Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një ditë dedikuar filozofisë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Një ditë dedikuar filozofisë

Nga. Jak Simoni


E Enjtja e tretë e çdo muaji Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si konferenca shkencore, leksione të hapura, promovime librash, zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë dhe çfarë është ajo me pak fjalë?

Filozofia, apo ndryshe dëshira për dije, është një disiplinë e lashtë, që në pikënisje të saj ka habinë, dyshimin, kuriozitetin. Ajo ishte fillimisht e orientuar drejt “zgjidhjes” se enigmës së natyrës, duke kërkuar principin bazë të gjithçkaje në botë. Gjithçka fillonte e mbaron me: ujin (Taleti), ajrin (Anasimeni), zjarrin (Herakliti), numrat (Pitagora), farat (Anasagora), atomet (Demokriti). Disiplinë që filozofët e parë i orientoi në mënyrë mahnitëse drejt qiellit, saqë nuk shikonin pengesat apo gropat që kishin përpara kur ecnin (Taleti) dhe që i bëri të kuptojnë shpejt se qielli vijonte dhe poshtë këmbëve tona (Anasimandri); disiplinë gjithnjë në debat kontradiktor, të papërmbajtur dhe të zjarrtë deri në konflikt me veten dhe të tjerët tek megarikët; me veten, deri në vetëdëmtim, kur nuk arrinin të zgjidhnin paradokset, apo ushtrimet e ndërlikuara logjike. Sipas saj panta rei (gjithçka rrjedh, atribuuar Heraklitit), apo gjithçka është një e tërë (Parmeneidi), apo lëvizja është paradoksale (Akili nuk arrin breshkën, sipas Zenonit). Këtë dije, ashtu si Prometeu zjarrin, “Sokrati e mori nga perënditë dhe ua shpërndau njerëzve”, ndërsa Platoni e konsideronte gjimnastikë të shpirtit. Dije që, fillimisht Platoni, pastaj Aristoteli, kërkuan ta injektonin tek princat (“Meqenëse nuk mund të bëhet filozofi mbret, le të bëhet mbreti filozof” – mendonte Platoni, por nuk ja arriti).

Kjo disiplinë, nëpërmjet Platonit dhe pasuesve të tij, kërkonte të vërtetën tek bota e “ideve të përsosura dhe të kulluara” (tek tabloja e Rafaelit titulluar Shkolla e Athinës dora lart e Platonit në qendër është interpretuar në këtë mënyrë: lart në qiell është bota e vërtetë, ndërsa bota në të cilën jetojmë është vetëm kopje jo e përkryer e saj). Bota e ideve të përsosura dhe të kulluara nuk bind Aristotelin i cili ka shprehjen e famshme: “kur bëhet fjalë për të zgjedhur ndërmjet mikut dhe të vërtetës preferoj të vërtetën”.

Disiplinë, që do të bënte tërësisht të vetëmjaftueshëm, indiferentë, përbuzës ndaj kënaqësisë (më e preferuar çmenduria se kënaqësia sipas Antistenit), lumturisë, parasë, pasurisë (Diogjeni zgjodhi të jetonte në tinar të bërsive), pushtetit (po Diogjeni përbuzi atë të Aleksandrit të Madh) cinikët, që preferonin qentë në vend të njerëzve (“Sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua qenin tim” – shprehej Diogjeni).

Disiplinë që virtyt do të bënte kontrollin e pasioneve dhe dijen (stoiket) dhe që do kuronte shqetësimet e shpirtit (Epikuri). Disiplinë që do të konsideronte botën si largim shkallë – shkallë nga përsosmëria (Plotini). Disiplinë me origjin sokratike nga “perënditë” që rikthehet tek “perëndia e vetme”.

Disiplinë që bëhet një me teologjinë(De Agostini) e që kërkoi “provat” e ekzistencës së “perëndisë” (Aquini). Disiplinë, që identifikoi në një qenien dhe “perëndinë” (Spinoza) e që konsideroi botën si shumicë qendrash individuale, si burim energjie, që përbëjnë tërë realitetin (Leibniz).

Disiplinë që unifikohet me iluminizmin dhe romantizmin për të arritur në kulmin e absolutizimit të saj, ku zëvendëson dhe fenë (Hegel). Disiplinë që bie në pesimizëm total, ku njeriu bëhet një shërbëtor i verbër i species (Schopenhauer) dhe që inatoset me te shkuarën e saj metafizike, me fenë, me kulturën duke e quajtur fantazmë dhe modernizmin (Nice).
Disiplinë që vetë eliminohet në Vjenë (Rrethi i Vjenës), por ringjallet përsëri nga Popper e të tjerë filozofë. Disiplinë që ndoshta sot nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë, veçse të merret me absurditetin e një prej specieve të vetëshpallura si kurora e botës së organizuar në formën e saj më të lartë; me absurditetin e sjelljes njerëzore në botë.

Disiplinë për të cilën sakrifikuan Anasagora (dëbohet nga Athina), Demokriti (ka një legjende sikur vet verbohet, me qëllim që organet e shqisave mos ta ngatërronin në imagjinimin e atomeve të pakapshëm me organet e shqisave), Sokrati (me jetë), Boeci (me burg), Abelardi (tortura të tmerrshme), Xh Bruno (me jetë), Spinoza, Galilei (me burg) etj.
Me pak fjalë sakrifikim për njerëzimin e sforcim me i lartë i mendjes njerëzore, sforcim për të cilin pak kush do t’ja di sot.
Gjithsesi, një ditë te këndshme filozofike!

filozofi-768x436.jpg
 
ca te thote shoku
se ngas dot kte Filozofine
 
“Nuk ka asgjë aq e çuditshme dhe e pamendueshme që nuk është thënë nga njëri, apo nga filozofi tjetër. Nuk është art të joshësh , por një lumturi të gjesh një që ia vlen ta joshësh. Ne kurrë nuk e konsiderojmë sa bukur është të mos presësh asgjë në këmbim. Veprimi flet më shumë se fjalët, por jo aq shpesh”
 
“Nuk ka asgjë aq e çuditshme dhe e pamendueshme që nuk është thënë nga njëri, apo nga filozofi tjetër. Nuk është art të joshësh , por një lumturi të gjesh një që ia vlen ta joshësh. Ne kurrë nuk e konsiderojmë sa bukur është të mos presësh asgjë në këmbim. Veprimi flet më shumë se fjalët, por jo aq shpesh”
Bukur eshte te mos presesh asgje ne kembim, por jep e mos merr t' mbarohet gjithcka!
"Dhe fryme jep pa merr"
Apo s' eshte keshtu?
 
Bukur eshte te mos presesh asgje ne kembim, por jep e mos merr t' mbarohet gjithcka!
"Dhe fryme jep pa merr"
Apo s' eshte keshtu?
Më se e vërtetë. Ndaj filozofia është drejtim udhërëfyes, jo imponues ?
Nga ana tjetër: dashuria, buzëqeshja, mirësia,..... nuk mbarojnë, janë falas.
 
  • Yll
Reactions: .
Më se e vërtetë. Ndaj filozofia është drejtim udhërëfyes, jo imponues ?
Nga ana tjetër: dashuria, buzëqeshja, mirësia,..... nuk mbarojnë, janë falas.
Dhe fryma falas eshte, por e jep dhe e merr?
 
Dhe fryma falas eshte, por e jep dhe e merr?

Nuk mund të marësh frymë duke dhënë frymë, por mund të marësh dashuri duke dhënë dashuri. E theksoj, dashurinë e pakushtëzuar, altruiste.
 
  • Përqafime
Reactions: .

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.