Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parqet Arkeologjike ne Shqiperi.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Finiqi

2659720.jpg

Finiqi ndodhet 8 km në lindje të qytetit të sotëm të Sarandës dhe rreth 20 km larg kufirit Grek. Në antikitet territori përreth zonës i përkiste Kaonisë, pjesë e Mbretërisë Epiriote, dhe u zgjerua më tej gjatë periudhës Bizantine, ndërkohë që në drejtim të jugut të qytetit shtrihet liqeni i Butrintit.
Burime antike përmendin pasuritë e qytetit, vecanërisht gjatë periudhës Helene, ndërmjet shekullit të tretë dhe të dytë para K., ku Finiqi ishte kryeqëndra e Lidhjes Epiriote.
Brenda mureve të Finiqit u nënshkrua fundi i Luftës së Parë Maqedonase, dokumenti mori emrin “ Paqja e Finiqit”.
Mirëqënia e qytetit vazhdoi edhe gjatë periudhës së Perandorisë Romane, ndërkohë që gjatë periudhës Bizantine qyteti regjistron rreth 10 shekuj vazhdimësi jete. Pushtimi Osman i Finiqit erdhi papritur dhe qyteti u dorëzua duke marrë pamjen e një qyteze të vogël.
Ndërkohë që viziton Finiqin mund të shikoni një tempull të vogël, teatrin, shtëpi Helene, disa vaska Romane dhe një kishë Bizantine.


Lezha

7311279.jpg

Qyteti antik i Lezhës ndodhet diku në mes të rrugës antike Epidam- Dyrrah (Durrës) dhe Shkodrës, ndërtuar në një kodër me pamje nga rrjedhja e lumit Drin. Deodarët e Siçilisë e lidhin themelimin e qytetit me Dionisin e Sirakuzës, (385 para K). Lezha shfaqet përsëri në burimet e lashta vetëm në fund të Luftës së Parë Iliro- Romake, kur mbretëresha Teuta i`u desh të firmoste një traktat paqeje të detyruar me Romanët. Në 213 para K. Lezha u bë porti i Maqedonisë në detin Adriatik dhe vetëm në 209 para K. Ilirianët e morën përsëri nën zotërimin e tyre. Gjatë 169 para K. qyteti ishte gjithashtu një prej rezidencave të mbretit ilirian Gent. Gjatë luftrave ndërmjet Cezarit dhe Pompeut, Cezari kontrollonte qytetin dhe përforcoi mbrojtjen.
Vazhdoi të ishte një qendër urbane e njohur me emrin Lezha deri në fillim të periudhës së Mesjetës.
Deri në vitin 1398, qyteti ishte nën regjimin e familjes feudale të Dukagjinëve, të cilët më vonë ja dorëzuan Venecias. Në këtë qytet u mbajt Lidhja e Lezhës më 2 Mars 1444, nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar Shqiptar. Lidhja krijoi një bashkim politiko- ushtarak të princërve shqiptarë dhe një ushtri të përbashkët shqiptare me 10,000 trupa, të gatshëm për t’iu përgjigjur kërcënimit Osman. Pas vdekjes, Gjergj Kastrioti u varros në Katedralen e Shën Kollit më 1468, edhe pse varri i tij u shkatërrua me pas nga Turqit.

Shkodra

7989022.jpg

Shkodra është një nga qytetet më të lashta në veri-perëndim të Shqipërisë. U themelua në shekullit e 4 para K. si qendra e fisit Ilirian të Labeatëve.
Nën sundimin e mbretit Ilirian Gent, u bë kryeqyteti i mbretërisë Ilire. Kjo është periudha ku u shfaqën monedhat e para të qytetit. Në 168 para K. ra nën sundimin Roman , ndërsa gjatë shekullit të parë pas K. u bë koloni Romane nën sundimin e Klaudit.
Në 395 pas K. Shkodra u bë qendra Bizantine e provincës së Prevalit, ndërsa në 1040 u sundua nga Serbia.

