Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një javë me njohje e plane të reja! Çfarë thonë yjet për 12 shenjat e zodiakut. Parashikimi nga Jorgo Pulla

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Parashikimet Javore nga 7 deri në 13 Qershor 2021

Kjo javë shenjëstrohet nga Eklipsi Total Diellor tek Binjakët që do realizohet në 10 Qershor. Eshtë Eklipsi i dytë i verës dhe përqendrohet për sa përket cështjet e ambjentit tonë të afërt, cështje që lidhen me profesionin, komunikimin dhe informacionin për njohuritë. Me Merkurin në vijë të kundërt tek Binjakët, fakt është se nuk mundemi të shprehim lehtë dëshirat tona. Paralelisht përqendrohemi në subjektivitet dhe izolohemi në mendime që munden përfundimisht të mos na shërbejnë.

Katrori Dritave dhe Merkurit të kundërt me Neptunin tek Peshqit krijon manipulime, dëshirë për idealizim me persona dhe situata që jetojmë. Paralelisht nuk përjashtohet të ekzistojnë zbulime që do lujnë rol të rëndësishëm në lidhjet tona të ngushta. Tashmë asgjë nuk mundet të mbetet e fshehtë nga e kaluara dhe informacionet që vijë në sipërfaqje ka mundësi të na zhgënjejnë.

Në 11 Qershor Marsi kalon tek Luani duke lënë pas lëkundet e humorit dhe tensionet që mund të kenë ekzistuar në ambjentin familjar. Eshtë fakt se me Marsin në këtë shenjë të caktuar zjarri përqendrohemi për të kaluar bukur, të shijojmë caste argëtimi dhe pasioni në jetën tonë personale, të gëzojmë c’do moment me shoqërinë tonë sepse kjo na relakson. Interesi jonë kthehet në jetën personale, pasi duam të gëzojmë c’do moment të lojës sensuale dhe të fleksibilitetit që mund të na sjellë. Të kujdesshëm do duhet të jemi në sjellje egocentrike dhe subjektivitetin e theksuar që mund të krijojnë debate të rëndësishme në ambjentin tonë.



lg.php




Në 13 Qershor gjashtkëndëshi Afërditës nga Gaforrja me Uranin tek Demi favorizon njohjet e reja të papritura, pasi ka mundësi të hynë në jetën tonë paparashikueshëm persona të papritur që do ndryshojnë të dhënat në fushën sentimentale. Impulsiviteti dhe dëshira për adventurë funksionojnë në mënyrë rinovuese në lidhjet dhe krijojnë ambjent të përshtatshëm për ndryshime që do kenë reflektime pozitive në jetën tonë personale tani e tutje.

DASHI

Këtë javë do realizohet Hëna e re/ Eklipsi Diellit në shenjën e Binjakëve në 10/6 e cila tregon se erdhi koha për të sqaruar disa gjëra me të afërm, shokë dhe persona të rrethit tuaj të ngushtë. Ka shumë mundësi të shfaqen në sipërfaqje cështje të kaluarës, por rrugëtimi kundërt i Merkurit nuk do ndihmojë aq në komunikimim dhe kjo është dicka që do ketë nevojë për ta patur në mëndje. Pavarsisht se deri dhe në eklipsin e Diellit energjia juaj mund të mos jetë në ditët më të mira, me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 duket se kjo do ndryshojë shumë shpejtë. Për shkak se do filloni të fitoni gjithnjë dhe më shumë rezerva më të mëdha energjie do duhet të gjeni një mënyrë për ta menaxhuar saktë dhe ta përdorni në përfitimin tuaj.
Dashuria: Këto ditë ka mundësi të ekzistojnë disa biseda të cilat do sjellin përsëri në dritë cështje të kaluarës dhe kjo është dicka që duhet të keni kujdes, vecanërisht nëse ndodheni në një lidhje. Disa nga to ka mundësi t’ju ngatërrojnë një situatë, vecanërisht nëse përfshihen dhe persona të tjerë, ndaj dhe do duhet të ndiqni ritmin që ju thotë se “mbaje brenda c’ka shtëpia”. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 duket se do hyni në procedurë të flirtit! Socializimi juaj në kombinim me aftësitë tuaja komunikuese do ndihmojnë vecanërisht ju që jeni beqarë dhe doni të njihni persona të rinj.
Puna dhe Ekonomia: Punët dhe detyrimet profesionale nuk do ju lënë të qetë dhe këtë javë por nuk do jetë ato që do ju krijojnë ndjenja të forta apo nervozizëm, pasi duket se mund ti kontrolloni dhe ti vendosni në një rregull pa ju stresuar. Kushtojini më shumë bazë atyre që keni për të bërë dhe jo thashethemeve dhe informacioneve që mund të fillojnë të arrijnë në veshët tuaja në ritme të cmendura. Ato dukshëm mund të mos përputhen në realitet kështu që mund t’ju shpërqendrojnë akoma dhe në punë.

