Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

...Ne distance te njoha por ne afersi te desha...te desha aq afer si per dreq...aq afer sa per tmos menduar per veten...per tmos menduar qe dashuria ne kto kohe nuk eshte reciproke perkundrazi shumica mendojne me shume per te te lenduar se sa per te te dashur....
 
Te desha Te dua si e marre por dashuria nuk Te mjaftoi ty
 
A ja vlen te jesh i drejte,ne kete bote te padrejte...
Ku genjeshtra bertet si te ishte e vertete...
Ku enderrat shkelen e terhiqen zvarre...
Ku te qash per dike,te quajne te marrë...
Sot cdo gje duket cmenduri,as njeriu nuk quhet me njeri...

C’mund te bej une ne kete bote te ndyre,
Ku ka njeqind maska per nje fytyre?
Nese ne jete perpiqesh te jesh “DIKUSJI”,
Mos u perpiq te shtiresh si “SHUMEKUSHI”,
Sepse do demaskohesh e do quhesh “ASKUSHI”!
 
Ti
ti dashuria ime
ti dashuria ime me shumë emocione e ciklone,
ti që herë herë më shfaqën tymnaja e herë të tjera më ngjyrosën me telajo
ti pikaso i zemres sime, po po, pikaso, që zhgarravitën çdo pjesë të skutave të mia por u jep jetë..
ti
ti dashuria ime, fortunë, që here pas herë më enjten menteshat e shpirtit por si lë të kalben e as të zëvendësohen...
luan kaq bukur me qelizat e mia, edhe ato të vdekurat mi ringjallën por hera herës më bën e të " vdes"..
Ti
ti dashuria ime, që kaq bukur i ngjitën malet e shpirtit tim dhe i rrokullisën të gjitha orteqet brënda saj..
sa e bukur je o dashuria ime e në të njëjtën kohë furtunë...
 
Me kap per dore shpirt. Ku po me con dashuri? Shhttt jete mos fol vrapo, dua te degjoj hapat e tu qe ndjekin vetem mua. Floket e tua qe I merr flladi dhe une qe I ndjej aromen e Tyre te mrekullueshme, ti è di qe une e adhuroj kete gje. dua te degjoj zerin tend qe me cmend dhe behet akoma me joshes nga qetesia e kesaj nate, vrapo shpirt mos ndalo kjo nate po na therret.. I degjon dallget e detit po permendin emrin tone thua valle qe edhe ai e di qe ne jemi nje shpirt, nje dashuri e vetme,? I shikon yjet e bukura ime,? ato sonte po shkelqejne me teper .. Dhe e di pse? Sepse po marrin drite nga buzeqeshja jote ?..... Oh sa I embel qe je shpirt, kur me llaston keshtu te dua akoma me shume,, ke gjithmone ate aftesine te me besh per vete edhe pasi une jam e jotja dhe kjo gje me cmend,, me jep siguri qe dashuria ime per mua eshte me e madhe se ky qiell, ky horizont qe me dukej kaq magjeps nen tingullin e buzeve te tua qe me pershperisin kaq embelsisht...... Shiko shpirt po bie nje yll shprehim nje deshire... Une e shpreva jete dua.... Mos e thuaj.. Pse dashuri? Kam frike jete.. Nga cfare?... Kam frike mos nuk realizohet,.. Ma thuaj ne vesh dashuri tani me bere kaq kurioz,,,.. Mir jete.. Deshiroj qe kjo nate mos te mbaroj kurre.. qe ti te me puthesh pa pushim per te gjitha puthjet qe kemi premtuar. Deshiroj qe ti te me perqafosh fort per te gjitha heret qe me thoje dua te jem ne krahet e tu po nuk mundeshim,, Deshiroj qe nxehtesia e trupit tend te me ngrohi se ndjej ftohte kur mendoj qe kjo mund te jet hera e fundit qe te kam prane,,,,, Deshiroj te jem e Jotja si skam qene kurre e askujt me pare sepse ti je ndenja ime e vetme..Deshiroj qe kjo enderr,, jo jo pretendoj qe kjo enderr te jet nje realitet I bukur pa mall.. Pa ndarje..pa dhimbje.. Pa lot..?. Deshiroj vetem te rri me ty shpirt..eshte e veshtire e di,, e di qe realiteti na e ka mohuar kete enderr,, po di gjithashtu qe horizonti eshte deshmimtari me I forte I kesaj dashurie sepse qielli ka qendisur me yjet buzeqeshjet tona, emocionet tona, dhe hena reflekton ne det syte tane qe shohin njeri tjetrin me deshiren dhe me forcen me te madhe te nje dashurie qe sdo mbaroj kurreeeee...
 
