Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një përgjigje e detyruar ish myftiut Ahmet Çaushi

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,951
Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Është fjala për një artikull të zotit Ahmet Çaushi, botuar në gazetën DITA, ku ai përpiqet të replikojë me mua duke marr shkas nga botimi që u kam bërë dy artikujve të Nolit po te DITA për Krishtin dhe Muhamedin.

Në këto raste është e drejta e çdo lexuesi e aq me tepër një specialisti të jap mendimet e tij qoftë dhe të replikojë.

Mirëpo çuditërisht replika e tij, ndonëse ka një përgatitje teologjike e ka shtruar dhe trajtuar problemin në mënyrë djallëzore, krejt e pahijshme për një ish-myfti si ai.

Duke marr shkas nga dy artikujt e Nolit të botuara prej meje, ai replikon dhe bën kritika për një varg çështjesh që qenkëshin trajtuar gabim ose janë të pasakta, apo që autori shpif, etj.

Kështu ai që në fillim të artikullit shkruan me një nëntekst djallëzor se “Gazeta DITA i dha Prof. Nasho Jorgaqit, katër faqe gazete për të bërë përgjegjës Fan Nolin dhe për të treguar se edhe Nasho ka të njëjtin qëndrim me Nolin, se Ungjilli dhe Kurani nuk janë libra hyjnor, por sipas tyre ato janë gojëdhëna. Prej këtu nis pozicioni i çuditshëm, madje aspak i sinqertë që ngatërron qëllimisht autorësinë e artikujve, dmth Nolin me Jorgaqin.

Meqë ai ka marr përsipër të kritikojë mendimet e Nolit, nuk e bën këtë drejtpërdrejtë, por ia vesh autorësinë Jorgaqit.

Mesa duket nuk ka kurajë të ballafaqohet me autoritetin e Nolit, ndonëse herë pas here e denigron duke e quajtur thjesht “prift ortodoks”, pa vënë në dukje pozitën e tij të lart klerikale dhe kontributet e tij teologjike si përkthyes i Biblës, i literaturës kishtare, eruditin, njohësin e thellë dhe studiuesin e vlerave të fesë dhe kulturës islame.

Të gjitha këto i ka injoruar dhe mendjelehtësisht dhe djallëzisht ka përdorur emrin tim kur unë jam thjesht një intelektual laik që s’kam të bëj fare me teologjinë dhe aq më tepër me atë islame, që kam lexuar vetëm Biblën dhe Kuranin, e pra s’kam asnjë lloj kulture serioze fetare.

Ma merr mendja se zoti Çaushi e ka ditur duke pasur parasysh veprat e mia të botuara.

Në këtë rast A.Ç. mbështetet vetëm në faktin e botimit të dy artikujve që unë kam botuar te DITA. Por ato kanë një histori që lidhen me punën time studimore dhe hulumtuese.

Kështu duke hulumtuar në arkivin e Nolit në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston në vitet ’90, hasa një dosje të Nolit ku gjendej një letër e tij dërguar shkrimtarit të madh anglez Bernard Shou në të cilin i thoshte se po përgatiste vëllimin “Portrete dhe skica” kushtuar disa figurave të shquara të historisë dhe kulturës botërore.

Në mes tyre më ra në sy artikulli shkencor për Krishtin dhe Muhamedin si dhe artikuj të tjerë portret për Makiavelin, Mehmet Aliun, Khajamin, Shekspirin, Monteverdin, Mbretëreshën Viktoria, Tolstoin etj.

Prej tyre printova disa, veçanërisht ato që kishin të bënin me Krishtin dhe Muhamedin. Këto kur erdha në Shqipëri i dhashë për t’i përkthyer sepse ishin anglisht dhe i botova sëbashku me artikujt e tjerë nën titullin e përbashkët “Portrete dhe skica pagëzuar nga vetë Noli”.

Vepra pati sukses të plotë dhe unë u detyrova të shtypja një botim të dytë. Që për fat të keq zoti Çaushi nuk ka lexuar asnjërën.

Ai i ka lexuar vetëm në gazetën DITA ndonëse me shumë vonesë.

Libri “Portrete dhe skica” është një vepër me vlera të shquara historiko-biografike.

Ajo është shkruar kur Noli përgatitej të mbronte doktoraturën, me veprën “Historia e Skënderbeut” të cilën sipas rregullit pasuniversitar shoqërohej me disa kumtesa shkencore që më vonë i përgatiti dhe përmblodhi që t’i botonte, por për fat të keq nuk arriti sa qe gjallë për shkaqe ekonomike siç i shkruante në një letër Bernard Shout.

Lënia në dorëshkrim e kësaj vepre u kthye për mua në një lloj testamenti, që flinte në arkivin e tij, por që unë e zbulova gati padashur dhe pata fatin ta botojë.

Po nuk do më shkonte mendja që një ditë do të gjendej një myfti, me gjithë kulturën teologjike që shpreh për Muhamedin dhe për Kuranin në vend që ta vlerësonte dhe çmonte artikullin studimor të Nolit do të shkruante një artikull farsë jo vetëm duke injoruar personalitetin madhor të Nolit, por ngriti probleme që unë nuk guxojë t’i përgjigjem, pasi absolutisht jam i pa përgatitur për këtë temë aq të nderuar, komplekse dhe delikate.

Është për ardhur keq që zoti Ahmet ka ngatërruar qëllimisht emrin tim modest në këtë fushë me emrin e njërit prej etërve të shkencës shqiptare siç është Fan Noli.

Ai edhe pse kryepeshkop i fesë kristiane do ta nderonte lartë me raste të ndryshme figurën e Muhamedit kurse në artikullin portret të librit do të shprehej se figura e tij jo vetëm ishte e hijshme por dhe historike (pasi) arriti të bëhej themelues i një feje botërore.

Dhe për këtë Noli ndjehej krenar që shumica e sivëllezërve shqiptarë kishin përqafuar fenë e tij!

P.S. Është për ardhur keq që një intelektual mysliman si ju, guxon të më cilësojë disa herë gënjeshtar. Është e turpshme.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.