DEMI

Rrethanat astrologjike që do ekzistojnë gjatë javës ju ftojnë të kushtoni më shumë kujdes në cështje që lidhen me fushën ekonomike. Hëna e Re/eklipsi Diellit që do realizohet në 10/6 në shenjën e Binjakëve ju shtyn të mbani një qëndrim durimi dhe të shmangni një hap “të papritur” i cili do mundej të reflektojë në portofolin tuaj. Gjatë gjysmës së dytë të javës do fillojë një periudhë e cila do kthejë më shumë interesin tuaj në detyrimet tuaja profesionale dhe në punë në vija të përgjithshme. Prezenca e Marsit në shenjën e Luanit nga 11/6 do sjellë lëvizshmëri në cështje pune, dicka që ka mundësi të rrisë dhe tensionet në disa raste.
Dashuria: Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa mendime në lidhje me zhvillimin e një lidhjeje- apo nëse jeni beqarë- të një njohjeje, të cilat do ju krijojnë shqetësime. Përpiquni të mos e lini veten tuaj të hyjë në një rreth të turbullt mendimesh negative që nuk do ketë thelb, por do ndikojnë në humorin tuaj dhe psikologjinë tuaj. Nëse jeni beqarë nga fundi javës duket se do afrojeni më pranë me një person që lidhet me ambjentin tuaj profesional.
Puna dhe Ekonomia: Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 cështjet që lidhen me punën do fillojnë t’ju shqetësojnë më shumë dhe ka shumë mundësi të nevojitet të merrni përsipër dhe disa detyrime të reja apo urgjente. Nëpërmjet takimeve profesionale dhe bisedave për punën do shfaqen dhe disa informacione, të cilat duket se do tregojnë zhvillimin e cështjeve të caktuara.

BINJAKET

Jeni protagonisti i kësaj jave pasi Hëna e re/ eklipsi Diellit do realizohet në gradën e 19 të shenjës tuaj në 10/6. Këndet astrologjike që do ekzistojnë gjatë këtij eklipsi ka mundësi t’ju bëjnë të kuptoni ku ndodhen disa lidhjet tuaja personale por edhe disa profesionale. Ka mundësi të rezultojë se ndodheni në një “udhëkryq” në disa prej tyre dhe do nevojitet të bëni zgjedhjet tuaja. Në këto zgjedhje duhet të kushtoni më shumë kudjes dhe të mos jenë rezultat ndjenjash të përkohshme, pasi dicka e tillë do mundej t’ju drejtojë në drejtim të gabuar.
Dashuria: Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa biseda me partnerin tuaj të cilat mund të mos ju jenë të këndshme, por do ju ndihmojnë të sqaroni një situatë që ju ka shqetësuar mjaftueshëm deri tani dhe ka ndikuar dhe në lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë këtë javë ka mundësi të ndjeni ndjenja kontradiktore përsa ka lidhje dhe me dëshirat tuaja por dhe një situatë që ekziston këtë moment në jetën tuaj personale. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do krijohen mundësi për të “tregon” fuqia juaj komunikuese, e cila do ndihmojë në njohje të reja.
Puna dhe Ekonomia: Këto ditë ka mundësi të ndjeni se disa situata në punë zhvillohen me një mënyrë që do ju krijojë shqetësime apo ju ngarkon me më shumë mendime. Mirë do ishte të shmangni c’do lloj vendimi që do mundej të përcaktojë të ardhmen tuaj profesionale, pasi eklipsi Diellit do krijojë ndjesinë se të gjitha do jetë mirë. Kjo ndjesi mund t’ju drejtojë në vendime të shpejta dhe lëvizje impulsive. Mirë do ishte të përpiqeni të zgjidhni disa cështje të cilat ndodhen të lëna pezull nga e kaluara, pasi tani duket se do shfaqen mundësi për to.

