Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

‘Para, dashuri dhe…”, parashikimet javore 14-20 qershor 2021, sipas Jorgo Pullës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
DASHI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë mund të mos ketë shumë lëvizje nga ana astrologjike por në fillimet e saj do realizohet një kënd i cili do luajë rol përcaktues në cështje të tashmes por edhe në cështje të së ardhmen. Katrori Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit me Uranin që ndodhet tek Demi ju thotë të jeni shumë të kujdesshëm përsa lidhet me marrdhëniet ekonomike dhe menaxhimin e temave ekonomike. Ndoshta një marrdhënie ekonomike mund të kërkojë “sakrifikim” nga ana juaj ndoshta përsëri të ndjeni se dicka nevojitet të ndryshoni për të qënë më të qetë nga ana ekonomike. Shmangni lëvizjet të cilat nuk keni studjuar mirë dhe kini vëmëndjen tuaj në rezultatet e lëvizjeve.

Dashuria

Këtë javë duket se nuk do ekzistojnë lëkundje apo disa cështje të tjera në jetën tuaj personale si të jeni beqarë ose nëse jeni në një lidhje tashme. Në rast se jeni beqarë, shoqëria me shokët tuaj mund t’ju drejtojë në njohje të reja që do bëni nëpërmjet tyre. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përkushtojini fundjavën partnerit tuaj ose për të bërë një “arratisje” në një destinacion të afërt ose për të qëndruar në shtëpi, pasi kjo do ketë rezultate favorizuese dhe për humorin tuaj por edhe për lidhjen tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do duhet të kushtoni vëmëndje në biseda që do keni me persona të ambjentit tuaj të ngushtë profesional pasi ka shumë mundësi ato në vënd që të sqarojnë një situatë ta ngatërrojnë më shumë. Katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet tek Peshqit do realizohet në 14/6 dhe ka mundësi të krijojë disa hamendësime në punë.

DEMI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë do realizohet përsëri me saktësi një kënd midis Uranit që ndodhet në shenjën tuaj dhe të Saturnit që ndodhet tek Ujori (14/6). Këta dy planetë janë ritakuar me saktësi në Shkurt dhe ka shumë mundësi të sjellin disa cështje të cilat ju kishin shqetësuar dhe atëhër. Këto cështje duket se lidhen më shumë me cështjet tuaja profesionale, pasi nuk përjashtohet të keni ndërmend disa ndryshime. E vërteta është se do keni gjithnjë dhe më pak durim përballë c’do gjëje që ndjeni se ju presionon dhe ju mbyt, por kjo ka nevojë për kujdes për të mos ju shtyjë në sjellje agresive.

Dashuria

Disa cështje që lidhen me shtëpinë mund të tërheqin një bisedë midis jush dhe partnerit tuaj këtë javë dhe ndoshta mund të jenë ato që do krijojnë dhe disa debate midis jush. Nëse jeni beqarë introversioni që do sjellë kjo javë nuk do jetë ndihmues për tu afruar me një person që ju intereson apo për zhvillimin e një njohjeje, por kjo do jetë dicka e përkohshme!

Puna dhe Ekonomia

C’farëdolloj gjëje që lidhet me punën do ndodhet në sipërfaqje këtë javë pasi katrori midis Uranit dhe Saturnit mund të përforcojë lëkundjet në cështje të cilat kanë prezantuar “stabilizim” deri tani. Shihni më shumë se c’farë aspironi nga lëvizjet tuaja në të ardhmen- pasi kjo do ju ndihmojë të merrni vendimet e përshtatshme- dhe të mos përqendroheni vetëm në të tashmen.

BINJAKËT JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë ka mundësi të ju shqetësojnë disa informacione të cilat do arrijnë tek ju dhe nuk përjashtohet të zbulojnë një “fytyrë tjetër” të personave që ndodhen rreth jush. Katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet tek Demi mund të sjellë zbulime të tilla dhe të dalin në dritë shumë cështje. Disa lidhje me persona që ndodhen në ambjentin tuaj të gjërë ka shumë mundësi të fillojnë t’ju shqetësojnë më shumë këtë periudhë.

