• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Nje histori e bukur

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
562
Likes
718
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#1
Pasi ta shikoni këtë fotografi në pamje të parë ju mund të krijoni shumë mendime negative ose pozitive në mendje, por pasi ta njihni realitetin e kësaj fotografie do e kuptoni se sa shumë vlen kjo pikturë

Në një nga vendet evropiane, një i moshuar u dënua me vdekje urie, ai u fut në burg. Ndëshkimi ishte që ai të lihej pa ushiqim dhe të vuante në uri deri në vdekjen e tij.

Vajza e tij i'u lut qeverisë së atëhershme që të takonte babanë e saj çdo ditë deri sa ai të vdiste.

Asaj i'u dha leja dhe gjithmonë para se të takonte babain e saj kontrollohej rreptësisht nga rojet e burgut me qëllim që ajo të mos sillte ndonjë ushqim për babain e saj.

Ajo nuk mund ta shihte dhe përtypte gjendjen e babait të saj deri në atë pikë. Ajo e në një çast e pa babanë e saj me sytë e një nëne të dashur. Pra, për ta mbajtur atë gjallë, ajo e ushqeu me qumësht gjiri babanë çdo ditë që e takonte.

Kur pas kaq shumë ditësh, burri nuk kishte vdekur , të gjithë filluan të dyshonin mbi vajzën dhe po e kontrollonin sa herë që ajo e takonte atë. Rojet e sigurisë në fshehtësi e ndoqën dhe kapën vajzën që ushqente me gji babanë e saj. Një akuzë u ngritë ndaj saj dhe u vendos gjithashtu një dënim me brug për atë por guximi saj , veprimi human prej heroine i saj bëri shumë bujë dhe qeveria e fali atë por në të njëjtën kohë ajo fitoi edhe lirin e babait të saj. Mori shumë lëvdata dhe përgëzime madje u quajt "Heroina humane.

Piktura është një nga pikturat më të kushtueshme të Evropës.

Morali : Një grua është e mbushur me dashuri dhe sakrificë, pavarësisht nga roli që ajo luan në jetën e vetë , ajo ndonjëherë mund të jetë një nënë, motër, grua , bijë , shoqe dhe mike.

Mos e përdhosni figurën e femrës , mos e lëndoni një femër por vlerësojeni , në zemrën e saj ka shumë dashuri për të gjithë. Ajo është një mrekulli që meshkujt kanë nderin dhe privilegjin që të jënë baba i një femre , vëlla i një femre dhe bashkëshort i një femre.

Duaje femrën. FB_IMG_1523212956527.jpg