Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njihuni me 10 arbitrat më të mirë të historisë së futbollit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Njihuni me 10 arbitrat më të mirë të historisë së futbollit​



Njihuni me 10 arbitrat më të mirë të historisë së futbollit



Në çdo ndeshje zyrtare futbolli arbitrat janë njehsuar si autoriteti vendimmarrës për menaxhimin e 90 minutave të lojës. Gjykimi i çdo takimi kushtëzohet dhe nga dyshja e asistentëve të arbitrave me të cilët gjyqtari kryesor duhet të konsultohet për çdo rast të paqartë.
Secili shtet ka organizmin që menaxhon arbitrat. Trajnimi i tyre kryhet në secilin prej kampeve që është asociuar me qeverinë botërore të futbollit FIFA-n dhe të përzgjedhurit për gjyqtarë zyrtarë përcaktohen nga Lista Ndërkombëtare e Arbitrave të FIFA-s pasi janë propozuar nga organet përkatëse.
Sipas rregullores së FIFA-s çdo gjyqtar mund të veshë 5 uniforma me ngjyra të ndryshme: të kuqe, të zezë, jeshile, të verdhë dhe të zezë. Por kostumi duhet të përmbajë pantallona të shkurtra, çorape dhe këpucë të zeza që është e detyrueshme të ndiqet nga çdo arbitër. Kartonat e verdhë dhe të kuq janë përdorur për herë në një kampionat botëror në 1970 në Meksikë. Propozimi erdhi nga arbitri anglez Ken Aston duke parë problemet me dhënien e vendimeve në ndeshje dhe mosmarrëveshjet midis arbitrave dhe lojtarëve. Ideja lindi thjesht nga ngjyrat e semaforit rrugor. Por për herë të parë në histori emri “arbitër” është përdorur në 1581 nga Richard Mulcaster.
Gjithmonë të kontestuar për anashkalimin e rasteve flagrante për gol, pozicione jashtë loje dhe ndërhyrje jokorrekte të lojtarëve, figura e gjyqtarit shihet vazhdimisht me mosbesim nga një pjesë e mirë e publikut dhe është kërkuar zvogëlimi i peshës së tyre në fushën e lojës duke kërkuar aplikimin e platformave të teknologjisë. VAR ka debutuar për herë të parë në futboll vitin e kaluar. Por një pjesë e mirë e gjyqtarëve kanë kapërcyer paragjykimet dhe kundërshtimet e trajnerëve, tifozëve e lojtarëve duke fituar respektin e tyre. Disa kanë arritur dhe të krijojnë një autoritet serioz brenda dhe jashtë fushës.
“Sportsmuntra” përzgjedh dhjetëshen e gjyqtarëve të vlerësuar si më të mirët në historinë e futbollit botëror.

Pierluigi Collina
Italiani është figura më e njohur e arbitrimit të futbollit. Në 1995 ai u licencua si arbitër i FIFA-s. Është shpallur si “ abitri më i mirë i vitit ” 6 herë radhazi. Ai nisi të ngjiste rangjet e arbitrimit që në vitin 1977. Pasi është tërhequr nga gjykimi në vitin 2005, “Kojak” (nofka që ka marrë për shkak të rënies së flokëve nga alopecia) ka qenë anëtar i Komitetit të Arbitrave të UEFA-s dhe sot është në krye të këtij organizmi. Collina drejton dhe Komitetin e Arbitrave në Federatën e Futbollit të Ukrainës. Ndeshjet më të mëdha në karrierë që ka menaxhuar janë finalja e Ligës së Kampioneve të 1999 midis Manchester United dhe Bayern Munchen e mbyllur me rezultatin 2-1 dhe finalja e Kupës së Botës midis Brazilit dhe Gjermanisë në vitin 2002 që përfundoi me shifrat 2-0 për “Seleҫaon”.

Markus Merk

Një tjetër emër i njohur i arbitrimit botëror. Gjermani është shpallur 3 herë radhazi si “arbitri më i mirë i vitit” nga FIFA dhe “arbitri më i mirë gjerman i vitit” 6 herë, një rekord më vete. Debutoi në 1988 në moshën 25-vjeçare si arbitri më i ri i Bundesligës gjermane dhe doli në pension në vitin 2008 pasi i ra për herë të fundit bilbilit në takimin e fundit të sezonit të Bundesligës midis Bayern Munich-ut dhe Herthas së Berlinit. Në 1993 mori stemën e FIFA-s si arbitër ndërkombëtar kur arbitroi një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kupës e Botës të vitit 1994. Punon si komentues për arbitrimin e kampionatit turk të futbollit në Lig TV.

