Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parashikimi i horoskopit për javën e fundit të Janarit, zbuloni çfarë përfitimesh do keni

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Astrologia e njohur Krisanthi ka bërë parashikimin e shenjave për javën e fund të Janarit. Ajo shprehet se do jetë një javë pozitive si në fushën romantike ashtu dhe në fushën financiare apo profesionale.


Dashi: Kjo hënë e re ju jep mundësinë të realizoni më mirë qëllimet dhe projektet tuaja dhe veçanërisht nga data 23, pra sot dhe veçanërisht deri të enjten të jeni në lëvizje, sa më socialë, pasi do të keni mbështetjen e miqve, e njerëzve të duhur të rrjetit tuaj shoqëror të cilët do t’ju ndihmojnë të realizoni atë që doni dhe njëkohësisht në sferën financiare gjërat do të jenë më të shtruara, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni parashikues dhe duhet të bëni një menaxhim të mirë të sferës financiare. Me kalimin e Afërditës në shenjën e Peshqve në datën 27 të muajit, për një muaj deri në 20 Shkurt, do të keni mundësinë të shijoni më shumë jetën tuaj personale, intime dhe njëkohësisht do të ndiheni shumë mirë nga ana sentimentale. Në fund të javës do keni mundësi të realizoni një sukses.

Demi: Nga kjo javë do të keni më shumë kontrollin e jetës suaj dhe do të ristabilizoni pak më tepër situatën dhe jo se nuk do të keni ndryshime, do të keni, por këto ndryshime do t’i provokoni juve ose do të jeni në gjendje t’i kontrolloni. Këtë javë do të keni fillime të reja në karrierën tuaj, por do të keni mbështetje dhe nga prindërit tuaj, ndoshta Lekën nga të afërmit tuaj, ose do të keni ndihmë që të ketë një vlerë të tillë, pra të jetë e barabartë me vlerën e një sasie të mirë parash. Nga data 27 Janar është një periudhë mjaft e mirë për ju deri në 20 Shkurt, do të keni vështirësi dhe të papritura që do të flasim më vonë, por paralelisht duhet të jeni më mirë, social, të gjeni miq të rinj, të pranoni ftesat që do ju bëjnë, pasi aty do të gjeni zgjidhjen për zhvillimin dhe sukseset që doni të arrini. Në fund të javës, përfitoni në sferën financiare.

Binjakët: Më në fund do të gjeni plotësisht veten, ndiheni më të qetë, do të keni më të qarta qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Kjo javë ju ofron zhvillime dhe suksese që do të vijnë nga bashkëshorti, partneri, nga i dashuri, pra nga njerëzit që ju mbështesin. Do keni mundësi këtë javë të rregulloni çështjet që deri tani kishin pengesa, që nuk shkonin në një drejtim të caktuar dhe të rregullit. Nga 27 Janari deri në 20 Shkurt, fokusohuni akoma më shumë në punën dhe karrierën tuaj, të jeni sa më aktivë në jetën sociale pasi vetëm të fituar do të dilni prej kësaj periudhe në sferën profesionale. Në fund të javës mund të bëni një udhëtim, ose do të gjeni zgjidhjen e duhur për një problem që ju preokupon.


Gaforrja: Prej kësaj jave do të ndiheni më të sigurt në lidhje me qëllimet dhe projektet që ju keni. Kjo siguri nuk vjen nga ana psikologjike sepse do ndiheni mirë psikologjikisht, por do të ndiheni të sigurt sepse do të keni një ndihmë reale, një ndihmë që mund të jetë një ndihmë ekonomike. Njëkohësisht premton sukses në punë ose familje. Nga 27 Janari fillon një periudhë shumë e mirë, do të jeni më të ndjeshëm dhe është momenti që të bëni ëndrrat tuaja realitet. Njëkohësisht do të jepni shumë dashuri sepse do jeni të ndjeshëm ose do merrni nga të tjerët. Krijohen kushte për një lidhje afektive, të fshehta fillimisht për ju që jeni të interesuar. Për ju të tjerët në fund të javës dhe deri në fund të muajit do të keni një ndihmë nga një person në punë, ose një ndihmë në financat tuaja.

