Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parashikimi për muajin Maj 2021

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Parashikimi per muajin Maj 2021​



Doni te dini si do shkoje muaji Maj 2021 per shenjen tuaj te horoskopit? Ne faqen tone mund te lexoni horoskopin mujor shqip dhe te mesoni se si do jete per ju ky muaj.


Dashi​

Eklipset janë rikthyer dhe vetëm në maj do të ndodhin 2 të tillë, që do të thotë se duhet të mësoni të jeni fleksibël për t’u përshtatur më lehtë në drejtimet që do të marrin ngjarjet.
I pari vjen më 5 maj, kur Hëna e Plotë do të jetë në Shigjetar, një tjetër shenjë zjarri si e juaja. Ky eklips do të ndriçojë aspektin tuaj të komunikimin dhe marrëdhënieve me njerëzit që ndodhen larg jush fizikisht. Nëse do të ishim në kushte normale, tani do ishit në aeroport, por falë pandemisë do t’ju duhet që konferencat e punës t’i bëni online.
Nëse ju kërkohet të firmosni diçka në 5 maj, do t’ju duhet një avokat për t’i shqyrtuar më mirë çështjet. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 maji deri në 12 korrik, kështu që më mirë prisni deri pas kësaj date për të marrë vendime dhe firmosur marrëveshje.
Dielli udhëheq shtëpinë tuaj të pestë, atë të jetës dashurore, shtatzëninë dhe fëmijët, kurse hëna, familjen dhe jetën brenda shtëpisë. Prandaj, ky eklips do të sjellë lajme në lidhje me një nga këto marrëdhënie, ose jetën tënde private. Ndoshta do të duhet të marrësh një vendim në lidhje me partnerin tënd ose të mendoni për një bebush. Një nga prindërit e tu do të ketë nevojë për ty, prandaj do të duhet t’i japësh një dorë. Eklipset e Hënës së Plotë njoftojnë fundin e diçkaje dhe fillimin e një gjëje tjetër. Plutoni dhe Jupiteri do të mbrojnë karrierën tuaj dhe pavarësisht sa shumë gjëra keni kaluar deri tani në 2021-ën, duket se po shkoni drejt një vendi më të sigurtë.
Pavarësisht krizës në tregun e punës dhe papunësisë, ju duket se po shkëlqeni në këtë aspekt. Nëse së fundmi keni humbur vendin e punës, mos u demoralizoni sepse ky mund të kthehet në bekim në të ardhmen. Do të takoni njerëz me pozita të cilët do të mahniten nga energjia juaj. Shikoni çfarë do të ndodhë me eklipset e Hënës së Plotë në vazhdim.
Afërdita ndodhet tek Binjakët dhe momentalisht është në prapavijë ku do të qëndrojë deri në 24 maj. Ky planet zotëron dashurinë, bukurinë, luksin dhe përfitime të tjera. Maji nuk është muaj ideal për t’u fejuar/martuar. Mjaftohuni vetëm me ndryshime të vogla në pamje.
Më e rëndësishme se gjithë të tjerat- mos u stresoni kaq shumë nga qëndrimi i gjatë në shtëpi, por kujdesuni dhe ndiqni rregullat që kërkohen. Eklipsi i dytë do të ndodhë në 21 maj tek Gaforrja. Hëna e re sjell kushte dhe mundësi të reja, prandaj gjasat për të marrë një shtëpi me qira apo për ta blerë janë të mëdha. Ke detyra për të bërë këtë muaj dhe me ndihmën e universit do t’ja dalësh. Paratë janë rrugës!

Demi​

Kushtojini pak më shumë vëmendje se zakonisht shoqërisë këtë muaj. Ritakoni miqtë dhe kolegët tuaj të preferuar, qofshin ata të rinj apo të vjetër. Nëse doni të gjeni një punë, mënyra më e mirë është të komunikoni me njerëz nga e shkuara juaj, që gjithnjë ju kanë besuar dhe inkurajuar.
Mund të jeni duke bërë ndonjë përpjekje për të marrë pjesë në një kauzë bamirësie, çështje humanitare, etj dhe me ndihmën e Neptunit dhe Marsit do t’ja dilni të jeni më e motivuar se kurrë.
Njerëzit nga jashtë do ndihen me fat që ju kanë pranë. Aspekte të tjera me fat për ju, përfshijnë njerëz që punojnë në media, akademikë apo ata që merren me çështje ligjore-këto fusha do të shkëlqejnë për ty.
Afërdita, planeti juaj udhëheqës do të jetë në prapavijë, një trend që nisi më 12 prill dhe do të vijojë deri në 24 maj. Do t’ju duket sikur progresi është i ngadaltë, duke marrë parasysh sa shumë keni punuar. Vijoni me programin tuaj pasi, ky ritëm është i njëjtë për të gjitha dhe nuk ka asnjë plan që do t’ju ndihmonte në përshpejtimin e gjërave, duke marrë parasysh krizën botërore.
Nëse të tjerët dorëzohen, ti vazhdo! Ky nuk është muaj i mirë për të ndryshuar rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Mund të keni patur ndonjë acarim në fytyrë, të shkaktuar nga një serum apo krem i ri. E mira është t’i qëndroni besnike produkteve të vjetra që keni përdorur. Eksperimentet mund t’i nisni nga gjysma e dytë e majit, ose në qershor.
Hëna e Plotë e 5 majit do të finalizojë një çështje që lidhet me financat. Mund të merrni një bonus, një komision ose të përfundoni një divorc të cilin ka kohë që e prisni. Çfarë duhet të dini është se në fund të kësaj do të merrni një shumë parash që ju takojnë ligjërisht.
Nëse dikush ju ka para borxh dhe nuk kujtohet deri në 21 maj, duhet t’i telefononi vetë, për të mësuar ç’po ndodh.
Ka shumë gjasa t’ju prezantohet një kontratë e re apo një marrëveshje që duhet firmosur. Mund të negocioni që tani, por duhet të dëgjoni avokatin tuaj, prandaj mos firmosni deri pas 15 majit. Mos merrni rreziqe të mëdhaja mbi supe këtë kohë, nuk është e duhura.

Binjaket​

Ju do të duartrokiteni më shumë se të gjithë shenjat e tjera për vizionin, kreativitetin dhe punët që keni bërë së fundmi. Diçka e tillë do të bëjë që karriera dhe puna juaj të tërheqin vëmendje edhe më shumë se zakonisht. Maji është muaji që sjell mundësitë më të mira të vitit në lidhje me karrierën dhe ndoshta më i rëndësishmi në 2021-ën për të bërë progres në fushën profesionale.
Ndoshta për momentin ju duket e pamundur të gjeni një pozicion të ri pune apo të promovoheni për shkak të pandemisë dhe keni të drejtë, por prisni. Aftësia juaj për të komunikuar qartë do të vlerësohet dhe zhvillohet edhe më.
Nëse je në një lidhje prej kohësh, mund ta gjeni veten në ankth kur nisni me planet rreth martesës. Sidoqoftë, Afërdita në Binjakë është në prapavijë, prandaj nuk është kohë e duhur për dasma- prisni deri në 2022. Edhe ideja për t’i premtuar partnerit dashuri të përjetshme ju bën të hezitoni, por do të keni kohë mjaftueshëm për t’u menduar.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 maji deri në 12 qershor, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u treguar të duruar. Do të përballeni me vonesa gjatë kësaj kohe dhe me ndryshime të herëpashershme mendjeje.
Eklipsi i 5 majit mund të ndikojë paksa në shëndetin tuaj, prandaj ndiqni rregullat. Hani shëndetshëm, mbani maska dhe flini mirë. Nëse i bëni këto dhe pushoni mjaftueshëm, do të merrni edhe vendime më efektive më tej.
Ky eklips do të sjellë lajme të reja në lidhje me të ardhurat tuaja, kursimet, shpenzimet dhe karrierën, por gjithsesi fokusi kryesor duhet të jetë tek lidhjet e ngushta. Ndoshta zbuloni diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë. Aty nga 21 maji do të fitoni para, kështu që qëndroni optimistë. Arritjet dhe reputacioni juaj do të jenë në diskutim gjatë 18 muajve në vazhdim dhe nëse keni punuar fort, Jupiteri dhe Plutoni do të sigurohen që t’i gëzoni gjithë të mirat materiale që ju takojnë?

Gaforrja​

Pavarësisht të gjithave, keni një muaj të mirë, gjatë të cilit do përgatiteni të çliroheni nga gjithë lidhjet që ju kanë mbajtur me kokën pas gjatë gjithë kësaj kohe, veçanërisht në aspektin e karrierës. Do ta gjen veten në këtë sezon eklipsesh, por mbi të gjithë në atë të 21 majit që do t’ju ndihmojë shumë.
Një situatë e nderlikuar në punë është gjëja e fundit që do t’ju duhet, teksa po punoni për detajet e fundit të një projekti që keni në dorë. Të ardhurat, do të varen nga suksesi i këtij projekti prandaj do t’ju duhet të jeni shumë vigjilentë .
Duket se jeni personi më i afërt në lidhje me këtë projekt dhe vetëm ju keni njohuritë e duhura për rregullimet e nevojshme të detajeve. Një partner- avokati, financieri, publicisti, agjenti apo bashkëpunëtori juaj- po ju ndihmon shumë gjatë kësaj kohe. Besoni tek njerëzit që duan t’ju ndihmojnë, në fund të habiteni kur të shihni sa mirë kanë funksionuar idetë e tij rreth punës.
Nëse keni humbur punën në prill, mund të mos jua kenë thënë arsyen e vërtet të largimit. Eshtë një histori e gjatë prapa saj, por harrojeni. Puna e vjetër nuk ju duhet më sepse ka shumë për të parë përpara.
Eklipset po ju nxjerrin jashtë zonës suaj të rehatisë për t’ju çuar në situata komplet të reja. Ndryshimet janë të mirë, por edhe pse fillimisht duken të vështira, kur të shihni tablonë e qartë në fund do kuptoni çfarë po themi.
Eklipsi i 21 majit është shumë i rëndësishëm për ju, pasi do t’ju çojë drejt një rruge të re. Jeta do t’ju ndryshojë për mirë , por vetëm pasi të keni kaluar nga një situatë në karrierë që ka nevojë urgjente për vëmendjen tuaj pas 21 majit. Pas kësaj, gjërat që do të ndodhin do t’ju relaksojnë.
Mbani të organizuar axhendën në mënyrë që t’ja dilni me gjithë sfidat e papritura që ju shfaqen. Në fund të gjithë kësaj do ta shihni veten më të fortë se më parë. Po shkoni drejt një vendi të mirë në jetëm, prandaj duhet të jeni optimistë.

Luani​

Nëse e ndiqni astrologjinë e dini që eklipset ndikojnë te disa nga temat më të rëndësishme të vitit. Këtë muaj, më 5 maj do të ndodhë eklipsi i parë në shenjën e Shigjetarit që do të përzihet në mënyrë të përsosur me shenjën tuaj.
Ka shumë të ngjarë që të ketë një kulm të rëndësishëm përsa i përket dashurisë dhe do të duhet të merrni një vendim – të vazhdoni ose t’i jepni fund një marrëdhënieje.
Eklispet tentojnë të mos lejojnë asnjë zonë gri dhe duan përgjigje të saktë: e bardhë ose e zezë. Po kështu mund të vendosni nëse duhet të bëni fëmijë ose të ndihmoni një person të rëndësishëm.
Nëse nuk jeni në një lidhje ose s’keni dëshirë për fëmijë, eklipsi mund të sjellë një projekt të rëndësishëm krijues.
Eklipsi i Hënës së plotë më 5 maj do të ndikojë te paratë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, paratë do të jenë në qendër të bisedave ose mendimeve tuaja. Megjithatë të ardhurat mund të vijnë nga burime të ndryshme ose nga një biznes i ri.
Eklipsi i dytë do të ndodhë më 21 maj, në shenjën e Gaforres dhe do të duhet të përqëndroheni sërish te mbledhja e parave dhe duket se do të përparoni drejt qëllimit. Afërdita do të ndikojë që të shfaqni me lehtësi talentin.
Nëse jeni në një biznes me një parter dhe lejoni që partneri të marrë të gjitha vendimet financiare, do të keni dëshirën që ta ndryshoni një sistem të tillë. Merrni një rol më prezent dhe aktiv dhe nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni. Mjafton një studim i shkurtër dhe mund të kuptoni gjithçka që ju nevojitet.

