• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Paragrafe nga librat..

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,668
Likes
1,264
Age
28
Location
127.0.0.1
#1

Charles Bukowski, “Gratë”

“Unë isha një vetmitar i natyrshëm, i kënaqur vetëm duke jetuar me një grua, duke ngrënë me të, duke fjetur me të, duke ecur rrugëve me të. Unë nuk doja bisedë, ose të shkoja diku përveç në pistën e vrapimit për kuaj ose në ndeshjet e boksit. Unë nuk kuptoja.

Unë ndjehesha budalla të paguaja para për të parë një shafqje teatri dhe për tu ulur me të tjerët për ti ndarë emocionet sëbashku. Ahengjet ma shpifnin. E urreja luajtjen e lojës, e lojës së ndyrë, flirtmin, amatorët e dehur.”

Charles Bukowski, “Gratë”
 

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,668
Likes
1,264
Age
28
Location
127.0.0.1
#2
“Ai nuk është i përkryer. Nuk je as ti dhe as ju të dy nuk do të jeni kurrë të përkryer. Por nëse të paktën njëherë mund të ju bëjë të qesheni, ju bënë të mendoni dy herë, dhe nëse ai e pranon se është njeri dhe bënë gabime, mbahuni pas tij dhe jepini atij sa më shumë që mundeni.

Ai nuk do të ju citoj poezi, nuk do të mendoj për ty çdo minutë, por ai do të ta jap një pjesë të tij të cilën ai e di se ti mund ta thyesh. Mos e lëndo atë, mos e ndrysho atë, dhe mos prit më shumë se sa që ai mund të jap.

Mos analizo. Qesh kur ai të bënë të lumtur, bërtit kur ai të zemëron dhe përmallohu për të kur ai nuk është me ty. Dashuro shumë kur ka dashuri, sepse djemt e përkryer nuk ekzistojnë, por ekziston gjithmonë një djalë që është i përkryer për ty.”

Bob Marley
 

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,668
Likes
1,264
Age
28
Location
127.0.0.1
#3
“E vetmja gjë – dhe këtë po u’a them drejtë e nga zemra – që më neverit në Salzburg, është se njeriu nuk mund të ketë marrdhënie të duhura shoqërore më këta njerëz – dhe se muzika këtu nuk ka ndonjë reputacion më të mirë…

Sepse unë ju siguroj se, pa udhëtime, të paktën për njerëzit e artit dhe shkencës, njeriu është krijesë mjerane!… Një njeri më talent mediokër mbetet gjithmonë i tillë, udhëtoi apo ajo – por njeriu me talente superiore, për të cilat unë, pa qenë blasfemues, nuk mund ta mohoj që nuk i kam, bëhet i keq nëse ai gjithmonë qëndron në vendin e njejtë.

Nëse kryepeshkopi do të më besonte, unë shumë do të mund të bëja të famshme muzikën e tij; kjo sigurisht që është e vërtetë.”

Wolfgang Amadeus Mozart
 

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,668
Likes
1,264
Age
28
Location
127.0.0.1
#4
“Nëse armiku yt është i sigurt në të gjitha pikat, bëhu gati për të. Nëse ai me forcë është superior ndaj teje, shmange atë. Nëse armiku yt është tekanjoz, kërko ta zemërosh atë. Pretendo që je i dobët, në mënyrë që ai të bëhet arrogant.

Nëse ai po ç’lodhet, mos i jep pushim. Nëse forcat e tij janë të bashkuara, ndaji ato. Nëse sovraniteti dhe subjekti janë në harmoni, vendos divizione mes tyre.

Sulmoje atë aty ku ai është i papërgatitur, shfaqu aty ku nuk të presin.”

Sun Tzu, “Arti i Luftës”
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#5
Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re mohit, besës së Zotit!
Po, a ky asht sheji i qytetnisë?
Me da tokën e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?


- Gjergj Fishta
 

TinkerBell

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,026
Likes
3,474
#6
Unë isha padyshim shumë naiv për një shoqëri kaq artificiale , ku njerëzit rrojnë për sytë e botës , e i shprehin mendimet e tyre me fraza të stisura ose me fjalë që i dikton moda , kështu që nuk dija si të filloja të flisja kur rrija i heshtur , e as si të heshtja kur isha duke folur.