GAFORRJA

Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në shenjën e Luanit në 10/6 do japë “ushqim” në disa mendime të cilat duket se ju krijojnë pasiguri. Përpiquni të mos e lini veten të hyjë në një rreth mendimesh negative dhe shqetësuese, pasi këto skenare do kenë nderin e tyre. Do dilni të fituar në se përqendroheni në aktivitete dhe në persona që munden të mundin shqetësimet tuaja dhe t’ju mbushin me ndjenja pozitive.
Dashuria: Një bisedë me partnerin tuaj mund t’ju drejtojë të kuptoni rolin përcaktues që kanë luajtur cështje të cauktuara për rrugëtimin e lidhjes tuaj dhe ndoshta për disa nga to të ekzistojnë dhe mundësi për tu menaxhuar. Tani është java përshtatshme për të zgjidhur cështje të cilat kthehen nga e kaluara. Nëse jeni beqarë me Afërditën në shenjën tuaj duket se do ekzistojnë mundësi për njohje të reja apo për zhvillimin e një njohje që tashmë ekziston, por do duhet të eleminoni impulsivitetin tuaj, pasi mund të sjellë rezultate të kundërta në një njohje që ju intereson.
Puna dhe Ekonomia: C’do gjë që lidhet me punën do ju krijojë shqetësim këto ditë pasi do keni tendencën të bëni disa mendime në lidhje me zhvillimin e cështjeve profesionale, të cilat do jetë mjaft stresuese. Përpiquni të shmangni këtë “zakon” i cili do jetë vecanërisht i dëmshëm për humorin tuaj. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit nga 11/6 di fillojë një periudhë që ka mundësi të krijojë prapaskena në disa cështje profesionale, ndaj do duhet të dëgjoni intuitën tuaj e cila do përbëjë këshilluesin e vyer në vendimet tuaja.

LUANI

Këtë javë do nevojitet të ruani distanca nga cështje që ju shqetësojnë për ti parë sa më objektivisht mundet. Hëna e re/eklipsi Diellit që do realizohet në shenjën e Binjakëve nga 10/6 ka shumë mundësi të sjellë cështje të kaluarës në sipërfaqje. Një mënyrë shumë e mirë për të mundur të shihni sesi duhet ti menaxhoni është të ruani distancimet sentimentale nga to. Nga data 11/6 energjia juaj do fillojë të rritet rrezikshëm pasi Marsi do kalojë në shenjën tuaj dhe do ju bëjë të palëvizshëm. Përpiquni të gjeni mënyra ta përdorni në përfitimin tuaj ashtu si të filloni një aktivitet atletik, për ndryshe ka shumë mundësi të transformohet në tensione.
Dashuria: Një cështje e të kaluarës duket se do shfaqet dhe ka shumë mundësi t’ju shqetësojë përsëri një histori e vjetër apo një lidhje e të kaluarës që keni patur. Eklipsi duket se mund të ngatërrojë pak të dhënat e një situatë por edhe ndjenjat tuaja, ndaj mirë do ishte të shmangni c’farëdo vendimi përfundimtar, i cili do mundej të përcaktojë dhe të tashmen por edhe të ardhmen. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje nga data 11/6 mirë do ishte të investoni në aktivitete me partnerin tuaj për të mos e lini energjinë tuaj të pashfrytëzuar.
Puna dhe Ekonomia: Detyrimet tuaja ekonomike do ju shqetësojnë shumë dhe këtë javë ama duket se do jetë më e lehtë ti vendosni në një rregull, vecanërisht nga data 11/6 dhe më pas. Energjia juaj do përbëjë aleatin tuaj të vyer pasi nuk ekziston dicka në planin tuaj profesional, e cila do mbetet pezull. Shmangni reagimet shpërthyese mbi menaxhimin e cështjeve të punës, pasi ato do mundeshin të krijojnë “dëme”.

