Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një krim nderi ......

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Një krim nderi në Athinë e lashtë.

Një ditë tipike në Athinë në shekullin e 5-të, Effilitos dhe gruaja e tij, ndiqnin të brengosur së bashku me familjen dhe miqtë trupin e nënës së tij në varreza. Effilitos, fermer athinas, ishte martuar rreth një vit më parë. Gruaja u shpërngul në shtëpinë e tij. E donte dhe përpiqej që të mos e ngarkonte me shumë punë. Kur patën dhe fëmijë, atëherë i besoi gjithçka gruas së tij. Me të vërtetë, gruaja e tij ishte një shtëpiake e mirë, e përsosur në të gjitha. Vdekja e nënës së tij u bë shkak i së keqes që do ta gjente.
Gjatë funeralit të saj, rastisi të shohë nusen e tij një tjetër athinas, Eratosthenis, dhe i vuri syrin. S'janë të njohura shumë të dhëna, përveçse ishte nga Gini dhe që kishte shumë pushtime erotike. Dhe duhet të supozojmë se ishte i ri, me paraqitje mbresëlënëse dhe sigurisht i guximshëm, sa që të kërkojë dhe të tërheqë interesin e gruas së re dhe për pak kohë t'ia dalë të lidhet me të. Nga ana tjetër, dhe gruaja ishte e re dhe duhej të kishte pamje fizikisht tërheqëse që impresionuan të riun.

Është e mundshme që gjatë procesit të zisë dy personat shkëmbyen disa shikime të rastit që bënë Eratosthenin të dominohet nga dëshira seksuale dhe të përpiqet të kontaktojë me gruan. Për të arritur qëllimin e tij, ndoqi shërbyesen që shkonte në treg dhe duke e mashtruar, e mori nga ana e tij.

Kështu që arriti të kontaktojë me gruan e re dhe ta vizitojë në shtëpi. Banesa e çiftit ishte një ndërtesë e vogël dykatëshe. Gruaja zbriste në katin e poshtëm për të fjetur afër fëmijës dhe t'i japë gji, kështu që kishte çdo mundësi për t'u takuar me të dashurin e saj, pa vënë në dyshime të shoqin, i cili flinte i qetë në katin e sipërm.

Një pasdite, burri u kthye nga fusha më herët se kohën e zakonshme dhe pas darkës dëgjoi fëmijën që filloi të qajë dhe të bërtasë. Sjellja e pazakonshme e fëmijës vinte për shkak të veprimeve të shërueses që me qëllim e ngacmonte, sepse dashnori ishte tashmë në shtëpi dhe nuk duhej zbuluar nga burri i saj. Burri i kërkoi gruas të zbriste dhe t'i japë gji fëmijës për të ndaluar të qarën. Por duke e ditur se i dashuri i saj ishte poshtë, nuk donte të zbriste, sepse gjoja ishte e gëzuar që burri i saj kishte ardhur në shtëpi më herët. Dhe kur ai, duke dëgjuar vazhdimisht të qarat dhe ulërimat e fëmijës, i zemëruar i thotë që të zbresë poshtë, gruaja gjoja xheloze, i thotë se donte ta dërgonte poshtë për shkak se dëshironte të ishte vetëm me shërbyesen.
Burri i shkretë, pa kuptuar gjë, filloi të qeshë, ndërsa gruaja e tij u ngrit dhe u largua duke mbyllur derën, gjoja për të parandaluar burrin të takohet me shërbyesen. Gjatë natës, burri dëgjoi disa zhurma nga dyert e shtëpisë që hapeshin dhe mbylleshin. Ditën tjetër gruaja u ngjit dhe i hapi derën. U kujtua për zhurmën e natës dhe kërcitjet dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Gruaja e kishte përgatitur përgjigjen që, çuditërisht, ishte e vërtetë. Ishte shuar kandili që gjendej afër vendit ku flinte fëmija dhe kishte shkuar tek fqinjët për ta ndezur. E vetmja gjë që iu duk e çuditshme ishte se gruaja kishte lyer fytyrën e saj, por nuk tha asgjë.
Kaloi pak kohë kur burrit iu afrua një grua e moshuar, e dërguar nga një tjetër dashnore e dashnorit të gruas së tij. Gruaja e moshuar i tha në lidhje me pabesinë e gruas së tij dhe se në qoftë se kapte shërbyesen e tyre, do të mësonte gjithçka. Fermeri i padjallëzuar u kthye në shtëpinë e tij dhe e detyroi shërbyesen të tregojë të gjithë të vërtetën, dhe i kërkoi të mos i tregojë askujt asgjë.
Një natë, ndërsa Effilitos po flinte, shërbyesja e zgjoi duke e informuar se Eratosthenis ishte në dhomën e zonjës së tij. Effilitos doli pa zhurmë nga shtëpia dhe shkoi në shtëpitë e miqve të tij për të kapur gjatë aktit shkelësit e kurorës në prani të dëshmitarëve. Të parët që u turrën në dhomë, panë Eratosthenin të shtrirë pranë dashnores së tij. Bashkëshorti i çnderuar u sul mbi të, e goditi dhunshëm dhe i lidhi duart. Duke injoruar lutjet e të dashurit të saj, dha verdiktin e tij: "Nuk do të vras unë, por ligji e qytetit, ti, duke i shkelur ato, i llogarite më pak se kënaqësitë e tua, dhe preferove të bësh këtë mëkat kundër gruas dhe fëmijës tim, se sa t'u bindesh ligjeve dhe të jesh njeri i denjë". Me këto fjalë, Effilitos e ekzekutoi dënimin e tij para dëshmitarëve, duke e vrarë Eratosthenin. N

Ngjarje nga Historia Botërore.

FB_IMG_1626645290245.jpgFB_IMG_1626645285580.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.