Virgjëresha​

Eklipsi hënor më 5 maj do të ndryshojë dinamikën në shtëpi dhe familje, menjëherë, brenda pesë ditëve të majit ose pak më vonë. Si rezultat i Hënës së re më 22 prill, mund të keni marrë kohëve të fundit përgjegjësi të reja në karrierë dhe ka të ngjarë që të pyesni së fundmi nëse dëshironi t’i kushtoni më shumë vëmendje karrierës ose shtëpisë. Shtëpia do të fitojë, kështu që drejtojini energjitë tuaja më të mira atje. Mund të jetë që vendbanimi aktual ka nevojë për vëmendje ose një anëtar i familjes ka nevojë për ndihmën tënde.
Mund të ndiheni përkohësisht të mbingarkuar dhe do të vendosni në pikëpyeje nëse po i kënaqni të gjithë ata që kanë nevojë për ju. Jini të sigurt që gjërat funskionojnë sepse në kohën e eklipsit, sundimtari juaj Mërkuri do të vendoset në një kënd të përsosur. Do të ndjeni se nuk mund ta përballoni gjithë çfarë të tjerët po kërkojnë nga ju kështu që merrni kohën tuaj për të gjetur përgjigjet e duhura. Një person në distancë mund të jetë i dobishëm.
Bashkëshorti/ja ose partneri/ja do të përpiqet t’ju ndihmojë, por për fat të keq nuk do të ketë dobi. Në fakt, më tepër ai/ajo mund t’i keqësojë gjërat kështu që kërkojini që të mos ngatërrohet në punët tuaja.
Eklipsi i Hënës më 21 maj në Gaforre do t’ju bëjë të përqëndroheni te miqtë. Pandemia ka ndikuar në jetën e të gjithëve dhe në fund të muajit, do të dëshironi më shumë se kurrë që t’i riktheheni normalitetit. Në të kundërt, eklipsi i 21 majit mund të shënojë largimin e një miku ose një prej tyre mund të mos jetë mbështetës ndaj jush ose t’ju tradhtojë.
Fundi i muajit sjell takimin e Jupiterit dhe Plutonit në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Ky është një aspekt që ndodh një herë në 13 vite. Këta planetë janë aktualisht në prapavijë kështu që mund të tundoheni që të shihni ndonjë ish-të dashur. Nëse vërtet mendoni ende për këtë person, ndoshta dashuria ekziston vërtet. Do ta zbuloni. Nëse ditëlindjen e keni në 15 shtator, plus ose minus pesë ditë, do të përjetoni një periudhë fantastike në fund të muajit.

Peshorja​

Do të planifikoni vazhdimisht udhëtime të shpejta gjatë fundjavave të majit. Keni punuar shumë ndaj dëshironi të merrni disa ditë pushim nga rutina e zakonshme.
Eklipsi i Hënës së plotë më 5 maj mund t’ju sjellë lajme në lidhje me një motër ose kushëri ose mund ta gjeni veten duke nxituar për të përfunduar një projekt komunikimi. Mërkuri dhe Urani do të punojnë bashkë që të keni ide të shkëlqyera.
Ka të ngjarë që të punoni me një kontratë ose dokument tjetër dhe nëse po, lind nevoja që të kërkoni ndihmën e një avokati. Neptuni dhe Marsi do të jenë në një kënd të vështirë me eklipsin e Hënës së plotë në shtëpinë e tretë të marrëveshjeve, kështu që diçka në kontratë mungon dhe do të shihni që mund të hasni pengesa më vonë. Një sasi e madhe parash mund të vihet në diskutim si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Megjithatë do të punoni me qejf dhe do të argëtoheni. Edhe pse eklipset përgjithësisht sjellin lajme të papritura, gjendja do të jetë e mirë, edhe pse fillimisht do të keni pengesa.
Nëse jeni pa punë ose nuk e pëlqeni punën që bëni dhe shpresoni për një pozicion të ri, eklipsi i Hënës së re në Gaforre do t’ju japë më shumë fuqi dhe mundësi të reja profesionale.
Puna mund të jetë në një pozicion të përhershëm dhe pagesa do të jetë bujare. Industritë e mundshme janë: pasuri të patundshme, hoteleri dhe ushqim. Këto janë industri që janë goditur rëndë nga pandemia ndaj duket që njihni dikë që beson te talenti dhe mendon se jeni më i/e miri/a për punën e caktuar. Tregoni vetëbesim.
Shihni lajmet që do të merrni pas 21 majit. Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, do të fillojë të shkojë në prapavijë në 17 maj dhe do të vazhdojë deri me 12 qershor. Duket se një person me ndikim nga e kaluara do të sjellë shumë mundësi. Në fillim të muajit tjetër, ka më shumë të ngjarë që të komunikoni, hetoni dhe negocioni, por duhet të angazhoheni plotësisht.
Afërdita do të rikthehet këtë muaj. Gjërat mund të përparojnë me ngadalë. Bisedimet financiare do të jenë pas 24 majit dhe në përgjithësi do të përballeni me pengesa. Koha më e mirë për marrëveshje është midis 15 qershorit dhe 7 korrikut.

Akrepi​

Me një ekonomi globale jo fort të qëndrueshme, çdo gjë shqetësuese lidhet me paratë. Jeni një ndër të paktat shenja që kanë një perspektivë të mirë për të gjetur një burim të ri të ardhurash, prandaj mos u ndjeni në siklet kur kërkoni pagën që mendoni se e meritoni. Shuma që prisni mund të jetë më bujase sesa prisni.
Nëse keni qenë pa punë, më 5 maj do të ketë një eklips të Hënës së plotë në shtëpinë e dytë të të ardhurave kështu që do të shihni kulminacionin e një çështjeje financiare brenda pesë ditëve që prej 5 majit. Një eklips zakonisht shktakton ndryshime në burimin e të ardhurave, kështu që ndoshta do të duhet të hiqni dorë nga një burim për një tjetër më të mirë. Përndryshe do të gjeni një punë të përkohshme ose punë më kohë të plotë.
Do të duhet të keni kujdes me shpenzimet, pasi Dielli dhe Hëna e plotë do të bien ndesh me sundimtarin tuaj, Marsin, i cili ndodhet në shtëpinë e pestë të dashurisë dhe të aktiviteteve të kohës së lirë.
Ky muaj ka një eklips të dytë më 21 maj në Gaforre. Kjo gjë do të përzihet mirë me shenjën tuaj, veçanërisht nëse ditëlindja ju bie afër 21 tetorit. Duket se do t’ju pëlqejë mundësia e re që do të shfaqet pas eklipsit. Mund të flisni me një njeri shumë të rëndësishëm në qeveri, media, akademi, sistem gjyqësor, zyrtarë të emigracionit dhe njerëz në distancë që punojnë në një projekt.
Do të ketë pengesa, sepse eklipsi i Diellit dhe Hënës së plotë do të kenë një përplasje me Marsin. Mund të gaboni. Marsi ndodh që të krijojë konflikte me paratë ndaj do të duhet të keni një fond shtesë.
Më në fund, duket se po merrni më shumë përgjegjësi në shtëpi, si për shembull të ndihmoni një anëtar të familjes që ka nevojë për ndihmën tuaj.
Mërkuri është në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor. Gjatë prapavijës, na nxit që të rishikojmë dhe rishqyrtojmë disa projekte të përfunduar tashmë. A mund të bëhen më mirë? Nëse mendoni se po, atëherë keni kohë për t’i përsosur.
Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, flisni me njerëzit që njihni. Ata do t’ju dëgjojnë.

Shigjetari​

Ky mund të jetë një muaj i rëndësishëm sepse eklipset janë rikthyer dhe i pari është më 5 maj dhe do të jetë një eklips hënor të plotë në Shigjetar. Diçka do të përfundojë për t’i hapur rrugën diçkaje të re. Ky eklips do të ndikojë te qëllimet personale dhe do t’ju afrojë me ndjenjat dhe nevojat e vërteta, por do të sjellë në vëmendje edhe partnerin. Nëse mendoni se ju dhe ai/ajo nuk përputheni, ndoshta do të duhet të mos jeni më bashkë.
Nëse keni lindur më 7 dhjetor, plus ose minus pesë ditë, do ta ndjeni më së shumti eklipsin. Eklipset zakonisht vijnë në çifte, çdo gjashtë muaj.
Një marrëdhënie e ngushtë, në punë ose në romanzë, do të kërkojë përqëndrimin tuaj të plotë. Afër 5 majit, një sëri faktesh do të mungojnë ose fshihen dhe do të duhet të gërmoni për të zbuluar të vërtetën. Mos merrni asnjë mendim derisa të keni gjetur të gjitha informacionet.
Eklipsi i dytë do të jetë më 21 maj dhe do të bjerë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë, që përfshin rimbursimin e sigurimeve, ndihmën financiare të universitetit, komisionet, tarifat e licensimit, trashëgimitë, programet financiare të qeverisë, fonde të tjera dhe jo vetëm. Duket se po ju vjen një shumë e madhe, por do të ketë disa mosmarrëveshje. Sidoqoftë, gjërat do të funksionojnë.
Jeni me fat që keni Jupiterin dhe Plutonin ende në shtëpinë e të ardhurave për të mbrojtur financat. Situata financiare do të ndryshojë, por në varësi të asaj çfarë ka ndodhur deri tani, mund të bëhet më mirë.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor dhe për shkak se Mërkuri rregullon karrierën tuaj, nëse po kërkoni punë gjatë kësaj periudhe, kthehuni te njerëzit që njihni prej kohësh sepse ata do t’ju sjellin më shumë fat.
Afërdita është në prapravijë që prej 12 prillit, por do të rikthehet në pozicion normal më 24 maj. Konsiderojeni si kohë jo të përshtatshme për romancën kur Afërdita është në prapavijë. Të mos ju shkojë mendja të martoheni. Prisni deri në 2022-shin për t’u martuar.


Bricjapi​

Jemi sërish mbrapsht me eklipset. Që nga korriku i 2018-s, eklipset kanë rënë në shenjën tuaj dhe Gaforres çdo gjashtë muaj. Eklipset njihen për faktin që sjellin ndryshime të mëdha. Megjithatë jeni mësuar me këto dhe jeni gati. Do të jeni në gjendje të nxirrni axhendën dhe të nisni të merreni me çështje të tjera.
Eklipsi i parë do të ndodhë më 5 maj në Shigjetar, duke ndriçuar shtëpinë e dymbëdhjetë të sekreteve. Një informacion që dikush është përpjekut ta mbajë të fshehtë nga ty mund të dalë në sipërfaqe. Nëse asnjë sekret nuk del në sipërfaqe, atëherë ky moment do të kalojë shpejt.
Mund të keni më shumë nevijë për personel mjekësor këtë muaj, ose ndoshta po përpiqeni të ndihmoni një të afërm ose një mik në spital, qendër rehabilitimi ose institucion tjetër. Nuk përjashtohen as vizitat si te dentisti për shembull.
Eklipsi tjetër do të jetë më 21 maj në Gaforre dhe do të theksojë marrëdhëniet e ngushta.
Nëse situata nuk është mirë mes jush dhe partnerit/es, atëherë është koha që të vendosni nëse dëshironi të vazhdoni lidhjen ose jo. Eklipset i shtyjnë gjërat në njërën anë, ose në tjetrën – në të bardhë ose në të zezë, nuk ka zonë gri.
Do të ketë një eklips tjetër në shenjën tuaj, më 4 qershor, i cili do t’ju ndihmojë që të vendosni se çfarë duhet të bëni. Nëse jeni takuar me dikë, mund të qartësohet më mirë situata. Mund të filloni një lidhje të mirëfilltë.
Gjatë këtij muaji, kushtojini rëndësi shëndetit sepse lajmet e majitit mund t’ju bëjnë pak më të ndjeshëm, sidomos pas pandemisë. Jeni në procesin e rindërtimit të një të ardhmeje më të lumtur, që do të vijë më shpejt nga çfarë e keni menduar.