Butrinti

9571799.jpg


Butrinti ndodhet në gadishullin e ulët në bregun jugperëndimor të Shqipërisë, në jug të qytetit të sotëm të Sarandës përballë ishullit Grek të Korfuzit. Zona ka qenë e pushtuar të paktën në shekullin e tetë para K., edhe pse legjendat që lidhen me origjinën flasin për themelimin e qytetit nga Trojanët. Në shekullin e 4 para K., u ndërtua një rrethim me mur dhe qyteti u bë një zonë kulti e njohur, dedikuar Aesklepidit. Augusti themeloi një koloni në Butrint dhe qyteti mendohet të jetë kthyer në një port të vogël deri në shekullin e 6 pas K. Ka pak të dhëna për zonën nga shekulli 7 deri në shekullin e 9 pas K. Periudha e Mesjetës ishte e paqëndrueshme pasi qyteti u përfshi si fillim në luftërat midis Bizantit dhe Normanëve, shteteve të Angevin dhe Venecias dhe konflikti i dytë ndërmjet Venecias dhe Turqve. Në fillimet e shekullit 19, u kthye në një qytezë të vogël peshkimi, i rrethuar nga një kështjelle Veneciane.
Monumentet kryesore rreth Butrintit përfshijnë padyshim teatrin elegant Grek me arenën dhe fronet romane me një kapacitet prej 1500 spektatorësh, në lidhje me objektin e shenjtë Grek të Asklepidit. Menjëherë pas kësaj në perëndim, në rrugën Romane ndodhet lagjia e shtëpive, në lindje të tij ndodhen gërmadhat e Trikonkut afër me kanalin e Butrintit, një pagëzore Bizantine e madhe me një dysheme mozaik që daton në fillimet e shekullit të 6 para K., rrënoja të shekullit 2 pas K., një shatërvan pas bazilikës dhe muret shumë të lartë që nga koha e Grekërve, Romanëve, Bizantinëve, dhe pushtimeve gjatë mesjetës.


Bylisi

8239057.jpg

Bylisi ka qënë qyteti më i madh në Ilirinë e Jugut, por pavarsisht këtij fakti, është përmendur relativisht vonë nga historianët dhe gjeografët antikë. Muret e tij kanë një gjatësi prej 2250m dhe rrethojnë një zonë prej 30 ha. Në vitet 49-48 para K. qyteti i`u dorëzua forcave të Cezarit dhe u përdor si një bazë për ushtrinë e tij të madhe.
Stefani i Bizantit, shkroi se Bylisi u themelua nga Neoptolemusi, i biri Akilit.
Pavarësisht kësaj të dhëne, teknikat e ndërtimit datojnë jo më herët se 370-350 para K. Rreth 270 para K. qyteti ishte qëndra e një organizate politike të kohës, duke mbuluar rreth 20 km katror.
Bylisi u bë një koloni Romane, gjatë viteve të para të dominimit të Augustit, dhe emri i tij u kthye Kolonia Julia Augusta. Gjatë periudhës së Antikitetit të Hershëm, Bylisi u bë një qendër e rëndësishme ku u ndërtuan një sërë bazilikash të mëdha Paleo- Kristiane, të gjitha përmbanin një numër të konsiderueshëm mozaikësh.