Dashuria

Socializimi juaj do ju ndihmojë vecanërisht në cështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe kontaktin me persona të rinj dhe interesantë. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet këto ditë t’ju tërheqë interesin ndonjë person që mund ta njihni nëpërmjet shokësh dhe të njohurish. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiqeuni të investoni kohë dhe vëmëndje për të menaxhuar një cështje që mund të ketë krijuar distancë midis jush dhe partnerit tuaj dhe të mos fshihni probleme “ poshtë tapetit”.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do nevojitet ti kushtoni shumë vëmëndje vendimeve të cilat lidhen me punën- vecanërisht me të ardhmen e punës- pasi katrori midis Diellit që ndodhet në shenjën tuaj dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve do turbullojë gjykimin tuaj. Nuk përjashtohet të mos shihni realisht disa cështje të cilat lidhen me detyrime profesionale apo të merrni një vendim i cili do përmbajë rreziqe përsa i përket stabilitetit profesional.

GAFORRJA JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë ka mundësi ti kushtoni më shumë vëmëndje dhe kohë disa cështjeve të cilat ju kanë krijuar shqetësime. Katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet tek Demi tregon se disa lidhje- më shumë nga ambjenti juaj shoqëror- do hynë nën mikroskop dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë ndryshime në to. Për shkak se këto ditë do ekzistojë tendenca të përqendroheni në elemente negative dhe të kapërceni pozitivet, përpiquni ta shmangni për të mos fajësuar padrejtësisht disa persona që ndodhen në ambjentin tuaj të afërt.

Dashuria

Këtë javë duket se cështjet e të tjerve do shqetësojnë shumë ju dhe partnerin tuaj por këto mund të përbëjnë një mundësi të klasës së parë për të debatuar fuqishëm. Përpiquni të shmangni skenarin e mësipërm pasi do dilni të fituar nëse përqendroheni ekskluzivisht në c’do gjë që ekziston midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të shfaqen disa shqetësime në lidhje me zhvillimin e një njohjeje që ju intereson, lërini gjërat të zhvillohen dhe shmangni përfundimet e nxituara.

Puna dhe Ekonomia

Punët, detyrimet dhe c’do gjë tjetër që lidhet me fushën profesionale mund të bëhen mjaft presionuese këtë javë dicka që do ndikojë dhe në humorin tuaj por edhe në mënyrën sesi do reagoni në sfidat profesionale. Katrori midis Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve ju shtyn të ruani distancime nga situata të cilat këtë moment duken të ngatërruara, për të mos marrë ndonjë vendim të gabuar në to.

LUANI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Ngjarja kryesore astrologjike e kësaj jave do realizohet të Hënën 14/6 dhe është katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit. Ky kënd do realizohet për herë të dytë brenda këtij viti me saktësi dhe tregon se prioritetet tuaja duket se ndryshojnë. Nëse kishit prioritet jetën tuaj personale tani puna do marrë vendin e parë por ka shumë mundësi të ndodhë dhe pikërisht e kundërta, vecanërisht nëse kishit kaluar një periudhë të gjatë.

Dashuria

Lidhjet tuaja ndërpersonale duket se do ju shqetësojnë shumë këtë javë dhe brenda tyre përfshihet dhe një lidhja juaj personale. Kjo lidhje duket se do kalojë “kontrolle pasi jeni të vendosur për ndryshime në rast se ndjeni se nuk ju mbulon. Nëse jeni beqarë do filloni të mendoni serjozisht të ardhmen e një njohjeje që ju ka tërhequr interesin, por kjo javë mund të mos ju ndihmojë të dilni në përfundime në lidhje me zhvillimin e saj.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet profesionale do japin prezencë të fuqishme brenda kësaj jave me rezultat të nevojitet të rrisni pak ritmin për të mundur ti arrini të gjitha. Katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, ju thotë ti kushtoni vëmëndje të vecantë menaxhimit të cështjeve ekonomike pasi dhe disa marrëveshjeve të cilat mund të mos jenë dhe aq të sqaruara.

