Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njeriu që “nuk dëgjon nga ai vesh”

U

Universal

Guest
View attachment 7044… shkencat natyrore dhe filozofia moderne janë si dy fragmente të një tërësie të humbur, njëri zhvillohet drejt objektivitetit, ndërsa tjetri drejt subjektivitetit - T. Burckhardt, Shkenca moderne dhe urtësia tradicionale.

“Nëse një pemë rrëzohet në pyll dhe askush nuk është i pranishëm, a bën zhurmë?” është një pyetje provokuese gjërësisht e njohur dhe në modë si koan zen. Më pak i njohur është fakti që këtë pyetje (e formuluar ndryshe) e ka shtruar edhe peshkopi Berkley. Aspak i njohur është fakti se kjo pyetje, në dukje snobe e markës new-age meqë me origjinë lindjelargase, është thelbi i filozofisë së shkencës, madje edhe diçka më tepër - në fakt shumë më tepër -, është pikëprerje e sferave të disiplinës së shkencës dhe filozofisë.

Në pamje të parë duket si pyetje që merr përgjigje lehtë, mund te bëni një test provë me persona që ju rrethojne, 100% e garantuar që do merrni përgjigjen pohuese: “Po!”. Kjo sepse rëndom konsiderohet bota rrethuese si objektive, me ekzistencë të pavarur nga ndërgjegja jonë, alias koncepti i materializmit objektiv. i hasur rëndom në librat shkollore të marksizmit atëbotë, krahas me kritikën kundër idealizmit subjektiv të përfaqsuar nga peshkopi Berkli. Vetëm se në librat e marksizmit, përveç informacionit që Berkli ishte peshkop, asnjë sqarim dhe informacion tjetër më tej (as presorët e universitetit nuk dinin më tepër, mos e fol për ta lexuar në origjinal). Kusurin e bënte imagjinata, peshkopi Berkli me raso të zezë fsheh armë nën altarin e kishës si bashkëpuntor i diversantëve mirditorë.

Në fakt Berkley ishte më i rrezikshëm se diversantët, parë që filozofia e tij i kundërvihej totalisht materializmit më tepër se çdo filozofi tjetër dhe me argumentë po aq legjitimë sa të materializmit. Nuk është në qëllimin e këtij shkrimi të tregojë vlerën e Berkley, mund të them se jo kot me emrin e tij është pagëzuar universiteti i famshëm homonim. Për më tepër jo më kot peshkop, sepse atij i takonte si kundërpedal, në mes lulzimit të Iluminizmit, të mohonte ekzistencën e materies. Peshkopi Berkley, në kritikën e tij kundër shkencës të sapo brohoritur si shpëtimtare nga Iluministët sapo në modë, mbronte idenë që gjërat ekzistojnë përsa janë të perceptueshme (Esse est percipi = qënia është të qënurit i perceptueshëm), pra që ekzistojnë vetëm perceptime ndjesore të gjërave, në plan të fundit e tërë bota reduktohet në ndërgjegje subjektive (tamam e kundërta e rabinit ateist Marks). Në kontestin e këtij shkrimi, sa më sipër do të thotë: nëse një pemë bie në një pyll dhe asnjeri nuk është pranë për të dëgjuar, atëherë nuk bën zhurmë.

Dhe në këtë rast, krejt të veçantë dhe me shumë vlerë, nuk bëhet fjalë vetëm për spekulim filozofik, por njëkohësisht edhe për hulumtim shkencor, sepse edhe nga pikpamja shkencore rezulton se pema që bie e vetmuar në pyll nuk bën zhurmë. Sipas shkencës së akustikës rënia e pemës prodhon vërtet dridhje të ajrit, por vetëm një sistem dëgjimi mund të absorbojë këto dridhje nëpërmjet veshit dhe t’i përkthejë në tinguj në sajë të trurit. Kjo do të thotë se një fenomen objektiv nuk ndodh nëse nuk vëzhgohet nga ndërgjegja subjektive, ose thënë ndryshe se ekziston një ndërlidhje midis objektit dhe subjektit, një e vërtetë tashmë banale e verifikuar në mekanikën kuantike. Mandje në fizikën modernë subjekti dhe objekti, subjekti vëzhgues (ndërgjegja) dhe objekti i vëzhguar, humbin qënësinë e tyre esenciale në favor të relacioneve midis tyre. Iluministët janë duke u kthyer përmbys në varre prej zhurmës së zbulimit shkencor të fizikës moderne: nuk ekzistojnë gjëra, por ekzistojnë vetëm relacione midis tyre, i cili përfundim tejkalon skajshmërine e mohimit të materies të peshkopit Berkley.

Prandaj koan-i në fjalë është me shumë rëndësi, sepse dëshmon ekuilibrin potencial midis meditimit filozofik dhe hulumtimit shkencor, që filozofia dhe shkenca rrinë bashkë si komplementare. Thënë kjo potencialisht, sepse realisht janë në konflikt midis tyre dhe punojnë çdonjëra për hesap të tyre (tezat “filozofi për filozofi”, “shkencë per shkencë” - ekuivalente me “art për art”), duke e nxjerre botën pa kuptim dhe absurde. Kjo gjëndje është pasojë banale e aplikimit Iluminist të aksiomës së kryesofistit Protagora nga Abdera: “Njeriu është njësia matëse e të gjitha gjërave”, që sipas kontestit të këtij shkrimi do të thotë se “pema nuk bën zhurmë” nëse njeriu nuk ekziston.

Po sikur të ekzistojë Dikush Tjetri që dëgjon pemën kur bën zhurmë?

Autori: Inkuizitorimoth
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.