Antigonea

2656236.jpg

Gërmimet e drejtuara nga arkeologët shqiptarë pranë fshatit të sotëm të Saraginishtit, kryesisht në vitet 1960-1980, në kodrën e Jermit, në lindje të luginës së Drinos, çuan në identifikimin e qytetit të rrethuar të Antigonës. Identifikimi u bazua në zbulimin e 14 pjesë mozaiku prej bronxi me mbishkrimin ANTIGONEON, në një prej shtëpive të peridhës Helenistike.
Burimet e literaturave të hershme nuk përmendin rrethanat e themelimit të Antigonës apo arsyet që mban këtë emër. Opinione të ndryshme nga Antigonët Gonatas përmendin Mbretin e Maqedonisë si themelues por më bindëset flasin për Pirron, mbretin e Molosëve, i cili ndërtoi qytetin në 296 para K., në nder të gruas së tij Antigona.
Antigona shtrihet në një kodër rreth 600m mbi nivelin e detit dhe muri rrethues mendohet të ketë patur një gjatësi prej 4 km, duke mbuluar një hapësirë prej 35 hektarësh. Nga gërmimet janë gjetur Kuvendi dhe Shëtitorja, 59 m e gjatë dhe 9 m e gjerë. Monedha nga qytete të ndryshme të shtetit janë gjendur, të cilat vinin nga Korkyra ( Korfuzi i sotëm), Apollonia, Dyrrahu, Orikumi, Ambrakia por gjithashtu dhe nga Lidhja Epirit, pjesa më e madhe e të cilave është prej bronxi dhe një pjesë e vogël prej argjendi.



Apollonia

9991072.jpg


Oratori i fashmëm roman Ciceroni, u mrekullua nga bukuria e Apollonisë duke e quajtur ate “magna urbs et gravis”- një qytet madhështor dhe i rëndësishëm. Themeluar në shekullin e 7-të para K., nga grekët e Korintit dhe Korfuzit, qyteti antik ndodhet 11 km në perëndim të qytetit të Fierit.
Gërmimet arkeologjike tregojnë se Apollonia arriti kulmin e saj në shekujt 4-3 para K. Në shekullin e parë para K., Oktavian Augusti studioi filozofi aty deri sa mori lajmin për vrasjen e Cezarit në Senat dhe u largua për të trashëguar fronin e perandorisë Romane.
Qyteti kishte një mur rrethues prej 4km gjatësi, duke mbuluar një hapësirë prej 137 hektarësh. Mendohet se gjatë fazave të zhvillimit të qytetit jetonin 60.000 banorë brenda mureve të tij. Sipas të dhënave të hershme, ndër monumentet interesante me vlerë që mund të vizitohen janë Bouleterioni (këshilli qytetit). Biblioteka, harku triumfues, tempulli i Artemisës, Odeoni ndërtuar në shekullin e 2 para K., shëtitorja prej 77m e gjatë, teatri me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, si dhe shatërvani që mbulonte një hapësirë prej 2000 m katrorë, i cili u vizitua nga perandori roman Sulla. Në shekujt 3-4 pas K., një pjesë e konsiderushme e Apollonisë u shkatërrua si pasojë e një numri të madh tërmetesh, kjo u pasua edhe nga një ndryshim në jug, të shkaktuar nga lumi Vjosa. E lodhur dhe e dëmtuar nga ndryshimet në port, tërmetet si dhe pushtimit Gotik, Apollonia shkoi drejt një rënie të shpejtë, duke humbur gjithë madhështinë e së shkuarës.
Sot zona mund të vizitohet lehtësisht nga qyteti i Fierit dhe ofron një pamje unike të detit Adriatik dhe rrethinave.

Amantia

914447.jpg

Kryeqytet i fisit Ilir të Amantiave. Mbetjet e qytetit janë në fshatin e Pllocës pranë luginës së lumit në Vlorë. U themelua në shekullin e 5 para K. dhe ka një hapësirë prej 13 hektarësh.
Qyteti ka patur Akropolin e tij dhe një tempull me stil Dorik dedikuar Afërditës, ndërtuar në shekullin e 3 para K. Monumenti më i vecantë është stadiumi, i cili është 60m i gjatë dhe 12.5 m i gjerë. Stadiumi ka 17 shkallë në njërën anë dhe 8 në anën tjetër. Një nga zbulimet më interesante në Amantia është statuja e Zotit të Pjellorisë që daton në shekullin e 3 para K. Ky objekt mund të shihet nga afër në sektorin e arkeologjisë në Muzeun Kombëtar të Historisë, ndërsa gjetje të tjera nga Amantia janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.