VIRGJËRESHA JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë do duhet të jepni prioritet cështjeve të cilat lidhen me punët dhe detyrimet e përditshmërisë tuaj, pasi janë ato që nëse nuk menaxhohen do ju krijojnë shumë shqetësim. Katrori Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit me Uranin që ndodhet tek Demi tregon se do nevojitet të disiplinoni në një program i cili mund të mos ju pëlqejë të dyve aq shumë. Të mbani mend se nëse programatizoni punët tuaja atëher do keni kohë të lirë për veten tuaj dhe kjo do jetë shumë e rëndësishme.

Dashuria

Katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve do ndikojë mjaftueshëm gjykimin tuaj dhe ka shumë mundësi t’ju drejtojë të zbukuroni disa situata që lidhem me cështjet tuaja personale. Nëse jeni beqarë do duhet ti kushtoni vëmëndje njohjeve të reja dhe të mos nxitoheni të dilni në përfundimet tuaja. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje disa biseda me partnerin tuaj këto ditë mund t’ju krijojnë mendime të dyta dhe të treat dhe të nevojiten “shpjegime”.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ka mundësi të bëni disa mendime në lidhje me punën dhe nuk përjashtohet të merrni vendime të cilat do ndryshojnë plotësisht pjesën profesionale. Katrori Saturnit- Uranit mund të krijojë presion në përditshmërinë tuaj por mos e lini këtë presion të bëhet shkak për ndryshime, që mund të mos keni menduar rezultatet afatgjata të tyre.

PESHORJA JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë kontakti me shokët tuaj dhe me persona që me ta kaloni mirë do luajnë rol përcaktues në humorin tuaj ndaj mos e lini pas dore. Katrori Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit me Uranin që ndodhet tek Demi mund të sjellë disa mendime- me shkak cështje të kaluarës- të cilat nuk do jenë dhe aq të këndshme. Preferoni të përqendroheni në një cështje që lidhet me të tashmen dhe mos u ktheni në cështje të kaluarës pasi dicka e tillë do ju ndikojë. Në ditët e para të kësaj jave do duhet ti kushtoni vëmëndje dhe detyrimeve tuaja, pasi pritet të “harroni” disa.

Dashuria

Një bisedë me partnerin tuaj mund të përbëjë një shkak të dilni në përfundime të cilat do jenë product hamendësimesh, ndaj do duhet të keni ndërmend se bisedat këto ditë do nevojitet të jenë të sqaruara. Katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve do ndikojë mjaftueshëm gjykimin tuaj dhe mund t’ju drejtojë në disa përfundime të cilat nuk përputhen me realitetin. Nëse jeni beqarë dhe bëni këto ditë një njohje mos u nxitoni të dilni në përfundime, pasi nevojitet kohë.

Puna dhe Ekonomia

Përditshmëria e punës pasi dhe disa projekte që mund të keni marrë përsipër kanë nevojë për vëmëndje të vecantë këto ditë pasi dhe katrori Diellit/Neptunit mund t’ju drejtojë në daljen nga limititet kohore që keni. Në rast se ekzistojnë biseda për cështje pune, kushtojini vëmëndje detajeve të tyre, vecanërisht nëse në këto b iseda përfshihen shumë persona.

AKREPI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Java do fillojë me katrorin midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit, e cila do kthejë vëmëndjen tuaj në lidhjet personale por edhe profesionale. Disa prej tyre duket se kalojnë apo do kalojnë periudhën e ardhshme “crash test” për të parë sesa baza të forta kanë për të qëndruar në jetën tuaj. Mirë do ishte të shmangni vendime impulsive të cilat do mundeshin të ndikojnë lidhje që kanë dhënë sprova pozitive.