Howard Webb
Me profesion polic në distriktin e Yorkshire-t të Jugut në Angli, Webb nisi arbitrimin në Premier League-n angleze në vitin 2003. Dy vite më vonë ai u gradua si arbitër zyrtar i FIFA-s dhe kreu detyrën deri në vitin 2014 duke gjykuar ndeshjet në të dyja nivelet e futbollit anglez dhe ndërkombëtar. Është i vetmi gjyqtar që ka gjykuar në një vit finalet e dy kompeticioneve më të mëdha futbollistike; Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Botës në vitin 2010. Për arbitrimin korrekt u vlerësua me çmimin si “arbitri më i mirë i vitit 2010” nga FIFA dhe një vit më vonë u vlerësua me “Nderi për Vitin e Ri 2011” për kontributin e tij të dhënë në futboll. Ka gjykuar një seri finalesh të kompeticioneve të futbollit britanik si: FA Cup, FA Community Shields, Kupa e Ligës së Futbollit.
Që nga viti 2014 mban postin e Drejtorit Teknik të Bordit të Ndeshjeve Zyrtare të Futbollit Profesionist në Angli.

Kim Milton Nielsen
Për shkak të gjatësisë së madhe trupore, futbollistët duhej të tregoheshin të matur në reagimet e tyre ndaj Nielsenit. Në karrierë ai numëron 153 ndeshje ndërkombëtare dhe 53 ndeshje për Ligën e Kampioneve në harkun kohor të 8 viteve nga 1988 deri në 2006. Gjatë Botërorëve ka gjykuar dy takime në 1998 në Francë gjysmëfinalen midis Brazilit e Turqisë në vitin 2002 në Kore të Jugut & Japoni. Ka gjykuar ndeshje me peshë në Kampionatin Europian të futbollit dhe Ligën e Kampioneve ku përfshihen finalja e Kupës UEFA në vitin 1994, finalja e 2004 midis Portos dhe Monacos në Ligën e Kampioneve dhe një çerekfinale e Ligës së Kampioneve të vitit pasardhës.
Profesioni zyrtar i tij është menaxher IT.

Sandor Puhl
Në vitet “90-të hungarezi ka qenë arbitri më i vlerësuar. Por ndeshja e çerekfinales së Kupës së Botës së 1994 midis Spanjës dhe Italisë lëkundi autoritetin e tij kur nuk mori asnjë masë ndëshkuese ndaj mbrojtësit Mauro Tassotti kur milanisti goditi me bërryl lojtarin spanjoll Luis Enrique në minutat e fundit të takimit. Pasi drejtoi dhe finalen kompeticionit midis Brazilit e Italisë, ai u pezullua nga aktiviteti për 8 ndeshje nga FIFA. Por jashtë këtij episodi, Puhl u shpall 3 herë radhazi si “arbitri më i mirë i vitit”nga 1994 deri në 1997 nga IFFHS (Instituti Ndërkombëtar i Statistikave dhe Historisë së Futbollit). Nga 2000 deri në 2006 ka qenë numri 2 i Federatës Hungareze të Futbollit.

Peter Mikkelsen
Mikkelsen i njihet merita për lindjen e brezit të arbitrave danezë që u bënë pjesë e skenës botërore të futbollit. Në një moshë të re për një arbitër profesionist ai ka gjykuar dy takime në edicionin italian të Kupës së Botës së 1990. Sërish ishte pjesë e grupit të arbitrave që do të jepnin verdiktin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të 4 viteve më vonë ku drejtoi gjykimin në tre takime. Në dy edicionet e Kampionatit Europian të 1992 dhe 1996 danezi Mikkelsen ka arbitruar ndeshje në të dyja fazat finale të kompeticionit të kontinentit europian. Korrektësia dhe maturia e tij janë shpërblyer dy herë në 1991 dhe 1993 kur IFFHS e ka vlerësuar me çmimin si “arbitri më i mirë i vitit”. Përfundoi karrierën e suksesshme si arbitër pas ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Botërorin e 1998. Sot ai punon në Departamentin e Burimeve Njerëzore në kompaninë daneze F-Group.