VIRGJERESHA

Një javë shumë e rëndësishme fillon pasi gjatë saj dhe specifikisht në datën 10/6 do realizohet Hëna e Re/eklipsi Diellit në shenjën e Binjakëve. Ky eklips duket se do ndikojë mjaftueshëm energjinë tuaj dicka që mund t’ju bëjë të prirur në justifikime për të shmangur akoma dhe detyrimet më të rëndësishme profesionale. Për shkak se këtë javë të gjitha duken të qeta- vecanërisht në fushën profesionale- mirë do ishte të shmangni cfarëdo lloj lëvizjeje që do mund të karakterizohej si “mat” dhe do mundej të përcaktojë zhvillimet e cështjeve profesionale për periudhën e ardhshme. Në 11/6 Marsi do kalojë në shenjën e Luanit dhe nga pozicioni i tij i ri do shtojë mendimet që do ju shqetësojnë.
Dashuria: Komunikimi me partnerin tuaj mund të mos jetë cështje e lehtë këtë javë, pasi dhe duket se mëndja juaj do ndodhet më shumë në cështjet profesionale, me rezultat të mos jepni rëndësinë e kërkuar në disa biseda që do keni. Nëse jeni beqarë ka mundësi të shfaqet një person nga e kaluara por komunikimi midis jush ndoshta është i ngatërruar, ndaj mirë do ishte të lini pak kohë për të mundur të shihni më mirë qëllimet tuaja!
Puna dhe Ekonomia: Puna do ketë rol kryesor për ju këtë javë pasi eklipsi që do realizohet në shenjën e Binjakëve tregon ndryshime në rrethanat profesionale. Ajo që do duhet të mbani mënd është se “pas shiut del gjithnjë dielli” dhe me këtë këndvështrim të shihni dhe cfarëdo lloj ndryshimi që mund të shfaqet. Prezenca e Merkurit në vijë të kundërt pranë “dritave” të eklipsit mund të krijojë probleme akoma më të mëdha në komunikimin tuaj me personat që ndodhen në ambjentin tuaj të punës dhe kjo është dicka që duhet të keni parasysh. Ruani rezervat tuaja në biseda profesionale që do bëhet tani dhe lidhen me plane të së ardhmes, pasi në vazhdim dicka mund të ndryshojë.


PESHORJA

Këtë javë me Hënën e re/eklipsin e Diellit që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 ndoshta ekzistojnë disa cështje në lidhje me persona të rrethit tuaj të gjërë. Ka mundësi të vinë disa informacione në veshët tuaj të cilat do ju krijojnë ndjenja negative apo ka gjithashtu mundësi – për shkak të prezencës së fortë të Merkurit në vijë të kudnërt gjatë eklipsit- të tronditen cështje të kaluarës. I fituar do jetë ai që do arrijë të shmangë përfshirjen në cështje që tashmë nuk kanë asnjë arsyje për të hapur përsëri. Me prezencën e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do filloni të kërkoni më shumë shokët tuaj, pasi “terreni veprimit” do ju bëhet më kolektiv.
Dashuria: Këtë javë ka mundëis të shfaqen në sipërfaqje disa cështje të cilat ju kishin larguar nga partneri juaj por tani do ju jepet një mundësi shumë e mire për ti menaxhuar. Nëse jeni beqarë me eklipsin e Diellit që do realizohet në shenjën e Luanit ka mundësi t’ju afrohet një person që ndodhet në rrethin tuaj të gjërë. Sigurisht për shkak se komunikimi do ketë disa- të vogla apo të mëdha- vështirësi, mirë do ishte të ruani rezerva gjatë bisedave, por edhe të jeni shumë të kujdesshëm në c’do gjë që të thoni për të shmangur hamendësime dhe keqkuptime.
Puna dhe Ekonomia: Komunikimi që do keni me të tjerët do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimet profesionale por edhe në biseda që do keni për punën këtë javë. Me eklipsin e Diellit ka shumë mundësi të zbulohen disa cështje por edhe informacione disa bisedave që ekzistuan në fshehtësi periudhën e kaluar.

