• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Hera

."Το Χαμόγελό σου. . . . . Σαν φεγγάρι στην αυλή,
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
21,462
Vendndodhja
Atje ku ndihem mire !!

Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios​


Screenshot 3



Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson Koresë Veriore pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në Pekin.

“Komiteti Olimpik Kombëtar i Republikës Demokratike Popullore të Koresë, do të pezullohet deri në fund të vitit 2022 si rezultat i vendimit të njëanshëm për të mos marrë pjesë në Tokio”, ka thënë Bach në një konferencë për media.

Megjithatë, ai ka thënë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë vendime individuale ndaj atletëve verikoreanë – skenar i ngjashëm me atë të ndalesës së ekipit kombëtar të Rusisë, disa pjesëtarë të së cilës janë lejuar të marrin pjesë në Lojërat e Tokios këtë vit.

Koreja Veriore ka qenë shteti i vetëm në botë që nuk ka dërguar asnjë prej atletëve të saj në Tokio. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka ofruar zgjidhje Koresë Veriore, duke i ofruar edhe ndihmë me vaksinat kundër koronavirusit, mirëpo ofertat janë “refuzuar vazhdimisht” nga zyrtarë olimpikë verikoreanë.


"Balkanweb
 
Top