~ Balzak - Vuajtjet e Dashurisë
 

TinkerBell

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,026
Likes
3,474
#7
Closing you eyes isn't going to change anything. Nothing's going to disappear just because you can't see what's going on. In fact , things will even be worse the next time you open your eyes. That's the kind of world we live in. Keep you eyes wide open. Only a coward closes his eyes. Closing your eyes and plugging up your ears won't make time stand still.

Haruki Murakami ~ Kafka On The Shore
 

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
VIP i Forumit
Mesazhe
16,452
Likes
14,543
Age
26
Location
Tiranë
#8
“... Por dashuria nuk eshte as e padiskutueshme, as e perjetshme dhe dashuria s’ekziston veç mes burrit dhe gruas, mundesisht duke e hiresuar.
Mund te dashurosh nje burre, nje grua, nje peme e madje edhe nje gomar, siç thoshte Shekspiri...”. 🙄🤔

G. Sapienza
 

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
VIP i Forumit
Mesazhe
16,452
Likes
14,543
Age
26
Location
Tiranë
#9
“... - He pra, buzeqesh. Kur buzeqesh Ti, me zbukurohet gjithe bota! - i tha Modesta.
(Ku i kish lexuar ato gjepura qe u pelqejne aq shume çupelinave?
Ama, edhe punen e benin...)”. 😉

G. Sapienza
 

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
VIP i Forumit
Mesazhe
16,452
Likes
14,543
Age
26
Location
Tiranë
#10
“...Vendosi duart e tua mbi gjunjtë e mi, - tha ajo, - dhe mendo për mua si për një libër që vdes për ta lexuar...”. 🤔😀

M. Faudet
 

Dorina

Kf Kukēsi
Stafi i forumit
Administrator/e
VIP i Forumit
Mesazhe
16,452
Likes
14,543
Age
26
Location
Tiranë
#11
“...Asnjëherë mos e këput, diç që s’mund ta zgjidhësh...”.

J. Joubert
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#12
ღஐღ

E pranoj faktin se ti je femër hyjnore. I bekuar qoftë ai që do të marri ty për dore. I gezuar qoftë ai që do të.dashuroi.
Të uroj, që i dashuri yt të të nderoi, me puthje të të mbuloi, me ledhatime të argëtojë. E zemrën të t'a gëzoi.
Shpirtin tënd t'a lumturoi.
Jeta jote do zbukurohet, pasi këto vargje lexove.
Për ty mikesha ime, ky dedikim

| Henry Cobo |
 

Isabela

Ca do?
I Rregjistruar/e
Mesazhe
934
Likes
1,104
#13
“Në thellësitë e dimrit, unë më në fund mësova se brenda meje gjendet një verë e pamposhtme”. Albert Camus
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#14
MARTHA RIVERA GARRIDO - MOS U DASHURO

Përktheu Aida Baro

Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
magjistricë, të krisur, të marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për të marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
të shndërrojë shpirtin e saj në mish,
sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë
(ato janë më të rrezikshmet),
a pas një gruaje që mund
të rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.
Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,
të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje,
se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në të dashtë apo jo,
një grua të tillë, s’e harron dot më.
Kurrë!

Marrë nga BETI NJUMA dhe Biblioteka e Librave të Harruar 😇

_M
 

Moonlight

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,283
Likes
1,121
#15
SOKOL OLLDASHI - TË DIELËN

Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë.
S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,
Qetësisht do mbyll portën prapë.

Do eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin
Në dheun nga shirat bërë llohë.

Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiri do ta ndez,
Do ta fsheh paketën nën plis
Ta pi ngeshëm, pasi të vdes
E të ik....
 

Frank

I'm only human, don't put your blame on me!
I Rregjistruar/e
Mesazhe
7,123
Likes
3,612
#16
Njeri i madh!
Me ty ndoshta ky vend do kishte me shume shanse.
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#18
"Dhe vura re qe bebet e syve te saj ishin te skuqur nga e qara, nuk me foli, por me vrau me nje shikim, sikur donte te me thoshte :Ti me ke katandisur keshtu."

Ugo Foscolo, Letrat e fundit te Jacopo Ortis
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#19
“Shiko, vetëm për një here që nuk arrita të të doja ty atëherë kur duhej, tani më duhet të dua gjithkënd, nga frika se mos humb dikë tjetër sërish!”

Meti Disha
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
721
Likes
1,574
Age
31
Location
Shifna N'kujtime
#20
“Shiko, vetëm për një here që nuk arrita të të doja ty atëherë kur duhej, tani më duhet të dua gjithkënd, nga frika se mos humb dikë tjetër sërish!”

Meti Disha