Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nje tregim nga une...

tetka

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Jan 12, 2019
Mesazhe
389
...copeze jete...
Copëzë jete...



O jeta ime! O zemra ime!Valle ku je tani ...?Ku? Ku je ,ku ndodhesh ne keto momente ku une po hedh ne leter nje pjesez nga jeta ime ,e cila ne ato vite ishte e vlefshme vetem se egzistonit ju...ne ato vite te bukura ku zemra ime rrihte dhe regetinte vetem se egzistonit ju...Kete pjesez jete po e hedh ne leter per ju dhe nqse ju nuk kini arritur ta lexoni do te le amanet qe dikush t'ju orientoje se ku ndodhet ajo dhe ju te merrni vesh te pathenat e mija per ato vite...I kam lene porosi mikes sime me te mire t'ua jape kete copez jete te servirur ne leter sepse ajo eshte deshmimtarja e vetme e kesaj tragjedie shpirterore...
Mosha ime me e bukur ,kur une shkelqeja e reflektoja nga dashurija,kur une digjesha si prushi prej saj,por nuk kuptoja mire se cfsre ishte ajo...Nje zjarr i brendshem qe donte te shperthente,por qe nuk gjente dot udhe sepse ishin te zena dhe nuk kishte asnje rrugezgjidhje...
Jetonim bashke ne te njejtin qytet...ju me punen tuaj dhe une gjimnaziste...Cuditerisht,jetonit me qira perballe shtepise sime...Te kisha perballe zemer,te shikoja perdite dhe me ate mendjen time prej adoleshenteje,mundohesha te vija re ndryshimet qe ndodhnin nga dita ne dite ne trupin tuaj...ju shikoja tek rriteshit perdite e beheshit me i bukur...Djale ne kulmin e moshes...Shtati yt i larte e i gjate si selvi,trupi yt i drejte si filiz,shpatullat e tua te gjera kane mbetur ne imazhin tim,ne imagjinaten time dhe kurre nuk do te me shkulen nga mendja...Fytyra jote engjellore,syte tuaj ngjyre gri, sikur ma ngrinin buzeqeshjen ne buze kur ndodhesha perballe jush e doja me cdo kusht te tehiqja vemendjen tuaj.Nuk me vije re,s'kishe faj sepse une isha imcake,e holle ,e gjate.Sic me thoshin kisha nje fytyre te bukur ,me tipare te embla qe ju kurre nuk arritet t'i shijonit...S'kishit si,nuk me vije re,nuk me shikoje,nuk kishe kohe,ishe i angazhuar me te tjera probleme...Po une c'te beja,c'te beja une qe ashtu ne heshtje te doja aq shume,c'te beja une qe ju per mua ishit perendi,ishit gjithcka..Mua me dukej kur s'ju shikoja se dielli nuk do te dilte kurre...se agimi nuk do te agonte kurre... dhe pranvera asnjehere nuk do sillte lulet shumengjyreshe te saj...
...ju mbaruat punen tuaj dhe shkuat ne qytetin tuaj...
...une mbarova shkollen dhe une...une ...erdha ne qytetin tuaj pa e ditur se ju jeni nga ai qytet... erdha per te vazhduar studimet me zemer te plagosur... por me nje shprese te madhe../
Une erdha ne qytetin tend kur isha ne kulmin e lulezimit,kur megjse isha gonxhe ,doja te shpertheja e te celja petalet...Doja ,o Zot sa doja qe ju te ishit diku dhe t'me shikonit sa e bukur isha ,sa e bukur isha bere ne kohen e mungeses suaj ne qytethin tim...t'me shikoje se me thoshin qe isha me e bukur se bukuria,doja me shume se dashuria,por Ti prape nuk me pe,prape nuk me ndjeve,prape nuk me vure re...
