Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Origjina e ujit!

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Screen-Shot-2015-02-27-at-1.12.03-PM.jpg


Si ndodhi që 2/3 e sipërfaqes së tokës erdhi e u mbush me ujë? Një hipotezë është se Toka ishte kaq shumë e nxehtë kur u formua 4.6 miliardë vjetë të shkuara, sa uji do të kishte avulluar. Mendohet se uji u soll nga përplasjet me një kometë dhe asteroid, sapo ishte ftohur.
ESA’s Rosetta ka zbuluar tashmë se avulli i ujit që ka rrjedhur nga kometa 67 P është i ndryshem nga uji i Tokës. Përmban pothuaj tre herë më shumë deuterium-një formë hidrogjeni me një neutron më shumë që njihet si “hidrogjen i rëndë“, koefiçienti krahasues midis ujit të lehtë dhe të rëndë është një konstante, uji i Tokës ka pak të ngjarë të ketë ardhur nga goditja me kometa si 67P.
Studiuesit thonë tani se asteroidët janë “kandidatët” e parë që kanë formuar oqeanet e tokës gjate historisë. Këto objekte shkëmbore u formuan më afër diellit sesa kometat.
“Ne e dinim se analizat në vend të Rosetta’s për këtë kometë nxirrnin gjithmonë surpriza për shkencën e sistemit Diellor, dhe ky vëzhgim i jashtëzakonshëm sigurisht i hedh benzinë debatit rreth origjinës së ujit të Tokës,” shpjegon shkencëtari i projektit Roseta ESA, Matt Taylor.
“Ndërsa Rosetta vazhdon të ndjeke kometën në orbitën e saj rreth Diellit gjatë vitit tjetër, ne do ta mbajmë në vëzhgim per te pare sesi zhvillohet dhe si sillet, kjo do të na jape nje pamje unike për botën misterioze të kometave dhe kontributit të tyre në të kuptuarin tonë për evolucionin e Sistemit Diellor”, shton ai.
Uji, eshte nder substancat me te bollshme ne Univers. Dhe kjo perseri sepse perbehet nga dy nga elementet me te bollshem ne Univers.
Hidrogjeni perben rreth 80% te mases se lendes ne Univers.
Oksigjeni eshte elementi i dyte (i treti, nese te dytin konsiderojme heliumin qe eshte inert dhe produkt i drejtperdrejte i fuzionit te hidrogjenit) me i bollshem ne Univers, duke zene nje vend prej 0.5% te mases se Universit.
Dhe te dy keta elemente, jane nder lendet me aktive kimikisht. Oksigjeni oskidon pothuajse cdo lloj substance tjeter me te cilen ndervepron duke dhene oksidet perkates, ndersa hidrogjeni redukton pothuajse cdo lloj substance tjeter duke dhene hidritet perkates.
Kombinimi kimik H2O qe eshte uji, mund te lexohet ne dy forma: ose hidrit oksigjeni, ose oksid hidrogjeni.
Kjo perberje rezultante, uji, ne vetvete eshte nder kombinimet molekulare me stabel dhe me energji te kombinuar te ulet. Kjo do te thote se shume e shume reaksione [kombinime berthamore - per perftimin e oksigjenit duke u nisur fillimisht nga hidrogjen dhe helium - e me pas kimike - per te perftuar ujin nga hidrogjeni dhe oksigjeni] nga me te ndryshmet do te kene nje nga substancat perfundimtare pikerisht ujin. Uji pas ketij momenti vetem do te vazhdoje te akumulohet dhe grumbullohet neper zonat me aktivitet te ulet energjitik te kozmosit, si psh ne koren e planeteve nga me te ndryshem, sic eshte psh edhe korja e Tokes.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.