Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paragrafe nga librat..

“.....Por një gjë dije, ngulite mirë në kokë për sa kohë që ajo arrin të mbajë mend: njeriun e tmerron vetmia. Dhe mes të gjitha llojeve të kësaj vetmie, vetmia morale është më e llahtarshmja.
Eremitët e parë jetonin me Zotin, ata bënin pjesë në botën më të populluar, atë të shpirtrave. Mendimi i parë i njeriut, qoftë ai me lebër apo i burgosur, mëkatar apo ulok, është: të ketë një shok në fatin e tij.
Në mënyrë që ai të mund të kënaqë këtë shtysë, e cila përbën vetë jetën, ai ushtron krejt fuqinë, krejt forcën e tij, energjitë e krejt jetës së tij.” ("Vuajtja e shpikësit") Balzak
 
Ta shohësh çdo gjë thellë, është një tipar i papërshtatshëm. E bën dikë që ta sforcojë syrin gjatë gjithë kohës dhe më pas gjen më shumë nga sa do të kishe dashur.

| Kur qau Niçja - Irvin D. Yalom |
 
E njoha menjëherë; do ta kisha njohur edhe në mes të një turme. Ndjeva një emocion të papërshkrueshëm. Mendova aq shumë për të gjatë atyre muajve, imagjinova aq shumë gjëra, saqë kur e pash nuk dita ç'të bëj.

| Tuneli - Sabato |
 
... kur e do një njeri, e do ashtu siç është, dhe jo siç do dëshiroje ti që të ishte.

| Ana Karenina - Tolstoj |
 
Pastaj,pernjeheresh,gjithcka ndodhi shume shpejt.Mishrat e fetyres filluan t’i treten.Kockat i kishte tani te holla si krahe femije,brinjet i dalloheshin nen lekure dhe ethet e zhuritnin pa nderprerje ate trupth te ligur.Infermierja solli bombola me oksigjen dhe mjeku i vinte cdo ore.
Nje pasdreke,temperatura i zbriti cuditerisht shpejt. Pati u zgjua dhe me soditi per nje kohe te gjate.

  • Ma jep pak pasqyren? ---pershperiti pastaj.
  • C’e do pasqyren? --- e pyeta une. - Qetesohu pakez! Me duket se e hodhe tani,Pat. S’ke me ethe.
-Jo,----murmuriti ajo me ate ze te therrmuar e te drobitur--ma jep pasqyren!

Une i rashe qark krevatit,mora pasqyren dhe e leshova nga dora.Ajo u thye.
  • Me fal!---i thashe.---Sa ter,qe jam! Edhe nje cope pasqyre me vete e me shpeton nga dora e me behet cope e cike!
  • Ne canten time kam edhe nje tjeter,Robi.
Ishte nje pasqyre e vogel prej nikeli te kromuar.E fshiva me pellemben e dores,qe te ndotej pak dhe ia dhashe. Ajo e pastroi me zor dhe u pa ne te me vemendie.
- Ti duhet te nisesh i dashur!--peshperiti pastaj.
-Po pse? S’me dashke me?!
-Ti s’duhet te me shohesh me.Kjo ketu s’jam une.
Ia hoqa pasqyren nga dora.
-Keto sende metalike nuk vlejne asnje grosh,Pat.Pa shiko ,si me nxjerr mua! Te zbehte e te hequr.Pse,keshtu qenkam une? Une jam i zeshket dhe i fuqishem.Tere bridhe-bridhe eshte kjo dreq pasqyre!
-Dua ,qe te te mbetem ndryshe ne kujtese ,--murmuriti ajo.--Nisu,i dashur!Me ler te mbaroj pune vehte!
Une e qetesova.Ajo ma kerkori perseri pasqyren bashke me canten e saj.Pastaj zuri t’i vinte puder fetyres se mjere e te drobitur,buzeve te plasura,gropezave te nxira posht syve.
-Vehtem pak,i dashur,---tha ajo dhe u mundua te vinte buzen ne gaz.--Ti s’duhet te me shohesh te shemtuar...
-Ti mund te besh c’te duash,---i thashe,---por kurre s’do te jesh e shemtuar! Per mua je gruaja me e bukur,qe kam pare gjate gjithe jetes sime!
Ia mora pasqyren dhe kutine e pudres dhe ia vura duart me kujdes rreth kokes.Pas pak ajo filloi te shqetesohej.
-Cfare ke Pat ?--e pyeta.
-Troket aq fort,--peshperiti ajo.
---Kush? Ora?
Ajo tundi koken paksa ne shenje pohimi:
-Bubullon...
Une e hoqa nga oren nga dora.
Ajo veshtroi gjithe ankth akrepin e sekondave.
-Hiqma nga syte!...
Une e mora oren dhe e perlasa fort pas murit.
-Ja,tani nuk trohet me!Tani koha eshte ndalur ne vend.E kemi shqyer ne mes.Vetem ne te dy kemi mbetur ketu,vetem ne te dy,ti dhe une dhe askush tjeter.
Ajo m’i hoqi syte qe i qene zmadhuar tejmase.
-I dashur ...--peshperiti me ze te shuar.
Une s’munda ta duroja me ate shikim.Vinte qe nga larg ,kalonte permes meje dhe tretej diku.
-Trimeresha ime,--murmuria une,---Trimeresha ime e shtrenjte ,e dashur...