Oh zemer e vrare,oh zemer e plagosur,pse valle nuk ke goje?Pse valle nuk ke duar qe ta kapesh ate qe do dhe ta zhytesh thelle ne trupin tend e te mos e lesh te dale kurre.E,ti zemer ke te drejte te besh c'te duash me ate,ate qe do....Mund ta marresh,ta shtrengosh,ta puthesh,ta shtrengosh e fusesh ne gji,ta shash ,ta ledhatosh e ta dashurosh ashtu sic di ti...Doja o zemra ime,qe tiktaku i zemres tende te bashkohej me tiktakun e zemres sime dhe nga dy zemra te shkriheshin ne nje...
Ti vazhdoje ritualin tend ndoshta kur ne nje dite te bukur me ze syri silueten tuaj,nje hije qe po kalonte para shkolles sime...O zot instiktivisht dilja ne oren e caktuar dhe cuditerisht silueta apo hija konkretizohet me personin tuaj...Ishit ju..S'kisha me dyshim ,ishit ju ,une pra kisha erdhur me studime ne qytetin tuaj, dhe fale zotit ju rigjeta ...Ju me canten tuaj ne kurriz kalonit perdite para shkolles sime,ne ritualin tuaj te perditshem,ne stervitjen tuaj qe pervec se trupi juaj tashme ne kulmin e formimit ua kerkonte fale kjo edhe pasionit tuaj...Jetonimpra te dy ne te njejtin qytet,qytet mjaft i nxehte ndoshta per shkak te pozicionit gjeografik te tij...Ndoshta ngaqe ishte kerthiza e vendit,mezi i tij ,ishte dhe aq i bukur...Oh cfare them keshtu...te bukur e bente rinia ,e benim ne studentet e erdhur nga te gjitha rrethet, e benit ju me vrullin tuaj,me vrullin tuaj rinor...
Cfare fati!Une studente me shoqet e mija ne dhome...kisha shperthyer tashme,gonxhet e mija ishin gati te merrnin arratine...Zemra ime ishte gati te gufonte nga gezimi,ishte gati tashme te hapte dyert e saj,per te pritur miq,miq te cilet do t'i jepnin asaj te drejten e vetvendosjes,te drejten per te provuar lumturine...
Rituali i perditshem,leksione,seminare dhe mbasditja studim,studim...Nuk dinim gje tjeter se duhet te mbanim gjalle porosite...bije e nenes po shkon per te mesuar e jo per dashuricka...mbaro shkollen se burra ka sa te duash...
Ne axhenden e ritualit te dites pos mesimit u shtua edhe biblioteka...
Ditet kalonin nje nga nje dhe pak nga pak u bene dy muaj shkolle...kur cuditerishtnje dite ne oborrin e shkolles shoh ate...ate...O,Zot!Dhe ku ,ulur tek stoli im te cilin e kisha privatizuar sa kisha shkelur ne ate institut ku ulesha e meditoja ose edhe perserisja ndonje mesim me shoqet e mija...Afrohem dhe shoh ate mikun tim te pa shpallur ,te paprezantuar kurre,te lene ashtu ne skuten me te erret te zemres sime...dhe tani ...O Zot mos u tall me mua,te lutem mos luaj me mua te mjeren ,mos me vere ne pozite te veshtire me zemren time e cila kishte nje vit e dy muaj qe e kishte harruar,qe nuk e ndiqte silueten e tij dhe po celej per te tjera lunturi...Mora guximin ,hyra ne oborrin e shkolles dhe ndjeva qe tiktaku i zemres sime u c'akordua,nje afsh i nxehte s'po me hiqej nga trupi,here me zbriste e here me ngjitej lart ,me shtrengonte ne gryke dhe me dukej sikur do te me merrte frymen...Mendoja...Mos valle m'i ka lexuar mendimet dhe tani pas shume kerkimesh erdhi e me gjeti?-Mos valle ka kohe qe me ndjek dhe tani do te cfaqet dhe do te me aprovoje ate qe une kam ndier kohe me radhe...?
