Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njeriu nuk ka dalë ende nga atmosfera e Tokës.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
30721
Nga Michelle Starr
Ne njerëzve, na pëlqen të vendosim etiketa dhe kufij për gjërat. Për shembull, kufiri midis atmosferës dhe hapësirës së Tokës është vija Karman, pika në 100 kilometra lartësi, ku përfundon aeronautika dhe nis astronautika.
Por atmosfera e Tokës, është shumë më e komplikuar se kaq (ka edhe disa debate rreth asaj se ku duhet të jetë vija ndarëse Karman). Tani një ekip astronomësh, ka zbuluar se atmosfera është më e madhe se sa kemi menduam deri më sot, duke u shtrirë deri në Hënë.
Rajoni quhet gjeokorona, pjesë e një shtrese atmosferike të quajtur ekzosferë. Ajo është një re e butë e përbërë nga hidrogjeni neutral, që shkëlqen në dritë në një ngjyrë shumë ultravjollcë. Për shkak se është tepër e hollë, është e vështirë të matet. Me herët, kufiri i saj i sipërm mendohej të ishte rreth 200.000 kilometra nga Toka, pasi ajo është edhe pika në të cilën presioni i rrezatimit diellor anashkalon gravitetin e Tokës. Por sipas të dhënave më të fundit nga Observatori Diellor dhe Heliosferik (SOHO), në bashkëpronësi të Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe NASA-s, kufiri shtrihej shumë më tej.
Gjeokorona, sipas shkencëtarëve, shtrihet deri në 630.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Kjo do të thtë se ajo i jep satelitit tonë të dashur, Hënës një ‘përqafim atmosferik’. “Hëna fluturon nëpër atmosferën e Tokës”- thotë fizikanti rus, Igor Baliukin, i Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Rusisë.
Në fakt, në një distancë mesatare prej 384.400 kilometrash, Hena ndodhet gati në mes të atmosferës reale të Tokës. Ajo që e bën edhe më mahnitëse zbulimin, është se SOHO i bëri këto vëzhgime mbi dy dekada më parë, midis viteve 1996- 1998. Të dhënat, ishin lënë mënjanë në një arkiv, në pritje që të dilte dikush dhe t’i analizonte ato.
Leximet u bënë në mënyrë specifike, për të hartuar gjeokoronën, duke përdorur instrumentin SËAN të observatorit , dhe një pjesë e pajisjeve të dizenjuara për të matur emetimet e rrezeve ultravjollcë nga atomet e hidrogjenit, të quajtura fotonet Liman-Alfa.
Ne nuk mund t’i shohim ato nga Toka, pasi janë të zhytura në shtresat e brendshme të atmosferes. Prandaj, kemi nevojë të çojmë instrumente atje në hapësirë, që t’i gjejmë ato. Për shembull, astronautët e misionit “Apollo 16”, ishin në gjendje të fotografonin gjeokoronën në vitin 1972, duke mos e ditur se ishin ende brenda saj.
Instrumenti SËAN, mund të masë në mënyrë përzgjedhëse dritën nga gjeokorona, duke filtruar emetimet e fotoneve Liman-Alfa nga më larg në hapësirë, dhe kjo është ajo që e lejon përpilimin e një harte më të saktë. Ajo zbuloi ndërkohë edhe një efekt të çuditshëm të Diellit.
Në anën e Tokës kur është ditë, atomet e hidrogjenit janë të ngjeshura nga rrezet e diellit, duke rezultuar në një dendësi prej 70 atome për centimetër kub, duke u zbehur deri në 0.2 atome në orbitën hënore (ajo nuk është shumë e dendur, mbetet ende një vakum).
Në anën e Tokës kur është natë, densiteti i hidrogjenit është më i madh, për shkak të presionit të rrezatimit diellor. Dhe ai përfundon duke u dukur si një bisht komete. Ndërkohë që atomet e hidrogjenit shpërndajnë rrezatimin ultravjollcë, sasia është e papërfillshme, sidomos në krahasim me sasitë e mëdha që nxirren nga Dielli, duke e bërë hapësirën një mjedis rrezatues dhe të rrezikshëm për astronautët.
Pra, njohja e shkallës së plotë të gjeokoronës, nuk do të bëjë shumë ndryshim të madh në eksplorimin e hapësirës. Ky zbulimin, nënkupton se çdo teleskop hapësinor brenda gjeokoronës ka të ngjarë të ketë nevojë të rregullojë linjat e Liman-Alfa për vëzhgimet në hapësirën e thellë.
”Teleskopët hapësinorë, që vëzhgojnë qiellin në gjatësi vale ultravjollcë, për të studiuar përbërjen kimike të yjeve dhe galaksive, do të duhet ta kenë parasysh këtë zbulim të ri”- thotë astronomi Zhan -Lup Berto si Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), dhe ish-drejtuesi kryesor i mekanizimit SËAN. E dini se çfarë është edhe më interesante? Kjo do të thotë që asnjë qenie njerëzore nuk ka qenë ndonjëherë jashtë atmosferës së Tokës. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.