen tende pa u ndjere e pamjaftueshme? Si mund te isha femra jote une qe ti e njef shum mi .., Une qe trembem nga cdo gje, qe kam frike te jem vetvetja me pothuajse kedo, si mund te mos kisha frike kur me ty arrija te isha vetvetja? Nuk mund te mos kisha frike kur ti ishe i vetmi qe me beje te qeshja ne cdo moment, kur me ty arrija te ecja per ore te tera pa u lodhur, nuk mund te mos kisha frike kur nuk lodhesha me ty, une qe lodhem me kedo. Dashuria nuk eshte e bere per ato si une dhe une isha dashuruar. Nga dashuria heqin dore te gjithe kur e dine se nuk eshte e duhur, une nuk isha e duhur, ti nuk ishe i duhur per mua, ne nuk ishim te duhur per jeten, jeta nuk i donte historite si e jona. . Nuk ishim te duhur dhe jeta nuk duhet te jete keshtu, jeta ime nuk mund te ishe ti..!
Sepse ti ke frik ta pranosh Dashurin !
 
Ajo ka një lëkurë ku ëndrrat jane gdhendur e të bën mos heqësh dorë.
Ai ka plot shenja ne trup e plumb te marre, e plot plage .
Ajo shtrëngon ndër duar atë, që mos ta humbasë kurrë.
Ai shtrëngon gishtat me asgjënë, sepse ka humbur gjithçka.
Ajo është një dhuratë.
Ai e përqafon mes mijra faljeve.
Edhe ne krabet e saj gjente paqe....
Ajo pëlqen të jetë e lirë por shtrënguar pas tij.
Ai e mban shtrënguar sepse është më e vështirë për ta gjetur se sa për ta humbur, në distancen e duhur të një mendimi të cilit ata i përkasin pjesërisht.
Po kush je ti...?
Po kush jane ata...?
Janë gjithçka e janë asgjë..janë tani, se më parë vetëm dinin se kishin lindur për njëri-tjetrin.
Janë e nesërmja pas kësaj të tanishmes, sepse distanca e duhur duhet për të mbajtur duart shtrënguar, që askush mos ti ndaje kurrë...sado large te jen ....sado kilometra ti ndajne zmr e tyre esht bashke... pertej imagjinates!
 
72f2395fcfead7ffa65ea0caa0b312ec.jpg

Tregove forcën dhe një herë.
Nuk tu dhimbsa sado pak?
Sërisht ti je i mjerë
Edhe pse shpirti m'digjet flakë.

Dhe një herë e ngrite dorën.
M'vrave trupin,m'thyve zemrën.
Edhe sot du t'a ndal orën
Të fle gjatë e t'harroj brengën...
 
Forumiste dhe Forumista
Disa vrejtje te vogla kisha
Per ju vajzat beni si serioze
Qe dergoni foto ma xhaketa dhe kombinoshe
Mendoni se jeni sexi por sjeni pjeshka jeni dardha
Shum mos u mendoni me kto foto lara lara
Bjerini shkrurt direkt foto nga shala
Beni kot si te veshtira kerkoni benca lamborxhina
Do surrati juaj vila dhe pishana
Ti do nji vend andej nga salla
Te mjellesh lopen dhe te hash fara
Dhe kjo kalamacka qe mendon se po me ofendon
As 18 vjec sesht dhe tek libito ben si e rond
Jam djali po sjam i vogel jam i madh
Prandaj kundes kur me thua mua kalama
Se ke te besh ktu me ustan
Nuk dini te lidni dy fjal sic duhen ne letersi
Po futeni ne libito dhe me beni ironi
Ngela vetem tek ky privati kerkoj foto nudo
Por kto duan vetem te lozin ludo
Me keni mbushur forumin me kto djallezira
Me mir bjonde brune apo sy nxirra
Ske mendje te hapni ndo1 liber
Por pyesni a tradhton amtari siper
Po edhe tradhton, pse interesoheni ?
Spo them fjalet qe doni
Por ato qe meritoni
Nuk i kam kto fjal per te krijuar armiqesi
Por per te shkatruar kte ideotesi
Djali√

forum.jpg
 
Nga jashtë askush nuk mund ta shohë
por në brendësi është bërë murë
Ti more diçka nga ajo
Që nuk do ndryshojë kurrë ....
 
Babi gjithmon gjendet hapsira per mamin dhe padashje ty nuk te dedikoj shkrime... Ditet ikin, ashtu si javet , muajt , vitet ....Ikin pa u ndjere , ndersa dhimbja po me pervelon shpirtin ...Hap syte , por shikoj vetem nje mjegull te pashpirte qe me pengon veshtrimin drejt qiellit ...Baba , e ndiej mungesen tende ,si te ishte ajri qe thith ...Por eshte e kote ... Dhimbja nuk zbutet aq lehte , sidomos kur te ka prekur shpirtin.,,, Nga ta filloj Babi,? Nga marazi qe kam,? Nga dhimbja qe ndjej,? Nga mungesa jote,? Nga perkedhelja qe kurre nuk ma dhe,? Nga ditelindjet qe kaluan cdo vite dhe ti kurre nuk me urove,,? Nga te gjitha ulerimat e mija,qe ti kurre nuk i degjove. Nga perqafimi i Babait qe kurre nuk e ndjeva,? Eca e vetme Babi ti nuk ishe kurre aty,,,njerzit qe vuajn per dashurin thone se nuk ka dhimbje me te madhe se ajo qe ata perjetojn,,por a e din ata se cfare do te thote mungesa e Babait dhe aq me shume edhe e Nenes ju iket te dy,,,si me dorzuat ashtu,? Ke zemerim te qetesoj me pare,,a e di Babi,? Shpesh uroj tju shikoj ne ender te shmallem sado pak me ju,,dhe kjo dhemb Babi asnje gezim nuk e ndjej dot te plot gjithmon mungoni ju....nga femija juaj i zemeruar.

P.s huazuar ✌
 
Femer e dashur, mesohu t'ia dalesh vete , dhe mesohu me idene qe cfaredo lloj gjeje qe te besh per nje pjese gjithmone do jete e gabuar , pikerisht sepse je femer. E nese je dhe e bukur akoma me keq.

Nese vishesh keq, do thone s'di.

Nese vishesh bukur do thone do qe te dukesh. Nese nuk arrin dicka do te te thone e paafte dhe akoma me keq nese arrin dicka , do thone " kush e di c'ka bere qe arriti aty". Je gjithsesi e denuar nga fjalet e njerezve. Do te flasin per ty te gjitha femrat qe te kane zili e ne thelb duan te jene si ty por nuk e arrijne dot. Do flasin per ty dhe ato pseudomeshkuj qe nuk kane shansin me te vogel me ty dhe e dine, dhe e vetmja gje qe ju mbetet eshte perseri te flasin. Dhe me ndyret jane ata te cilet te qeshin ne sy e bejnse sikur te duan, e mezi presin te vjellin vrer prapa shpine. Mos u merzit . Jane pikerisht aty ku dyhet te jene. Mbrapa teje. Jeta eshte shume e shkurter , dhe shume e bukur per te menduar per tjeret. , puno per veten , vishu per veten, mendo per veten , jeto per veten. Pra ne thelb. Duaj vetem veten.



Nuk Ka Femer Qe Nuk E #Sperndane
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.