Sa budallaqe!Vajze, mblidh mendjen!C'i ke keto absurditete qe mendon apo aludon?Ai kurre nuk te ka vene re,ai kurre nuk i mori vesh vegimet e mija per te,ai kurre s'mund ta imagjinonte kete marrine...Rituali vazhdonte ,shkolle ,konvikt,biblioteke...Marim vesh se menca jone do restaurohej dhe ne duhet te hanim ne nje restorant te degjuar te qytetit,ne qender te tij.
Eh Zot!Vetem ti mund t'i besh keto cudira e mrekullira!Aty hanin studentet,hanin gjykates e avokate ,inxhinjeret e vepres me te madhe qe ndertohej atehere ne ate qytet Metalurgjiku,aty hanin sportistet e qytetit dhe per cudi aty haje edhe ti shpirti im,ti zemra ime ,ti plangprishesi im.Pra gama e levizjeve u shtua...u shtua dhe restoranti...Po e shikoja shpesh ne shkolle dhe mora mundimin dhe pyes profesorin tim qe e kishte shok se perse vinte ai njeri ne shkollentone.Pergjigja ishte se ai ishte pranuar student ne institutin tone...Mora vesh se ne ate qytet kishe familjen tende te madhe e te nderuar, ishe figure e atij qyteti dhe mbronje ngjyrat e atij qyteti...
E ,keshtu u beme bashkestudente ne te njejten dege.Nuk ju shihja shpesh se ju pervec studimeve ,mbanit nje cante tjeter ne kurriz ,perfaqesonit dhe mbronit ngjyren e qytetit tuaj,shkonit lart e poshte neper qytetet e vendit dhe nuk kishit nge te shikonit bukurirat qe rriteshin e zhvilloheshin perdite...Tashme keto bukuri mernin oferta te ndryshme domosdo sepse jeta ka ligjet e veta,nga shoket e shkolles apo edhe nga te jashtem sic quheshin djemte qe nuk ishin ne shkolle.Bukuria kish filluar te vinte re bukurine e saj,ta vleresonte ate dhe veten me shume dhe te mendonte se nuk ishte vetem nje yll ne qiell qe vezullonte por qe kishte edhe shume te tjere qe shkelqenin mbi dhe...
Eh pas nje perplasje tek stoli pse ma zure vendin enuk e ke blere me tapi nuk patem me shkembime...
Por prape Zoti,Zoti eshte nje mjeshter i madh ,qe i rregullon apo me mire te them i sajon gjerat...Edhe per ne beri kete...Une vazhdoja te shtoja bukurine,te mbushja trupin,gjoksin e kolme...e s'kishin si mos me vinin re ...
Poc ,poc,shishe shampanje ,ishin komplimentat qe mernim ngado ku shkonim...
Sa cudi ,me se fundi Ti po me shikoje po me vije re...shoqja jote e kursit dhe e dhomes sime me sillte sinjalet qe bisedonit per mua...por une nuk kuptoja qe isha e lumtur ndoshta ,e shqetesuar, turbulluar.Dhe ja nje film i bukur i atyre viteve 'Gruaja me e bukur" me protagoniste Vito Juvaren e Franceska Cimarozen u be shkak per afrimin tone ,per bashkimin tone Shtyheshin per te hyre ne kinema dhe une prisja te mbaroheshin njerezit kur per cudi u gjenda ne koridorin e kinemase dhe ju them shoqeve se hyra kollaj se me rrembeu vala...Mbrapa veshit degjoj nje ze qe thote ...te futi lala... dhe cuditerisht biletat i kishim ngjitur...E po gjithcka dukej e stisur...S'kaloi shume ,ne pritje tek stoli,ulesha dhe une sepse kisha pjesen time domosdo dhe erdhi dhe momenti i duhur kur ti,po,po,ti me shprehe dashurine...Pas shume hezitimeve,pas shume nazeve (sikur s;isha une qe vdisja per ty,sikur s'isha une qe e kisha enderruar kete cast),pas shume frike...te pranova.Kaluam bukur bashke,losnim ,qeshnim ,vraponim...e ku nuk shkonim...por ti ,ti tradhetar,ti genjeshtar ,ti mashtrues si neper filma fillove te beheshe Don Zhuan...ti fillove te ngrije hunden sepse ishe i perkedheluri i qytetit sepse po shkelqeje ne ato vite ne pasionin tend...dhe domosdo u bere dhe ne dashuri profesionist...