Ujori​

Po përballeni me një numër të lartë ndryshimesh në jetë. Saturni është rikthyer te Ujori, por vetëm për muajin prill, maj dhe qershor pasi do të largohet më 1 korrik. Përgjegjësitë po shtohen, por megjithatë po e përballoni mirë gjithë çfarë po ju kërkon universi. Është koha që të vendosni një qëllim në jetë.
Ky muaj përmban dy eklipse. I pari do të jetë më 5 maj në Shigjetar duke nxjerrë në pah anëtarësimin tuaj në një grup, klub ose shoqatë. Hëna e re do të ndikojë që një projekt të përfundojë. Në të kundërt, mund të zbuloni që dikush ka bërë diçka, e cila s’do t’ju pëlqejë. Nëse ky personi është një mik, atëherë ka gjasa që marrëdhënia të përfundojë.
Sidoqoftë, është mëse e ditur që paratë do të jenë në qendër të vëmendjes. Neptuni dhe Marsi do të shtojnë dyshimet, ndaj mos i merrni gjërat si të mirëqena, sepse qartazi ju duhet më shumë punë. Tani për tani, mos bëni supozime ose ngrini akuza, thjesht dëgjoni çfarë ju thonë. Kërkoni informacion dhe merrni kohë për të reflektuar dhe mësuar. Ka kohë për të debatuar.
Shpenzimet do të rriten, por nëse ju ndihmon sadopak, do të përmirësohen aty nga fundi i qershorit. Deri atëherë, nuk pritet që situata me paratë të jetë e tensionuar gjithsesi, pasi do ta keni nën kontroll.
Eklipsi i dytë do të jetë më 21 maj, në Gaaforre dhe do të ndriçojë shtëpinë e projekteve të punës. Ky eklips do të hapë një rrugë të re dhe mundësi të tjera për të punuar me diçka të re, ndryshe nga projektet e zakonshme. Mund të ketë lidhje me një hotel, industri ushqimi, restorant, reklama ose infermieri. Përpiqeni prej kohësh që të sillni më shumë të ardhura dhe ky eklips duket i përkryer për të rregulluar këto probleme. Mund të punësoheni përkohësisht ose me kohë të plotë. Punësimi nuk është domosdoshmërisht një hap i madh, por do t’u hapë rrugën mundësive të tjera. Do të duket sikur do të hapni një dritare të re.
Ky eklips do t’ju bëjë të mendoni për shëndetin. Bëni kontrolle shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Keni nevojë për energji.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 maji deri më 12 qershor, kështu që asgjë me rëndësi nuk do të ndodhë gjatë kësaj kohe. Mërkuri rregullon shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Para shtesë mund të vijnë jashtë pagës, por nuk përjashtohen as borxhet që i keni njerëzve të tjerë.
Afërdita do të jetë në prapavijë dhe është në vendin më të mirë për ju – te Binjakët. Ajo do të vizitojë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Afërdita qëndron në prapavijë që prej 12 prill, por do të shkojë në pozicion normal më 24 maj. Gjatë kohës që është në prapavijë, nuk këshillohet veprim i zgjuar nisja e një marrëdhënieje të re. Nëse jeni takuar para 12 prillit, atëherë jeni në rregull.

Horoskopi per peshqit ne muajin mars 2021

Peshqit​

Marsi do të jetë te Peshqit për herë të parë në dy vite dhe ky është një lajm i mirë për ju. Marsi ju sjell energji dhe optimizëm dhe ju mbush me dëshirë për të nisur projekte të tjera.
Kjo do të jetë një nga periudhat më të fuqishme të vitit – gjithçka që do të vendosni tani do të funksionojë në favorin tuaj më vonë. Duhet të tregoni kujdes për të vepruar përpara se Mërkuri të shkojë në prapavijë, nga 17 maji deri më 12 qershor.
Karriera do të marrë vëmendjen tuaj të plotë në 5 maj dhe shkak për këtë do të jetë eklipsi i Hënës së plotë. Një lajm i mirë do të dalë në sipërfaqe. Diçka e rëndësishme po vjen. Një projekt i ri do t’ju bëjë të punoni fort.
Emocionet do të shtohen dhe nuk është e qartë nëse jeni të lumtur apo të mërzitur në këtë fazë.
Do të ndiheni të tërhequr mes gjithë zhvillimeve të papritura që po ndodhin në shtëpi, teksa ju merreni me karrierën.
Në këtë muaj do të ndodhin dy eklipse. Më 21 maj, eklipsi në Gaforre do t’ju bëjë jashtëzakonisht energjikë dhe do të ndriçojë shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, fëmijëve dhe krijimtarisë. Krijimtaria do të jetë një temë kryesore e këtij muaji dhe në këtë fazë, do të fillojë një periudhë e re për ju.
Eklipsi i 21 majit mund të sjellë një zhvillim pozitiv në jetën personale. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, mund të zbuloni se jeni shtatzënë, ose nëse keni fëmijë, mund të merrni një lajm të mirë për të.
Nëse nuk jeni në një lidhje, gjatë pandemisë mund të keni filluar një shoqëri të këndshme me dikë. Miqësi? Ndoshta po, ndoshta jo. Merreni me ngadalë.
 
Parashikimet Mujore Maj 2021 për të gjitha shenjat, me analizën e këndeve planetare. Maji është një muaj paraprirës së zhvillimeve të rëndësishme.

Maji është muaji që mund të drejtojë në ngjarje të rëndësishme që do lidhen me ambjentin tonë të afërt, pasi drejt fundit realizohet Eklipsi Hënor në boshtin e Binjakëve- Shigjetarit në 26/5.

01 Maj Hëna tek Bricjapi në trekëndësh me Diellin tek Demi
Ndiheni rehat me veten tuaj dhe ato që bëni.
02 Maj Merkuri tek Demi në gjashtkëndësh me Plutonin tek Bricjapi
Ndjeni nevojën të mësoni më shumë nga ato që dini. Cast i mirë për edukim dhe mësim.
03 Maj Merkuri tek Demi në trekëndësh me Jupiterin tek Ujori
Mund të mos keni vetëpërqendrim në ato që bëni. Më mirë të shmangni vendimet serjoze dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes tuaj.
03 Maj Dielli tek Demi në katror me Saturnin tek Ujori
Dicka mund t’ju problematizojë. Shihni më qetë situatën dhe merrni pak kohë për veten tuaj, para se të merrni vendime serjoze.
04 Maj Merkuri kalon tek Binjakët, pozicion udhëheqjeje për planetin e caktuar. Mëndja rrit kthesat, vecanërisht përsa ka lidhje me cështjet e komunikimit, pasi aspirojmë të shkëmbejmë mendime dhe të mësojnë informacione të reja. Ambjenti jonë i afërt luan rol të rëndësishëm në jetën tonë, paso do kthehemi në të për të kaluar kohë dhe të mësojnë gjëra të reja. Marrveshjet sipërmarrëse dhe shkëmbimet luajnë rol protagonist në zgjedhjet tona profesionale.
04 Maj Hëna tek Ujori në takim me Jupiterin tek Ujori
Cast i mirë për të bërë plane të reja dhe të vendosni qëllime të reja në jetën tuaj. Mundësi për zhvillim.
05 Maj Hëna tek Peshqit në trekëndësh me Marsin tek Gaforrja
Keni shumë energji. Përdorni instiktin tuaj në c’do vendim serjoz dhe lëvizje që do bëni.
06 Maj Afërdita tek Demi në trekëndësh me Plutonin tek Bricjapi
Mund të përmirësoni lidhjet tuaja sentimentalë në lidhjet tuaja. Do ndiheni më pranë me persona që ju interesojnë.
07 Maj Hëna tek Dashi në gjashtëkëndësh me Merkurin tek Binjakët
Vendosni në një rregull idetë tuaja dhe punoni në plane të reja.

08 Maj Afërdita tek Demi në katror me Jupiterin tek Ujori
Keni tendencën të jetoni qetë, por kjo mund të drejtojë në ckujdesi, por mund të ketë pasoja në cështjet personale dhe profesionale.
09 Maj Afërdita kalon tek Binjakët duke përforcuar nevojën për komunikim. Argëtimi dhe socializimi na karakterizojnë dhe na japin ndjesinë e rinovimit në lidhje apo në njohje të reja që mund të na shqetësojnë. Flirtojmë dhe kjo na sjell më pranë me persona që mund të funksionojnë si rigjallërues për ne.
09 Maj Hëna tek Dashi në gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori
Do jeni më optimist dhe do fokusoheni në mundësitë që keni në jetën tuaj.
10 Maj Hëna tek Demi në takim me Uranin tek Demi
Ndjeni nevojën të dilni nga rutina dhe të bëni dicka ndryshe. Do jeni të hapur në ide të reja dhe hapje.
11 Maj Hëna e Re tek Demi ndikon definitivisht shenjat e qëndrueshme që kanë lindur në fillim të dhjetditëshit të tretë (Demi, Luani, Akrepi, Ujori) . Na jep mundësinë të hapim një kapitull të ri përsa i përket cështjeve materiale dhe sentimentale apo cështje të vlerave morale që mund të jenë shfaqur. Pjekuria në të folur dhe maturia në mendime do na ndihmojnë të përparojmë në zhvillimin tonë.
11 Maj Marsi tek Gaforrja në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi
Do keni qasjen e pazakontë të gjërave dhe ndjeni nevojën të bëni ndryshime në jetën tuaj. Tendencë për pavarsi. Ide të reja.
12 Maj Merkuri tek Binjakët tek trekëndëshi me Saturnin tek Ujori
Punoni për planet tuaja afatgjata dhe qëllimet tuaja dhe kushtojini vëmëndje detajeve të vogla. Merrni informacione që mund të keni nevojë, për të realizuar qëllimet tuaja.
13 Maj Dielli tek Demi në gjashtkëndësh me Neptunin tek Peshqit
Intuita juaj mund të jetë e fortë. Produktivitet i lartë në sipërmarrje apo projekte të tjera.



lg.php
14 Maj Hëna tek Gaforrja në trekëndësh me Jupiterin tek Peshqit
Përballuni me jetën me optimizëm dhe përshtatuni lehtë në rrjedhën e gjërave.
14 Maj Jupiteri lë Ujorin përkohësisht dhe kalon tek Peshqit, ku do qëndrojë deri në fund të Korriku. Jupiteri në shenjën e udhëheqjes tuaj tradicionale mund të na japë clirim nga cështje nga e kaluara që na shqetësojnë. Mundemi të përparojnë duke lënë pas gjëra dhe dëshira, pasi kjo do na clirojë nga traumat e vjetra. I rëndësishëm është fakti se do përmirësojë psikologjinë tonë, por paralelisht do idealizojë persona dhe situata me të cilat përfshihemi.
15 Maj Hëna tek Gaforrja në gjashtkëndësh me Uranin tek Demi
Ndjeni shumë nevojën për ndryshim. Jeni të hapur për të bërë gjëra me mënyra të reja, të ndryshëm.
16 Maj Hëna tek Gaforrja në trekëndësh me Neptunin tek Peshqit
Përkushtoni kohë në kujdesin e të tjerve dhe dëshironi të ndihmoni sa mundeni.
17 Maj Dielli tek Demi në trekëndësh me Plutonin tek Bricjapi
Ndiheni shumë të fortë dhe keni vetbesim. Kjo mund t’ju ndihmojë të merrni kontrollin e gjërave.
18 Maj Hëna tek Luani në gjashtkëndësh me Merkurin tek Binjakët.
Me vetpërqendrim përqendroheni në idetë apo në planet tuaja, dhe punoni për arritjen e qëllimeve tuaja.
19 Maj Afërdita tek Binjakët në trekëndësh me Saturnin tek Ujori
Planet afatgjata dhe qëllimet tuaj mund të vihen në zbatim dhe mundeni të shijoni frytet e mundeve tuaj. Do merrni kënaqësinë për përparimin që bëni.
20 Maj Dielli kalon tek Binjakët duke shtuar me c’do mënyrë dëshirën tuaj komunikuese. Profesionalisht, lidhjet e internetit dhe të afërtat vijnë si prioritet, pasi është e nevojshme nëpërmjet tyre të gjejmë zgjidhje dhe informacione që do na kënaqin. Kujdes në lëkundjet sentimentale dhe nervozizmi që do ndikojnë ambjentin në të cilin lëvizim.



