Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njeriu anti-njeri ose 11 shtatori 2001 i pranishëm dhe agresiv

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Safet N. Ramolli

Më 11 shtator 2019 njerëzimi në përgjithësi dhe Amerika në veçanti përkujtojnë 18-të vjetorin e tragjedisë së shkaktuar në SHBA pas sulmeve të tipit “kamikaz” mbi dy kullat binjake. U shkaktuan më se 3 mijë viktima të pafajshme, mes të cilëve 345 zjarrfikës dhe 60 policë. Viktimat nuk i përkasin vetëm SH.B.A-së por më shumë se 70 kombësive, çka edhe për këtë arsye kjo tragjedi merr përmasat e një tragjedie botërore. E veçanta që duhet nënvizuar qëndron në faktin që, shteti amerikan, drejtuesit dhe ish-drejtuesit e tij, u gjendën në këmbë dhe në gatishmëri permanente për t’iu ndodhur Amerikës dhe qytetarëve të saj në këtë situatë të vështirë. A mund të ketë shembull më sinjifikativ se si i shërbehet shtetit dhe komunitetit me besnikëri dhe humanizëm, se sa të japin jetën me ndërgjegje të plotë 345 zjarrfikës dhe 60 policë?!!! Besoj se nuk është një zhvillim i rastësishëm!!!

Megjithatë edhe 8 muaj të vitit 2019 na ofrojnë shifra rrëqethëse dhe shqetësuese, që opinioni botëror në përgjithësi dhe Burrat e Shtetit në veçanti, të vetëdijesohen dhe të veprojnë energjikisht, që kjo sëmundje, e cila mund të quhet pa droje si e keqe “E Shekullit” njësoj si SIDA etj. , të minimizohet?!!! Në rajone të ndryshme të botës nga sulme terroriste kanë humbur jetën më shumë se 850 vetë; jo më pak se 532 njerëz kanë gjetur vdekjen të mbytur në tentativë për t’u larguar nga vatrat e nxehta; në qytetin Raqa të Sirisë është zbuluar një varr masiv me mbi 300 kufoma; nga Siria dhe Venezuela për shkak të situatave të jashtëzakonshme kanë emigruar respektivisht 6,5 dhe 3 milion banorë; më se 200 shtetas amerikanë kanë humbur jetën prej sulmeve të pakuptimta dhe pa asnjë arsye me armë; më shumë se 220 banorë kanë humbur jetën në pafajësi hyjnore me fjalët e predikimeve në librat e shenjtë të “Ungjillit” apo “Kuranit” etj. në institucione fetare… Edhe në vendin tonë gjatë vitit 2018 janë vrarë për motive të ndryshme 68 shtetas….Kjo është një e keqe që ka ngërthyer njerëzimin pavarësisht nga besimi fetar dhe përkatësia kombëtare, që duhet me çdo mjet, kusht e çmim t’i jepet fund. Në ditën e 18 vjetorit të masakrës në SHBA vetëm një e përditshme në Shqipëri u prononcua. Harresë?!! Pakujdesi?!! Apo i ka kaluar koha?!!! Personalisht do të dakortësohesha që të ishte një “harresë” midis shkëmbimeve me shumicë “të cilësuar” të politikanëve tanë “të hapërdarur” në facebook, por edhe një pjese të medias, që “me pasion të spikatur” u vete pas.

Bota demokratike për ta bërë jetën e njerëzimit sa më të motivuar dhe të mbushur me ideale të bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës në paqe e harmoni, ndër ditët e vitit ka gjetur e përcaktuar nga një ditë si event i veçantë. Kështu gjejmë “Ditën e të moshuarve”, atë “Të dashuruarve”, “Të nënës”, “Të fëmijëve”, pastaj të pemëve dhe luleve, të kafshëve dhe fenomeneve të natyrës, të luftës kundër sëmundjeve të ndryshme etj. etj. Personalisht mendoj se është tejshkuar koha që njerëzimi të përzgjedhë një ditë, e cila t’i bëjë apel njeriut që të jetë sa më pak të jetë e mundur “armik i vetvetes”. Përse ky emërtim kaq i ashpër?!! Njerëzimi ka vrarë mjaft kohë si dhe ka harxhuar shumë energji mendore e fizike për të ideuar dhe realizuar mundësi dhe mënyra e mjete për të asgjësuar vetveten.