Ajo vdiq ne oren e fundit,te nates,perpara se te agonte.Hoqi shume dhe vdiq me mundime te medha dhe askush s’mundi ta ndihmonte .E mbante doren time te shtrenguar,por nuk e dinte me qe i ndodhesha prane.Dikur foli dikush:
-Vdiq...
-JO!--bertita une.---Ajo s’ka vdekur ende! Ende po ma mban doren te shtrenguar...
Drite. Drite verbuese,e padurueshme.Njerez.Mjeku.Une hapa ngadale doren time.Dora e Patit u leshua pertoke.Tipare te shfytyruara nga nakthi.Sy te ngrire e te munduar.Floke geshtenje e te mendafshte.
-Pat,---thashe une.---Pat!
Dhe,per here te pare ,ajo nuk me dha pergjigje...

- Dua te rri vehtem--thashe une.
-Te mos e...?---pyeti dikush.
-Jo,---thashe une,---Dilni perjashta! Mos e prekni!
Ia lava pastaj gjakun.Isha si cope dru.Ia kreha floket. Ajo filloi te ftohej.E shtriva ne krevatin tim dhe e mbulova me batanijet. U ula prane saj dhe s’isha i zoti te mendoja me asgje.Rrija ne karrige dhe e veshtroja krejt i shastisur.Qeni u fut ne dhome dhe m’u shtri ne preher...
E pashe se si i nderroi fetyra.S’munda te beja asgje tjeter,vecse te rrija ashtu i ngurosur,ashtu krejt bosh,dhe ta sodisja...
Pastaj erdhi mengjesi!---dhe ajo nuk ishte me...

...ah!


Kur ta mbaroj do u'a sjell me foto paragrafin e sjelle ketu nga copy paste. :)

Jam akoma te shishja e rumit.
Duket shumë interesante, shumë shpejt do ta lexoj edhe unë. Pjesa që ke shkëputur ti shumë e bukur. ?
 
Çështja është se ata që e vlerësojnë veten nga pasja gjithmonë të drejtë, e pengojnë veten të mësojnë nga gabimet që bëjnë. Atyre u mungon aftësia për t'i parë gjërat në këndvështrim tjetër dhe për të kuptuar të tjerët. E izolojnë veten ndaj informacionit të ri dhe të rëndësishëm.

| Arti i brishtë i not giving a f*** |
 
43529
 
"Ashtu si busull orientuese tregon gjithmone veriun, edhe gishti tregues i nje burri do drejtohet gjithmone mbi nje grua. Mos e harro kurre kete e dashur Mariam"

"Një mijë diej vezullues"- Khaled Hosseini.
 
Pse u bëmë të verbër?
– Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen.
Do të ta them se ç’mendoj unë?
Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër.
Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin.
Gruaja e mjekut u çua dhe shkoi te dritarja, vështroi poshtë rrugën e mbuluar nga plehrat, njerëzit që bërtisnin e këndonin.
Pastaj ngriti kokën drejt qiellit dhe e pa krejtësisht të bardhë.
Frika e detyroi të ulte menjëherë sytë.
Qielli ishte ende atje…

Verberia!

Jose Saramago. :)
 
Sa Zota te rinj jane ende te mundur ! Edhe vete mua ,qe ndonjehere instikti fetar ,ose kijuesi i Zotave ,me behet pa kohe e pa vendi gjalle,ne sa mynyra te ndryshme me eshte zbuluar cdo here hyjnorja!...
Shume gjera te cuditshme kalojne para meje ne ato caste pa kohe qe na bien ne jete sikur bien nga hena,ne te cilat absolutisht nuk e di me se sa i moshuar je,edhe sa i ri mund te jesh!....
Nuk dyshoj se ka shume lloje Zotash....