AKREPI

Këtë javë ka shumë mundësi të shfaqen disa frikra të cilat kanë bazën e tyre në situata të kaluarës dhe ngjarje. Hëna e re/eklipsi Diellor që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 mund të përforcojë mendimet negative, por do dilni të fituar nëse përpiqeni të mos I “ushqeni”. Shqetësimet tuaja do ndikojnë rëndësishëm në produktivitetin tuaj, ndaj përpiqeuni të shmangni skenarin e mundësisë së hyrjes në një rreth mendimesh negative. Akoma dhe nëse dicka e tillë ndodh, me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 duket se do kufizohet shpejtë, pasi detyrimet profesionale dhe aktivizimi që do ekzistojë në punë nuk do ju lënë kohë për mendime të tepruara!
Dashuria: Një lidhje që vjen nga e kaluara duket se do ju shqetësojë shumë këtë javë dhe nuk përjashtohet t’ju vërë në procedurë të filloni të mendoni përsëri dhe një “skelet” në të tashmen. Prezenca e fortë e Merkurit të kundërt gjatë eklipsit do rrisë mundësitë e një skenari të tillë, por në të njëjtin moment do shtojë dhe ndjenjat e përkohshme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shmangni c’farëdo lloj lëvizje do mundej ta vendosë në rrezik, pasi këto ditë nuk janë të mira për lëvizje të rrezikshme.
Puna dhe Ekonomia: Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 detyrimet profesionalet duket se do ketë një rrugëtim më shumë të qëndrueshëm ashtu si gjithashtu dhe biseda që lidhen me punën pasi dhe takime profesionale. Një periudhë e lodhshme por edhe produktive fillon përsa lidhet me punën tuaj, e cila do ju ofrojë shumë mundësi për të menaxhuar cështjet e të tashmes por edhe të bëni disa levizje të cilat do përbëjnë bazën për qëllimet e të ardhmes.

SHIGJETARI

Një javë shumë e rëndësishme fillon për ju pasi gjatë saj dhe specifikisht në 10/6 do realizohet Hëna e re/eklipsi Diellit në shenjën e Binjakëve. Ky eklips do sjellë në sipërfaqje lidhje personale dhe bashkpunime dhe nuk përjashtohet nëpërmjet tyre të ekzistojnë dhe disa persona që do rishfaqen nga e kaluara. Ju me rradhën tuaj do duhet të bëni zgjedhje të kujdesshme dhe lëvizje për të ndarë “shapin nga sheqeri” dhe të investoni në lidhje që realisht ia vlen mundi.
Dashuria: Eklipsi Diellit që do realizohet këtë javë do sjellë në sipërfaqje ndjenjat tuaja më të thella sentimentale të cilat do ju drejtojnë të vendosni nën një xham zmadhues një lidhjen tuaj personale. Tani ka mundësi të ndjeni se erdhi momenti vendimeve, por do duhet ti mendoni shumë mirë dhe të mos nxitoheni nga ndjenja të përkohshme. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të shfaqet një person nga e kaluara. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do ndjeni nevojën të kontaktoni me persona që keni kohë pa parë dhe të bëni prezencë të fuqishme në detyrime sociale, dicka e cila do krijojë mundësi për jetën tuaj personale.
Puna dhe Ekonomia: C’do gjë që lidhet me punën duket se do ndodhet në sipërfaqje këtë javë kryesisht përshkak të disa cështjeve që mund të ekzistojnë në lidhje me kolegët tuaja. Nëse ekzistojnë ankesa në një bashkpunim me eklipsin e Diellit ka shumë mundësi të dalin në sipërfaqje, duke krijuar pakënaqësi tek personat e përfshirë por duke ju dhënë njëkohësisht mundësinë të menaxhoni cështje të cilat deri tani trashen.

BRICJAPI

Këtë javë duket se ndodheni nën pragun e disa ndryshimeve që doni të bëni në përditshmërinë tuaj, nëpërmjet tyre do ekzistojnë dhe disa ndryshime që lidhen me përditshmërinë e punës tuaj. Hëna e re/eklipsi Diellor do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 dhe do ju vërë në procedurë të2 përmbushni me “kokë” punë dhe detyrime, dicka e cila mund të rezultojë cështje e vështirë të paktën për disa cështje. Me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 ka mundësi të ndjeni shpesh- shumë se doni të ndryshoni disa gjëra por nuk gjeni mënyrën. Të mbani mend se kjo do jetë dicka që nuk përputhet në realitet dhe nëse e vendosni mundeni të bëni mrekulli!
Dashuria: Cfarëdo lloj gjëje që lidhet me jetën tuaj personale nuk do ndodhet në listën me prioritete këtë javë pasi ekzistojnë disa angari dhe disa detyrime të përditshmërisë që ju presionojnë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shmangni të shihni një takim me partnerin tuaj si detyrim, pasi dicka e tillë do bëhet lehtë e kuptueshme dhe do krijojë dhe ndjenjat reciproke. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të ekzistojë një takim me një person i cili do ju krijojë ndjenja të bukura dhe do përbëjë pushim nga detyrimet tuaja.
Puna dhe Ekonomia: Përditshmëria që keni në punë pasi dhe detyrimet që e shoqërojnë do ndodhen në prioritet për ju këtë javë. Përtej detyrimeve të parapërcaktuara, ka mundësi të ekzistojnë dhe disa të cilat do shfaqen urgjentisht, por nuk do duhet ti lini t’ju mposhtin. C’do përpjekje që do bëni të menaxhoni dicka që ka punë, do shoqërohet nga suksesi, nëse nuk e lini mëndjen tuaj të hyjë në një rreth mendimesh negative dhe skenaresh se nuk do arrini të përmbushni detyrimet tuaja!