Luani: Po kaloni një kohë ku situatën e keni më të shtruar dhe më në dorë pasi ato faktorët e jashtëm nuk ju destabilizojnë si më përpara. Në fushën e karrierës do të keni zhvillime pozitive dhe këtë jave keni rastin të shfrytëzoni një marrëdhënie tuajën personale ose afektive ose të organizoni një bashkëpunim profesional. Disa nga ju mund të bëjnë një udhëtim për punë ku mund ta kombinojë me të dashurin dhe të kalojnë bukur atje, ose në një udhëtim që do bëni, do takoni dikë që do ju pëlqejë shumë. Nga data 27-20 Shkurt, do ndiheni më mirë nga ana psikologjike, do të realizoni disa nga dëshirat tuaja më të thella dhe paralelisht do të keni një përfitim financiar. Në fund të javës dhe deri në fund të muajit shkoni me siguri dhe pa dyshime atje se do të dilni të fituar në fushën që jeni të interesuar.

Virgjëresha: Do të keni mbështetje në karrierën tuaj, do të keni mbështetje në punë, por dhe ju vetë do jeni në gjendje të organizoni vetë më mirë punën tuaj, regjimin, ditor, shëndetin si dhe punë e karrierën. Nga data 27Janar – 20 Shkurt do të keni shansin dhe fatin të gjeni njeriun tuaj, të krijoni një lidhje afektive, një marrëdhënie personale dhe njëkohësisht mund të krijoni një bashkëpunim profesional për ju që jeni të interesuar më shumë në fushën profesionale. Në fund të javës ju që jeni në kërkim të një pune, do ta gjeni dhe ju të tjerët mund ta promovoni punën tuaj, ose do keni një rinjohje të punës që keni arritur apo bërë deri tani.

Peshorja: Është një nga më të favorizuarat e javës dhe është gjatë gjithë periudhës e favorizuar. Prej kësaj jave dhe pothuajse për një 6 mujor do të ndiheni më mirë nga ana psikologjike dhe paralelisht do të keni mundësi të rregulloni gjithë ato çështjet financiare që kanë të bëjnë me të tjerët, me bankat, tatimet, bashkëpunëtorët. Këtë javë klima ju favorizon shumë, keni përfitime, prandaj dilni, komunikoni, shkoni aty ku ju ftojnë se do të kaloni bukur, por do të fitoni dhe në sferën e dashurisë, pra të njihni me një njeri që do të keni perspektivë për të ose do të realizoni diçka në një pjesë të jetës tuaj ku ju jeni të interesuar. Nga data 27 Janar do të ndiheni më mirë, do jeni të sigurt për veten dhe jeta juaj e përditshme do të bëhet akoma më e mirë nga çdo pikëpamje. Në fund të javës do keni zhvillime shumë të mira në lidhje me jetën profesionale, dashurinë ose në një bashkëpunim.

Akrepi: Ngjarje dhe zhvillime në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve do të keni gjatë periudhës që vijon, por këtë herë gjërat janë më të shtruara, në kuptimin që dikush deri tani nuk ua kishte shprehur dashurinë, tani erdhi momenti që të dalë pak më hapur, por dhe ju nga ana juaj nëse doni që marrëdhënia të shkojë më e shtruar, duhet të gjeni brenda vetes se çfarë doni, ose në qoftë se ekzistojnë disa pengesa, ose një situatë më implikuese në familjen tuaj, duhet t’ zgjidhni problemet aty. Kjo javë ju krijon kushtet që të zgjidhni çështje dhe probleme lidhur me familjen, shtëpinë, punën dhe ndoshta do të bëni dhe lëvizje në lidhje me këto që thashë, por të gjitha do të jenë zhvillime pozitive për ju. Nga data 27 Janar fillon një periudhë shumë e mirë që do kaloni me të dashurit, do të merrni gëzime nga fëmijë, një periudhë mjaft erotike, por dhe një periudhë ku do të keni përfitime ekonomike. Në fund të javës deri në fund të muajit mund të zgjidhni një problem,