Michel Vautrot
Arbitri më i mirë i dalë nga toka franceze. Por karriera e tij i ka prekur të dyja ekstremet e mundshme të lavdisë dhe turpërimit. CV-ja e tij në Kupat e Botës rendit 2 ndeshje në Kampionatin Botëror “Spanjë 1982” dhe 3në Botërorin Italian. Në ndeshjen delikate midis Italisë dhe Argjentinës, ai u kritikua rëndë për neglizhencë kur akordoi 8 minuta shtesë. Justifikimi i tij ishte se kishte harruar të shikonte kohën në orën e tij të dorës. Një nga finalet që ka gjykuar ka qenë ndeshja e vitit 1983 për Botërorin e Klubeve midis Gremios dhe Hamburgut. Vautrot u zgjodh dhe për të dhënë verdiktin në ndeshjet e Kampionateve Europiane në 1984 dhe 1988. Finalja më e rëndësishme e një kompeticioni që ai ka gjykuar ka qenë finalja e Ligës së Kampioneve (atëherë Kupa Europiane) e vitit 1986 e mbajtur në Sevilja të Spanjës midis Barcelonës dhe Steauas së Bukureshtit. Dy herë radhazi është shpallur “arbitri më i mirë i vitit” nga IFFHS. U vendos në bankën e të akuzuarve kur në 1986 u akuzua se kishte marrë ryshfet nga ekipi i Romës me 50.000 £ përpara gjysmëfinales së kompeticionit më të lartë për klubet europiane. Klubi kryeqytetas u pezullua nga FIFA pas publikimit të skandalit.

Pedro Proença
Konsiderohet si një ndër arbitrat më të mirë të epokës moderne të futbollit. Në 2003 portugezi u shpall arbitër zyrtar i FIFA-s. Në 2009 UEFA e përfshiu në kategorinë e elitës së gjyqtarëve europianë. Proença u bë i pari arbitër që gjykoi në një vit finalen e Ligës së Kampioneve midis Bayern Munchen dhe Chelsea dhe finalen Kampionatit Europian midis Spanjës dhe Italisë në 2012. Në 2007 u shpall “arbitri më i mirë” nga Federata Portugeze e Futbollit kurse në 2012 mori çmimin më të lartë në karrierë; atë të “arbitrit më të mirë të vitit” nga IFFHS. Ka gjykuar një numër të madh ndeshjesh në kompeticionet e kupave portugeze të futbollit, si finalet e Taça de Portugal, etj. Në Kupën e Botës në Brazil të para 4 viteve ishte njëri prej gjyqtarëve më aktivë.

Oscar Ruiz
Kolumbiani ka qenë arbitër zyrtar i FIFA-s nga 1995 deri në 2011. Ndeshja e parë ndërkombëtare që gjykoi ka qenë në 1995 midis Paraguajit dhe Venezuelës. Ka marrë pjesë në 3 Botërorë radhazi nga 2002 deri në 2010. Mori notë negativë për ndëshkimin me karton të kuq të Yoaan Gourcuff në ndeshjen midis Francës dhe Afrikës së Jugut në ndeshjen e grupit A e vlefshme për Kupën e Botës të vitit 2010. Pas daljes në pension ka punuar në programin e asistimit të arbitrave për institucionin e futbollit amerikanojugor CONMEBOL. Sot është pjesë e grupit të instruktorëve të arbitrave të FIFA-s.

Frank De Bleeckere
Arbitri belg deri më tani është gjyqtari më i arrirë që ka dalë nga Belgjika. 7 herë është shpallur “ arbitri më i mirë i vitit në Belgjikë” dhe ka gjykuar ndeshjet e kampionatit belg të futbollit nga 2000 deri në 2013. Karriera e tij në FIFA ka zgjatur për 14 vjet nga 1998 deri në 2012. Debutoi si arbitër ndërkombëtar në 2001 në ndeshjen kualifikuese midis Qipros dhe Irlandës në kuadër të Kupës së Botës të vitit 2002. Ka gjykuar një seri turnesh botërorë për ekipet e disa moshave; Kampionati Botëror i të Rinjve në 2003, dhe Botërori për U-17-at në vitin 2005. Në Europë ka gjykuar takimet në fazën finale të Europianit në dy edicione në 2004 në Portugali dhe në 2008 në Zvicër&Austri. Ai është i vetmi gjyqtar belg që ka vendosur verdiktin në 7 takime të Kupave të Botës; në 2006 dhe 2010. Ka shërbyer për një periudhë dhe si njëri nga 16 “Këshilluesit Teknikë të Arbitrimit” të FIFA-s në 2012.
Emra që meritojnë të përmenden jashtë kësaj liste janë Victor Kassaï, Bjorn Kuipers, Cüneyit Cakir, Jose Robert Wright dhe Romualdo Filho. Ky i fundit është arbitri i parë që është shpallur “gjyqtari i vitit” kur Institucioni i Statistikave dhe Historisë së Futbollit u krijua si njëri prej organeve zyrtarë të futbollit.

/EDS/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.