UJORI

Hëna e re/eklipsi Diellor që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 do krijojë ndjenja të forta dhe nuk përjashtohet të ndryshojë plotësisht situatën që ekziston këtë moment në jetën tuaj personale. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të bëni një njohje të re karmike dhe nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të filloni të mendoni nëse dhe sesa kjo lidhje mund të mbulojë nevojat tuaja. Të shmangni vendimet përfundimtare dhe të fitoni kohë është më e mira që mund të bëni për këtë javë, ku do duken të gjitha të menjëhershme.
Dashuria: Një njohje e re duket se do përcaktojë shumë zhvillimet që do ekzistojnë në jetën tuaj personale periudhën e ardhshme, pasi eklipsi Diellit flet për një dashuri të re apo për një ringrohje të një historie të vjetër dashurie. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, tani ka mundësi të ndjeni nevojën të përqendroheni në ato që ndjeni se ju krijojnë pasiguri apo ndjenja negative në vija të përgjithshme. Një bisedë me partnerin tuaj do ju ndihmojë të menaxhoni disa cështje që vinë nag e kaluara dhe duket se deri tani ju kanë lodhur shumë.
Puna dhe Ekonomia: Detyrimet profesionale duket se do hynë në një rrugë “automatike” për këtë javë pasi nuk janë ato që do tërheqin interesin tuaj. Pavarsisht atyre, me prezencën e Merkurit në vijë të kundërt por edhe me hyrjen e Marsit në shenjën e Luanit në 11/6 do duhet ti kushtoni shumë kujdes komunikimit që do keni me të tjerët, për tu menaxhuar disa cështje të punës. Ka shumë mundësi të ekzistojnë keqkuptime të caktuara apo një klimë e rëndë gjatë disa bisedash, të cilat pa menaxhimin e nevojshëm komunikues do mundej të krijojë probleme.

PESHQIT

Do ndjeni nevojën të tërhiqeni nga turmat dhe të fitoni kohë për veten dhe personat tuaj të dashur. Hëna e re/eklipsi Diellor që do realizohet në shenjën e Binjakëve në 10/6 mund të ndryshojë mënyrën sesi mendoni, dicka e cila nga njëra anë do ju afrojë më pranë me persona të caktuar, nga ana tjetër do ju largojë nga disa persona që deri tani ishin familajrë për ju. Tani është mundësia përshtatshme për të saktësuar disa cështje të kaluarës dhe të mos lini keqkuptime dhe tensione midis jush dhe personave tuaj të trashen.
Dashuria: Një bisedë që do keni më një person që ju intereson, nga njëra anë do krijojë terren të përshtatshëm për tu menaxhuar disa cështje dhe të kuptoni më mirë qëllimet e këtij personi. Nga ana tjetër ka mundësi të ekzistojnë dhe disa hamendësime vecanërisht nëse midis jush ekzistojnë cështje të lëna pezull nga e kaluara. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje shmangni të transferoni brenda saj cështje që lidhen me të tjerët, pasi kjo do mundej të përbëjë një bazë shumë të mirë për tu kriujuar debate midis jush.
Puna dhe Ekonomia: Këtë javë punët do ju shqetësojnë deri në tillë pikë sa mund t’ju drejtojnë në shqetësime dhe mendime të cilat nuk do përputhen me realitetin, thjesht do kenë qëllim të shtojnë shqetësimin që tashmë keni. Përpiquni të shihni detyrimet tuaja profesionale nëpërmjet një shikimi realist pasi do jetë ai që do ju ndihmojë të mos keni frikë dhe t’ja dilni mbanë. Kushtojini vëmëndje hamendësimeve pasi ka mundësi të shkaktohen për shkak të rrethanave specifike.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.