Sjellim në vëmendje që nga armët më të thjeshta deri tek ato më të sofistikuarat për dëmtimin në masë. Në lashtësi mjete e veprime të thjeshta për eliminimin e njerëzve dhe gjallesave të tjera, (pluhura, pomada, solucione dhe melheme vdekjeprurës…); mandej mjete të thjeshta për dëmtime (mjete prerëse, goditëse); më vonë armë të thjeshta, të cilat i automatizoi hap pas hapi në të ardhmen; më pranë në kohë armë e pajisje të dëmtimit në masë (arma bërthamore, kimike, baktereologjike) etj. etj. Por arma dhe mjeti më arkaik në pikëpamje të funksionimit, por edhe më antinjeri në pikëpamje të mentalitetit dhe ideologjisë, mbetet ajo me emërtimin me origjinë nga Lindja e Largët “kamikaz”. Në emër të nuk e di kujt lind motivimi i sakrifikimit të shumë jetëve njerëzore pavarësisht seksit e moshës përmes vetësakrifikimit. Kjo mënyrë veprimi ka avancuar në ato nivele që ngjallin frikë, panik dhe humbje shprese në masë. Të therësh njerëz, sidomos nëna dhe fëmijë, t’i filmosh ato dhe t’i publikosh në media masivisht, është më shumë se sa antinjerëzore!!! Të vetësakrifikohesh duke vrarë njerëz të pafajshëm në një ndeshje futbolli, në një shfaqje teatri në një kamping të rinjsh, në një shkollë, në bulevard etj.etj. është jashtë çdo arësyeje njerëzore, është tej çdo ideali, qoftë ai edhe si porosi apo këshillim i të “Gjithëfuqishmit”!!!
Prej vitesh në rajone të ndryshme të rruzullit tokësor kanë marrë jetë dhe veprojnë organizata terroriste të mirë-organizuara. Në Afganistan vepron organizata e Talebanëve, në Nigeri “Boka Haram”, Houthi në Jemen, në Afrikë AL SHABAD, të cilat janë nga më të mirëorganizuarat e më gjakësoret, pa bërë fjalë për të tjera me rrezikshmëri më të ulët dhe me intensitet veprimi më të pakët. Për veprimtarinë e tyre jepen shifra të frikshme jo vetëm për nga sasia e jetëve që ndërpresin, por sidomos për nga gama e gjerë e fushës së veprimit duke atakuar ndërgjegjen njerëzore në pjesët e saj më të ndjeshme. Kështu “Boka Haram” pohon se në harkun kohor 2009-2014 ka shkaktuar më shumë se 10 mijë viktima, ndërkohë që nga disa evidentime jo të plota ka vrarë 345 të tjerë gjatë vitit 2015 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2016. Por disa veprime të saj rezultojnë tejet makabre dhe të paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Më 2015 media ka pohuar se kjo organizatë me gjakftohtësi kanibalësh ka mbytur në lumë 150 njerëz të moshave të ndryshme. Po ashtu prej vitesh i ngul thikën njerëzimit në një çështje të prekshme dhe të ndjeshme, duke rrëmbyer vajza të reja të cilat i keqpërdor, dhe në fund i shet si robëresha. Edhe në vitin 2016 media është artikuluar se ajo mban peng më shumë se 200 vajza, të cilat i shfrytëzon më keq se sa skllavet e shekujve të hershëm apo robinat e kohëve moderne. Viktimat e shkaktuara nga “Boka Haram” janë 3.5% më shumë se ato të goditjes mbi dy kullat binjake në SH.B.A më 11 shtator 2001.