Shigjetari: Do të keni kontrollin në punë, kontrollin e situatës në punë dhe në problemet që dalin. Do të jeni në gjendje të realizoni ato gjëra që doni të bëni, ka zhvillime shumë pozitive për ju, do të keni një komunikim të mirë, do të bëni takime që do të udhëheqin në një marrëveshje apo bashkëpunim fitimprurës. Paralelisht keni dhe shanse në jetën tuaj personale nga data 27 Janar dhe për një muaj fokusohuni më tepër në familjen tuaj pasi aty do të gjeni dashurinë, ngrohtësinë, do të mblidheni rreth një tryeze dhe do të kaloni bukur. Të gjithë ju që jeni duke mobiluar shtëpinë, ose jeni duke zbukuruar atë, mos bëni ekzagjerime, kini nën kontroll shpenzimet. Në fund të javës do të keni shanse shumë të mëdha përsa i përket një bashkëpunimi dhe kjo do jetë deri në fund të muajit.

Bricjapi: Prej kësaj jave çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me një investim, do të marrë zhvillimin ose do të marrë zgjidhjen që ju e keni kërkuar deri tani. Kjo javë premton, sidomos deri të enjte, premton zhvillim pozitiv në financat tuaja, dhe në lidhje me investimet që doni të bëni. Nëse jeni në shitje apo blerje të një prone, pikërisht ju favorizon. Nga data 27 Janar dhe për një muaj, marrëdhëniet tuaja me njerëzit e ambientit tuaj, do të jenë më të mira, do të keni mundësi të organizoni udhëtime të vogla ndoshta dhe për punë. Do të flirtoni edhe pse nuk është karakteristikë e juaja, jeni shumë seriozë, por gjithsesi ju jeni biznesmen, mund ta hapni më tepër klientelën tuaj. Në fund të javës deri në fund të muajit, keni një përfitim financiar.

Ujori: Është periudha juaj tani. Është hëna e re tek ju. Keni fillime të mira shumë premtuese dhe tashmë dhe ju ndiheni më të sigurt dhe avash avash do të ndiheni edhe më të sigurt me qëllim që të realizoni ato që ju dëshironi. Java fillon me premtime të reja, në lidhje me investime të reja, në lidhje me një takim të rëndësishëm. Ky fillim i ri ka perspektiva për të ardhmen. Nga data 27 Janar deri në 20 Shkurt, financat tuaja mund të lulëzojnë, në fund të javës dhe sidomos deri në fund të muajit duhet të jeni të kujdesshëm në investime dhe në lojërat e fatit, pasi keni përfitime, por nëse do e ekzagjeroni, mund të kaloni në anën tjetër, ndonjëherë mund të bëheni të paparashikueshëm, në veprimet tuaja.

Peshqit: Fillon një periudhë ku do të keni një qetësi më të madhe dhe shpirtërore, do të dini të trajtoni më mirë gjerat dhe situatat në lidhje me ato se çfarë duhet të mbani për vete, çfarë duhet të nxirrni jashtë dhe t’i thoni dhe në lidhje me disa lajme të papritura që mund të merrnit më përpara dhe ju befasonin, tani do të keni më mirë kontrollin e situatës në këtë drejtim. Deri të enjten do të keni mbështetjen dhe ndihmë dhe do të keni një përftimi financiar. Nga data 27 Janar deri në 20 Shkurt ku Afërdita kalon në shenjën tuaj, do të shkëlqeni, do të tërhiqni vëmendjen e tjetrit me kalimin tuaj, do të jeni më të sigurt për veten, do të arrini me lehtësi ato që dëshironi, pasi kur ne shkëlqejmë, nxjerrim atë anën pozitive jashtë, bëhemi më simpatikë nga të tjerët, dhe dalim më të përfituar nga ato që ne kërkojmë. Duhet të kujdeseni më shumë me paraqitjen tuaj të jashtme, të bëni ndryshime, të bëni look-un tuaj, flokët. Në fund të javës, periudha është premtuese për jetën tuaj personale. Kjo periudha me kalimin e Afërditës në shenjën e Peshqve duhet të merremi më gjera që kanë të bëjnë me bukurinë tonë. Nëse duam të presim flokët, të shkojmë kur Afërdita është tek Peshqit se kemi një hënë të re dhe flokët do na rriten më shpejt.
 
Ore qenkam hata fare ??
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.