Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paracetamoli

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
PARACETAMOLI

VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Paracetamoli është një substancë me veti analgjezike dhe antipiretike, të ngjashme me aspirinën. Ndryshe nga aspirina, ai nuk zotëron efekt antiinflamator dhe nuk influencon në funksionin e trombociteve.
•Ndryshe nga antiinflamatorët jo steroidë, paracetamoli vepron duke frenuar sintezën e prostaglandinave vetëm në SNQ. Ky frenim shoqërohet me rritje të pragut të perceptimit të dhimbjes dhe me bllokim të veprimit të pirogjenit endogjen.
INDIKIMET
•Dhimbje me intensitet të lehtë deri mesatare, si : mialgjia, artralgjia, dismenorrhea, dhimbja e dhëmbëve dhe e kokës, dhimbja në osteoartrit, etj.
•Gjendje febrile
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Paracetamoli nuk duhet të përdoret për vetëmjekim nga pacientë që konsumojnë në mënyrë të rregullt sasi të mëdha alkooli. Pacientët me patologji hepatike nga alkooli, ata me hepatit viral ose alkoolizëm janë nën rrisk për hepatotoksicitet të shkaktuar nga paracetamoli, ndaj duhet t'a përdorin me kujdes atë.
•Të evitohet përdorimi kronik i paracetamolit në pacientë me patologji renale ekzistuese, ndonëse paracetamoli është bari i zgjedhur për mjekimin e dhimbjeve episodike në këta pacientë.
•Kujdes gjatë përdorimit në fëmijë me kequshqyerje, pasi rrisku për hepatotoksicitet në këto raste është i lartë.
•Duhet përdorur me kujdes në pacientët me astmë bronkiale, të cilët vuajnë nga mbindjeshmëria ndaj salicilateve.
•Në të sëmurët me frenim të hemopoezës, paracetamoli mund të maskojë simptomat e një infeksioni akut.
•Disa formulime të paracetamolit përmbajnë aspartam, ndaj ato nuk duhet të përdoren në pacientët me fenilketonuri.
•Vetëmjekimi i dhimbjes nuk duhet të zgjatet me shumë se 5 ditë në fëmijët dhe më shumë se 10 ditë në të rriturit. Paracetamoli nuk duhet përdorur nga pacientët, pa u konsultuar me mjekun, për mjekimin e gjendjeve febrile për më shumë se 3 ditë.
EFEKTET ANESORE
•Paracetamoli mund të jetë hepatoksik, vecanërisht kur përdoret në doza të larta. Hepatotoksiciteti mund të shfaqet si nekrozë hepatike, ikter, hemorragji dhe encefalopati. Më të riskuarit për hepatotoksicitet janë fëmijët. Trajtimi i mbidozimit të paracetamolit bëhet me N-acetilcisteinë.
•Paracetamoli mund të shkaktojë nekrozë tubulare renale akute dhe nefropati analgjezike kronike që karakterizohet nga nefriti intersticial dhe nekroza papilare renale. Në raste të rralla mund të shkaktojë insuficiencë renale akute që ndodh gjithmonë pas shfaqjes së hepatotoksicitetit.
•Mbas mbidozimit të paracetamolit mund të shfaqet methemoglobinemia e cila mund të shkaktojë anemi hemolitike. Mund të shfaqen edhe reaksione të tjera hematologjike si neutropeni, leukopeni, trombocitopeni dhe pancitopeni.
•Të tjera efekte anësore janë reaksionet e mbindjeshmërisë si urtikaria, eritema, rash kutan dhe ethe.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Antiacidet dhe ushqimi mund të vonojnë dhe pakësojnë përthithjen gastrointestinale të paracetamolit.
•Përdorimi i njëkohshëm i paracetamolit, të dhënë në doza të larta, me fenotiazinat mund të shkaktojë hipotermi, nëse pacienti ekspozohet ndaj temperaturave të ulëta ambientale.
•Etanoli rrit rrezikun e hepatotoksicitetit kur përdoret njëkohësisht me paracetamolin.
•Barnat që nxitin enzimat hepatike mund të rrisin rrezikun e hepatotoksicitetit nga paracetamoli. Të tilla barna janë: izoniazidi, barbituratet, karbamazepina, fenitoina, sulfinpirazoni, rifampina dhe ritonaviri.
•Paracetamoli mund të pakësojë klirensin e busulfanit.
•Përqendrimet plazmatike të paracetamolit rriten kur kombinohet me diflunizalin.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Mund të përdoret (Kategoria B).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Mund të përdoret. Sasia që kalon në qumësht është minimale.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
Me rrugë orale
Tek të rriturit
•Mund të përdoret 325-500 mg çdo 3 orë.
•Mund të përdoret 325-650 mg çdo 4 orë.
•Mund të përdoret 0.5-1 gram, çdo 6 orë.
•Doza maksimale gjatë trajtimit afatshkurtër (nën 10 ditë) 4 gram në ditë.
•Doza maksimale gjatë trajtimit afatgjatë 2,6 gram në ditë.
Tek fëmijët
•Fëmijët deri 3 muajpërdorin 40 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 4 deri 12 muaj përdorin 80 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 1 deri 2 vjeç përdorin 120 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 2 deri 4 vjeç përdorin 160 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 4 deri 6 vjeç përdorin 240 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 6 deri 9 vjeç përdorin 320 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 9 deri 11 vjeç përdorin 320 deri 400 mg çdo 4 orë, sipas nevojës. Fëmijët 11deri 12 vjeç, përdorin 320 deri 480 mg, çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta përdorin medikamentin më tepër se 5 herë në ditë.
Me rrugë rektale
Tek të rriturit
•Mund të përdoret 325-500 mg çdo 3 orë.
•Mund të përdoret 325-650 mg çdo 4 orë.
•Mund të përdoret 0.5-1 gram, çdo 6 orë.
Tek fëmijët
•Tek fëmijët nën 2 vjeç doza individualizohet, sipas nevojës
•Fëmijët 2 deri 4 vjeç përdorin 160 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 4 deri 6 vjeç përdorin 240 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 6 deri 9 vjeç përdorin 320 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët 9 deri 11 vjeç përdorin 320 deri 400 mg çdo 4 orë, sipas nevojës. Fëmijët 11deri 12 vjeç, përdorin 320 deri 480 mg, çdo 4 orë, sipas nevojës.
•Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet ta përdorin medikamentin më tepër se 5 herë në ditë.
PREPARATET E REGJISTRUARA
tabletë 500 mgCODIPAR, DEMOL, FEBREX, LEKADOL,
NERUPOL, PANADON, PARACETAMOL,
PARACETEM, PARALGET
tabletë eferveshente 500 mgEFFERALGAN ( DAFALGAN)
pluhur oral 80, 150 mgEFFERALGAN
solucion oral 3%EFFERALGAN
shurup 120 mg/5mlPANADON, PARACETAMOL
shurup 125 mg/5mlFEBREX
shurup 200 mg/5mlMEXALEN
shurup 250 mg/5mlFEBREX
suposte 80, 150, 300, 600 mgDAFALGAN, EFFERALGAN
suposte 100 mgPARACETAMOL
suposte 120 mgCETAL
suposte 125 mgARFEN, CALPOL, MEXALEN,
PARACETAMOLO, REMEDOL
suposte 250 mgARFEN, CODIPAR, MEXALEN, PAMOL,
PARACETAMOLO
suposte 500 mgARFEN, MEXALEN
suposte 1000 mgARFEN, MEXALEN
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.