Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parashikimi i yjeve për javën, cilat janë shenjat me fat

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar se nesër na pret një eklips i fuqishëm në Dem dhe se eklipse të tilla në shenjat statike mund të ndikojnë për një periudhë shumë të gjatë.

Ky eklips do ketë ndikim në çështjet ekonomike dhe erotike. Sipas Meri Shehut, eklipsin do e përjetojnë më fort shenjat e qëndrueshme si Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori, të lindur kryesisht në 10 ditëshin e dytë dhe se për disa shenja mund të ketë ndarje…

Gjithashtu Meri Shehu ka bërë edhe ndarjen e yjeve për çdo shenjë:

Dashi 2 yje – Ndikimi do jetë kryesisht në çështjet ekonomike, do kenë ndryshime të paparashikueshme në bazën ekonomike të Dashit. Dashi mund të mos i ketë gjërat në kontroll. Në çështjet erotike mund të kenë ndarje apo paqartësi. Edhe në karrierë do kenë probleme.

Demi 3 yje – Mund të keni një lëkundje të fuqishme të marrëdhënieve personale apo të dëshirave. Mund të kenë një zbulim të rëndësishëm që do ju vlej në jetën e tyre.

Binjakët 1 yje – Hëna e plotë është pikërisht në shtëpinë e 12 për ta në shtëpinë shpirtërore të ëndrrave, të prapaskenave dhe një Hënë e plotë aty i lodh. Duhet të kenë kujdes çfarë dëshirojnë, mos të lodhen shumë dhe të kenë kujdes punën dhe shëndetin.

Gaforrja 3 yje – Kanë plane, projekte, gjërat nuk dalin jashtë kontrollit, për sa i përket ideve takimeve në jetën e përditshme. Një miqësi e re mund të fillojë dhe të jetë e rëndësishme për gaforret.

Luani 2 yje – Luani është një nga shenjat që preket nga Hëna në Dem në çështje me punën dhe karrierën. Mund t’i jepet fund një pune apo një marrëdhënieje në çift.

Virgjëresha 4 yje – Sado të tronditet Demi, Virgjëresha nuk tronditet dhe merr energji pozitive. Është një valë e mirë për virgjëreshat sidomos në çështjet ligjore, por edhe në çështjet erotike dhe ekonomike marrin një lloj stabiliteti.

Peshorja 4 yje – Peshoret kanë pasur një trastë bosh që po mbushet, hëna e plotë në Dem ia u mbush ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ata mbase nuk e bërtasin fort, por vjen një ndryshim i madh dhe lekët që duan të marrin nga të tjerët mbush thesin e tyre në këtë periudhë.

Akrepi 3 yje – Falë Jupiterit që është te Peshqit dhe Afërdita që është në Akrep, do bëjë një lidhje të bukur me Jupiterin te Peshqit, kështu që mund të jetë java më romantike për ta. Eklipsi përballë shenjës së tyre mund të sjellë konflikte në disa marrëdhënie.

Shigjetari 1 yje – Kanë goditje në disa pika që janë të dobëta, që nuk i ndihmojnë në lidhje me shëndetin dhe në punë.

Bricjapi 4 yje – Marrin energji pozitive, çlirohen, mund të gjejnë njeriun ideal. Në dashuri ecin shumë mirë edhe në ekonomi ecin shumë mirë.

Ujori 5 yje – Ujorët fitojnë një punë shumë të rëndësishme, marrin famë ndryshojnë shtëpi, punë, shtet, por plotësohen. Hëna e plotë pas shumë trazirave dhe streseve i plotëson.

Peshqit 5 yje – Si shenjë e ujit nuk e merr keq Hënën e plotë në Dem. Do i plotësohen dëshira ekonomike dhe situata erotike dhe do të kenë një javë romantike.
 
Mos ma shani horoskopin se ka then gjera te mira per mua ?
Se merzitet e mi mer mbrapa ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.