Kërko të kesh të përsosurën
por duhet të dish që nuk fitohet lehtësisht,
Nuk është si të ushqehesh
e të marrësh më pas rreze dielli shtrirë,
Ajo kërkon çdo ditë nëpër fustan
ti qepësh në teh gjilpëre të mprehtë
një fije të gjymyshtë,
të qepet me dëshirë e kur preket
të jetë tejet e butë,
Kërkoje të përsosurën,
duke merituar veten..të kesh punuar për të,aq sa mos të lëndojë për çdo të vërtetë...

Kur të tregojë për “ballon”e madhe
të suprizojë me ftesë,
pikërisht aty do të jepet mundësia
të shihesh më shumë se një herë në pasqyrë,
do tregosh për gjithçka,
por asgjë rreth vetes,
Ajo çfarë do të çmojë është mënyra sesi iu afrove aq pastër të përsosurës....

#Lina
 
Do ti thoja vetes, mos ndrysho per askend dhe per asgje ne bote.
Eshte shume e lehte qe dikush te te prishe zemren, por ti mos e lejo.
Edhe nese e ben dikush qe e ka mundesine, prap mos e prish zemren.
Jeta dhe gjithcka e bukur fillon e mbaron aty, mu ne zemer❤️
 
-Lere shiun te bjere...-i murmurita vetes
Kisha dashur gjithnji te isha nje pike shiu, me ngjallte idene se ish personifikim i mallit. Me ra faqeve nje e tille, nuk e ndjeva, por ndjeva pamjen tek turbullohej nen drita ylberike..Sa bukur kur nuk mundesh te shohesh ate qe ke perpara, e s'do doje ta kishe, e te shohesh ate qe mendja sheh per ty.Mendja si syte e Korbit te fantazmes se vrare qe shihte larg, apo si falkoi rrefenjes.I forte shikimi im, sheh larg...Nje pulitje sysh dhe kapitja ne endrra te ylberta mbaroi.....jo pergjithmone.
Shiu rrjedh xhamash me te njejten rezonance, dikur do heshte.
E bukur shije.....
 
Ndiej se me mungon dicka, a mbase eshte dikush!
Mbase me mungon thjesht nje kohe, apo nje xhest, ose vetem nje imazh!
Nje melodi, nje fjale, apo mbase nje tingull zeri!
Mbase me mungon nje buzeqeshje, apo zhurma e nje frymemarrjeje per te thyer heshtjen rreth meje!
Mbase me mungojne syte e dikujt, reflektimi i te cileve te me jape jete!
Mbase me mungon nje zemer, per zemren time, nje ndjenje qe t’i pergjigjet ndjenjes sime!..
Por, gjej vetem heshtje, qe i pergjigjet boshesise sime!
Nuk e di se c’me mungon! Por e di, se nje copez e shpirtit tim eshte bosh!
Perpiqem te gjej dicka qe ta plotesoje!
Por ne gjithckane qe me rrethon, gjej asgjene!... dhe shpirti im, mbetet i paplote!..
Nuk e di se c’me mungon!.. por e di,: DICKA, me mungon!! A Ne jeten time mesova.....Si te buzqeshja......Si te bertisja.....Si te merzitem......Si te gezohem......Si te qaj.....Si te dashurohem....Por kurr nuk mesova........Si ta largoj Mungesen Tende

Lina
 
Do sakrifikoja çdo gjë qoftë edhe veten veç ta di që familjarët e mi të jenë gjithmonë mirë, të shëndetshëm dhe të lumtur. Do preferoja një jetë të trisht për veten time por ama do doja veç ata të ishin mirë. Gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë janë familja ime, nëna , babai, vllezërit e motrat. Kur ata janë të shëndetshëm unë gëzoj shëndet të plotë. Kur ata janë të lumtur unë përjetoj kënaqësinë më të madhe në jetën time. Nëse Zoti do më vendoste të zgjedh një jetë të bukur për vetem time apo një jetë të mirë për ta, do zgjidhja pa dyshim jetën e gëzuar dhe të shëndetshme për ta. Nuk dua as partner në jetë as gjëra të bukura për veten, mjafton të kem mirë familjen.

Nga ditari i mendimeve të mia.
E.K , babydoll.
 