Dashuria

Këtë javë ka shumë mundësi të ndjeni nevojën se disa cështje midis jush dhe partnerit tuaj kanë nevojë për një sqarim të menjëhershëm. Gjithashtu ka mundësi të jeni të paduruar në disa cështje por duket se partneri juaj nuk do ndodhet në të njëjtin qëndrim dicka që mund të trondisë balancat. Nëse jeni beqarë katori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve mund t’ju drejtojë dhe të shihni “versionin e zbukuruar” të një njohjeje që ju intereson duke parashikuar c’do gjë që ju duket “negative”.

Puna dhe Ekonomia

Bisedat që do shfaqen këtë javë për cështjet e punës kanë nevojë për vëmëndje pasi ka shumë mundësi të mos jetë aq e lehtë të ekzistojë një marrëveshje midis jush dhe të tjerve. Katrori Saturnit/Uranit do përforcojë presionin i cili me rradhën e tij mund t’ju drejtojë në vendime të cilat në periudhë të gjatë kohore nuk do jenë nën favorin tuaj.

SHIGJETARI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë ka mundësi të ndjeni nevojën të ndryshoni disa gjëra në përditshmërinë tuaj të cilat ju lodhin dhe ju krijojnë qëndrim të rëndë. Katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit tregon se për disa prej tyre ndoshta mund të nevojitet të bëni durim, pasi ka shumë mundësi të ekzistojnë tani rrethanat e përshtatshme për ndryshimet që keni ëndërruar. Në fillim të javës kushtojini kujdes bisedave që do keni me kolegët tuaj pasi katrori midis Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve mund të përforcojë hamendësimet.

Dashuria

C’farëdo lloj gjëje që lidhet me jetën tuaj personale ka nevojë për kujdes këtë javë- si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje- pasi katrori Saturnit/ Uranit por edhe katrori Diellit/Neptunit krijojnë presion dhe tension. Vecanërisht në rastin kur keni bërë një njohje e cila ju intereson do duhet të keni ndërmend se këtë javë ndoshta të mos jetë e lehtë të nxirrni përfundime për të, pasi aktrori Diellit/ Neptunit do hedhë “pluhur magjik” kudo!

Puna dhe Ekonomia

Disa lidhje profesionale dhe bashkpunime ndoshta ju duken të ngatërruara këtë javë apo ka mundësi të vëreni një ndryshim tek personat me të cilët shoqëroheni nga ana profesionale. Katrori Diellit me Neptunin nuk do ju ndihmojë të nxirrni përfundime ndaj mirë do ishte të keni pak durim, pasi nga java ardhshme situata duket se do fillojë të sqarohet.

BRICJAPI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Java ka mundësi të fillojë lehtësisht për ju por brenda mëndjes tuaj do ekzistojë një stuhi mendimesh që nuk do ju lëtë të qetësoheni. Katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit tregon se doni të bëni gjëra për veten tuaj, të ndiheni më të lire dhe krijues por ekzistojnë disa detyrime që ju mbajnë të lidhur. Brenda këtyre ditëve mund të mos ekzistojnë shumë mundësi për të kushtuar kohë gjërave që doni, por do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar disa keqkuptime me personat tuaj të dashur.

Dashuria

Sinqeriteti dhe “bisedat e rrufeshme” do luajnë rol të rëndësishëm midis jush dhe partnerit tuaj dhe janë ato të cilat do ju shpëtojnë nga përfundime të cilat nuk përputhen me realitetin. Katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve përforcon hamendësimet dhe keqkuptime dicka që mund të shmanget me sinqeritet. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të ekzistojnë “shenja” nga një person që ju intereson, por këto nuk do ju ndihmojnë të kuptoni akoma mendimet tuaja.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë duket se do përqendoheni në ato që doni të bëni dhe jo në ato që duhet të bëni dhe kjo ka mundësi të lërë pas disa detyrimet tuaja profesionale. Katrori Saturnit/Uranit që do realizohet në fillim të javës do përforcojë presionin që ndjeni, i cili mund t’ju drejtojë në vendime agresive. Ditët nuk janë të përshtatshme për vendime të rrezikshme.