U vele sepse dy vjet dashuri iken shpejt...vinin te reja ne vitet poshte nesh ,te dukeshin me te bukura e me te mira,fillove te shetisje Boten me lojen tende dhe pse te mos merrje eksperiencat e Botes...Une e di qe ti peng me kishe mua sepse nuk thone kot qe s'ka si dashuria e pare por i mjeri njeri fillon e ftillohet,mendon per te sistemuar jeten e tij ,saj ,fejohet dhe shikon punen...Sa me doje e mora vesh mbas fejeses sime ,ku ti u ndjeve keq dhe mbas shetitjeve te tua lule me lule konkludove se une isha lulja me e bukur,dhe doje te me merrje ne bacen tende por kot ...Cdo gje kishte zene vendin e vet...Dhe tani i dashur une jam ajo e panjohura qe gjimnaziste e bukur vdiste per ty,cfare nuk do jepja ateher qe te te prekja pak,qe cfare s'do jepja qe dora jote te me prekte pak,cfare sdo te braktisja per ty dhe une isha qe te harrova ,ndoshta faktori kohe beri punen e saj dhe une tani jam ne nje moshe te mesme ...dhe ti aty je...
Dhe cuditerisht Zoti nuk do te na ndaje...ben cudirat e tij te sjell prape ne qytetin tim ku une kam folezen time te lumtur...te ndertuar me mund e djerse...por nuk rri dot pa te dhene komoditetin e duhur qe pas 35-se vjetesh te pijme nga nje kafe bashke...Shpesh te dy perseritim shprehjen e njohur....Te tjere duam ,te tjere na duan, e me te tjere martohemi....
Eh si i rregullon Zoti keto pune...nuk thone kot....punet e Zotit...
 
Stoli i dashurisë



Mbremje!Mbremje e bukur vere,ku njerzit shetisin te gezuar,krah per krah me bashkeshortet,shoket, shoqet e miqte.
Kisha vendosur me ne fund te dilja edhe une.Isha e trishtuar,e lene mbas dore,e braktisur pasi i dashuri im kishte vendosur te 'divorcohej' nga une!
Arsyeja?Kot.Kot fare,dashuria jone shteroi,mjaft u dashuruam,tani dua te jem i lire,te jetoj jeten time si dua une,pra dua te jem i lire...
C'paradoks?! U mundova te kerkoj arsye objektive,te me mbushte mendjen se ku kisha gabuar,s'isha ne nivelin e duhur a ku s'i isha pergjigjur deshirave te tij por me kot...
I dashuri im ishte i vendosur qe dashuria jone ishte zbehur, ishim ftohur dhe nuk mund te vazhdonim me...
Eh! C'mund te beja une?Me cfare mund te kundershtoja une?Me forcen e vajzes?
Me forcen e atyre qindra e qindra vajzave qe braktisen si pa gje te keq nga te dashurit e tyre?A mendojne ata valle se cfare bejne?Po ata vyshkin me qindra lule,petalet e te cilave i rrezojne ne toke ku thahen e shkelen me kembe nga mijera udhetare te ndryshem...
U bera shume pesimiste,shoqet me qendronin prane duke pare trishtimin tim te madh, me benin moral duke me thene se akoma kisha gonxhe te pacelura dhe do te lulzonin perseri...