Mos ik! - i tha ajo Me lot Ne sy ?
- Duhet te iki, per te miren tende,
- ia ktheu ai, pa guxuar ta shihte ne sy...
- Por ...une jam mire vetem me ty ... - tha
ajo dhe zeri filloi t'i dridhej...
Ai ktheu koken dhe shikoi nje pike lot qe
pershkoi faqen e saj me shpejtesi...
E urreu veten. Kishte bere te qante te vetmen
femer qe e kishte dashur me shpirt...
C'lloj njeriu jam mendoi me vete, ndersa
ajo e shihte me dhimbje. Iu afrua, i largoi
floket nga fytyra, dhe e shikoi ne sy...
- Nje budalla si une nuk e meriton nje femer
te kompletuar si ti... Ti je engjell
- Mos me cmend me shume - tha ajo teksa
ndjeu nje dritherime t'i pershkoje trupin kur
duart e tij i preken krahet...
Ai nuk duroi dot me dhe e perqafoi...
E shtrengoi fort mes kraheve dhe i peshperiti
lehte ne vesh ''Qetesohu, nuk kam ndermend
te iki, jo nga ty'' ♥♥
Vetem ne ate moment, ajo arriti te mbushej
me fryme. I hodhi duart rreth qafes dhe iu
leshua perqafimit te tij. Atij perqafimi qe FB_IMG_1624978666321.jpgi
mbushte shpirtin me jete
 
Është kjo " Nejse " që i mashtron të gjithë...
Nejse...nuk ka asgjë.
Nejse..mos u shqetëso.
Nejse.. do kalojë si çdo herë.
Gjithmonë mashtron me këtë.
Por, mashtron edhe veten...Nejse...

Natën e mirë ju them!
 
Erresira ka mbuluar universin..
Heshtja ka pushtuar momentin...
Duket sikur gjithçka veç po hesht..
Fryma ndalet, nuk e nxjer dot me jasht.
 
Une kurr n´jet ska me ndryshu, veq sa me i pelqy dikujt.
Edhe ti si une mendon, po me than kta nuk guxon.
 
Sa e çuditshme eshte jeta ...por aq e vogel qe te mendojme gjera te medha ...aq e vogel qe te mendojme qe jetojme pergjithmone .....vertet e çuditshme jane copezat e vogla qe na bejne te ndihemi mire ...te ndihemi qete .....aq e çuditshme por dhe aq e bukur me te mirat dhe te keqijat e saj ...
 
Ka ardhur nje kohe ku asgje nuk mjafton.
Fjalet i mer era..
Dashuria shendrrohet ne urrejtje.
Koha ecen shume shpejt.
Gjurmet zhduken pa e kuptur.
Disa gjera i ke shume afer por nuk i arrin dot.
Leket nuk mjaftojne.
Dashuria nuk mjafton.
Shoqeria nuk mjafton.
Genjeshtrat nuk mjaftojne.
Asgje nuk mjafton.
 
Dikur pyeta babane ....cfare eshte te duash...ah moj çupa ime " te duash fjale e madhe veshtire ta besh ...te duash eshte te kujtosh se ske fryme kur mendon pjesen tjeter. ...mezi te presesh te hapet dera e ta shikosh te tregosh dhe gjene me pa vlere ...te mos thuash une jam keshtu por ne jemi nje ....kur ta takosh ate person do mendosh se ske ze as as din te flasesh ...te duash dike eshte te dalin lotet nga malli dhe kur jeni ne mungese ...te duash eshte te humbesh ne shperetimen e tij ...te duash eshte mos te kesh asnje sekret dhe mbi te gjitha te duash eshte te humbesh ne syte e tij ....
Dhe sot mendoj shume e drejte babi im po sa ka ndryshuar ajo ndjenje me kalimin e kohes. ..sot te duash eshte thuash keshtu bej une se keshtu dua ....

@HERA
 
Miresi mbaj ne shpirt
Dhe atehere
Kur me vrasin
Me shajne
Me qeshin
Me poshterojne
Me fyejne
Ironizojne
Me largojne
Me kthejne krahet
Me harrojne
Une miresi mbaj
Ne zemer
Kur njerezit me lendojne
Me verbojne
Me pengojne
Me te mire mundohen te duken se Unë!
Une prap, nuk mund te ndryshoj.
Zoti, keshtu me ka gatuar❤️

Εγώ ?
 
Deshta ta pyes henen, por eshte fshehur. Deshta te ju drejtohem yjeve, por as ata si gjeta. Erresire lart, erresire poshte. Nganjehere cdo gje, mduket e kote. Edhe gjumin tim e ze gjumi. Kur zgjohem, shoh rrezet e nje dielli qe me japin shprese se ka drite, dhe se drita cdohere e ka mundur erresiren.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.