Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Një rrugë në Qeparo me emrin e ballistit që dorëzoi Persefonin

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Nga Dilaver Goxhaj

Isha këto ditë në Himarë. Ishte ora rreth dhjetës, kur u ulëm në një nga kafenetë afër bregut të detit, ku pinë kafe e tregojnë histori të ndryshme. Bëheshim gati 7-8 të njohur mes veti. Andrea nga Qeparoi, një mesoburrë, i cili për hatrin tonë kishte ardhur të lahej këtë fundjavë në Himarë, në një moment ndryshoi temën e bisedimit. Na kujtoi se para dy-tri ditësh në Tiranë qe kujtuar dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe se i kishte bërë përshtypje se nuk kishte ardhur në atë ceremoni solemne asnjë qeveritar, edhe pse jemi në vitin jubile të 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në një moment shpërtheu me një ton jo të zakonshëm miku im ku unë kisha bujtur atë ditë, xha Thomai, i cili i ka kaluar të 90-tat:

-Unë e di se ti vjen shpesh në Qeparo, apo jo, Andre?

-Po, o xha Thoma?!

– Sa herë që vjen në Qeparo e ikën nga Qeparoi, nuk e ke parë se çfarë emri i kanë vënë rrugës ku ke shtëpinë e prindërve?

-Po, e kam parë. Dhimo Todhri, në mos gabohem.

-Aty më rri.

Dhe ai filloi të tregojë:

-Dëgjoni, mor shokë a zotërinj, si doni t’u drejtohem. Më falni që u them, por ne si popull ende nuk po e kuptojmë se deri në çfarë shkalle na ka prishur si njerëz kjo e ashtuquajtura demokraci! E shoh që nuk dini asgjë se kush është ky, një farë Dhimo Todhri. Ky ka qenë kryeballisti kriminel dhe më antishqiptari në Qeparo, për mos të thënë në gjithë krahinën e Himarës. Ju nuk e dini se është ky kriminel që e dorëzoi te pushtuesit gjermanë vajzën heroinë të Himarës, Persefoni Kokëdhimën, të cilën e varën në litar gjermanët, më 17 korrik 1944, bashkë me shoqen e saj të qelisë, Bule Naipin, te sheshi i Çerçizit në Gjirokastër…

Më tej na e tregoi ngjarjen tragjike:

– Me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë, në Qeparo i është dhënë një rruge emri “Dhimo Todhri”. Unë dhe siraja ime nuk e dimë çfarë të mira ka bërë Dhimo Todhri nga Qeparoi për popullin tonë, që pushtetarët dhe politikanët tanë duan ta përjetësojnë atë kriminel! Persefoni Kokëdhima, kur iu bashkua radhëve të Br6S ishe vetëm 16 vjeçe vajzë. Ishte fëmija i katërt i familjes se Petro e Kaliopi Kokëdhimës. Ajo familje ishte e lidhur tërësisht me Lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe stani i tyre ishte një nga bazat e forta ku strehoheshin partizanët dhe njerëzit ilegalë të Lëvizjes. Vëllai i dytë i Persefonit, Andrea Kokëdhima kishte filluar qysh në vitin 1942 aktivitetin me rininë antifashiste në Vlorë, më vonë pjesëtar i çetës së Bregut dhe, me krijimin e Br5S u rreshtua partizan, mitralier në Batalionin e dytë të saj. Të afërmit e kësaj vajze, Thanas Kokëdhima dhe Ligor Kokëdhima, gjithashtu partizanë. Në pranverën e vitit 1944, së bashku me dy shoqe të tjera nga Qeparoi, Persefoni doli partizane dhe u inkuadrua në Br6S. Që të mos zgjatem shumë, në Operacionin gjermano-ballist të Qershorit 1944, formacioni partizan ku bënte pjesë edhe Persefoni, i zuri pritë një autokolone gjermane në Qafen e Gjashtës, në afërsi të Sarandës. Në këtë pritë Persefoni u plagos rëndë në shpatull dhe shokët e tërhoqën, e mjekuan dhe e lanë tek stani i babit të vet, në Malin e Qeparoit. Në një prej atyre ditëve farkoi dhe në afërsi të Lizikoit, (një vend me tarraca dhe vreshta mbi fshat), pat shkuar për të “parë vreshtat” e saj një grua e lidhur me familje ballistësh, e cila edhe pse i uroi vajzës shërim të shpejtë, shkoi dhe e spiunoi tek kryeballisti ynë, te Dhimo Todhri. Ky i fundit, së bashku me Idrizin Jazon nga Kuçi dhe dy a tre ballistë të tjerë, shkuan dhe e arrestuan Persefonin, e cila ishte ende në gjendje tepër të rëndë shëndetësore; e lidhën dhe, për ta turpëruar e prunë tek rrapi, në Qafë, kështu quhet një vend në fshatin tënë. Thanë e ç’nuk thanë për atë heroinë: “vajzë e përdalë”, “vajzë që nuk respekton zakonin dhe normat”, “vajzë që ka turpëruar fshatin”, etj. Dhe për këto prishje zakonesh shqiptare, gjermani do ta varte në litar!

