Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parashikimi i yjeve për ditët e fundit të muajit, cilat janë shenjat me fat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Një javë e bukur dhe e vrullshme, me shumë lëvizje, paralajmëron astrologia Meri Shehu. Disa prej shenjave do t’u duhet të kenë kujdes nga energjia, të tjera do të përfitojnë për të marrë hovin që u nevojitet. Në përgjithësi, paraqitet një javë pa problematika të forta, por që thërret për një dozë më të lartë kujdesi.

Kjo është një javë kaq e vrullshme, sa duhet të kemi kujdes nga vrulli. Dielli në Gaforre do bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Dash. Gaforrja dhe Dashi janë shenja kardinale që lëvizin dhe marrin iniciativë nga hiçi. Shenja kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, domethënë s’ka asgjë dhe marrin inciativë. Dielli me Jupiterin bën një lidhje të vështirë nesër dhe ne do marrim një vrull pak më shumë se sa duhet. Ky vrull disa shenja do i vendosë në një pozicion paksa delikat. Përveç kësaj, është edhe Hëna e re në Gaforre në datën 29“.

Dashi – 1 yll

Hëna e re në Gaforre bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dash që do i vërë në një lëvizje të madhe, e cila do i bëjë të harrojnë gjëra të rëndësishme e thelbësore nga nxitimi. Nxitimi i tepruar i vë në një pozicion jo komod.

Demi – 3 yje

Do kenë shumë fantazi, plane, projekte, nostalgji për të rregulluar disa gjëra dhe do lëvizin pak më shumë nga natyrshmëria e tyre. Kjo natyra që dëmton Dashët iu jep prioritet Demave për të bërë gjëra më me shkathtësi.

Binjakët – 5 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre që do bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Do dëgjojmë fejesa, martesa, lajme të këndshme, punë me shumë para kështu që Binjakët që do të jenë të zgjuar mund të akomodohen mirë në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje

Hëna e re në Gaforre në datën 29 është shumë e bukur, domethënëse por bën katërkëndëshin me Jupiterin në Dash, ndaj kujdes nga iniciativat lidhur me karrierën e jetën personale, ndryshimet në këtë periudhë. Këto të fundit mund të jenë shumë të mira, por shumë të bujshme për momentin dhe nuk krijojnë stabilitet.

Luani – 1 yll

Shenjat e zjarrit do kenë kaq shumë energji sa do iu prishë punë. Hëna e re në Gaforre është në shtëpinë e 12-të që ka të bëjë me ndjenjat, punën, pasionet e fshehta, dëshirat e fshehta që nuk janë akoma në momentin e tyre më të mirë.

Virgjëresha – 3 yje

Do favorizohen lidhur me punën dhe ekonominë. Afërdita në Binjak, që është një shenjë që udhëhiqet nga Mërkuri dhe lidhja e tij e bukur në Binjak me Jupiterin në Dash, bëjnë një kombinim të mirë punësh dhe jete personale.

Peshorja – 4 yje

Një shenjë kardinale që merr iniciativa nga hiçi. Këtë periudhë do ketë lajme të mira ligjore, komunikime me jashtë, bashkëpunime të rëndësishme, kontrata, martesë, fejesë, udhëtim të largët të këndshëm.

Akrepi – 4 yje

Ka ardhur momenti që të merren me çështjet ekonomike e personale ku do fokusohen fuqishëm. Rregullohet një çështje ekonomike, personale, Afërdita e Mërkuri në Binjak iu jep gjithë këtë mundësi shpirtërore që të arrijnë të qetësohen dhe qartësohen me veten.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e re në Gaforre sjell problematika lidhur me shëndetin e punën, disa debate që ndoshta nuk i prisnin. Ka shumë planetë në Binjak përballë shenjës së tyre, ndaj interesi kalon nga ana e partnerëve ose njerëzve që janë në bashkëpunim dhe duhet të marrin leje për të bërë gjëra.

Bricjapi – 1 yll

Hëna e re përballë tyre i kundërshton, si dhe katërkëndëshi me Jupiterin në Dash. Çështjet e shtëpisë, familjare, divorcet, sqarimet, debatet, çështjet ligjore duhet t’i kenë kujdes këtë javë ose të mos marrin hov më shumë se sa duhet në marrëdhëniet që s’ia dinë fundin.

Ujori – 2 yje

Janë në fazën më të mirë erotike sepse Afërdita e Mërkuri në Binjak u ndryshojnë jetën, por kujdes nga Hëna e re me një ndryshim pune ose diçka që duan të dalin nga rutina, por që nuk do jetë e kontrolluar.

Peshqit – 3 yje

Hëna e re në Gaforre është e mirë, pavarësisht disa shpenzimeve e debateve në çështjet ekonomike. Do kenë disa lajme të mira në fushën erotike, ndahen nga një marrëdhënie e keqe, hyjnë në një të mirë dhe jeta nis të marrë formë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.