Organizata terroriste e Talebanëve në Afganistan u shfaq në publik si një murtajë epidemike. Në vitet kur në Afganistan luftohej për një shoqëri të lirë demokratike në të cilën të mbrohen të drejtat themelore të njeriut, talebanët konsideroheshin si hiena të pangopshme me gjak njerëzish të pafajshëm. Nocioni “Taleban” i artikuluar i ngjasonte një tifoje epidemike, nocion që akoma rëndon mbi ndërgjegjen e njerëzve. Viktimat e shkaktuara në Afganistan dhe gjetiu me autor organizatën terroriste të Talebanëve e kalon shifrën 600, çka do të thotë 20 % krahasuar me viktimat nga sulmi në dy kullat binjake.

E frikshme në përmasat e eleminimit fizik masiv të njerëzve vjen sidomos ISIS (i vetëshpallur Shtet Islamik, S.R). Ka filluar aktivitetin e organizuar kriminal më 2011, duke e intensifikuar dhe zgjeruar në të pastajmen. Krimet e kësaj organizate i kalojnë përmasat e kontinentit aziatik. Epiqendrën e ka në Siri, e prezantuar fillimisht si një lëvizje kudër diktaturës qeveritare të Assad-it, por që vepron me aplikim të metodave sadiste mesjetare, duke arritur deri në prerje kokash në emër të Allahut. Ka rekrutuar kontigjente jo vetëm nga rajoni përqark: Siri, Irak, Iran, Turqi, Jemen, Libi etj.) por edhe në Evopë (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri), por edhe në vende të stabilizuara si Italia, Belgjika, Hollanda, Franca, Anglia etj.) Kjo organizatë ka marrë përsipër autorësinë e 471 viktimave në Turqi, 228 në Francë, 4703 të tjerëve në Irak e Siri, 78 në SHBA, 35 në Belgjikë, 162 në Indi, Birmani e Filipine, 330 në Jemen, 116 në Libi, Egjipt e Turqi, 369 në Afrikën e Veriu, Burundi, Mali, Etiopi, Nigeri. Shifra e 6462 viktimave që kanë për autorësi ISIS nuk kanë nevojë për koment: ajo është 200 % e viktimave të shkaktuara më 11 shtator 2001 në Amerikë.

Për shkak të zhvillimeve të pazakonta, sidomos në Siri, për të shpëtuar jetën, ka marrë përmasa të mëdha emigrimi i popullsisë. Nga Siria janë shpërngulur në vendet për-rreth 7.6 milion banorë, ashtu si 3.7 milion të tjerë kanë emigruar në Evropë. Nga Libia kanë emigruar 450 mijë qytetarë. Procesi i emigrimit përmes rrugës detare sidomos, por edhe asaj tokësore e ajrore, është bashkëshoqëruar me mjaft viktima. Kështu vetëm në muajt janar-gusht 2015 pohohet shifra e 2340 të mbyturve në det. Në burgjet e Sirisë për shkak të kushteve të këqija dhe të mungesës së ndihmës mjekësore, në periudhë 2011-korrik 2016, kanë gjetur vdekjen 18 mijë qytetarë.

Tragjedi antinjerëzore me viktima të shumta, (në shumicë të pafajshme) kanë rezultuar edhe lëvizjet apo revoltat e popujve për t’u çliruar nga prangat e regjimeve totalitare për demokratizimin e administrimit të jetës së qytetarëve. Në këtë çështje po u referohemi 3-4 zhvillimeve më tipike. Popujt e Ish-Federatës së Jugosllavisë, në dekadën e fundit të shek. XX, për t’u ndarë me regjimin shtypës të Sllobodan Milosheviçit, do ta paguanin “haraçin” me rreth 260 mijë viktima në Bosnjë-Hercegovinë, me 15 mijë në Kosovë dhe po kaqë të plagosur e gjymtuar, me 20 mijë femra kosovare të përdhunuara nga forcat militare të Milosheviçit, me 800 fëmijë që u pritej koka, me 6 mijë kosovarë të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, me qindra të zhdukur etj. etj.

