Oriz në tavë me karota dhe kofshe pule
Nga: ZONJA ENEIDA
Përbërësit:
2 kofshë pule
200 gr oriz
2 karota
350 ml ujë
Kripë
Piper të zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Kofshët e pulës i kriposim dhe i skuqim paraprakisht në tigan me vaj ulliri për të marrë ngjyrë si dhe i shtojmë pak ujë të zjehen. Grijmë karotën dhe e skuqim në një tigan tjetër me 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë gjalpë dhe shtojmë edhe orizin. Shtojmë kripë, piper dhe ujë. E kalojmë në tavë, vendosim kofshët e pulës dhe e pjekim në 220 gradë për 25-30 minuta.