21 Maj Dielli tek Binjakët në katror me Jupiterin tek Peshqit
Mund të ndiheni aq mirë me veten tuaj sa ndoshta të mohoni motivin për të vepruar.
22 Maj Merkuri tek Binjakët në katror me Neptunin tek Peshqit
Komunikimi mund të jetë problematik, dhe ka mundësi të mos mundeni ta kuptoni përse. Mund të mos kuptoni shumë mirë se c’farë ju thonë të tjerët dhe e anasjellta.
23 Maj Saturni fillon rrugëtimin e kundërt tek Ujori
Ndoshta të ftoheni të përballeni me cështje karmike dhe probleme të kaluarës dhe të ndiheni se nuk mundeni të reagoni. Bëni një përpjekje për tu përballur me plagë të vjetra që ju dhëmbin dhe të ndiheni më të clirët nga këto ndjenja.
24 Maj Hëna tek Akrepi në kontrast me Uranin tek Demi
Mund të keni shqetësime dhe një dëshirë revolucionalizmi dhe të doni të shkoni kundërt rrymës dhe rregullave, por duhet të siguroheni se jeni realist para se të merrni vendime.
25 Maj Hëna tek Akrepi në gjashkëndësh me Plutonin tek Bricjapi
Ju jepet mundësi të fitoni kontrollin në dicka, dhe të arrini qëllimin tuaj.
26 Maj Eklipsi Hënor tek boshti Binjakëve – Shigjetarit ndikon definitivisht shenjat e ndryshueshme të dhjetditëshit të parë (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit). Manipulime dhe gënjeshtra mund të drejtojnë në zgjedhje të gabuara që do kenë pasoja karmike me persona të ambjentit tuaj të gjërë dhe të afërt.
27 Maj Afërdita tek Binjakët në katror me Neptunin tek Peshqit
Do keni tendencën të kujdeseni për të tjerët, por ndoshta mund të lini pas dore veten tuaj.
28 Maj Hëna tek Bricjapi në trekëndësh me Uranin tek Demi

Ndjeni nevojën për pavarsi dhe doni të ndryshoni shumë gjëra në jetën tuaj. Të jeni realist.
29 Maj Merkuri tek Binjakët në takim me Afërditën tek Binjakët
Aspironi të keni një lidhje më të mirë shpirtërore me të tjerët.
30 Maj Hëna tek Ujori në katrori me Uranin tek Demi
Dicka brenda jush mund t’ju shkaktojë tronditje. Nëse jeni të shqetësuar, pyesni veten tuaj përse.
30 Maj Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt tek Binjakët duke vështirësuar komunikimin, zhvendosjet dhe marrveshjet. Keqkuptimet dhe interpretimet janë lehtësisht të krijuara, ndaj preferohet të shmangim bisedat e rëndësishme periudhën e ardhshme kohore.
31 Maj Marsi tek Gaforrja në trekëndësh me Neptunin tek Peshqit
Dhimbshuria, ndjeshmëria dhe ofrimi mund të arrijnë në nivele të larta. Do ndjeni nevojën të bëni më shumë për të ndihmuar të tjerët. Do jeni më mbështetës dhe kurajues dhe do ndihmoni të tjerët të bëjnë përparim më të madh në jetën e tyre.

Zgjidhni tani shenjën tuaj:

DASHI

Maji është një muaj që do ketë mundësi për ju – vecanërisht nga ana komunikuese- pasi duket se gjatë tij do shfaqen rrethana të tilla që do ju japin shkak për të sqaruar disa cështje në lidhje me persona të ambjentit tënd. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 do ndihmojë vecanërisht lidhjet publike, komunikimin, menaxhimin e keqkuptimin, ashtu si gjithashtu dhe c’do gjë që lidhet me zhvendosje dhe tregtinë. Nëse keni detyrime dhe cështje që lidhen së bashku me persona të ambjentit tuaj, mirë do ishte të përpiqeni deri dhe në 25/5 ti menaxhoni, pasi më pas rrugëtimi i kundërt i Merkurit ndoshta sjell vonesa. Hëna e Re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 kthen vëmëndjen tuaj në portofolin tuaj dhe në disa lëvizje që do mundeshin ta përforcojnë. Gjashtkëndëshi Neptunit me dritat e Hënës së Re tregon se idetë tuaja do mundeshin t’ju ndihmojnë ose të menaxhoni më mirë disa cështje ekonomike ose të gjeni një burim të ri të ardhurash. Në 14/5 do realizohet një zhvendosje planetare shumë e rëndësishme pasi Jupiteri do ndryshojë për pak shenjë dhe do kalojë tek Peshqit. Jupiteri është udhëheqësi tradicional i Peshqëve domethënë do ndodhet në një pozicion shumë të mirë për atë dhe për ju ndihma tij do bëhet më shumë e dukshme në pjesën psikologjike. Periudhën e ardhshme do shihni gotën gjysëm të mbushur dhe jo gjysëm bosh, pasi Jupiteri nga pozicioni i tij i ri do kujdeset t’ju pajisë me mendime pozitive dhe me besimin se të gjitha do shkojnë mirë. Në 20/5 kalon dhe Dielli në shenjën e Binjakëve duke theksuar akoma më shumë pjesën e komuniimit me të tjerët. Në 26/5 do realizohet Hëna e Plotë që do përbëjë dhe eklipsin e parë të Hënës për këtë vit, në boshtin e Binjakëve- Shigjetarit. Ka mundësi të shtyheni në vendime të nxituara dhe hapa të “papritura”, dicka të cilën duhet ta shmangni për të mos vënë në rrezik gjëra që keni futuar deri tani. Në 30/5 Merkuri fillon rrugëtimin e kundërt të tij nga shenja e Binjakëve duke krijuar terrenin për keqkuptime por edhe hamendësime me të tjerët.

Dashuria: Prezenca e Merkurit por edhe Afërditës nga 4 dhe 9/5 përkatësisht në shenjën e Binjakëve do ndihmojë vecanërisht pjesën komunikuese të një lidhjeje që keni krijuar dhe doni të zhvillohet apo të një njohjeje të re. Këtë muaj duket se do ekzistojnë mundësi nga ana personale nëpërmjet njerzve që ndodhen në ambjentin tuaj të ngushtë, pasi ka shumë mundësi të përbëjnë shkak për tu afruar më pranë me persona të rinj. Nëse jeni beqarë, do ekzistojnë njohje vecanërisht interesante këtë muaj dhe ju do ftoheni të bëni zgjedhjen që konsideroni se është më e përshtatshmja për ju. Kjo akoma dhe nëse dëgjohet e lehtë, nuk është dhe aq, ndaj do duhet ti kushtoni shumë rëndësi të dhënave që ekzistojnë. Në fund të muajit me rrugëtimin e kundërt të Merkurit në shenjën e Binjakëve ka mundësi të keni përsëri komunikim me një person me të cilin ka ekzistuar “dicka” në të kaluarën. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, ky është një muaj vecanërisht komunikues që ia vlen të investoni në lidhjet publike së bashku me partnerin tuaj dhe në kontaktin me shokë, të njohur dhe persona me të cilët shkoni shumë mirë. Në fund të muajit do duhet ti kushtoni shumë kujdes disa keqkuptimeve që mund të kenë ekzistuar me shkak persona të ambjentit tuaj.

Puna dhe Ekonomia: Maji është një muaj që ju fton ti kushtoni më shumë kujdes por edhe kohë në pjesën komunikuese të cështjet tuaja profesionale, pasi është ajo që do bëjë ndryshimin dhe në fund do ju ndihmojë të fitoni atë që doni. Marrëdhëniet publike duket se do kenë nderin e tyre dhe nuk përjashtohet të ekzistojë dhe një propozim profesional nga një person që ndodhet në ambjentin tuaj të ngushtë. Nëse puna juaj lidhet me tregtinë me prezencën e Merkurit, Afërditës por edhe Diellit në shenjën e Binjakëve, duket se do ekzistojnë zgjidhje në cështje të cilat deri tani dukeshin të pazgjidhura. Nga fundi muajit me ekslipsin në 26/5 por dhe me rrugëtimin e kundërt të Merkurit në 30/5, mirë do ishtë të shmangni marrveshje të reja nëse nuk keni analizuar mirë të dhënat që I shoqërojnë.

DEMI
Maji është një muaj që do kthejë interesin tuaj në fushën ekonomike, pasi dhe në disa marrveshje që kanë kompromisa të përmirësojnë të ardhurat tuaja. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve nga 4/5 krijon rrethanat për ti biseduar, ti kompromentoni dhe të menaxhoni cështje që lidhen me portofolin tuaj ose lidhen me të ardhura ose me shpenzimet tuaja. Hëna e Re që do realizohet në shenjën tuaj në 11/5 tregon se jeni të gatshëm të bëni një fillim të ri në një lidhje shoqërore apo sentimentale. Neptuni në kënd favorizues me “dritat” e Hënës së Re, krijon dëshirë romantike dhe ajo do përbëjë shkakun për tu afruar më pranë me një person të caktuar. Në 14/5 Jupiteri kalon në shenjën që udhëheq tradicionalisht Peshqit dhe do qëndrojë deri dhe në 28/7 para së të kthehet në vijë të kundërt në shenjën e Ujorit. Nga pozicioni i tij i ti Jupiteri favorizon c’do gjë që lidhet me pjesmarrjen e tij në një grup njerzit, në aktivitete kolektive por dhe në përmbushjen e disa prej qëllimeve tuaja. Tani fillon një periudhë vecanërisht produktive në rast se dëshironi të përmbushni disa nga qëllimet tuaja, vecanërisht nëse ato lidhen me një grup njerzish. Hyrja e Diellit tek Binjakët në 20/5 dhe Hëna e Plotë/ eklipsi Hënor që do realizohet në 26/5 në boshtin Binjakët-Shigjetari, tregon se mund të shtyheni dhe të mos vlersoni saktë disa të dhëna para se të bëni një hap të ri. Për këtë arsyje mirë do ishte të shtyheni në c’do lloj lëvizje të re- vecanërisht nëse ajo do jetë ndikim në portofolin tuaj- nëse nuk shihni mirë të dhënat që ekzistojnë. Këndi negativ i Jupiterit me dritat e eklipsit mund të krijojë “pavedije rreziku”. Në 30/5 Merkuri fillon rrugëtimin e tij në vijë të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe mund të cbllokojë disa cështje ekonomike, të cilat vijnë nga e kaluara.

Dashuria: Siguria sentimentale do luajë rolin e saj në zgjedhjet tuaja personale për këtë muaj dhe hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 vulos skenarin e mësipërm. Kështu që duket se do ju afrohet një person që mund t’ju ofrojë sigurinë sentimentale që kërkoni, pa “lojra” dhe “kokfortësi”. Hëna e Re që do realizohet në shenjën tuaj në 11/5 tregon një hap të ri në një lidhje shoqërore, e cila nuk përjashtohet ta shndërrohe në sentimentale. Nga 14/5 me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve personat që ndodhen në ambjentin tuaj shoqeror do luajnë rolin e tyre në njohjet që do bëni por edhe në cështjet tuaja sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ndjeni nevojën të shihni partnerin tuaj më shumë si shok dhe ndaj është gjithashtu e mundshme të filloni disa aktivitete të përbashkta së basku me shoqëritë tuaja. Nga fundi muajit do duhet ti kushtoni vëmëndje disa keqkuptimeve të cilat duken se vijnë nga e kaluara dhe ti menaxhoni menjëherë, para se të krijohen cështje të reja në të tashmen.

Puna dhe Ekonomia: Pjesa ekonomike e cështjeve tuaja profesionale do tërheqë interesin tuaj këtë muaj, pasi yjet e shumtë që do ekzistojnë në shenjën e Binjakëve sjellin shumë kompromentime. Kështu që ka shumë mundësi pas disa bisedimesh apo me levizjet e përshtatshme të përmirësohet pjesa ekonomike e një lidhjeje profesionale. Në fund të muajit me rrugëtimin e kundërt të Merkurit në shenjën e Binjakëve (30/5) do ju jepet mundësia të shihni përsëri një propozim më të vjetër profesional i cili për ndonjë arsyje nuk kishte përparuar atëher, por tani duket se do rikthehet me të dhëna të reja.

BINJAKET
Maji është një muaj që do ketë shumë lëvizshmëri për shenjën tuaj pasi do mirprisni shumë planetë që duket se do ju krijojnë të dhëna të reaj dhe do përcaktojnë zhvillimet. Fillojmë me hyrjen e Merkurit në shenjën tuaj në 4/5 e cila do përmirësojë ndjeshëm komunikimin, pasi Merkuri është udhëheqësi juaj. Periudhën e ardhshme do keni mundësinë të ringrohni lidhjet që kanë ngrirë, të kompromentoni në cështje profesionale, të flirtoni dhe të bëni njohje të reja. Komunikimi mirë do përbëjë celsin në të gjithat të mësipërmet pasi nëpërmjet saj do fitoni gjërat që doni. Në 11/5 Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit ka mundësi të “ndricojë” disa ndjenja të cilat mund të mos i kishit pranuar as tekvetja juaj. Këndi pozitiv i Neptunit me “dritat” e Hënës së Re do përforcojë romanticitetin tuaj, dicka që do krijojë një klimë plotësisht të ndryshme në lidhjet tuaja ndërpersonale. Në 14/5 Jupiteri do kalojë një periudhë të shkurtër kohore- deri dhe në 28/7- në shenjën e Peshqëve. Nga pozicioni i ri do përmirësojë vecanërisht cështje që lidhen me pjesën profesionale dhe do sjellë ndryshime pozitive në të. Në 20/5 fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjeve tuaja me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj, duke treguar se për 30 ditët e ardhshme synimet janë të kthyera mbi ju. Në 26/5 do realizohet Hëna e Plotë që do jetë dhe eklipsi i parë Hënos për 2021, në boshtin tuaj (Binjakët- Shigjetari). Ky eklips do sjellë në sipërfaqje lidhje personale dhe profesionale, por këndi negative që do ekzistojnë me Jupiterin tregon se do duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të vlersuar ngjarjet dhe “rreziqet” që mund të ekzistojnë në disa vendimet tuaja. Në 30/5 Mekuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën tuaj dhe ju fton të shihni përsëri cështje të kaluarës.

Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën tuaj në 9/5 tregon se joshja juaj do jetë e lartë, ashtu si gjithashtu dhe humori juaj për të flirtuar dhe të njihni persona të rinj dhe interesantë. Nuk do duhet të harroni se dhe Merkuri do ndodhet në shenjën tuaj dicka që do përforcojë akoma më shumë dhuntitë tuaja komunikuese, të cilat me rradhën e tyre do ju ndihmojnë rëndësishëm vecanërisht në njohje të reja. Nëse jeni beqarë, ky muaj do ketë mundësi për jetën tuaj personale por do duhet të jeni të kujdesshëm për të bërë zgjedhjen që është e përshtatshme për ju, pasi dhe do keni tendencën të vendosni impulsivisht. Eklipsi Hënës që do realizohet në boshtin tuaj në 26/5 tregon se ky muaj do sjellë sqarime dhe vendime, si të jeni beqarë apo në nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Mirë do jetë para se të merrni c’do lloj vendimi të mendoni gjatë, pasi kjo do ju ndihmojë të vendosni saktë. Në fund të muajit kur do fillojë rrugëtimi kundërt i Merkurit në shenjën tuaj, ka shumë mundësi ti jepni një mundësi të dytë një lidhjeje nga e kaluara apo një historie e cila për shkak të rrethanave të papërshtatshme nuk kishte përparuar.

Puna dhe Ekonomia: Prezenca e Merkurit në shenjën tuaj përbën një pozicion shumë pozitiv vecanërisht për cështje që lidhen me fushën profesionale. Lehtësia komunikuese dhe mënyra me të cilën do zgjidhni të menaxhoni akoma dhe problemet e punës, është ajo që do bëjë ndryshimin dhe do ju bëjë të dalloheni. Yjet e shumta që do ekzistojnë në shenjën tuaj këtë muaj (Merkuri, Afërdita dhe Dielli) ju sjell në sipërfaqje dhe tregon se nëse shfrytëzoni saktë rrethanat që do krijohen, atëhër është e sigurt se do dilni të fituar nga ana profesionale. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 në shtëpinë tuaj të 10 diellore, fillon një periudhë e cila mund të përmirësojë thelbësisht një bashkpunim ekzistues, të sjellë propozime të reja profesioanle, apo akoma dhe një ngritje në dëtyrë! Për të ndodhur të gjitha të mësipërmet do duhet të shihni me përgjegjshmëri detyrimet profesionale dhe të mbani mend se do shpërbleheni për të.

GAFORRJA
Maji është një muaj që do ju krijojë nevojën të dëgjoni nevojat tuaja, të dëgjoni ndjenjat tuaja dhe të shplodhni organizmin tuaj nga vrapimi dhe detyrimet e periudhës së kaluar! Prezenca Merkurit në shenjën e Binjakëve nga 4/5 tregon se ky muaj do jetë mjaft i mbyllur, dicka që do ju ndihmojë të merrni distancime nga persona dhe situata që mund t’ju kenë dërguar “mesazhe” të ngatërruara, për të parë gjërat sa më qartë bëhet. Hëna e Re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 tregon se disa shokët tuaj do ndodhen shumë pranë jush dhe janë ata që mund të besoni dhe të bisedoni me ta cështje të cilat kanë rëndësi për ju. Në 14/5 Jupiteri kalon në shenjën e Peshqëve, një pozicion që ju favorizon shumë dhe ka mundësi t’ju vërë në procedurë të zgjeroni horizontet tuaja shpirtërorë.
Deri dhe në 28 Korrik ku do ndodhet në shenjën e Peshqëve – para se të kthehet në vijë të kundërt tek Ujori- është një periudhë e mirë për të bërë një udhëtim, të shihni një propozim profesional i cili ka mundësi të lidhet me jasht shtetit, të filloni mësimin e një gjuhe të huaj apo një seminar mbi dicka që ju intereson. Në 20/5 kalon dhe Dielli në shenjën e Binjakëve dhe në 26/5 realizohet eklipsi i parë Hënor për këtë vit në boshtin Binjakët- Shigjetari. Ky eklips tregon se do duhet të dëgjoni nevojat tuaja, të përmirësoni përditshmërinë tuaj dhe ndoshta dhe eleminoni ndonjë zakon të dëmshëm! Nga fundi muajit mirë do jetë të mos presiononi organizmin tuaj pasi duket se do gjejë mënyrë të ankohet. Në 30/5 Merkuri fillon rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe ju vë në procedurë të ktheheni në disa cështje të kaluarës.

Dashuria: Yjet e shumtë që do ekzistojnë këtë muaj në shenjën e Binjakëve (Merkuri nga 4/5, Afërdita nga 9/5 por edhe Dielli nga 20/5) tregon se nuk do ju jetë shumë e lehtë dhe do keni një shtysë natyrale për të shprehur nevojat tuaja sentimentale akoma dhe tek partneri juaj. Kjo mundet gradualisht t’ju krijojë nervozizëm apo mbyllje në vetvete, ndaj do nevojitet të gjeni një mënyrë për të mundur të tregoni c’farë është ajo që keni nevojë dhe c’farë prisni nga ai që keni pranë jush. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 duket se do njihni një person i cili do vijë nga larg apo ka shumë mundësi njohja të bëhet në ndonjë event social apo akoma dhe ndonjë ishull! E vetmja e sigurt është se nga tani seri dhe në 28/7 periudha do jetë shumë favorizuese- vecanërisht nëse keni lindur ditët e para të shenjës tuaj- për të bërë njohje të reja dhe të njihni persona të cilët mund të ndryshojnë plotësisht botkuptimin tuaj. Në fund të muajit 30/5 me rrugëtimin e kundërt të Merkurit në shenjën e Binjakëve ka shumë mundësi të hyni në procedurë të mendoni persona të kaluarës dhe mendime të tilla ka mundësi t’ju drejtojnë të komunikoni me një partner të vjetër.

Puna dhe Ekonomia: Këtë muaj ka mundësi të ndjeni lodhje nga cështje që lidhen me punën por edhe nga mendime që bëni me zhvillimin e disa cështjeve profesionale. Përpiquni të mos e lini veten të hyjë në një rreth mendimesh negative, pasi kjo do ndikojë dhe humorin tuaj por edhe sjelljen përballë cështjeve të punës. Mirë do jetë të gjeni mënyrë për të mundur të shprehni mendimet tuaja dhe dështirat tuaja përsa lidhet me përparimin e disa cështjeve profesionale, pasi fakti se do mundeni të shpreheni, do përbëjë A-në dhe Zh-në për punën këtë muaj. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do fillojë një periudhë shumë e mirë në rast se doni të ndiqni një seminar të ri apo të merrni një certifikim të ri i cili do përbëjë specializimin mbi objektin e punës tuaj.

LUANI
Maji është një muaj që do ketë mundësi për ju dhe disa nga to do shfaqen nëpërmjet personave që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë shoqëror por edhe në atë të ngushtë. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 tregon se gjatë muajit do rritet komunikimi me shokët tuaj ashtu si gjithashtu dhe takimet. Të ndodhen rreth jush persona me të cilët dini se “flisni të njëjtën gjuhë” dhe munden t’ju kuptojnë, do jetë “ilaci” më i mirë për humorin tuaj. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 mund të sjellë një ilac të ri në fushën profesionale nëpërmjet një propozimi, i cili do vijë nga personat tuaj të afërt apo ka mundësi t’ju jetë bërë në të kaluarën, por tani do filloni ta përpunoni më mirë. Në 14/5 Jupiteri do kalojë për pak në shenjën e Peshqëve (deri në 28/7) dhe nga pozicioni i tij i ri do ju krijojë rrethana shumë të mirë për të menaxhuar cështje që lidhen me cështje ekonomike të lëna pezull, kredi dhe kështu me rradhë. Në 20/5 do realizohet hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve dhe në 26/5 Hëna e Plotë/eklipsi Hënës në boshtin e Binjakëve- Shigjetarit i cili do krijojë rrethanat për të sqaruar cështjet në një lidhje personale apo në një shoqërore. Eshtë e nevojshme të ruani balancat, dicka që nuk do jetë dhe aq e lehtë pasi katrori që do krijohë Jupiteri me “dritat” e eklipsit ka mundësi t’ju bëjë pessimist përballë situatave të caktuara. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e kundërt të tij, dcka që mund të krijojë cështje në komunikim por dhe disa vonesa planesh.

Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 në kombinim me Merkurin i cili do ndodhet tashmë në shenjën e Binjakëve nga 4/5 do ndikojë pozitivisht në komunikimin tuaj me një person që ju intereson dhe ta njihni më mirë! Kjo do ndihmojë në zhvillimin e lidhjes tuaj dhe nëse jeni beqarë nuk përjashtohet dhe këtë muaj të ekzistojnë surpriza të këndshme përsa ka lidhje me fushën sentimentale. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do cliroheni nga disa “frikëra” dhe “ shqetësime” që mbani nga e kaluara, dicka që do ju ndihmojë akoma më shumë dhe humori juaj por edhe zgjedhjet tuaja personale. Eklipsi Hënor që do realizohet në 26/5 tregon se dhjetditëshi i fundit i muajit do jetë celës përsa i përket pjesës sentimentale, si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Një njohje e re karmike ka mundësi të bëjë shfaqjen e saj apo nëse keni gjetur tashmë partnerin tuaj nuk përjastohet të ekzistojnë mendime në lidhje me zhvillimin e lidhjes tuaj. Në c’do rast peshoni me kujdes të dhënat për të mos u shtyrë në vendime të nxituara.

Puna dhe Ekonomia: Fusha profesionale dhe puna duket se do ju shqetësojnë më shumë gjatë mesit të muajit pasi Hëna e Re që do realizohet në 11/5 në shenjën e Demit, sjell disa hapa profesionale në sipërfaqje. Nuk përjashtohet në rast se keni bërë disa lëvizje në të kaluarën tani të vijë ora që ato lëvizje të “sjellin fryte” dhe kështu të ekzistojnë zhvillime në punë, është një skenar i mundshëm. Në c’do rast do duhet ti kushtoni rëndësi dhe të dhënave profesionale, pasi dhe ndaj fundi muajit ndoshta të mos merrni parasysh disa detaje në punë, të cilat duhet të keni kujdes, pasi janë ato që do bëjnë ndryshimin.

VIRGJERESHA
Maji është një muaj celës për ju pasi gjatë tij do realizohet dhe eklipsi Hënës në boshtin Binjakët- Shigjetari i cili përgatit terrenin për ndryshime! Por le ti marrim nga fillimi para se të arrijmë atje pasi eklipsi do realizohet në 26/5! Udhëheqësi juaj Merkuri do kalojë në shenjën e Binjakëve në 4/5 dhe nga pozicioni i tij i ri do përforcojë “fjalët tuaja” dicka që do ndihmojë vecanërisht në cështjet që lidhen me punën. Fusha profesionale do ndodhet në sipërfaqje gjatë gjithë këtij muaji dhe nuk përjashtohet të ekzistojë lëvizshmëri dhe të dhëna të reja në të. Në 11/5 Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit do theksojë anën sentimentale të lidhjeve shoqërore, personale dhe profesionale, dicka që do ju afrojë më pranë personash të caktuar. Në 14/5 Jupiteri do kalojë për pak në shenjën e Peshqëve (deri në 28/7) dhe nga pozicioni tij i ri do sjellë mundëis në fushën e lidhjeve ndërpersonale. Zgjerimi i një bashkpunimi apo fillimi i një të reja, ashtu si gjithashtu dhe një lidhje e re e rëndësishme personale janë disa nga dhuratat e Jupiterit nga pozicioni tij i ri, i cili është shumë favorizues. Me c’do gjë që mund të keni për tu marrë këtë muaj duket se puna do ndodhet lartë në listë me prioritetet tuaja, dicka e cila vuloset dhe me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5. Arrijmë kështu në fund të muajit me Hënën e Plotë/ eklipsik e Hënës të realizohet në boshtin e Binjakëve- Shigjetari në 26/5. Ky eklips sjell në sipërfaqje cështje që përkasin boshtin karriera- familja dhe ndoshta ekzistojnë ndryshime në një cështje që lidhet me punën. Mirë do ishte të mos merrni vendime të nxituara pasi mund të nënvlersoni disa “detaje”, por të cilat ju tregojnë dritën e rrezikut. Në 30/5 Merkuri fillon rrugën e tij të kundërt tek Binjakët dhe mund të krijojë disa kthime pas përsa ka lidhje me punën.

Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 thekson imazhin e një lidhjeje dhe nuk përjashtohet t’ju vërë në procedurë të pyesni si duket kjo lidhje në rrethin tuaj social. Pyetje të tillë lloji do shfaqen shpesh këtë muaj, por përpiquni të mos qëndroni në to pasi ka mundësi të humbasi thelbi, domethënë sesi ndiheni ju brenda lidhjes. Nëse jeni beqarë, me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 do fillojë një periudhë e cila do sjellë shumë mundësi për krijimin e një lidhjeje të re. Nuk përjashtohet një bashkpunim të zhvillohet në një cështjet sentimentale apo të bëni një njohje të re e cila shpejtë do japë shenja pozitive. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, në fund të muajit me eklipsin e Hënës do nevojitet të ruani balanca pasi disa vendimet tuaja- të cilat mund të lidhen me punën- ndoshta ndikojnë deri një pikë dhe lidhjen me partnerin tuaj.

Puna dhe Ekonomia: Ky muaj do mundej të jetë i kushtuar në fushën profesionale pasi yjet e shumtë që do ekzistojnë në shenjën e Binjakëve (Merkuri, Afërdita dhe më pas Dielli) jep shenjën për ndryshime! Ka mundësi të rrotullohen në mëndjen tuaj disa ide profesionale të cilat nuk do ju lënë në qetësi dhe mundësisht të përbëjnë motivin për të filluar të mendoni ndryshe në lidhje me punën. Eklipsi Hënos që do realizohet në boshtin Binjakët- Shigjetari në fund të muajit ka mundësi t’ju vërë në procedurë të bëni një hap të ri në fushën profesionale apo të pranoni një propozim i cili deri tani ju vinte në mëndime. C’do vendim që të merrni mirë do ishte të mos rrezikoni me ndonjë “hap të papritur”, pasi dicka e tillë nuk do ketë rezultate pozitive. Në fund të muajit rrugëtimi kundërt i Merkurit do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në komunikimin tuaj me personat që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, për të mos ekzistuar keqkuptime dhe hamendësime.

PESHORJA
Maji është një muaj që do ketë mundësi për ju vecanërisht për fushën sentimentale pasi akoma dhe eklipsi që do realizohet në fund të Majit duket se mund t’ju drejtojë në një hap të ri që lidhet me jetën tuaj personale. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 tregon se fillon një periudhë vecanërisht komunikuese, e cila do ju ndihmojë të menaxhoni cështje sentimentale, kryesisht disa që mund të jenë disi të ngatërruara periudhën e fundit. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 në gjashtkëndëshi me Neptunin do sjellë në sipërfaqje ndjenjat tuaja dhe janë ato të cilat do ju drejtojnë në vendime. Në 14/5 do realizohet një zhvendosje e rëndësishme planetare ajo e Jupiterit që do kalojë për një “periudhë prove” në shenjën e Peshqëve (deri dhe në 28/7). Jupiteri udhëheq tradicionalisht këtë shenjë dhe nga pozicioni i tij i ri do zgjerojë planet tuaja, vecanërisht ato që lidhen me fushën e punës. Akoma ka shumë mundësi të sjellë ndryshime pozitive për ju në përditshmërinë tuaj, ka shumë mundësi të sjellë dhe një projekt pune nga e cila do keni shumë përfitime. Në 20/5 kalon dhe Dielli në shenjën e Binjakëve dhe nga pozicioni tij i ri do ndryshojë dukshëm humorin tuaj dhe do zgjojë krijimtarinë tuaj. Akoma është shumë e mundshme t’ju krijojë ide në lidhje me një udhëtim jashtë vëndit, një hap të ri profesional jashtë vëndit apo mbledhjen e njohurive të reja. Në 26/5 me Hënën e Plotë/eklipsi Hënos që do realizohet në boshtin Binjakët- Shigjetari ka shumë mundësi të ndjeni se disa persona që ndodhen ose në ambjentin tuaj të ngushtë ose në atë të gjërë, nuk ju përshtaten më dhe së bashku me to ndjeni se presionoheni. Sigurisht për shkak se ka mundësi “bashkë me të thatin të digjet dhe i njomi” përpiquni të mos nxitoheni të vendosni tabelën “ nuk përshtatemi” në disa lidhje, të cilat ndoshta kalojnë një periudhë të vështirë jo ama përcaktuese për zhvillimin e tyre. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e tij të kundërt tek Binjakët duke ju dhënë mundësinë të menaxhoni disa cështje me personat rreth jush, të cilat vijnë nga e kaluara.

Dashuria: Prezenca e shumë planeteve në shenjën shoqërore për ju, të Binjakëve, tregon se këtë muaj do ekzistojë një lehtësi në menaxhimin e cështjeve sentimentale, si të jeni beqarë, ose nëse ndodheni në një lidhje tashmë. Vec se prezencës së Merkurit do kemi dhe hyrjen e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 dicka që tregon se periudhën e ardhshme flirti dhe admiruesit do vijnë nëpërmjet personave që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë. Disa detyrime sociale dhe disa takime që mund të keni do luajnë rol përcaktues në njohjet që do bëni. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi të ekzistojnë shumë mundësi për të filluar dicka e re nga ana sentimentale këtë muaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni vëmëndje personave që ndodhen rreth jush pasi dhe mendimi tyre do ndikojë rëndësishëm mënyrën sesi e shihni lidhjen tuaj por edhe sjelljen tuaj ndaj partnerit. Me eklipsin e Hënës që do realizohet në 26/5 ka mundësi të shtyheni në një vendim të nxituar i cili do mundej të vërë në rrezik një lidhje që tashmë ekziston. Të mbani mënd se ndodheni në një rrugëtim zhvillimesh karmike përsa ka lidhje me jetën tuaj personale.

Puna dhe Ekonomia: Detyrimet profesionale do ju shqetësojnë më shumë gjatë gjysmës së dytë të muajit, pasi atëher ka mundësi të shfaqen “rrethanat” në përditshmërinë tuaj të punës. Hyrja e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 tregon se do ekzistojnë zhvillime në punë të cilat nëse i menaxhoni përshtatshëm, është e sigurt se do jenë për të mirën tuaj. Nuk përjashtohet të fitoni një pozicion i ri apo t’ju ngarkohet një projekt i ri ekonomik. Mirë do ishte të shmangni përfshirjen tuaj në biseda të cilat lidhet me persona të punës, për të mos ekzistuar asnjë mundësi të gjëndeni të ekspozuar.

AKREPI
Maji do ju drejtojë ti kushtoni vëmëndje më së shumti menaxhimit të cështjeve të kaluarës. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 tregon se tani është mundësi të mbyllni një cështje të lënë pezull sentimentale, të merrni me një cështje ekonomike e cila ka nevojë për menaxhim apo të menaxhoni akoma dhe disa cështje të përditshmërisë të cilat po hecin vetë. Në 11/5 Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit dhe këndi harmonik ku do realizohet Neptuni me të, do ju drejtojnë të përqendroheni në ndjenjat tuaja, të cilat do ju afrojnë pranë me persona të caktuar. Në 14/5 do ndodhë një zhvendosje planetare shumë favorizuese për ju pasi Jupiteri do kalojë për pak në shenjën e Peshqëve (do qëndrojë deri në 28/7).
Jupiteri nga pozicioni ti i ri do favorizojë rëndësishëm humorin tuaj, do sjellë njohje të reja, do përforcojë disa nga ato që ekzistojnë tashmë dhe nuk përjashtohet të sjellë dhe dhurata nga ana sentimentale. Akoma ka shumë mundësi të shfaqet një dashuri e re, është gjithashtu e mundshme të gjeni një aktivitet i cili do ju mbushë me ndjenja të shkëlqyera dhe nëse ndodheni tashmë në një lidhje nuk përjashtohet të bien në tavolinë ide në lidhje me fitimin e një pasardhësi. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 dhe Hëna e Plotë/ eklipsi Hënës që do realizohet në boshtijn Binjakët-Shigjetari në 26/5, sjellin në sipërfaqje cështje të cilat lidhen me burimet tuaja, të ardhurat tuaja por edhe mënyrën sesi menaxhoni arkën tuaj. Nuk përjashtohet të ndryshohë plotësisht mënyrën sesi shihni dhe vlersoni financat tuaja por dhe të ndryshojnë prioritetet tuaja dhe nevojat tuaja. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Binjakëve duke treguar se periudha e ardhshme do ketë shumë kthime në situata të kaluarës, ndjenja dhe lidhje!

Dashuria: Këtë muaj duket se do përpiqeni të menaxhoni zhvillimine një lidhjeje e cila deri tani ju ka ngatërruar mjaftueshëm dhe ka shumë mundësi të ruani një derë gjysëm të hapur në të. Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 por edhe prezenca e Merkurit në të njëjtën shenjë, tregojnë se këtë muaj do krijohen rrethanat që do ju ndihmojnë të sqaroni cështjet sentimentale të lëna përgjysëm, pasi do kuptoni se nuk bëhet të vazhdojnë të ekzistojnë. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të merrni vendimin të ktheheni në një lidhje që keni patur në të kaluarën por përpiquni të mos mbështeteni vetëm në ndjenjat tuaja por edhe në të dhënat që ekzistojnë tani pasi dhe në të dhënat që ekzistuan atëher. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ekzistojnë disa keqkuptime midis jush- shumë e mundur të kenë mbetur dhe si ankesa nga cështje të kaluarës- të cilat do nevojitet ti menaxhoni për të mundur të zhvillohet lidhja me partnerin tuaj. Nga fundi muajit ka mundësi të shfaqet një person i njohur.

Puna dhe Ekonomia: Deri dhe në mes të muajit duket se lidhjet tuaja profesionale do ju shqetësojnë shumë dhe janë ato në të cilat do investoni kohë për ti përmirësuar. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 do krijojë klimë të ngrohtë në një lidhje profesionale e cila do krijojë një ndjenjë sigurie brenda saj. Gjatë gjysmës së dytë të muajit ka mundësi të bëni mendime të ndryshme të cilat lidhen me të ardhmen dhe ato duket se do përbëjnë burimin e shqetësimit tuaj. Përpiquni të përqendroheni në të tashmen dhe mos e lini mëndjen tuaj t’ju shtyjë në skenare të cilat ju krijojnë ankth, vecanërisht nëse nuk ekzistojnë të dhënat që do mundeshin ti mbështesnin.

SHIGJETARI
Maji është një muaj që do hedhë ura komunikimi në lidhjet ndërpersonale dhe do ndihmojë shumë në zhvillimin e disa cështjeve personale por edhe në menaxhimin e debateve. Në këtë do marrë pjesë hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve nga 4/5, e cila premton lehtësim komunikues dhe një klimë shumë të mirë në biseda që do keni me të tjerët. Tani është momenti përshtatshëm për të kapur mundësinë pasi nëpërmjet bisedash dhe qasjeve komunikuese është e sigurt se do sqaroni disa cështje dhe do fitoni shumë. Në 11/5 Hënë e Re që do realizohet në shenjën e Demit sjell përditshmërinë tuaj në sipërfaqje dhe nuk përjashtohet të sjellë disa ide për ta bërë më shoqërore për ju. Tani është momenti përshtatshëm për të filluar një aktivitet të përditshërm i cili do ju mbushë energji apo do ju ndihmojë të cliroheni nga puna. Në 14/5 Jupiteri do kalojë për pak në shenjën e Peshqëve (deri dhe në 28/7) dhe nga pozicioni tij i ri do krijojë rrathana shumë të mirë në c’do gjë që lidhet me familjen dhe shtëpinë. Një ndryshim në shtëpi, ashtu si gjithashtu dhe të reja të këndshme nga persona të rrethit tuaj janë skenare të mundshme brenda kësaj periudhe.
Nëse keni në planet tuaja të zhvendoseni dhe deri tani nuk kishit gjetur dicka që t’ju tërheqë interesin, mirë do ishte të shtoni përpjekjet tuaja këtë periudhë, pasi duket se do gjeni atë që doni! Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 dhe Hëna e Plotë/eklipsi Hënës që do realizohet në boshtin e Binjakëve- Shigjetari në 26/5 do sjellin për një herë tjetër lidhjet tuaja ndërpersonale në sipërfaqje. Eshtë shumë e mundshme nëse ndjeni se ruani lidhje dhe bashkpunime të cilat nuk përshtaten me dëshirat tuaja apo kanë bërë rrethin e tyre, të merrni vendime të cilat ka mundësi të shkaktojnë surprizim tek shumë persona. Mirë do ishte para se të merrni c’do lloj vendimi ta keni menduar me kujdes, pasi nga 30/5 kur Merkuri do fillojë rrugëtimin e tij të kundërt ndoshta fitoni mendime të dyta në lidhje me disa lëvizje që bëtë.