Shumë gra të Qeparoit i dolën përpara bandës balliste dhe iu lutën Kryeballistit të fshatit dhe Idriz Jazos që të mos e bënin atë veprim, duke e dorëzuar te gjermanët, se ishte turp i madh për fshatin që një vajzë t’i dorëzohej një të huaji. Por dhe lutjet e nënave të fshatit Qeparo nuk u morrën parasysh nga ata kriminelë. Persefoni u mbajt e lidhur këmbë e duar, një natë të tërë në një familje ballistësh në Qeparo; as ujë për të pirë nuk i dhanë. Të nesërmen e dorëzuan te Gjermanët, të cilët qenë te Shkalla e Borshit. Dhe gjermanët e hipën në një makinë të mbyllur dhe e çuan në burgun e Gjirokastrës, në një qeli me Bule Naipin… Dhe ju të gjithë e dini se si përfunduan ato dy heroina shqiptare…

Ekzekutimi i Persefonit bëri që dhe djali i vogël i Milo Kokëdhimës të rreshtohej në radhët e Br19S, duke luftuar deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Kështu, familja e Persefonit u lidh tërësisht me lëvizjen dhe dha gjithçka në interes të saj.

Por ajo që dua t’u them, është se me të ardhur në pushtet këta “demokratikasit”, e të mos u hamë hakun edhe këtyre “rilindasve” të PS e udhëheqjes së saj, e “shpërblyen” atë familje, duke i vënë dinamitin bustit të Persefonit që kishte në Qeparo. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Për karshillëk, siç e shihni, duan të përjetësojnë vrasësin e asaj heroine, tradhtarin Dhimo Todhri. Çfarë emri mund t’u vëmë këtyre bëmave të “demonkracisë” e të “rilindjes” shqiptare?

Dhe pasi u mbush mirë e mirë me frymë, vijoi:

– Këto bëma antishqiptare që shohim, nuk janë rastësi, por janë një perspektivë. Gjithçka duket se po ndjell një çarje të madhe. Fatkeqësia më e madhe është se në vend që të krenohet, ky popull hesht sa herë që PD e PS i mohojnë lavdinë e Luftës Antifashiste… Nëse ne do të rrimë indiferentë ndaj nderimit që u bëhet tradhtarëve dhe poshtërimit që u bëhet heronjve, ne zvogëlohemi si njerëz, si popull. Indiferenca për këto veprime është më e keqe se tradhtia e Dhimo Todhrit e Idriz Jazos. Të jesh indiferent ndaj poshtërimit që po i bëhet LANÇ-it, si nga PD edhe PS, do të thotë që të mos ndjesh detyrim moral ndaj historisë më të lavdishme të popullit shqiptar. Kjo lloj praktike, duke nderuar tradhtarët dhe duke fyer LANÇ-in dhe heronjtë e saj, do të thotë të ndjellësh luftën civile. Indiferenca e këtij populli ndaj këtij atentati që po i bëhet LANÇ-it dhe heronjve të saj, nuk është fillimi, është fundi i asaj epoke heroike. Mbrojtja e vlerave të LANÇ-it nuk mund të bëhet veçse prej vetë popullit: dhe përfaqësuesit e popullit e kanë për detyrë që ta udhëheqin këtë mbrojtje ndaj LANÇ-it dhe jo ta përdhosin atë revolucion heroik, sikundër po bëjnë të dy palët, të majtë e të djathtë.

Sepse mund të ndodhë që nesër, kur këta përdhosës të LANÇ -it do ndërrojnë jetë, do të varrosen me ceremoni siç i ka hije një heroi të popullit edhe pse armik i tyre, dhe do t’i ngrihet edhe lapidari sikundër po u ngrihen gjithë kolaboracionistëve të djeshëm. Ky ka për të qenë përfundimi i demokracisë shqiptare nëse ne do vijojmë të heshtim e të rrimë të verbër me sytë në rregull!
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.