Edhe në dy dekadat e para të xhek XXI është dashur sakrifikimi i jetëve njerëzore për t’u ndarë nga qeverisjet diktatoriale. Në Afganistan, në harkun e viteve 2001-2014 janë shkaktuar 174 mijë viktima, shumica e të cilëve janë të pafajshëm, sepse kanë qenë jashtë detyrimit të shërbimit si shtetas nën uniformë. Për më keq akoma, kjo gjakderdhje ka vazhduar dhe vijon edhe në ditët e sotme për shkak të sulmeve nga forcat terroriste të talebanëve si dhe nga elementë me prirje të theksuar ekstremiste islamike, të cilët vetëflijohen si kamikazë duke shkaktuar dhjetra viktima të pafajshme në tregje, në tempuj të fesë, në shkolla apo spitale etj. etj. Vetëm për 1.5 vjet (2015-2016) të paktën janë evidentuar jo më pak se 700 viktima.

Kronologjikisht, Iraku është vendi i dytë që rezulton me shumë viktima. Gjatë luftës 5-vjeçare (2010-2015) midis forcave shumëkombëshe dhe atyre qeveritare të despotit Sadam Husein ka viktima jo vetëm në radhët e luftëtarëve nën uniformë por edhe të popullsisë civile. Ish Zv./ kryeministri i Anglisë më 9 korrik 2016 akuzon drejrpërdrejt ish-kryeministrin Toni Blear, se ndërhyrja ushtarake në IraK gjashtë vjet më parë ishte e paligjshme, nga ana tjetër ajo i kushtoi Irakut 150 mijë viktima si dhe 179 anglezë dhe 139 amerikanë, nga 8234 forca shumëkombëshe të vrarë në luftime. Por më shumë e dhembshur është shifra prej 15 mijë viktima të shkaktuar nga sulmet terroriste dhe kamikaze: vetëm në periudhën tetor 2014-2015 janë 1500 viktima të pasuar më vonë nga të paktën 300 në vijim.

Gjendja rezulton tej kufijve të makabritetit sidomos në Siri. Në luftën 5-vjeçare (2011-2015) janë shkaktuar jo më pak se 220 mijë viktima, pjesa dërrmuese e të cilëve janë civilë, fatkeqësisht dhe fëmijë e të moshuar me asnjë përgjegjësi, qoftë edhe morale, për zhvillimet absurde në këtë vend me histori dhe kulturë të lashtë. Së fundi pohohet shifra e 320 mijë viktimave. Për shkak të luftimeve në terren, të jetës së pasigurtë dhe të terrorit, janë shpërngulur drejt vendve fqinje 7.6 milion sirianë si dhe 3.7 milion të tjerë kanë trokitur në dyert e Evropës për statusin e azilantit politik, në arritjen e një mundësie mbijetese.

Edhe në zhvillimet e epitetuara “Pranvera Arabe” në vitet 2011-2013, në lëvizjet dhe protestat antiqeveritare në Tunizi, Libi, Egjipt, Jemen (në këtë të fundit edhe në vijim, S.R) janë shkaktuar jo më pak se 40 mijë viktima: nga të cilët 33 mijë në Libi, 4900 Jemen, ashtu sikurse nga Libia kanë emigruar mëse 450 mijë banorë, por edhe mijëra të tjerë janë në kushtet e ndihmës ekonomike emergjente.

Tej optimizmit dhe aksiomës se “Shpresa vdes e fundit”, duhet parë e gjykuar se fenomeni shtë gati i përditshëm, se krime horror të tipit kamikaze, po kryhen edhe në vendet me stabilitet dhe siguri në nivelet më të larta si në: Gjermani, Francë, Angli, por edhe në Australi, Zelandën e Re, SHBA, Kanada etj. çka optimizmin e zeros ndërsa shpresën e zbeh!!! Duhet ndërhyrje me çdo mjet dhe me gjithçka që ky fenomen gërryes i shpirtit të njerëzimit në mos të eleminohet, të paktën të shmanget.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.