Dashuria: Ky muaj do mundej të jetë i kushtuar në lidhjet tuaja ndërpersonale pasi dhe yjet e shumta që do ekzistojnë në shenjën e Binjakëve (Merkuri nga 4/5, Afërdita nga 9/5 dhe më pas Dielli nga 20/5) por dhe eklipsi Hënës që do realizohet në boshtin tuaj do ndikojnë shumë atë fushë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje dhe ajo nuk ju jep shenjat më të mira, duket se deri dhe në fund të muajit do vendosni në lidhje me zhvillimin e saj apo me ndërprerjen e saj përfundimtare. Përfundimisht për shkak se Merkuri do kthehet në vijë të kundërt në shenjën e Binjakëve në 30/5, ka shumë mundësi të fillojë t’ju shqetësojë një lidhje dhe lëvizjet tuaja në lidhje me të. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të ekzistojnë një njohje e cila do ju vërë në procedurë të filloni të mendoni më shumë krijimin e një lidhjeje të re, pasi Afërdita nga shenja që ndodhet përballë jush do marrë pjesë në mendime të tilla! Në fund të muajit ka shumë mundësi të shfaqet një ish- partner “i rënë pishman” por mirë do ishte të kontrolloni me kujdes të dhënat që ekzistojnë para se të merrni vendimet tuaja.

Puna dhe Ekonomia: Një cështje e caktuar profesionale apo një bashkpunim duket se do ndodhet në sipërfaqje gjatë gjithë këtij muaji. Me Merkurin duke qënë përballë jush në shenjën e Binjakëve do jetë më e lehtë të menaxhoni cështje që lidhen me fushën tuaj profesionale, si dhe gjithashtu të komunikoni thelbësisht me kolegët tuaj dhe personat që ndodhen në ambjentin tuaj profesional. Mos nënvlersoni fuqinë e komunikimit, e cila duket se do jetë përcaktuese për zhvillimin e cështjeve profesionale. Nga fundi muajit me eklipsin e Hënës që do realizohet në boshtin tuaj (Binjakët- Shigjetari) ka shumë mundësi të merrni vendime në lidhje me të ardhmen e një bashkpunimi, por të marrë të përshtatshmet, mirë do ishte të shihni qëllimet tuaja afatgjatë.

BRICJAPI
Maji është një muaj që do kthejë interesin tuaj në përditshmërinë tuaj dhe në mënyrat që mundeni ta bëni më shoqërore për ju. Me hyrjen e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 ka shumë mundësi të ekzistojnë mundësi për të menaxhuar më mirë detyrimet tuaja të punës por dhe disa cështje të lëna pezull të cilat mund t’ju rëndojnë kohë tani. Komunikimi midis jush dhe personave që ndodhen në ambjentin tuaj të punës do luaj rol të vecantë dhe nëse është i mirë, do jetë vecanërisht ndihmuese për menaxhimin e detyrimeve tuaja. Në mes të muajit duket se do bëni një pushim nga punët dhe detyrimet e përditshmërisë, pasi Hëna e Re që do realizohet në shenjën e Demit në 11/5 dhe këndi harmonik që do ketë me të Neptuni krijojnë qëndrim romantik, i cili do ndikojë ju por edhe personat që ndodhen përreth jush. Hyrja e Jupiterit në shenjën e Peshqëve në 14/5 inaguron një periudhë të re vecanërisht komunikuese me mundësi për takime me shokë, të njohur, biseda me komshinj, të afërt dhe të gjithë ata persona me të cilat ndoshta të kishit humbur pak kontakt periudhën e kaluar.
Gjithaashtu pozicioni i ri i Jupiterit (do qëndrojë deri në 28/7 në këtë shenjë para se të kthehet përsëri në vijë të kundërt tek Ujori) është ideale për të filluar c’do gjë të lidhet me arsimimin ashtu si certifikime dhe seminare. Në 20/5 Dielli do kalojë në shenjën e Binjakëve dhe në 26/5 do realizohet Hëna e Plotë/ eklipsi Hënës në boshtin Binjakët- Shigjetari. Ky eklips sjell cështje të punës në sipërfaqje dhe përshkak të lodhjes ka mundësi të merrni vendime, të cilat do lidhen me përditshmërinë tuaj të punës, orët që punoni por edhe lodhjen tuaj, pasi duket se detyrimet do ndikojnë mjaftueshëm humorin dhe qefin tuaj. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e kundërt të tij në shenjën e Binjakëve dicka që mund të krijojë vonesa në takime por edhe hamendësime midis jush dhe të tjerve, ndaj përpiquni të keni menaxhuar punë që janë të rëndësishme për ju, aktuale.

Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 tregon se këtë muaj ka mundësi të ekzistojë një person në ambjentin tuaj të punës i cili do ju tërheqë interesin. Orët që kaloni në punë dhe orët ku bisedoni për punën janë të shumta, dicka që mund t’ju afrojë me një person që ndani interesa të njejta pune dhe mund të kuptojë shqetësimet tuaja. Në mes të muajit me Hënën e re në shenjën e Demit (11/5) humori do jetë shumë romantik dicka që do ju ndihmojë të ekzistojë një zhvillim më i shpejtë në një histori sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos lini cështje që lidhen me punën të ndikojnë kohën por edhe qëndrimin tuaj përballë partnerit, pasi kjo është një skenar shumë i mundshëm për këtë muaj. Nëse arrini të ruani balancat midis cështjeve të punës dhe jetës personale dhe të mos shihni si “detyrim” orët që kaloni bashkë me partnerin tuaj, atëher do keni fituar bastin e këtij muaji. Të mbani mend se komunikimi dhe bisedat do ju ndihmojë të ruani një klimë të mirë në lidhjen tuaj por dhe interesin reciprok.

Puna dhe Ekonomia: Përditshmëria jush bashkë me detyrimet tuaja profesionale do hyjë në mikroskop këtë muaj pasi duhet se do ti kushtoni rëndësi të vecantë kohës që kaloni në punës. Shkak për këtë do përbëjë mundimi i cili ka mundësi të bëjë shfaqjen e saj më shumë gjatë gjysmës së dytë të muajit dhe ka shumë mundësi t’ju drejtojë në vendime. Nuk përjashtohet të ulni ritmet me të cilët punoni, vecanërisht nëse ndjeni se puna “ha” kohën tuaj më të shumtë. Komunikimi do jetë shumë i rëndësishëm për menaxhimin e detyrimeve tuaja profesionale dhe është mirë të investoni në të, për të mundur të vendosni në një rregull c’do gjë që lidhet me punë, detyrime dhe detyra pune.

UJORI
Maji është nja muaj gjatë së dcilit do fryjë “ajër rinovimi” në jetën tuaj personale dhe duket se cështjet që lidhen me fushën tuaj sentimentale do ju favorizojnë vecanërisht. Hyrja e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 inaguron një periudhë të re shumë premtuese për ju, plot mundësi për të përmirësuar një lidhje që tashmë ekziston apo për të filluar një e re. Në 11/5 Hëna e re që do realizohet në shenjën e Demit ka mundësi t’ju “ulë” në cështjet e përditshmërisë, por kjo do zgjasi pak! Këndi pozitic i gjashtkëndëshit që do krijojë me Hënën e re Neptuni nga Peshqit, tregon se do duhet të vini imagjinatën në përditshmërinë tuaj dhe të bëheni inovativ për të mundur të cliroheni nga detyrimet dhe punët tuaja. Në 14/5 Jupiteri do kalojë në shenjën e Peshqëve dhe do qëndrojë deri në 28/7 para se të kthehet përsëri në vijë të kundërt në shenjën tuaj. Nga pozicioni tij i ri premton ndihmë në cështje që lidhen me arkën tuaj dhe c’do lloj menaxhimi ekonomik.
Madje në këtë periudhë nuk përjashtohet të ekzistojë një angazhim i ri profesional i cili do ketë reflektim pozitiv në portofolin tuaj apo të gjeni një gjysëm angazhim i cili do plotësojë të ardhurat tuaja. Në 20/5 Dielli kalon në shenjën e Binjakëve dhe në 26/5 realizohet Hëna e Plotë / eklipsi Hënor në boshtin Binjakët- Shigjetari. Ky do jetë dhe eklipsi i parë për 2021 dhe interpreton njohje karmike dhe zhvillime në fushën sentimentale. Sigurisht Jupiteri i cili do krijojë një katror me “dritat” e eklipsit do sjellë impulsivitet dhe është ai që do duhet të keni kujdes, për të mos u shtyrë në levizje që do mundeshin të vënë në rrezik dicka të mirë. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe do ndihmojë ringrohjen e një historie që kishte “ngrirë”. Nëse keni një dëshirë të tillë atëher në fund të muajit rriten mundësitë të bëhet realitet.

Dashuria: Ky do jetë një muaj i cili do krijojë rrethana favorizuese për tu zhvilluar një lidhje që tashmë keni apo një lidhje që doni të fillojë. Prezenca e Afërditës në shenjën e Binjakëve nga 9/5 sjell flirte, njohje të reja dhe caste të këndshme. Yjet e shumtë që do ekzistojnë në shenjën e Binjakëve (Merkuri, Afërdita dhe më pas Dielli) tregon sesa rol të rëndësishëm do luajnë në humorin tuaj sukseset sentimentale. Fundja duket se nuk bëhet fjalë të mbeteni të ankuar pasi shumë shpesh do ndodheni në epiqëndrën e interesit të tjerve. Nëse jeni beqarë mundësitë që do ekzistojnë për të njohur persona të rinj do jetë të shumta dhe duket se nuk bëhet fjalë të mbeteni beqarë për shumë akoma! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje mendoni të filloni një aktivitet të përbashkët me partnerin tuaj, pasi ai do ju ndihmojë jo vetëm të afroheni pranë por të ndryshoni rrethanat dhe të thyeni rutinën e përditshmërisë. Në fund të muajit me eklipsin e Hënës që do realizohet në boshtin Binjakët- Shigjetari duket se do merrni vendime të rëndësishme përsa i përket jetës tuaj personale. Rol të vecantë dhe shkaku për ktë mund të jetë një njohje që do krijoni.

Puna dhe Ekonomia: Punët dhe detyrimet tuaja profesionale nuk duket se do ju shqetësojnë aq shumë këtë muaj pasi jeta juaj personale do jetë prioriteti juaj. Pavarsisht kësaj ia vlen të dëgjoni idetë që do jeni pasi dhe produktiviteti juaj do jetë në maja, dicka që do ndihmojë vecanërisht dhe fushën profesionale. Ide të “freskta’ dhe mendime të reja do ndryshojnë mënyrën sesi shihni detyrimet tuaja profesionale dhe nuk përjashtohet të përbëjnë dhe piknisjen për disa lëvizje që lidhen me punën. Nga fundi muajit do duhet ti jepni më shumë rëndësi pasi do jetë e vështirë të mbesni të përqendruar në ato që duhet të bëni, me rezultat të jetë e lehtë ose të dilni nga koha programuar ose të ekzistojnë disa “dështime”.