Nuk mungojne Zotat nga te cilet nuk mund te shkeputesh me mendim nje fare karakteri fluturues,nje fare lehtesie...

Ndoshta e lehtesia e kembeve ben pjese te koncepti i Zotit.
A eshte e nevojshme te shpjegohet se nje Zot di dhe parapelqen te mbaje veten larg gjithe te qenit i sjellshem dhe i arsyeshem ??

Si edhe le ta themi mes nesh .larg se mires dhe se keqes ?
Ai ka qellimet e lira per te folur sipas Getes.
Dhe per te thirrur autoritetin e Zarathustres,qe ne kete rast nuk mund te vleresohet aq sa duhet-Zarathustra shkon aq larg saqe deshmon per veten kete..


''Do mund te besoja ne nje Zot qe di te vallezoje'' :)
 
45362
 
Pune pune nat e dite qe te shohim pakez drrite....
Qe mos e boft piken e hajrit ky Naimi a kush dreqin e ka shkru! Puna po te ishte e mire behej vete.
 
BISEDË MBRËMJEJE


Ç’më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s’e pe.
E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë – si nuk e ndjeve ti?


Me një qeshje të thashë: "Ma ktheve dosido."
Një dhimbje ndjeu ajo… dhe heshti… dhe u fto
h.
~ Hermann Hesse
 
MOS U MUNDONI
Më gjeni një poet që s'këndoi për nënën,
Më gjeni një pemë ku s'u u ul një zog
Më gjeni një qiell që nuk e njeh hënën,
Mos u mundoni, nuk e gjeni dot!


Më gjeni një sopatë që s'preu një lis,
Më gjeni një mal pa pemë e pa gurë
Më gjeni një farë që nuk ka një fis,
Mos u mundoni, s'e gjeni dot kurrë!

Më gjeni një det që nuk dallgëzoi,
Më gjeni një qiell jetim, pa yje!
Më gjeni një diell që nuk perëndoi,
Mos u mundoni, nuk ka të tillë!

Më gjeni një zemër që nuk u lëndua,
Më gjeni një vajzë që s'deshi një djalë!
Më gjeni një nuse që nuk u gëzua,
Mos u mundoni, s'keni për t'i parë!...

Mos u mundoni o njerëz të mirë,
Ç'krijoi Zoti në mes nesh e là
Bilbilin zeartë dhe djallin me brirë,
Gjithëkush nga ne në shpirt e ka!


~ Myrteza Mara ~
 
Nëse kërkon të ndryshosh mënyrën se si të trajtojnë të tjerët, duhet të ndryshosh së pari mënyrën më të cilën trajton veten. Po nuk mësove të duash veten, plotësisht dhe sinqerisht, nuk ka asnjë mënyrë që të duan të tjerët. Kur të arrish në këtë shkallë, ji mirënjohës për çdo gjemb që mund të të fusin të tjerët. Është shenja se, së shpejti, do të mbushesh me trëndafila.

| Elif Shafrak - 40 rregullat e dashurisë |
 
Njerëzit prisnin gjatë gjithë jetës. Prisnin për të jetuar, prisnin për të vdekur. Prisnin në rradhë për të blerë letrën higjenike. Prisnin në rradhë për të marrë lekët. E nëse nuk kishin para prisnin në rradhë më të gjata. Prisje të flije e pastaj prisje të zgjoheshe. Prisje të martoheshe e pastaj prisje të divorcoheshe. Prisje të binte shi, pastaj prisje të pushonte. Prisje të vinte ora për të ngrënë, pastaj prisje të haje përsëri. Prisje në studion e një psikologu me një tufë psikopatësh e pyesje veten nëse dhe ti ishe si ata.”
"BUKOVSKI"
 
Njerëzit prisnin gjatë gjithë jetës. Prisnin për të jetuar, prisnin për të vdekur. Prisnin në rradhë për të blerë letrën higjenike. Prisnin në rradhë për të marrë lekët. E nëse nuk kishin para prisnin në rradhë më të gjata. Prisje të flije e pastaj prisje të zgjoheshe. Prisje të martoheshe e pastaj prisje të divorcoheshe. Prisje të binte shi, pastaj prisje të pushonte. Prisje të vinte ora për të ngrënë, pastaj prisje të haje përsëri. Prisje në studion e një psikologu me një tufë psikopatësh e pyesje veten nëse dhe ti ishe si ata.”
"BUKOVSKI"
Si uniku e i rralle ky e zhvishte shpirtin me te tilla. :)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.