Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një copë nga vetja...

"..u prisha me një britmë të mprehtë, me nyjet e gishtave të zbardhur nga shtrëngimi fortë i jastëkut, ndërsa vithet shtyheshin drejt dorës së tij pa provuar kurrfarë turpi ose druajtjeje.."

[ Sylvia Day ]FB_IMG_1634842042569.jpg
 
118824554_1614806905350408_4994251883170779721_n.jpg
 
101038994_1526064937557939_343140171526438912_n.jpg
 
"..njerëzit e fortë janë ata që, natën qajnë në heshtje, dhe ditën buzëqeshin sikur gjithçka shkon mirë.."

[ Antonia Gravina ]FB_IMG_1634882915116.jpg
 
"..e adhuroja mënyrën se si më puthte, sikur po çmëndej.."

[ Sylvia Day ]FB_IMG_1634921087244.jpg
 
Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotën, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urrejtje brenda

T. K.

CF6EE682-F66D-4480-B2BB-6F4558501398.jpeg
 
Jeta është e përbërë nga momente të vogla me të cilat ushqehet shpirti...??
 
"..ajo pjesë e zemrës që mbanë emrin tënd, nuk të braktis kurrë.."

[ Web ]d79dac2c103e72edd91ab4fbea070b96.jpg
 
Teodor Keko autori.
Kjo është një nga poezit e tij më të preferuara për mua
 
Dashuria kërkon kohë.
Duhet durim
për të gjetur atë,
për të gjetur përgjithmonë.
Zemra mund të thyhet,
por kurrë mos u dorëzo.
Durimi i një zemre
eshte kaq e bukur.

#lina
 
Edhe hekurin me dhemb do kisha provu me kput veq te arrij synimet e mia
 
".. —po ti, si e kupton dashurinë që ndien
për të? pse mendon se je i dashuruar me atë?
—kur jam me të, oh kur jam me të, unë s'jam askund dhe jam gjithkund,
kur ajo më sheh me ata sytë e saj të
shndritshëm, unë nuk mund të shoh dot më asgjë tjetër veç saj, më përpinë
thellë brënda tyre dhe e gjithë bota
ndalet,
kur ajo më prek, ti smund ta imagjinosh ç'drithërima e përshkruajnë trupin tim,
në mendje më vijnë mijëra mendime
në kokë aq sa më duket sikur nga
momenti në moment zemra do t' më
ndal,
kur ajo buzëqesh, nuk e di, por ka një
buzëqeshje që zotttt...sdi si arrijë të
marr frymë nga ajo mrekulli që më rri
mu përballë fytyrës sime,
kur ajo vjen drejt fytyrës sime, me sytë
e saj ngulur drejt syve të mi dhe me
buzët e saj të ndezura zjarr' afrohet
dhe më puth, ohhh kur më puth, aty
nuk kam më jetë,
aty vdes për gjithë botën që më
rrethon dhe nis sërisht të lulëzoj si një
trëndafilë mbi tokën e butë të buzëve
të saj,
aty është fillimi dhe fundi, jeta dhe
vdekja, aty është liria dhe skllavëria,
—domethënë, qënke dashuruar?
—smund të them se jam dashuruar,
është diçka shumë më e madhe, ajo
është materia pa të cilën e gjithë qenia
ime nuk do egzistonte,
—qënke çmendur atëherë!
—nëse për të kuptuar dhe për të ndier
ç'është dashuria duhet të çmendesha,
atëherë do preferoj të jem çmendurisht i çmendur pas saj,
le ta marri vesh e gjithë bota.."

[ Gidion Kros ]View attachment 12480721b584a1462bee5ac3c24a39b9ffd1dd.jpg
 
Nuk di si u zura peng i natës së vonë
dhe drama shekspiriane c´më vjen në kujtesë,
pa ngjyrë ngelën yjet në kalanë time- hon
në pritje të stinës,në horizontin e tretë.

Mos thuaj se shetit bulevardit të kohës,
me parkut të kujtimeve shkrehur në vaj
dëgjojë lirikën time mbi tel të kitarës
dhe shplaje ti dhembjen në shpirtin pa faj!

Ne jemi si retë, një drame pa skenar…


H. Q.

1635623974491.jpeg
 
Rënia e shiut për lulet dhe bimët është e parëndësishme, pasi që të vyshken dhe të thahen ato.
Do të bëhet mirë...!

249542973_1731411410380076_5772651180282698126_n.jpg
 
Hmmm !!!
Kur je njeri i mirë , nuk je idiot ! Kështu që si njeri i mirë ... e hedh në det që ta gjesh në kripë ! Që sipas meje do të thotë që një të mirë (nder ) e bën ngaqë e ndjen , dhe jo në shkëmbim apo për tu dukur ... pra nuk na intereson në e mira që bëmë do të na kthehet

Dhe më kryesorja : një njeri i mirë mund të mos jetë kurrë i pasur në gjëra dhe lekë , por një zemër e pasur gjithmonë ka diçka për të dhënë !

E kundërta ndodh me një shpirtkeq , sido që të jetë , i pasur apo i varfër në lekë dhë gjëra , prapë shpirtkeq do të mbetet !

Kur je njeri i mirë , në shumicën e rasteve edhe njerëzit me karakter të vështirë, ose të ndryshëm i bën për vete . Sepse ... gjuha kockë nuk ka , por ... lehtë ajo i thyen ... !

Unë personalisht nuk njoh as edhe një njeri të mirë , të ketë vuajtur në jetën e tij përkundrazi , janë nderuar dhe kanë mbetur në histori dhe në mendjet e të gjithëve ... pikërisht ngaqë ishin njerëz të mirë !

Dhe , para se ta mbyll dua të them që tjetër gjë të kujtosh që je njeri i mirë , dhe tjetër të jesh në të vërtetë !

Pikërisht sepse ... kur je njeri i mirë , dhe ke një mendje të shëndoshë , nuk i lë kurrë hapësirë një idioti të shkelë mbi dinjitetin tënd ... !!!

#lina
 
Të braktiset të qeshurit tërësisht është mendjemadhësi dhe moral i keq, ndërsa të teprohet është mendjelehtësi, por duhet të jetë mesatari mes këtyre.

(Ibnul Kajim)
 
"..mund të kalosh orë të tëra për t'u bërë e bukur, por kurrë nuk do t'jesh aq sa kur je e lumtur.."

[ Riccardo Bertoldi ]20211102_080133.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.