Arriten t'me mbushnin mendjen per te dale dhe une shetitje ne bulevardin e bukur te endrave te mija...
Dola nga konvikti,hyra ne bulevard por nuk mund te perqendrohesha dot.Nuk ktheja pershendetjet qe merrja nga shoket e shoqet ndoshta dhe nga te afermit e mi te cilet habiteshin nga indiferentizmi im...Por mendja ime punonte vetem ne nje vend.
A do ta shihja valle ate? A do te merrja pershendetjen e tij?O ZOT!Si do ta dalloja e prisja silueten e tij qe s'e kisha pare prej kohesh? Ne nje segment te caktuar te bulevardit,prane parkut te bukur te rinise,te dashurise time ,une ecja e ecja dhe pa pritur kthej koken majtas per t;u perqendruar tek nje stol...
Uh c'zagushi e madhe ishte sonte!!Nata ose mbremja me mire ishte e qete, e fresket,ajri shume i paster, por une paskam nje siklet shume te madh...Rrahjet e zemres m'u shtuan dhe kembet i hidhja instiktivisht.Ato drejtoheshin vetem majtas per te arritur tek i bukuri stol ku ishin shlodhur me qindra here ne nete si kjo me hene por edhe ne nete me shi e bore...
Eh i dashur!Po ate nate kur tufani uturinte rreth parkut , te kujtohet,ne te dy te ulur tek ky stol e sfidonim ate dhe ashtu te perqafuar , te dashuruar, qeshnim te lumtur! Esfidonim ate sepse krahet e tu te fuqishem me shtrengonin fort fort dhe nuk kishte tufan qe te na ndante..
Te pakten keto fjale degjoja nga goja juaj ne ato nete magjikeHedh syte tek stoli yne dhe ...Oh per cudi,per ironi te fatit tim shoh Ate...po,po ate te dashurin tim.Ferkoj syte se mos kushedi me jane veshur syte nga sikleti qe kam dhe mbledh forcat e perqendrohem...Nuk eshte alibi,eshte Ai ,po,po,dhe jo vetem...Ja pra kushqenka arsyeja e ndarjes sone,ja pra kush qenka ne mes qe dashuria jone u zbeh.Ja pra ,nje dashuri e re paska pushtuar zemren e zemres sime.
Eshkreta zemer!Po si mund ta duroje kete gje valle?
Dhe tani vertet ndjej nje keputje te pergjithshme,nje humbje ekuilibri dhe i varem shoqes sime ne krah...
Kjo ishte goditja ime e dyte...Kjo ishte ...ishte vdekja ime.Me dukej sikur te gjithe yjet e qiellit po binin para syve te mi.Po kush ishte valle ajo ze zuri vend ne zemren tende?E, kushdo qofte,eshte dikushi,dikush me e afte se mua qe pushtoi te dashurin tim.
Lufte ndjenjash,lufte mendimesh, hamendjesh e pse jo xhelozie...Eh ! E keputur,e vrare,e rraskapitur mendoj.A do te kete jetegjatesi kjo dashuri apo prape ne brendesine dhe jetegjatesine e saj do te kete zhgenjim? Do te kete tradheti dhe nje e trete do te zere vend ne zemren e tij?Mos nje trete e kat.... do ulet tek stoli yne?Mos i dashur mos keshtu.I dashur stol me thuaj,premtimet qe me bente mua po ia transmenton asaj...Dhe ajo ,ashtu si une e beson...
Me lendove,me kepute pa celur mire,me plagose zemren,por dije mire se nuk me humbe shpresen...
Diku ne kthim,degjoj tingujt e ne kenge nga dikush qe kishte ngritur zerin e magnetofonit,valet e te cilit nepermjet zerit melodioz te Manjola Nallbanit,percillnin tek une vargjet e preferuara...

.Dhe pranvera serish do t'vij
E do sjelle tjeter dashuri
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.