UJORI JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Rrethanat astrologjike që do ndodhin gjatë kësaj jave do luajnë rol përcaktues në vendimet tuaja pasi në 14/6 do realizohet – për herë të dytë brenda këtij viti- katrori midis Saturnit që ndodhet në shenjën tuaj dhe Uranit që ndodhet në shenjën e Demit. Ky kënd tregon se do ftoheni të menaxhoni disa cështje të cilat lidhen me cështje familjare apo disa cështje të cilat lidhen me pasuri të paluajtshme dhe detyrime të tjera. Të mësipërmet mund t’ju krijojnë presion i cili nuk do ndihmojë në humorin tuaj të mirë. Të mbani mend se “kufinjtë” do kenë rol primar në zhvillimin e disa lidhjeve.

Dashuria

Këto ditë ka mundësi të shfaqen disa debate që keni me partnerin tuaj të cilat ama do funksionojnë si “valvul dekompresimi” për lidhjen tuaj mjafton të mos i hidhni vaj zjarrit. Nëse jeni beqarë katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve nuk do ju lërë të shihni me realizëm një person që ju ka tërhequr interesin, dicka e cila mund t’ju drejtojë në përfundime të gabuara.

Puna dhe Ekonomia

Disa nga detyrimet profesionale duket se do ju krijojnë apo do shtojnë presionin që ndjeni dhe ai me rradhën e tij do krijojë terren të përshtatshëm për debate dhe tensione në punë. Të mbani mend se do dilni të fituar në kohë të gjatë nëse ruani distancime nga persona dhe persona që mund t’ju krijojnë ndjenja negative, pasi me këtë mënyrë do ruani qetësinë tuaj.

PESHQIT JAVOR

14/06/2021 TO 20/06/2021

Këtë javë do nevojitet ti jepni prioritet detyrimeve që keni në përditshmërinë tuaj dhe kjo do përbëjë “sfidën” e ditëve. Nëse mundeni ti vendosni në një “rradhë” do jetë më e lehtë të ruani një qëndrim të mirë dhe të mos ndikoheni nga disa ndryshime që mund të ndikojnë deri diku programin tuaj. Katrori Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit me Uranin që ndodhet tek Demi mund t’ju kthejë në cështje të cilat bëjnë pjesë në të kaluarën. Mirë do jetë të shmangni skenarin e mësipërm dhe të mos përqendroheni në cështje të cilat kanë kaluar, por në situata dhe persona që ekzistojnë këtë moment në jetën tuaj.

Dashuria

Përditshmëria do jetë mjaft kërkuese këtë javë dhe do duhet ti kushtoni vëmëndje pasi mund të përbëjë shkak për tu krijuar distancim- me plot kuptimin e fjalës dhe metaforikisht- midis jush dhe partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë katrori Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën tuaj nuk do ju ndihmojë të jeni të qartë në një cështje sentimentale, dicka e cila mund të krijojë hamendësime dhe ndoshta të drejtojë dikë që ju intereson në përfundime të gabuara.

Puna dhe Ekonomia

Dy katrorët që do realizohe këtë javë- katrori Saturni/Urani por edhe katrori Dielli/ Neptun tregon se orët që do kaloni në punë do jetë të cuditshme pasi ka shumë mundësi të ndjeni se presionoheni. Disa biseda mund të krijojnë mendime të dyta dhe përfundimisht t’ju shtyjnë të nxirrni përfundime të gabuara. Ruani rezerva dhe bëni lëvizje korrekte në c’farë do lloj cështje profesionale, për të dalë të fituar.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.