PESHQIT
Maji është një muaj ku do përqendroheni më shumë në disa cështje të lëna pezull pasi dhe disa detyrime familjare, për të mundur ti menaxhoni. Me hyrjen e Merkurit në shenjën e Binjakëve në 4/5 do keni një disavantazh të fortë pasi do ju ndihmojë të menaxhoni pjesën praktike të detyrimeve të përditshmërisë, cështjeve familjare pasi dhe të komunikimit me persona që janë të përfshira në to. Në 11/5 me Hënën e re që do realizohet në shenjën e Demit do kërkoni persona të cilët përbëjnë “burim frymzimi” për ju, pasi të tjerët do luajnë rol të vecantë për humorin tuaj. Mirë do ishtë të ruani “distancat e sigurisë” nga persona që e dini paraprakisht se mund t’ju nervozojnë, pasi dhe keni tendencën të tërhiqni si sfungjer energjinë e personave që rrethoheni. Në 14/5 do realizohet një ngjarje e jashtzakonshme astrologjike por edhe mahnitëse për shenjën tuaj, pasi Jupiteri do kalojë normalisht në find të vitit në shenjën tuaj, por tani do ju japë një shijë për dhuratat që mund t’ju sjellë më pas. Fusha e lidhjeve ndërpersonale do ndodhet në sipërfaqje pasi duket se keni nevojë të ruani pranë vetes vetëm persona dhe lidhje të cilat ju shprehin. Qëndrimi juaj social do zgjerojë rrethin tuaj dhe nuk përjashtohet t’ju bëjë të vendosni vrull për lidhje të reja. Rrethanat për të ekzistuar dhe një bashkpunim i ri duket se do jenë favorizuese. Në 20/5 me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve dhe në 26/5 me Hënën e Plotë / eklipsi Hënos që do realizohet në boshtin Binjakët- Shigjetari ndoshta të ndjeni se disa gjëra ju vështirësojnë. Keto ka mundësi të lidhen ose me një cështje familjare ose me një detyrim profesional. Në c’do rast shmangni ti lini pezull, pasi përsa gjatë i shmangni aq më presionuese do bëhen. Në 30/5 Merkuri do fillojë rrugëtimin e tij të kundërt në shenjën e Binjakëve, duke ju dhënë mundësinë të sqaroni disa cështje me personat tuaj të cilat vijnë nga e kaluara.

Dashuria: Këtë muaj do kërkoni ngrohtësinë e një personi me të cilin jeni afruar dhe me hyrjen e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 9/5 , kjo do bëhet akoma më e fortë. Nuk përjashtohet të fillojë avazh avash një lidhje e re dhe është e mundshme të jetë me një person të cilin e njihni tashmë. Personat që ndodhen në ambjentin tuaj të ngushtë do luajnë rol në njohje të reja por dhe në zhvillimet sentimentale që do ekzistojnë këtë periudhë. Nga 14/5 Jupiteri në shenjën tuaj do përforcojë joshjen tuaj, socializimin dhe do ju bëjë atë që themi “përzemërt”! Gjatë gjysmës së dytë të muajit mundësitë për të ekzistuar dicka e re në jetën tuaj personale rriten me ritme të shpejta. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ekzistojnë disa ngjarje që do ju ndihmojë të kuptoni nëse dhe sesa i rëndësishëm është personi që keni pranë jush. Një lidhje e “sprovuar” duket se do përparojë një hap akoma periudhën e ardhshme!

Puna dhe Ekonomia: Cështjet që lidhet me fushën profesionale mund t’ju shqetësojnë shumë këtë muaj, por mënyra sesi i shihni do ndryshojë rëndësishëm pas mesit të Majit. Në fillim ka mundësi t’ju krijojnë ankth dhe shqetësim, por më pas me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj do jetë më e lehtë të menaxhoni c’do lloj cështjeve dhe c’do lloj sfide që mund të shfaqet në fushën profesionale. Disa lëvizje që do bëni mund të jenë të rrezikshme, por Jupiteri nuk do ju lërë pa mbrojtje dhe nuk përjashtohet të ndihmojë dhe në zhvillimin e një lidhjeje profesionale. Një punë e re me shumë këndvështrime të mira, zgjerimi një bashkpunimi si dhe gjithastu kompromentimi për fitimin tuaj të një pjese ekonomike të një bmarrveshjeje janë skenare të mundshme. Nga fundi muajit do duhet ti jepni vëmëndje pasi do keni tendencën të mos vlersoni saktë të dhënat që ekzistojnë në një situatë profesionale, me rezultat të mblidhet rreziku të mërrni vendime të gabuara.
 
Në muajin maj si planeti Venus ashtu edhe planeti Mërkur do të kalojnë në shenjën e Binjakëve, duke favorizuar të gjitha shenjat e ajrit. Çfarë shenje jeni ju? Gjeni tani me ne se çfarë kanë rezervuar yjet për ju për muajin maj!

Dashi: Një muaj me fat!

Maji do të jetë një muaj me shumë fat për shenjën tuaj, megjithëse pak i lodhshëm. Duke filluar nga data 4, planeti Mërkur do të fillojë të veprojë në favorin tuaj, i gatshëm t’ju japë kënaqësi të madhe në fushën e punës, gjithashtu i favorizuar nga planeti Jupiter. Edhe në fushën sentimentale, surpriza të bukura ju presin: nga data e 9-të, ju mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer, i cili do ta kthejë jetën tuaj në pasion. Marsi, në aspektin e kundërt , nga ana tjetër, do t’ju ??bëjë të ndieni pak stres shtesë.

Demi: Kundërshtimi i Jupiterit …

Muaji prill ju ka dhënë një kënaqësi të madhe , për sa i përket punës dhe sferës sentimentale. Muaji maj do të jetë më pak kërcitës: duke filluar nga data 4, planeti Mërkur do të braktisë shenjën tuaj , duke ju lënë të përballeni me një Jupiter në kundërshtim, i cili mund të ngadalësojë pak projektet tuaja. Në dashuri, mund të mbështeteni në bashkimin e Venusit deri në datën 9: përfitoni nga këto ditë të para të muajit për të diskutuar me partnerin tuaj atë temë që ka pezull për ca kohë …

Binjakët: Numri një!

Të dashur Binjakë, në muajin maj do të jeni mbretëresha e horoskopit , numri një, i favorizuar nga pothuajse të gjithë planetët! Duke filluar nga dita 4, planeti Mërkur do të hyjë në shenjën tuaj, gati për t’ju dhënë, së bashku me Jupiterin, kënaqësi të mëdha dhe mundësi me fat në vendin e punës. Për më tepër, nga dita e 9-të, planeti Venus do të jetë gjithashtu në bashkëpunim: beqarët të bëhen gati, takime pasionante dhe emocionuese në horizont! Nëse jeni tashmë në një çift, megjithatë, ju dhe partneri juaj do të jeni në gjendje të ndiheni më në një mendje se kurrë dhe do të ketë të gjitha kushtet për të marrë një vendim të rëndësishëm …

Gaforrja: E pamundur t’i rezistosh!

E dashur Gaaforre, muaji maj do të jetë ende një muaj i një force të madhe për shenjën tuaj, e cila do të jetë në gjendje të llogarisë në bashkimin energjik të Marsit. Ju me siguri nuk do ta humbisni dëshirën për të bërë, vërtet! Ju do të keni forcën dhe entuziazmin për të hedhur veten kokë e këmbë në gjithçka që ju intereson, dhe rezultatet nuk do të vonojnë shumë! Pjesa e parë e muajit do të jetë veçanërisht me fat për sa i përket ndjenjave: Venusi në një pozicion të favorshëm do t’ju bëjë më magjepsëse se kurrë , dhe do të jetë vërtet e vështirë t’i rezistoni sharmit tuaj …

Luani: Eshtë kthyer qetësia!

I dashur Luan muaji prill nuk ishte një muaj i lehtë për shenjën tuaj, vënë në provë nga yjet. Më në fund, në muajin maj, do të gjeni pak qetësi. Tashmë duke filluar nga data 4 ju do të jeni në gjendje të mbështeteni në favor të Mërkurit , i cili mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një çështje pune që ju ka dhënë një kohë të vështirë. Për më tepër, nga data 9, planeti Venus do të kthehet gjithashtu për t’ju buzëqeshur: Qetësia do të kthehet gjithashtu në sferën e ndjenjave! Çiftet që kanë arritur të kalojnë nëpër diskutimet në prill të shohin përpara dhe do të ndihen më të fortë se kurrë.

Virgjëresha: Disa shqetësime më shumë

Muaji maj – për fat të keq – mund t’ju sjellë shqetësime pak më shumë sesa një prill në të cilin gjithçka dukej se ishte në tatëpjetë … Duke filluar nga data 4, në fakt, planeti Mërkur do të marrë një pozitë të pafavorshme për shenjën tuaj, gjithashtu duke filluar nga data 9 dhe planeti Venus do të jetënë kundërshtim me shenjën tuaj. Do të ketë grindje dhe keqkuptime, si në punë ashtu edhe në familje. Ju mund të përjetoni një moment të bllokuar në lidhje me projektet tuaja ose ta gjeni veten duke debatuar me partnerin tuaj më shumë se zakonisht. Sidoqoftë, Marsi i favorshëm do t’ju japë energjinë që ju nevojitet për të qenë fitimtar.

Peshorja: Një muaj interesant!

Duke filluar nga data 4 do të jeni në gjendje të mbështeteni në një Mërkur të shkëlqyeshëm, i cili do të lehtësojë disa çështje pune dhe do t’ju sjellë njohje të reja dhe kontakte interesante. Për më tepër, nga data 9, planeti Venus do të jetë gjithashtu atje për t’ju mbështetur, i gatshëm t’ju japë shumë fat në dashuri. Takimet do të favorizohen sidomos për beqarët. E meta e vetme e këtij muaji: planeti Mars në një pozicion në kundërshtim, i cili mund t’ju sjellë pak më shumë lodhje, si fizike ashtu edhe mendore.

Akrepi: Lajm i mirë!

I dashur Akrep, një lajm i mirë për shenjën tuaj , e cila u provua veçanërisht në muajin prill: maji do t’ju lejojë të merrni frymë të mirë të lehtësimit! Duke filluar nga data 4, në fakt, nuk do të keni më Mërkurin në opozitë: në pjesën e përparme të punës, më në fund do të hapen disa kokrra dhe projektet tuaja do të rifillojnë galopimin më shpejt se kurrë! Për më tepër, duke filluar nga data e 9-të, Afërdita nuk do të jetë më e kundërta . Nëse dashuria në periudhën e fundit ju ka sjellë vetëm dhimbje dhe vuajtje, tani mund të ktheheni përsëri duke parë jetën tuaj në çift me një buzëqeshje.

Shigjetari: Një kundërshtim i dyfishtë

Muaji maj – për fat të keq – nuk do të jetë më i lehti për shenjën tuaj, e cila do të duhet të durojë kundërshtimin e dyfishtë të Venusit dhe Mërkurit. Duke filluar nga data e 4-të, mund të lindin disa vështirësi të tjera në vendin e punës: komunikimi me shefat dhe kolegët nuk do të jetë i lehtë dhe rrezikoni të mos shihni përpjekjet tuaja të vlerësuara ose të shpërblyera. Probleme gjithashtu në fushën e ndjenjave duke filluar nga data e 9-të, kur tensione shtesë mund të lindin në jetën tuaj në çift. Kini kujdes të mos merrni vendime të rrezikshme …

Bricjapi: Pak energji …

Muaji maj do të jetë pa ngazëllim të madh, veçanërisht duke filluar nga dita e 9 – kur planeti Venus pushon së favorizuari ju. Marsi në kundërshtim do të rrezikojë që ju të ndiheni pa energji, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht dhe kjo do të ndikojë në çdo fushë të jetës tuaj. Mos u shqetësoni, megjithatë: gjithçka që keni arritur të pushtoni me përpjekje dhe një frymë sakrifice deri në këtë pikë askush nuk mund t’ju marrë ! Disa lajme të mira mund të mbërrijnë në punë, veçanërisht në pjesën e parë të muajit.

Ujori: Në shërim!

Pas një prilli mjaft ngjarje (dhe jo gjithmonë në një mënyrë të mirë) do të jeni në gjendje të shijoni një muaj maj me lajme të mira dhe shumë më të lumtur! Duke filluar nga dita 4, planeti Mërkur do të kthehet për t’ju favorizuar, i gatshëm t’ju japë – së bashku me Jupiterin së bashku – mundësi të rëndësishme, veçanërisht në fushën e punës. Për më tepër, nga dita 9, planeti Venus do të jetë gjithashtu në një pozitë të favorshme: dashuria do të kthehet për të luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Çiftet afatgjata do të jenë në gjendje të marrin një vendim për të ardhmen e tyre të përbashkët.

Peshqit: Pengesat për të kapërcyer …

Të dashur Peshq, muaji maj nuk do të jetë një shëtitje për shenjën tuaj, e cila do ta gjejë veten të kundërshtuar nga Venusi dhe Mërkuri. Planeti i dashurisë, duke filluar nga dita 9, do të ndalojë së vepruari në favorin tuaj dhe mund t’ju sjellë disa shqetësime të tjera. Disa prej jush mund të vijnë të pyesin partnerin dhe marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse nuk është një marrëdhënie e krijuar. Disa shqetësime të tjera do të shqetësojnë gjithashtu fushën e punës: Mërkuri në një pozicion kundërshtues mund të sjellë edhe disa pengesa në rrugën tuaj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.