Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një Muze i Veçantë, Por edhe Një Pikë Informuese për Mirditën

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

InfoKulla – Një Muze i Veçantë, Por edhe Një Pikë Informuese për Mirditën​

Mirdita ofron një peizazh të ashpër romantik, ku lashtësia ka lënë gjurmët e veta, i hijeshuar aty këtu me një sfond dramatik malor, i cili kohët e fundit po tërheq vëmendjen e turistave vendas dhe të huaj.
Prej disa vitesh në këtë zonë ëshë ngritur edhe një qendër informuese, që njëherazi është edhe një muze interesant me emrin InfoKulla. Kjo kullë ka një aset të çmuar në hapësirën e saj.
Ajo është një dhuratë për komunitetin e Mirditës nga AAP-Marianne Graf dhe ka një aset të çmuar në hapësirën e saj. Humanistja austriake Marianne Graf ekzekutoi projektin e saj të detajuar për Infokullën duke u kujdesur personalisht për dizenjimin, konceptimin e ekspozitës dhe instalimet e muzeut.
INFOKULLA-RUBIK-750x422.jpg

Infokulla në Rubik, seksioni i etnografisë. Foto nga Infokulla
INFOKULLA-RUBIK-13.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

E pozicionuar në Rubik, në hyrje të Mirditës, në anë të Rrugës së Kombit, InfoKulla është një gërshetim i përkryer mes traditës në ndërtim dhe arkitekturës moderne, e cila ju fton në çdo meter katror të saj të njiheni me një ambient muzeal, si edhe të informoheni mbi mrekullitë e natyrës dhe konservimin trashëgimor të kulturës, historisë dhe traditës së Mirditës dhe të gjithë Veriut.

Qëllimi i Infokullës

Në trajtën e një kulle për të ruajtur traditën e zonës në ndërtim, kjo qendër ka si qëllim zhvillimin e eko-turizmit në rajon dhe përmirësimin e treguesve ekonomiko-social të popullsisë nëpërmjet tërheqjes së vëmendjes së vizitorëve, në veçanti atyre të natyrës, kulturës dhe historisë së rajonit duke nxitur kuriozitetin dhe interesimin për njohjen e vendit dhe të njerëzve të tij përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Instalime të ndryshme, fotografi dhe ekspozita etno-historike paraqesin një tablo gjithëpërfshirëse të një rëndësie të veçantë për rajonin.

INFOKULLA-RUBIK-06.jpg

Pjesë nga pavijonet e muzeut në Infokullë. Foto InfoKulla
INFOKULLA-RUBIK-07.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Seksionet e Muzeut

E ndarë në seksione të vogla, shpërfaqet identiteti historik, kulturor, tradicional, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës.

Në katin e parë do të prezantoheni me mitologjinë e Shqipërisë, rrymat e artit, natyrën, historinë, punën në fermë dhe përsekucionin. Mitologjia është e pasqyruar me skica të figurave mitologjike dhe një instalacion i “Mujit dhe Halilit”. Më tej janë pasqyruar rrymat e artit në Shqipëri që nga më të hershmet, realizmit socilialist dhe ai i ditëve të sotme.

Dy libra të mëdhenj prej druri të improvizuar në mur paraqesin një rrjedhë të zhvillimit të historisë së Shqipërisë për të ardhur tek ajo e Mirditës. Gjatë shfletimit të fletëve të librave mëson detaje nga historia e Mirditës. Në po të njëjtin kat një kënd i veçantë i përket natyrës, ku vizitorët njihen me vlerat e florës së faunës të Mirditës. Ndër të tjera në këtë kat do të njiheni me proceset e punës në fermë dhe mjetet të cilat janë përdorur si, parmenda dhe mjete të tjera jetese e pune.

INFOKULLA-RUBIK-09.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla
INFOKULLA-RUBIK-04.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Gjatë vijimit në hapësirat e këtij muzeu do të gjeni sende nga burgu famëkeq i Spaçit. Brenda xhamit ka shumë prej sendeve që kishin në përdorim të burgosurit e këtij burgu të zi, por edhe një listë me emrat e priftërinjve të vdekur gjatë regjimit komunist.

INFOKULLA-RUBIK-03.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Kati i dytë i kushtohet etnografisë, ritit të martesës, kulinarisë, mikpritjes dhe përsonaliteteve vendas dhe të huaj që kanë kontribuar në studimet shqiptare. Një black-box gjithashtu, paraqet në 8 minuta në menyrë shumë konçize një përmbledhje të historisë së Shqipërisë që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Në këtë hapërsirë ndodhen të kyçura në xham kostume shumë të vjetra popullore të zonës së Mirditës, Pukës dhe Matit. Një vend të veçantë zënë edhe festat e ndryshme që të njohin me traditën në oborrin e kullës së malësorit.

INFOKULLA-RUBIK-01.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla
INFOKULLA-ETNOGRAFIA.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla
INFOKULLA-RUBIK-10.jpg

Infokulla në Rubik. Foto nga Infokulla

Siç e theksuam edhe më lart Infokulla është edhe infopoint, ku vizitorët marrin informacionet e nevojshme që u nevojiten për të soditur bukuritë natyrore të zonës.
IntoAlbania
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.