Ndodh ndonjëherë që njeriu të lodhet dhe të ndjejë se nuk mundet më, se forcës, durimit , këmbënguljes dhe cdo ndjesie tjetër optimiste i ka ardhur fundi. Por një moment para kësaj, pra, një moment para se të heqi dorë mendon : "As për hir të dashurisë?"
Dashuria ka forcën të na bëjë të ndihemi ndryshe, të mendojmë ndryshe, të sillemi ndryshe dhe në fund dalim "me shkollë" që andej, dalim më të rritur dhe sidomos njerëz më të mirë. Sepse askush nuk lind i fortë, i ndjeshëm, i zgjuar, i matur, apo dhe i përgjegjshëm. Janë të gjitha sjellje të fituara gjatë jetës. Ama askush nuk mund të jetë aq i fortë sa ta lërë dikë të shkojë dhe të fshijë më pas lotët me mëngën e dorës së djathtë, askush nuk është aq i pandjeshëm saqë të mos emocionohet kur dikush i shtrëngon dorën dhe i thotë : "Po ti më ke mua...! ", askush nuk është i matur sa mos ti errësohen sytë kur sheh se ia shkelin me këmbë mirësinë ose ia nëncmojnë dashurinë dhe askush, po askush nuk është i mencur sa ta shmangë kur nuk i duhet ose ta bëjë ti ndodhë kur i nevojitet. Sepse dashuria thjesht ndodh. Ne thjesht ia duam dikujt shkëlqimin e syve ose lakoret e buzëqeshjes.
Rrudhat e gjyshes, përqafimin e miqve, perimetrin e krahëve të nënës, bëlbëzimet e foshnjëve, ne thjesht i duam e aq. Asgjë tjetër nuk mund ta ndryshojë ose zëvendësojë.
Vlen të themi se ndonjëherë dashuria ka disa prapashtesa që e ndyjnë dhe njerzit ngatërrohen.
Thonë : "Dashuria dhemb", por në fakt kjo ndodh vetëm kur pas saj ka dhe zili, posesivitet, mungesë komunikimi, dhe gënjeshtra. Sepse vërtet që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra por i ka muskuloze dhe të fuqishme.
Një shkelm e të lë në vend.
Por për sa kohë dashuria sjell paqe, mirëkuptim dhe afrimitet në cdo rrethanë që ajo shfaqet, duhet të themi se njerzit duhet të japin më të mirën nga vetja.
Sepse s'e gjeti gjë njeriun nga dashuria,vecse u deh, e shkoi i ngopur....